Microsoft ka ndërtuar në Skype për Outlook.com shërbimin e saj . Ai lejon përdoruesit të bëjnë audio ,video dhe thirrje ne Skype dhe të dërgojnë mesazhe të menjëhershme nëpërmjet internetit pasi ata të kenë shkarkuar plug-in. Në Mbretërinë e Bashkuar me bazë konsumatorët janë të parët që të ofrojnë një version “previeë” të teknologjisë.
Archive for April, 2013
Si të shkruani një artikull në Blog.
Ketu mund te shikoni nje video te shkurter se si mund te vendosni nje artikull ne Blog. Mund te shkruani vetem nese jeni i regjistruar.(VIDEO)
Samsung Electronics ka rritur fitimet nga shitjet e smartphone.
Samsung Electronics ka postuar një fitim rekord tremujorë, nxitur kryesisht nga shitjet në rritje të smartphonëve të saj.
Rezultatet e firmës koreane janë në kontrast të mprehtë me rivalin Apple, të cila këtë javë kanë raportuar një rënie në fitimet tremujore për herë të parë në një dekadë.
Laptopi 1 Milion Dollarësh Debuton Në Treg
Kompania londineze e prodhimit të laptopëve luksoz ka lëshuar në treg një laptop të ri me cmim marramendës prej 1 milion dollarëve, në përpjekje për të kombinuar funksionalitetin me luksin.
A do të bëhet interneti i vetëdijshëm?
Interneti është një formë e re e jetës që tregon shenjat e para të inteligjencës. Kështu thotë shkencëtari I trurit Jeff Stibel. Ai argumenton se instalime elektrike fizike e internetit është pak a shumë si një tru rudimentarë dhe disa nga veprimet dhe bashkëveprimet që ndodhin në të janë të ngjashme me proceset që ne shohim në tru.
Afroni më tepër imazhet në Google Maps
– Posted on 22/04/2013Ka nje menyre te “fshehte” per te afruar imazhet ne google maps. Gjeni zonen qe doni te zmadhoni dhe afrojeni deri ne maksimumin e mundshem.
Ndërtoni aplikacione pa pagesë me LiveCode 6.0
– Posted on 22/04/2013Më përpara ndërtimi i aplikacioneve ishte diçka që mund të bëhej vetëm nga profesionistët dhe programuesit e mirëfilltë. Me zhvillimin e platformave që stimulojnë të gjithë njerëzit, pothuajse çdo njeri ka mundësi të arrijë të sjellë në realitet një ide për një aplikacion. Gjatë viteve të fundit kemi parë BuildAnApp apo Google’s App Inventor për Android, që kanë nxitur të pasionuarit e aplikacioneve mobile të ndërtojnë të tilla.
Ndërtohet roboti I madh me 6 këmbë.
Një robot gjigant me 6 këmbë u shpik nga një dizenjues I cili harxhoi 4 vite për ta ndërtuar.
Matt Denton, nga Hampshire, e vlerëson atë si një lodër shumë të shtrenjtë për të cilin ai ka harxhuar mijëra £. Ai thotë se një kompani minerare dhe një organizatë detare kërkimore tani janë të interesuar në shpikjen e tij dhe se ai shpreson se ajo mund të përdoret në panairet e shkencës.
Shkaku i ndërprejeve të Google këtë javë ishte hyrja në system.
– Posted on 20/04/2013Mosfunksionimi i sistemit të hyrjes shkaktoi moshyrjen e miliona njerëzve në disa prej aplikacioneve te google këtë te mërkurë. Problemi i cili zgjati për tre orë mëngjesin e të mërkurës ndodhi kur vërtetimi i përdoruesit të sistemit për aplikacionet e Google ishte jo i konfiguruar
” Kjo çështje ka prekur 50 % të panelit admin dhe 60 % e kërkesave Google login Sync. Përqindjet e përdoruesve të prekura për shërbimet e tjera ishin më të ulëta të tillë si përdoruesit e Gmail për 0.18%,” lexon një incident raport Google postuar në të premten.
Google ka fiksuar problemin konfigurimit dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë për të ndihmuar në parandalimin e çështjes. Google gjithashtu planifikon të ndryshojë log-in
Burimi:http://www.pcworld.com/
Google Glass Bazohen Në Android!
Google Glass është menduar të punojë në sistemin operativ të Google, Android, mirëpo deri më tash kompania ende nuk e kishte konfirmuar një lajm të tillë, derisa drejtori i saj Larry Page e ka pohuar këtë fakt për mediat botërore të teknologjisë.
Drejtori ekzekutiv i Google nuk ka dhënë detaje se në cilin version të Android bazohen syzet e mençura të kompanisë, mirëpo një gjë e tillë pritet të merret vesh së shpejti.
Printimi i shtëpisë!
Arkitektët kanë ndërmend të përdorin shtëpinë si një qendër e arsimi për të ndihmuar në promovimin e printimit 3D.
Kjo gjë tingëllon si e çuditshme, të besh vetë projektin tënd, të printosh shtëpinë tënde!
Tulla, llaçi dhe ekuipazhi I ndërtimit tashmë zëvendësohen me një ndërtesë e cila e transformon veten nga grafika e ekranit të kompjuterit në botën e vërtëtë , kjo falë teknologjisë së re :printimi 3D.
Kjo ëndërr është ende përtej mundësive , por disa ekipe të arkitektëve anembanë globit janë të angazhuar me përpjekjet për të marrë një hap të madh drejt saj, duke krijuar në botën e parë 3D të printuar. DUS Architects është një nga firmat e përfshiranë këtë project – ajo planifikon që të printojë një shtëpi në kryeqytetin holandez.
Shtëpia nuk do të ketë nevojë për asnjë orendi sepse këtë gjë do ta bëjë të mundur printeri. KamerMaker – është një mrekulli në vetvete. Në Hollandisht përkthehet si “dhomë-krijues”.
Duke përdorur lloje të ndryshme të plastikës dhe të fibrave të drurit, pajisje kompjuterike I tërheq planet dhe i përdor ato për të bërë muret jashtëm të godinës më pas tavanet dhe pjesët e tjera të dhomave të veçanta dhe pastaj në fund mobiljet e saj.
Pjesët do të jenë mbledhur së bashku si një bashkim pjesësh figure të madhe duke u formuar si copa gjigande Lego, dhe përdorimi i kabllove të çelikut “qep” elementet së bashku.
Çdo pjesë është krijuar duke përdorur një proces shtresa-nga-shtresa në të cilën objekte të ngurta formësohen duke u shtypur hollë si “feta” e materialeve të ndërtimit.
Kjo mund të duket si fantashkencë ose një lloj të projekti i pavërtetë fantastik që pritet nga një milioner, por kjo është me të vërtetë një koncept vizionar i arkitektëve idealistë, por ata operojnë me buxhete modeste, fokusi i të cilit është në strehimin social.
Burimi:http://www.bbc.co.uk
Çfarë ndodh nëse e lini ujin hapur gjatë dimrit?
Kjo që shihni ndodhet në qytetin Jilin të Kinës. 58-vjeçari Wen Hsu e la ujin e nxehtë hapur gjithë dimrin dhe ajo që ndodhi ishte kjo. E keni pyetur veten se çfarë do të ndodhte nëse do e linit rubinetin hapur për një kohë të gjatë? Mos e vrisni më mendjen, sepse ajo që ndodh është kjo që shihni në foto, një “ujëvarë” e ngrirë. Kjo që shihni ndodhet në qytetin Jilin të Kinës. 58-vjeçari Wen Hsu e la ujin e nxehtë hapur gjithë dimrin dhe ajo që ndodhi ishte kjo. Sigurisht që e bëri pa dashje. Duke qenë se ishte i vetmi banor në pallatin që do të prishej për të ndërtuar një kompleks të ri, ai u frikësua se prishja e tubacioneve si pasojë e mospërdorjes, do ta linte pa ujë, ndaj vendosi që rubineti të qëndronte hapur gjithë kohën.
Një veshkë e rritur në laborator.
Në Massachusetts General Hospital në Boston, SHBA një veshke është “rritur” në laborator . Më pas ajo është transplantuar tek një kafshë dhe menjëherë ajo ka filluar të kryejë funksionin e saj
Organe të tjera janë rritur në kushte laboratori dhe është bërë transplanti i tyre , po kjo është hera e parë që një organ i komplikuar si veshka të bëhet në mënyrë artificiale.
Një studim në revistën Nature Medicine tregoi se kjo veshkë është më pak efektive se ajo natyrale.
Burimi: http://www.bbc.co.uk/
Gruaja nga Lituania merr 3 këlyshë Puma në shtëpi!
Katër muajt e fundit 3 Puma kanë jetuar në shtëpine e një gruaje nga Lituania ,Rasa . Ajo kohë me përpara ka punuar në kopshtin zoologjik dhe kur e la punën i mori me vete. ‘’Nëna e tyre nuk kujdesej për ta prandaj unë I mora dhe tani jetojme së bashku në shtëpinë time. Ato pëlqejne shumë të hanë pule, flejnë gjumë dhe luajnë. Ata jan shume të zënë’’,-thotë Rasa. Në Lituani nuk ka asnjë ligj që e ndalon këtë gje .3 Pumat po rriten shumë shpejt .Rasa mendon ti mbaje edhe për pak kohë deri sa ata të rriten plotësisht dhe ti dërgojë ata përsëri në kopshtin zoologjik.
Burimi:http://www.bbc.co.uk/
Shumë sulme në platformën WordPress, si të mbroheni
Nëse keni ndonjë faqe në platformën WordPress duhet që të bëni ndryshime në mënyrë që të mbeteni të sigurt dhe të paprekur ndaj sulmeve që kanë filluar në mbarë botën.
Biçikleta E Zhdukur 50 Vjet Më Parë, E Kishte “Ngrënë” Druri
50 vjet më parë në Washington një fëmijë la biçikletën e tij pranë një druri dhe shkoi për të luajtur me bashkëmoshatarët. Kur u kthye nuk e gjeti më atë.
Sot, 50 vite më vonë biçikleta u rishfaq “e gëlltitur” nga një dru, duke u shndërruar në një vepër arti që vetëm nëna natyrë di të krijojë. Imazhet e biçikletës në mes të trungut të drurit u shfaqën thuajse një vit më parë në gazetën lokale “Discover Washington State”, që atëherë shkruante se Helen Puz, 99 vjeç mbeti e habitur kur i pa dhe rrëfeu se bëhej fjalë për biçikletën e humbur në vitin e largët 1954 të djalit të saj Don, transmeton TCH.
Në atë vit, rrëfen e moshuara, më vdiq bashkëshorti, fqinjët dhe komuniteti na ndihmuan me dhurata, mes tyre edhe biçikleta për djalin tim.
Aktualisht imazhet po bëjnë xhiron në internet dhe janë shndërruar në burim frymëzimi për një dokumentar në një televizion japonez, ndërsa vendi po vizitohet nga qindra persona për ta parë nga afër atë.