Archive for July, 2013

0

Imazhet e stuhive rrufe poshtë në Tokë të kapura nga një astronaute 400 milje larg.

1 2 3 4 5 6

Fotot mahnitëse nga maja e botës tregojnë një pamje unike të stuhive rrufe në Tokë. Këro imazhe janë kapur 400 milje larg nga Toka. Një nga fotot më mbreslënëse tregon  qiellin e mëngjesit kaliforninan sipër Los Angeles dhe San Diego  të ndezur më rreze drite. Fotot u bënë nga  Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)  nga sateliti i cili rrotullohet nga astronautja  Karen L. Nyberg i NASA . Stuhia shpërtheu herët ëktë jave duke krijuar një pamje spektakolare të mrekullueshme. Ajo gjithashtu mori foto të stuhive nga Afrika Perëndimore dhe Azia , ku kapi dhe një vijë të kuqe që nuk ishte kapur ndonjëherë më parë. Fenomeni ndodh kur të shtënat shkojnë drejt tokës , rrufeja shpërthen poshtë mbi re 50 milje dhe krojon fije të kuqe shumë të larta.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Çfarë ofron Google Glass

sunglassesGjiganti i internetit Google është duke provuar pajisjen e tij më të re, Google Glass, të cilën kompania e përshkruan si një kompjuter që vishet dhe që mund të revolucionarizojë mënyrën se si ne ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe me botën. Materiali në vazhdim na tregon se çfarë është kjo pajisje dhe se çfarë është në gjendje të bëjë.

Pjesa më e madhe e teknologjisë së Syzeve Google, apo Google Glass, është e pranishme tashmë tek telefonat inteligjentë. Por studiuesit e kompanisë Google menduan ta përdornin atë në një mënyrë krejtësisht të re. Chris Dale është administrator i lartë i komunikacionit për Google Glass.
 
“Google Glass është një kompjuter i vogël i vendosur në një skelet të lehtë syzesh dhe që qëndron mbi syrin tuaj, duke e bërë eksplorimin dhe ndarjen me të tjerët të botës rreth jush shumë më të lehtë.”
 
Skeleti ka një ekran video të vogël dhe një kamera që lidhen me rrjetet wireless të internetit nëpërmjet një smartphone-i. Por çfarë mund të bësh me syzet Google?
 
“Është një pyetje prej një milion dollarësh.”
 
Duke qenë të pasigurt se si Google Glass mund apo do të përdoret, ose mbi mënyrën se si njerëzit do të reagojnë ndaj saj, kompania Google vendosi të regjistrojë vullnetarë për ta provuar pajisjen e re. Qëllimi ishte i dyfishtë – të shihnin se çfarë mënyrash të reja njerëzit do të gjenin për ta përdorur atë dhe të tërhiqnin programues për të krijuar aplikacione të reja.
 
“Ne e shohim Google Glass dhe në përgjithësi kompjuterat që vishen si platformën e ardhshme të informatikës.”
 
Chris Dale thotë se një person e përdor telefonin inteligjent mesatarisht rreth 150 herë në ditë dhe syzet Google e bëjnë këtë teknologji të disponueshme më me shpejtësi pasi i përgjigjen komandave zanore.

Pajisja ndizet me një prekje të njërës anë të skeletit. Kur ju thoni “Okay Glass” ekrani tregon një sërë opsionesh, duke përfshirë kërkimin në internet, bërjen e një fotoje, xhirim video, dërgimin e një mesazhi dhe kërkim për gjetjen e një adrese. Prekja me një gisht e skeletit lëviz menunë lart dhe poshtë.
 
Google Glass transmeton tinguj nëpërmjet dridhjeve ndaj kokës. Pajisja ka një kamera me rezolucion të mesëm – rreth 5 Megapixels – dhe imazhi i projektuar shihet si në ekranin e një iPhone-i.
 
Seth Rosenblatt, gazetar i CNET News, thotë se është interesante të jesh në gjendje të përdorësh internetin pa pasur gjë në dorë, por shton se mbajtja e pajisjes në publik tërheq shumë vëmendje.
 
“Ata kanë bërë diçka shumë interesante me teknologjinë, por aspekti i ndërveprimeve sociale nuk do të jetë diçka e lehtë për ta.”
 
Zoti Rosenblatt thotë se potenciali i vërtetë i syzeve Google do të testohet nga publiku.
 
“Mendoj se prova e vërtetë për Google Glass do të jetë gjatë përdorimit nga publiku. Si do të reagojnë njerëzit e zakonshëm kur të jenë të detyruar të bashkëveprojnë me dikë duke veshur syzet Google?”
 
Kompania Google thotë se ende është duke e provuar kompjuterin që vishet, i cili punon me sistemin e tyre operativ Android dhe që pritet të dalë në fillim të vitit të ardhshëm.(VOA)

0

Platforma OpenOffice 4.0, në dispozicion për përdoruesit

Open office4

Fondacioni Softeurik Apache (ASF) ka lajmëruar lëshimin e OpenOffice 4.0 .

Të dy  platformat OpenOffice dhe  LibreOffice janë në dispozicion për shumë sisteme operative, duke përfshirë Linux, OSX dhe Windows, me mundësi shtimi tek sistemet e tjera operative.

Sidoqoftë, asnjëra nuk kanë bërë ndonjë premtim afat-gjatë, për arritjen e versionit në cloud. OpenOffice 4.0 vjen me një ndërfaqe  më moderne të përdoruesit, përmirësime në ndërveprimin me Microsoft Office, mbështetje e përmirësuar grafike dhe përmirësime të tjera.

Ndërfaqja përfshin mbështetje për nivelet skicore docx, mbështetje për ngjyrat në prapavijë nga stili i tabelave në skedarët docx, më tepër pika anësore dhe numra për të shkruar citate në docx dhe mbështetje për ngjyrën e fontit në skedarët pptx.

“Ndërveprimi me Microsoft Office është një prioritet i lartë për projektin,” tha në një deklaratë, Juergen Schmidt, që është Menaxher i Lëshimit të Apache OpenOffice.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar që përdoruesit tanë munden me sukses të shkëmbejnë dokumente dhe përmbajtjen e tyre me kolegë që vazhdojnë të përdorin Microsoft Office. Në të ardhmen ne planifikojmë që të vazhdojmë përqendrimin tonë në ndërveprimin e dokumentit OOXML.”

 

0

Hoteli jaht me 5 yje vjen së shpejti në Gjibraltar!

5 4 3 8 2 7

Janë shfaqur pamjet e një hoteli lundrues gjigant me pesë yje, i cili do të kushtojë rreth 150 milionë euro për t’u ndërtuar dhe është projektuar të garantojë akomodim luksoz dhe pamje panoramike në Gjibraltar. Super jahti 142m do të ndërtohet në Oqean në Gjibraltar Village Marina në jug të Spanjës dhe pritet të hapet në fund të këtij viti. Përbindëshi oqeanik do të ketë 189 dhoma, suita banketi, bare, restorante, një qendër klimaterike dhe palestër, lokal koktejesh, pishinë dhe madje edhe një sallë balloje. Ai do të jetë një ndër vendet më luksoze në Mesdhe , bazuar në këto imazhe. Hoteli lundrues është 7 katësh dhe ka 15500 m2 hapësirë dyshemeje. Ky hotel me 5 yje , më 167 dhoma për mysafirët ,4 dhoma ekzekutive dhe 18 suita  pritet të kushtojë nga   £200 – £2,000 për natë . Plane për hotele të njëjta ka në Londër, Barcelonë, si dhe në Amerikën Veriore, Azinë Lindore, Lindjen e Mesme dhe Rusi.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Makina e parë me hidrogjen

makineMakina e parë për prodhim masiv që funksionon me hidrogjen do të arrijë së shpejti në Londër. Kompania Hyundai shpreson që makina që nuk emeton asnjë lloj gazi do të luajë rol kryesor në rrjetin e zgjeruar të makinave me hidrogjen që financohet nga qeveria britanike.                                 
Hyundai thotë se automjeti që funksion me hidrogjen bën një distance më të madhe sesa makinat konvencionale me bateri dhe ka avantazhin që nuk emeton asnjë lloj gazi. Produkti i vetëm që nxjerr ajo është uji.
Marka Hyundai ix35 është seria e pare në botë e makinave me hidrogjen.  
Robin Hayles është manaxher për kompaninë Hyundai në Britani. 
Ai thotë se makina ka avantazhin e madh që e gjeneron vetë elektricitetin, krahasuar me makinat elektrike konvencionale.
“Ajo nuk e ka problemin e distancës. Me një mbushje mund të shkosh deri në 640 kilometra.”
Dhe kur të mbaron hidrogjeni është shumë e lehtë të mbushësh serbatorin.
Makina përdor hidrogjenin për të prodhuar energji përmes një reaksioni kimik.
Pesë makina të këtij lloji do të jenë në rrugët e Londrës deri në fund të gushtit.
Ky model do të jetë pjesë e një projekti të financuar nga qeveria që synon nxitjen e përdorimit të makinave me hidrogjen.
Emma Guthrie është menaxhere për zhvillimin e biznesit në Air Products, kompania që koordinon futjen e këtyre makinave në treg.
“Kemi filluar duke vendosur stacionet e para të furnizimit me hidrogjen në aeroportin Heathrow. Hapja e një stacioni të dytë në Londër do të shënojë fillimin e rrjetit të makinave me hidrogjen që vijnë nga kompania Hyundai ” .
Stacioni i dytë me hidrogjen do të hapet së shpejtë dhe deri në vitin 2015 do të ketë edhe gjashtë të tjerë.
 
Hyundai filloi të punonte për këtë projekt që në vitin 1998 dhe iu deshën 15 vjet për të prodhuar makinën e parë në Ulsan të Koresë në shkurt të këtij viti.
 
Rory Reid është gazetar për multimedian.  
 
Ai testoi makinën me hidrogjen këtë javë dhe thotë se ajo kombinon avantazhet e makinës elektrike me ato të makinës me karburant.
 
“E provova dhe më duhet të them se më pëlqeu pasi ecën si një makinë elektrike. Ka një reagim të shpejtë pra e merr shpejtësinë menjëherë” shpjegon Reid.
 
Londra synon të bëhet qendra globale për përdorimin e makinave me hidrogjen.
 
Në dy vitet e ardhshme, Hyundai ka në plan të prodhojë një mijë makina ix35.(VOA)

0

TeachPress Plugin. Udhëzime

Përshkrimi:

Me këtë Plugin ju mund të menaxhoni kurset , regjistrimet dhe publikimet. Plugin bashkon një system të menaxhimit të kursit  (me regjistrime) dhe një menaxhim të publikimeve BibTeX. TeachPress është optimizuar për nevojat profesionale ( të mësuesve dhe grupeve kërkimore). Ju mund ta përdorni atë me WordPress 3.3.0 ose me më të përditësuar.

Karakteristika:

  1. Manaxhimi i publikimeve BibTeX.
  2. Importimi BibTeX për publikimet.
  3. Eksporti BibTeX dhe RTF për publikimet .
  4. RSS feed për publikimet.
  5. Manaxhimi i kursit me system regjistrimi të integruar.
  6. Eksporti XLS/CSV për listat e kursit
  7. Widget për të shfaqur libra në sidebar.
  8. Kode të shkurtra të shumta për një përdorim më të lehtë të listave të publikuara , regjistrimeve dhe kurseve.

Instalimi:

  1. Shkarkoje Plugin.
  2. Nxirr të gjitha dosjet .
  3. Ngarko gjithçka (duke mbajtur strukruën e udhëzimeve) në udhëzimeet e plugins.
  4. Aktivizoje Plugin nëpërmjet Plugins Menu  në WordPress

 Për përditësime:

  1. Shkarkoje plugin.
  2. Fshini të gjitha dosjet në udhezimet ‘plugins/teachpress/’ 
  3. Ngarkoni të gjitha dosjet në  ‘plugins/teachpress/’
  4. Shko te  Courses->Settings dhe kliko  “Update to ….”.

FAQ

Si mund ti përdor kodet e shkurtuara?

TeachPress jus jell ju disa kode shime të fuqishme të shkurtuara , të cilat ju mund ti përdorni në faqe dhe postime

 Një kod i shkurtuar i parëndëshishëm për galeri  duket kështu:  

Ju gjithashtu mund të printoni një kod të shkurtuar direct si kjo:

<?php echo do_shortcode(''); ?>

Shortcodes mund të jenë  me atributet shtesë siç tregon shembulli më poshtë:

 

Si mund të shtoj një listë kursi në një faqe ose postim?

Nëse po shkruani një faqe apo  postim përdorni këtë tag: (tpcourselist) në kllapa katrore

Si mund të vendos sistemin e regjistrimit në blog?

Krijo një faqe ose postim të ri dhe përdorni këtë tag:  (tpenrollments) në kllapa katrore

Si mund të shkruaj përshkrime më të gjata në kurs?

Ju mund të shkruani përshkrime të kursit po aq të gjata sa një faqe. Funksioni kryesor i teachPress është vetem lidhja e një faqeje statike më një vështrim të kursit dhe sistemin e regjistrimin. Për këtë ju mund të specifikoni një faqe për kursin tuaj.

Si mund të shfaq imazhe në listën e publikimeve?

Një shembull:  (tplist user=”0″ image=”left” image_size=”70″) në kllapa katrore. E  rëndësishme ju duhet të specifikoni të dyja parametrat e imazhit.

Si mund të çaktivizoj pjesë të plugin?

Nëse doni të përdorni vetëm një pjesë të Plugin shkruani  wp-config.php nga instalimi i WordPress. Për çaktivizimin e sistemin të kursit përcaktoni: (‘TP_COURSE_SYSTEM’,’disable’)

Për çaktivizimin e sistemit të publikimeve  përcaktoni : (‘TP_PUBLICATION_SYSTEM’,’disable’)

Cfarë nuk shkon kur shikon vetem mesazhe error kur përdor RSS feed për publikimet  ose eksportimin e xls/csv për regjistrimiet?

Nëse i ruani plugin jo në mënyrën normale  (/wp-content/plugins/), plugin nuk mund të ngarkojë dosjet e kërkuara nga WordPress në disa raste. Zgjidhja: Ndryshoni  rrugën në dosjet e plugin si më poshtë: export.php (line 9) / feed.php (line 7).

Screenshots:

 Shtoni menunë e publikimeve

teachpress screenshot 1

Shtoni menunw e kursit

teachpress screenshot 2

 Konfigurimi:

teachPress general settings

Poshtë “Settings->teachpress” ju do të gjeni faqen e ndërtuar të teachpress me fusha :  të përgjithshme , kurse , publikime.

 

Kreditet:

Ky program është një software falas. Ju mund ta shpërndani ose modifikoni atë  nëpërmjet termave  të GNU General Public License  botuar nga Free Software Foundation , gjithashtu version 2 i Licensës ose më i vonshëm.

Ky program është shpërndarë me qëllim që të jetë i dobishëm , por pa asnje garanci , gjithashtu pa garancin e nënkuptuar  të MERCHANTABILITY ose  FITNESS FOR A PARTICULAR PURPOSE.

0

Merrni fjalëkalimet tuaja me vete kudo që të shkoni!

Menaxherët e fjalëkalimeve  ju ndihmojnë ti mbani ato më gjatë sesa mund ti mbani të memrizuara në memorien tuaj. Eric pyeti nëse aim und ti mbajë ato në një flash drive.Kam diskutuar me menaxherët e fjalëkalimeve kohët e fundit në Manage Passwords dhe jo vetëm njëpërmjet Web. Si mendoni ti merrni fjalëkalimet tuaja me vete kur jeni larg kompjuterit tuaj?Ajo çfarë ju nevojitet është një version portativ i menaxherit të fjalëkalimit tuaj. Një program portative është ai i cili  mund të pranohet ne PC tuaj pa instalim dhe kështu mund të lidhet me një flash drive.Pasi të instaloni  Password Safe në kompjuterin tuaj ju mund ta merrni atë dhe ta kaloni në një flash drive. Më pas lidheni atë me një kompjuter tjetër të Windows dhe  më pas futeni atë në Password Safe.

 2

Ju do të doni që të mbani në flash drive edhe  skedarin e fjalëkalimeve database . Por kjo nuk punon në mënyrë perfekte. Fillimishti kur ju lançoni Password Safe  nga flash drive dhe dhe shfletoni për të hapur një skedar database të fjalëkalimeve,  program do të beje përzgjedhjen e dosjes tuaj tek dokumentet. Kur ju mbyllni programin ai do të lërë një ikonë në zonën e njoftimit. Ju duhet ta klikoni ikonën  më të djathtë  dhe të mbyllni programin  përpara se Ëindoës tju lejojë të hiqni në mënyrë të sigurtë flash drive.

1 Ju mund të gjeni versone portative të  Password Safe në internet. Password Safe nuk është i vetmi opsion  Programi mjaft i populluar Keepass ëshët i disponueshëm në një program portativ.  Një opsion tjetër : Nëse keni nja Smartphone ose Android të dyja edhe Password Safe edhe Keepass janë të disponueshëm.

Burimi:http://www.pcworld.com/

 

0

Si të kesh një pamje të plotë të dritares Compose në Gmail?

gmail-fullJavën e kaluar folëm për një aplikacion të ri të Gmail, Tabs , sot do të flasim për  një tjetër i cili po përdoret shumë : një dritare e plotë e një mesazhi të ri.

Duke klikuar në butonin Compose në Gmail , ju do të merrni një dritare në të djathtë të ekranit. Tani është opsioni i ri .Në atë dritare të vogël që shfaqet në anën e djathtë të ekranit jane 3 ikona : Minimizoje , Pamje e plotë dhe Mbylle (Minimize , Full Screen , Close). Duke klikuar Full Screen  pra ikonën e mesit ju do të merrni një dritare që është më e zgjeruar se ajo e para por jo e plotë .Përdorimi i fjalës Pamje e Plotë është pak i pasaktë për arsye se dritarja del në pah pak më e zgjeruar dhe duke e errësuar sfondin . Në system ajo shfaqet me këto përmasa 1,920 x 1,080.. Nëse keni një rezolucion të ulët të  dritarja mund të duket e plotë. Në fakt të gjithë pëlqejnë që kur të shkruajnë një mesazh dritarja të hapet e plotë dhe fatmirësisht tani është e lehtë të bësh një gjë të tillë.gmail

  1. Pasi të klikoni Compose  shikoni për një shigjetë të vogël në anën e djathtë të dritares Compose.
  2. Psi ta keni klikuar atë shigjetë  zgjidhni Default to full-screen..

Kjo është ! Tani sa herë ta hapni ju do të keni një dritare të Compose më pamje të plotë .

Burimi: http://www.pcworld.com

0

‘’Happier’’një media sociale për optimistët.

happierRrjetet  sociale janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së njerëzve; miliona njerëz lidhen në Twiter , Facebook , Instagram etj , çdo ditë me qëllim që të shfaqin interest e tyre , të shprehin mendimet dhe të komunikojnë me njerëz të tjerë.

‘’Happier’’ është një faqe internet (rrjet social) që synon t;u ndryshojë jetën njerëzve sado pak! ‘’Happier’’ ka një qëllim shumë të qartë: Ajo dëshiron t’i bëjë njerëzit të lumtur. Ata citojnë gjëra që pretendojnë që njerëzit e lumtur janë të shëndetshëm . të shoqërueshëm… Përmes fuqisë pozitive, momenteve të lumtura ajo pretendon ta bëjë botën përgjithësisht  të lumtur. Kjo media sociale ka një blog i cili paraqet moment të lumtura dhe i inkurajon njerëzit të përfshihen në komunitete locale dhe ne ato të bamirësisë. Faqja e Happier duken të imitoje Pinterest në stilin e tij , por në fakt ajo huazon edhe nga Facebook duke i lejuar përdoruesit të krijojnë statuse  për momentet e tyre të lumtura  që përfshin ngarkimin e fotove që i shprehin këto momente të lumtura dhe etiketimin i miqve. Përdoruesit kane gjithashtu mundësi t;i fshehin momentet e tyre , duke klikuar një opsion që i ben këto moment vetëm për ta duke i fshehur ato nga të tjerët. Kjo lejon përdoruesin të personal ose publik si të dëshirojë ai.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Shkencëtarët japin datën e mbarimit të botës: AD 2000002013

“Të gjitha kafshët dhe bimët zhduken. Oqeanet do të thahen dhe Toka do të trashëgohet vetëm nga insektet më rezistente. ”
apokalipsi
Ata duket se do të jenë dënimet e një profecie apokaliptike të errët, në fakt e  parashikuar nga rezultati i një studimi të kryer nga Jack O’Malley-James, astrobiologist në Universitetin e Shën Andrew, Skoci.

Jack O’Malley ka paraqitur konkluzionet e tij të zymta gjatë Takimit Kombëtar  të Astronomve të mbajtur në universitetet skocez. Parashikimi është bërë nga një simulim kompjuterik, për të vlerësuar ndikimin afatgjatë që ndryshimet e Diellit mund të ketë mbi planetin tonë.
Situata në Tokë pritet të mbeten mjaft të qëndrueshme edhe për një milliard vitet e ardhshme. Por pas kësaj periudhe, rrezatimi i yllit tonë do të fillojë të rritet në intensitet, derisa ai të shkaktojë një rritje të temperaturës globale, në mënyrë që të avullojë oqeanet.

Por paradoksi i vërtetë është se nuk do të jetë sasia e madhe e anhidridit karbonik që do të shkaktojë fundin e jetës në Tokë, por mungesa e saj.

Kohët e fundit është folur shumë për ngrohjen globale, fenomeni i rritjes së temperaturës së shkaktuar nga hyrja masive e CO2 nga aktiviteti njerëzor në sipërfaqen e Tokës.

Ekspertët janë duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje për të ulur nivelet e gazeve serë në atmosferë tonë dhe për të shmangur rritjen e temperaturave globale. Por studimi i astrobiologut skocez zbulon se, me plakjen e Diellit tonë, ngrohja natyrisht do të rritet, duke shkaktuar rritje të avullimit të ujit të oqeanit. Reaksion kimik me shirat e bollshme pasuese do të marr me vete një sasi të madhe të dioksidit të karbonit nga atmosfera.

Në më pak se një miliard vjet, niveli i CO2 do të bëhet shumë i ulët për të lejuar bimët që të mbijetojnë falë fotosintezës. Kur kjo ndodh, jeta siç e njohim ne në Tokë do të pushojë së ekzistuari.

Me humbjen e bimëve, prishet zingjiri jetësor dhe humbin të gjithë gjallesat. Në fund, ‘extremophiles’ mikrobet do të jetë e gjitha që mbetet e jetës, së bashku me disa lloje shumë rezistente e insekteve, por edhe ditët e tyre do të jenë të numëruara.

“Në të ardhmen e largët, Toka do të jetë shumë e armiqësore për jetën,” thotë James-O’Malley. “Të gjitha qeniet e gjalla kanë nevojë për ujë për të mbijetuar në gjendje të lëngët. Mungesa e kësaj jete do të organizohet në xhepat e kufizuara të ujit ende të pranishëm në sipërfaqe. “

Por ato pak trupa të mbetur do të duhet të luftojnë me rrezatimin ultravjollcë të fortë dhe me temperaturat e larta. Pas një farë kohe, edhe ato do të zhduken.

Sipas O’Malley-James, hulumtimi mund të ketë implikime në kërkim të jetës përtej Tokës, “Kur ne mendojmë se çfarë duhet të shikojmë në kozmos, mendimet tona janë të kufizuara kryesisht në format e jetës si në planetin tonë, organizmat e bazuar e oksigjenit dhe azotit.

Në të ardhmen e largët, jeta në Tokë do të jetë shumë ndryshe nga ajo se si ne e dimë atë, që do të thotë që për të zbuluar jetën në planetë të tjerë, ne duhet të shikojmë për një seri të re të gjurmëve. “

Kërkuesit, në fakt, kanë simuluar një biosferë të përbërë nga një popullsi prej specieve që kanë më shumë gjasa për të mbijetuar, për të përcaktuar se çfarë lloje të gazit do të lëshojë në atmosferë pasi të vdesin.

Megjithatë, Toka ka ende 2 miliardë vjet të jetës para se të ndodhë apokalipsi i ‘ngadalshëm’. Megjithatë  duhet të shënojmë datën në kalendarët tonë: AD 2000002013

0

Si të aktivizoni ose çaktivizoni tabs në gmail?

gmail tabsGmail hapi një nga tiparet e tij më të mira : Inbox Tabs ( Në fakt  ky tipar u shpall që në maj , por vetëm tani ka filluar të përdoret për përdoruesit. Huamarrja e një faqeje nga shërbime të tilla si  Alto dhe Swizzle Sweeper , Gmail tani automatikisht mund të organizojë lloje të ndryshme të mesazheve në skeda.  Për shembull të gjitha njoftimet nga shërbimet social-media (Facebook, LinkedIn, Tëitter) , tani do të klasifikohen ne Social Tab , ndërsa ofertat nga Groupon, LivingSocial dhe njoftime të tjera  do të jenë poshtë Promos.

Nëse ju akoma nuk i shihni tabs kur regjistroheni ne Gmail , ose doni të beni ndryshime  tëk setting ndiqni këtë:

  1. Në anën e djathtë të ndërfaqes Gmail  klikoni ikonën e vogël të mekanizmit (gear) [a.k.a Settings]
  2.  Klikoni Configure inbox.
  3. Tani zgjidhni se cilën nga 5 skedat në dispozicion doni të aktivizoni ose çaktivizoni . Nëse ju nuk jeni i sigurt saktësisht se cilin  tab do të zgjidhni , vetëm vendosni shigjetën e mouse  mbi emrin e secilit dhe Gmail do të ju tregojë shembuj të personalizuar (bazuar në kutinë tuaj) të llojeve e mesazheve që do të merrni renditura aty.
  4. Pasi të keni bërë përzgjedhjen tuaj klikoni Save .

Nëse akoma keni tabs të shfaqura në Gmail , ju thjesht klikoni shenjën e vogël plus në të djathtë për të hyrë në këtë kuti settings. Për momentin Gmail nuk ju ofron mundësi për të ndryshuar Tabs ose për të shtuar të reja . Në qoftë se ju mundësoni ndonjë tabs plotësisht  (e cila tani është pikëpamja e parazgjedhur e Gmail-it), ju do të humbni Inbox e  vjetër.

 Burimi:http://www.pcworld.com/

0

A duhet ta përdorni akoma Windows XP?

irgud ubuntu install

Kompjuteri i vjetër i Mae Watson akoma punon mirë. Ajo pyeti nëse duhet të heqë dorë prej përdorimit të Windows xp përpara pranverës së ardhshme. Microsoft do të  ndalojë se mbështeturi Windows xp me 8 prill 2014.Kështu që Windows xp i kanë mbetur dhe 9 muaj !

Fundi i mbështetjes do të thotë fundi i përditësimeve  ku përfshihen edhe përditësimet e sigurisë. Gradualisht Windows xp  do të behet shumë  i pasigurtë.. Autorët Malware duan të përdorin një software  të vjetëruar për PC tuaj – dhe sa më shumë njerëz që janë duke e përdorur një program të vjetëruar, aq  më shumë ata e duan atë. Përveç kësaj një system operativ i vjetëruar  e bën një objektiv më të bukur e tërheqës se sa një system pdf.reader.

‘’Lexuesit e një kohe të gjatë do te më akuzojnë mua për mospërputhje . E mora përsipër këtë subjekt më përpara në 2011 dhe dhashë keshilla të ndryshme , sugjerova që një ndryshim do të ishte një gjë e mirë , por jo e detyrueshme . Gabova! Duket që shumica e popullsisë do të përdorin Windows xp  vitin tjetër dhe me tej , duke e bërë atë gjithnjë e më të rrezikshme.

Tani që unë po ju them të mos  përdorni Windows xp çfarë duhet të bëni? Këtu janë disa sugjerime :

Ju mund të bleni një kompjuter të ri  që me siguri do ta zgjidhë problemin  dhe kompjuteri juaj i ri do të jetë më i mirë se ai që keni patur .Në fakt kjo është një zgjidhje që kushton !

Ose për një zgjidhje më pak të kushtueshme ju mund ta shndërroni Windows XP në Windows 8 apo 7.

Them mund sepse kompjuteri juaj nuk mund ta mbështesë një system të ri operativ . Për ta gjetur shkarkoni dhe instaloni  Windows 8 Upgrade Assistant. Kjo do tju tregojë ju se çfarë ju nevojitet para tranzicionit .

Përfundimisht ju mund të përdorni Linux , i cili nuk ju kushton asgjë! Ju mund të përdorni Linux Ubuntu , të cilin unë e sugjerova më përpara se të thoja se duhet të hiqnim dorë nga Windows XP

Ai instalohet me po të njëjtën mënyre si Windows  duke ju dhënë një system dual –boot  ku ju mund të zgjidhni sistemin operativ’’,-thotë Watson .

Burimi:http://www.pcworld.com

0

Optimizoje faqen WordPress me 4 hapa

optimizimi i faqes

optimizimi i faqes

  1. Instalo vetëm pluginsat kryesorë

Eshtë e rëndësishme të instalojmë vetëm pluginsat për të cilët vërtetë kemi nevojë, mënyrë që të mos mbingarkojmë bazën e të dhënave, dhe pastaj të ngadalësojë faqen tonë wordpress.

  1. Përdorni disa pluginsa që të përshpejtojë faqen tonë të internetit

Dy pluginsa të wordpress-it lejojnë që të ruajnë të gjitha faqet e sitit tonë, dhe kur përdoruesi ka nevojë për to, ato do te ngarkohen shume më shpejt. Ato janë W3 Total Cache ose Super cache 

  1. Mos vendosni shumë fotografi

Nëpër artikuj duhet të vendosni vetëm fotot kryesore, dhe është mirë që ato të përpunohen paraprakisht me fotoshop ose ndonjë program tjetër

  1. Përdor vetëm widgeds kryesorë.

Shumë shpesh vendosim në Sidebar një numër të madh widgets, është mirë të vendosim fillimisht çfarë duan lexuesit tonë dhe pastaj të bëjmë lidhjen. (Linqet, rrjetet sociale, artikujt më të mirë…)

0

Lumi i gjelbër

 irgud Lumi i gjelber 1 irgud Lumi i gjelber 2irgud Lumi i gjelber 3

Lumi i gjelbër! Ky është lumi më i gjelbër në botë , por jo  për shkak të ngjyrës së ujit të tij . Lumi Jingang në  Fuzhou kryeqyteti i Provincës Fujian të Kinës juglindore, është mbuluar plotësisht nga zambakët e ujit, të cilët në mënyrë të çuditshme kanë pushtuar gjithë sipërfaqen e tij duke i dhënë pamjen e një tapeti të gjatë prej 400 metrash.Lumi i gjelbër ka shtresën e bimëve është aq e trashë sa bën të pamundur për anijet që të lundrojnë. Më së shpeshti shihet në Amerikën e Jugut tropikale, ku zamabkët e ujit janë aq të trashë dhe rriten deri ne një metër mbi nivelin e detit. Por, edhe pse duken tërësisht të gjelbër në këtë fazë, këta zambakë pasi rriten dhe lulëzohen, çelin lule shumëngjyrëshe që japin një pamje akoma më fantastike.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Foto me të dhënat jetësore të përdoruesit. Ky është projekti i SONY

paisje teknologjike ne sherbim te mjeksise nga SONY

paisje teknologjike ne sherbim te mjeksise nga kompania SONY

Kompania Sony së fundmi është duke punuar për një patentë “Buton i kamerës me sensorë të integruar” . Fotot do të etiketohen nëpërmjet presionit të gjakut ose temperaturës së trupit.

Një sensor në kamerën e pajisjes do të regjistrojë disa të dhëna identifikuese për përdoruesin: temperaturën e trupit, ritmin e pulsit, presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes, nivelin e oksigjenit në gjak dhe përçueshmërinë e lëkurës.

Informacioni do të regjistrohet në memorie të paisjes dhe i bashkangjitet një fotoje të caktuar bashkë me të dhënat e zakonshme (data ,ora).

Teknologjia mund të jetë e dobishme në mjekësi nëpër qendra shëndetësore. Mjafton që pacienti t’i bëjë vetes një foto dhe doktori merr të dhënat për të. Paisja do të kursejë edhe kohë sepse nuk do të nevojiten paisje tjera për të matur këto të dhëna

0

Pesë pikat kryesore që duhet te ndiqni në mënyrë që siti juaj, në wordpress, të bëhet sa më i kërkueshëm

irgo

faqja e IRGUD, e dizenjuar me wordpress.

 
 
 
 
 
 
Ky artikull flet për SEO e WordPress. Pesë pikat kryesore që duhet te ndiqni në mënyrë që siti juaj të bëhet sa më i kërkueshëm .

1.Struktura Permalinks

Këtu duhet të zgjidhet struktura e personalizuar duke vendosur  /%category%/%postname%/ . Në këtë mënyrë personalizimi permalinks do ketë këtë formë: www.sitijuaj.com/categoria-e-postimit/titolo-i-postimit.

Një këshillë tjetër për permalinks është të përdorni pluginsin “SEO by Yoast” i cili fshin tek artikujt lidhsat e ndryshme.

2. Pluginset  SEO

Një mënyrë shumë e mirë për SEO është të instaloni pluginsat që i shërbejnë asaj. Dy më të përdorshmit janë “SEO by Yoast” e “All In One SEO”  të cilët lejojnë të modifikosh, gjatë shkrimit të artikujve, meta tag-et  (nyjet) që krijon sitemap i faqes, dhe që në faqen tuaj të lejon të modifikosh opsionet e sitit që shpesh janë të panjohura dhe lejojnë lidhjen me Google analytics.

3. Optimizimi i fotove

Dy janë pluginsat që mund t’ju ndihmojnë për këtë. Njëri është “SEO Friendly Images” i cili lejon vendosjen si permalinks të një structure fikse për nyjet e larta dhe përshkrimin e fotove. Pluginsi tjetër  është wp-smush i cili vendos imazhet më të lexuara në mënyrë automatike në ngarkimin e sitit.

4. Breadcrumbs

Kosiderohen si “thërmijat e bukës” dhe janë shumë të rëndësishme për SEO e sitit në wordpress, megjithatë gati të gjitha temat e personalizuara kanë një fushë ku vendosen Breadcrumbs

5. Artikujt

Është e rëndësishme që kur krijoni një titull duhet të ketë të paktën një fjalë kyçe kryesore të vendosur që lidhet me të gjitha tjerat . Gjatë shkrimit duhet vendosur ndonjë fjalë kyçe megjithatë teksti duhet të jetë i lexueshëm dhe jo të jenë vetëm disa fjalë kyçe.

0

Xham kuarci për të ruajtur 300 TB në DVD

DVD300TBHulumtuesit në Universitetin e Southampton (United Kingdom) kanë shpikur një teknologji të re  për të ruajtur më shumë se 300 TB e të dhënave në një disk optik tradicional. Por ndryshe nga disku aktual,  materiali i përdorur është prej qelqi kuarc. Përveç aftësisë për të regjistruar sasi të mëdha të të dhënave, kjo siguron një qëndrueshmëri shumë më të lartë, praktikisht të pafundme.
Ekipi i udhëhequr nga studiuesi Jingyu Zhang ka treguar se informacioni mund të ruhet në xham duke shfrytezuar variacionin e përthyerjes, ideja lidhet me mënyrën polarizimit në xham. Kur drita godet sipërfaqen e një materiali të tillë, ajo ndahet është në dy pjesë të cilat ndjekin rrugë të ndryshme. Në DVD plastike, të dhënat janë regjistruar nga djegia mikroskopike “trajtë grope” në nivele të ndryshme plastike , dhe të përdor tre dimensione.Teknika e zhvilluar nga Zhang, megjithatë, shton dy dimensione optikë më tepër.(tiscali)

0

Piramidat e humbura të Egjiptit gjenden në Google

piramida1 piramida5 piramida4 piramida3 piramida2

 

 

 

Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura.  Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë. Ka pasur rezistencë nga arkeologët e tjerë rreth asaj se a ishte e vërtetë  gjetja piramidave të panjohura, por tani një studim paraprak në terren duke përdorur harta të lashta  thonë se vendndodhja mund të jetë e saktë. Micol bëri zbulimin në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut vitin e kaluar, pasi kishte kontrolluar imazhet në Google Earth për një dekadë.

Ajo shtoi se tani janë zbuluar disa shpella nga gërmime paraprake në vend, të cilat janë 12 kilometra nga qyteti i Ebu Sidhum. Nëse kjo gjë është e vërtetë atëherë ajo mund të jetë piramida më e madhe e zbuluar ndonjëherë.   Ajo ka zbuluar gjithashtu se piramidat janë të etiketuara si piramida në një numër të rralle hartash antike,-raporton Discovery News.

Pretendimi i jashtëzakonshëm i Micol ka tërhequr kritika nga një numër i autoriteteve arkeologjike dhe gjeologjike të cilët ishin skeptikë se një mjet si Google Earth mund të çojë në një zbulim të vërtetë.

Micol tha: “Pas kesaj , unë u kontaktova nga një çift egjiptian i cili pretendonte që të ketë referenca të rëndësishme historike për të dy faqet. ‘
Mbledhësit e hartave të ndryshme , Medhat Kamal El-Kady, ish-ambasador dhe gruaja e tij  Haidy Farouk Abdel-Hamid, nje ish-këshilltare e presidencës egjiptiane  thatën se formacionet e gjetura nga Micol ishin të etiketuara si piramida në harta të ndryshme antike . Ata thanë se kanë 34 harta dhe 12 dokumente të shkruara nga shkencëtarët , të cilat vërtetojnë hipotezate ngritura nga Micol.

Një nga hartat ishte e vizatuar nga inxhinieri Napoleon Bonaparti. Çifti tha se  piramidat  do të jenë më të mrekullueshmet që njerëzimi ka njohur deri me sot. Megjithatë, Mohamed Aly Soliman, i cili drejtoi ekspeditën paraprake pranë Ebu Sidhum, tha se kodrat janë bërë nga shtresa të ndryshme që nuk i përkasin peizazhit përreth, duke sugjeruar se ato ishin bërë qëllimisht nga egjiptianët, duke u përpjekur për të varrosur një strukturë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

DIZENJIME TE REJA PËR T’U RIKTHYER GJALLËRINË QYTETEVE !

p01btn2r p01btjdf p01btjcr p01bthdl p01bthd2 p01bth5f p01btgxh

 

 

 

 

 

Për ndërtimin e ndërtesave urbane përdoren materiale të ndryshme të cilat shkaktojnë ndotje. “Ne na nevojiten mendime vizionare për të krijuar dizenjime të qëndrueshme të cilat shkojnë me mjedisin përreth”- shkruan arkitekti Neil Spiller.

Nga mesi i këtij shekulli, qytet do të jenë më të nxehta , do të ketë një ndryshim dramatik në mot  dhe ato do të jenë më të zhurmshëm .

Por ka një problem. Qytetet jo vetëm që janë përgjegjëse per 40% të karbonit por gjithashtu ndikojnë ne motin konstant.Ndërtesat tona janë të dizenjuara për thatësi dhe lagështira do ti prishte ato.Arkitektura moderne është dizenjuar vetëm për shtëpi për njerëz dhe jo forma të tjera të jetës, dhe prandaj nuk ndihmojnë thelbësisht biodiversitetin.

Prandaj, ne duhet të mendojmë në lidhje me arkitekturën shumë ndryshe. Ne duhet të kërkojmë  për modele të reja për ndërtimin e ndërtesave, si dhe të kërkojmë  për përmirësime në proceset aktuale tona industriale. Tashmë dizenjuesit dhe arkitektët janë dukë u njohur më  shumë me dizenjimin ekologjik urban. Këto ndërtime janë akoma të reja dhe mind t’i përgjigjen kërkesave urbanistike.

Ne kemi nevojë për një gamë edhe më të madhe  të qasjeve për të mundësuar që qytetet tona t’iu përgjigjen sfidave të mundshme – disa prej të cilave mund të jenë të përhershme, të tilla si  rritja e nivelit të  detit etj.

Ne hulumtojmë në fusha të ndryshme si biologjia sintetike , teoria digjitale surreale ,  filmi dhe animacioni , ndërveprime dizenjuese etj. Agjenda jonë është e ilustruar më se miri nga koncepti i Lars Lerup “e makinës bull” ku  Pamplona Running e ceremonisë  Bull është e përshkruar si një  grup i lirshëm dhe evolucionar  ndërmjet teknologjisë , kafshëve dhe njerëzve  dhe se si ata veprojnë me njëri –tjetrin. Ai propozon materiale  të tjera ndërtimi  të cilat krijojnë mundësi të reja përmes strukturës së tyre fluide dhe thotë se arkitektura duhet të rimendohët nga arkitektët. Ndërveprimet midis këtyre elementëve dinamike  sigurojnë një rrugë të re për të menduar për dizenjimin .Arkitektura e përditshme është duke u ri-imagjinuar në të gjithë botën. Për shembull, është ura Paik Nam June Media mbi një lumë,  i propozuar për  kalimin  në Seul të Koresë së Jugut Ky dizajn i guximshëm do të jetë shumë më tepër se një urë, duke  përfshirë  në formën e saj të madhe një park, një qendër tregtare, sallat e konferencave dhe një muze. Panele diellore në krye të strukturës së do të gjenerojë energji. Këto koncepte të na lejojë të shohim urat  në mënyra të reja – jo vetëm si një metodë e kalimit të pengesave natyrore, por si një lloj i ri i strukturës për të jetuar dhe punuar.

Në vend të ndërtimit të  ndërtesave nga materialet inerte të transportuara në të gjithë botën, njerëzit janë duke eksploruar teknologji që mund të transformojnë një grup të substancave në një tjetër në një vend ndërtimi. Për shembull, Markus Kayser është duke transformuar rërën në xham duke përdorur një SINTER diellore, e cila fokuson rrezet e diellit për të krijuar xham vullkanik. Proceset transformuese të tjera përfshijnë tulla shtypura te Ginger Krieg Dosier e guret  ranore  të prodhuar për ndërtim .

Ka shumë të panjohura në projekt, por duke i kufizuar mendimet tona, ne kufizojnë arkitekturën dhe aftësinë e saj për të reaguar ndaj provave  dhe ato që sjell  një e  ardhme sfiduese. Arkitektura jonë e shekullit të 21 është duke zhvilluar teorinë, përcaktimin e mjeteve  dhe një infrastrukturë që do të mundësojë që  brezi i ardhshëm i arkitektëve të merren  me të panjohurën. Përdorimi i modeleve të reja të projektimit, teknologjive dhe materialevedfo të ndihmojë   për t’i shpëtuar lidhjet e proceseve prodhuese industriale si forcë shtytëse për zhvillimin njerëzor. Asgjë nuk është e pamundur!

Burimi:http://www.bbc.com/

0

Foto të vjetra. Gjimnazi Kukës. Kolektivat e nxënësve dhe të mësuesve

01Foto te vjetra të nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit Kukes. Albumi 1. Fotot janë që nga viti 1950.