Archive for September, 2013

0

Gjenerata e dytë e tabletëve nuk do ta ndihmojë Microsoft.

1

Një javë më parë  Microsoft nxorri  dy tabletë me Windows, Surface 2 dhe Surface Pro 2. Njoftimi u shfaq me një festë të vogël dhe duket se Microsoft po ecën përpara me planet e saj mbi tabletët, pavarësisht dështimeve që kishte me gjeneratën e parë të tabletëve Surface. Duket se edhe gjenerata e dytë e këtyre  tabletëve do të kenë të njëjtin fat si paraardhësit e tyre. Një kërkim i DigiTimes raportoi se edhe kjo gjeneratë e tabletave  nuk do ta bëjë që Microsoft që të hyjë në tregun e tabletëve. Arsyeja më e dukshme për këtë  është çmimi . Digitimes raportojnë se mbajtja e tabletëve pak me shtrenjtë se të tjerët ka bërë që të mos këne shitje të madhe. Çmimi $449 e Surface pro 2 është e papëlqyeshme dhe nuk e ben atë të konkurojë me tablet më çmim më të ulët. Janë përmendur gjithashtu edhe disa faktorë të tjerë ku  përfshihet dhe fakti që Nokia do të nxjerrë tabletët Windows 8 Lumia .

Burimi: http://www.webpronews.com

0

Toka në Alarm, temperatura është gjithmonë në rritje dhe niveli i detit gjithnjë dhe më i lartë.

tokaËshtë vërtet një alarm Real raportet e para të  IPCC OKB-së mbi ndryshimet klimatike që do të përfshijnë Tokën në vitet e ardhshme. Temperatura mesatare e Tokës është 0.3 gradë sot dhe mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e organizatave të ndryshme që monitorojnë atë, por sipas parashikimit të IPCC deri 2100 rritja do të jetë eksponenciale, duke arritur në 4.8 gradë. Një shifër e lartë, e cila do të sjellë ndryshimin e klimës në botë.

Alarmi është dhe për detet. Këtu të dhënat janë edhe më shqetësuese, sepse Raporti i IPCC ka vlerësuar se niveli i detit, sot me 26 cm deri në vitin 2100 do të arrijë pragun prej jo më pak se 82 cm. Një kërcim dramatik përpara, i cili nëse konfirmohet do të rrezikonte qytete të tëra që janë pranë detit ose vendosur edhe në ujë. Faji, sipas eksperimenteve, por edhe në bazë të konkluzioneve të përbashkëta, është njeriu me aktivitetet e tij, shpyllëzimi dhe emisionet e dioksidit të karbonit të vazhdueshme dhe masive që shkatërrojnë atmosferën dhe mjedisin natyror.

0

15% e adoloshentëve amerikanë nuk e përdorin kompjuterin.

1

Një kërkim i bërë këtë javë nga  Pew Research Center  nxorri se rreth 15% e të rriturve amerikanë (pra nga 18 vjeç e lart) nuk e përdornin internetin apo postën elektronike. 9% e përdorin atë vetëm jashtë shtëpisë. Nga kjo këta 15% që nuk e përdorin as nuk pritet të fillojnë ta përdorin atë. 92% e tyre kanë deklaruar se nuk janë të interesuar në përdorimin e kompjuterit, internetit apo postës elektronike.”Shumë njerëz janë befasuar kur kanë zbuluar se  jo të gjithë janë onlinë “-thotë Kathryn Zickuhr, autori kryesor i raportit dhe një ndihmës për këtë projekt. Shumica e të rriturvë që ishin offline e shihnin internetin si jo të përshtatshëm për ta , ose si një gjë pa vlerë. Edhe pse disa e kanë përdorur internetin më përpara tashmë nuk e përdorin sepse mendojnë se në të ardhmen nuk do të jetë diçka e nevojshme”. Nga 15% të cilët nuk e përdorin internetin, 34% e tyre thonë se ata nuk janë të interesuar, nuk kanë nevojë për atë, ose thjesht nuk e duan atë. Një tjetër 32% janë fizikisht të paaftë për të hyrë në internet, dhe thonë se interneti është diçka e vështirë për tu përdorur dhe se kanë shumë frikë nga rreziqet që mund të vijnë online(malware). Një tjetër 19%  deklaruan se kushton shumë, edhe kompjuteri edhe internet. Siç mund të pritej edhe mosha është një faktor mjaft i rëndësishëm që ndikon  në këtë përqindje. Të rriturit nga 65 vjeç e sipër nuk e përdorin fare internetin ,dhe kjo gjë pritej .Kjo moshë , pra 65 vjeç e më shumë  përbën gjysmën e kësaj përqindjeje të të rriturve që nuk e përdorin internetin(15%).

Burimi: http://www.webpronews.com/

0

Përditësimi i Google Chrome!

3 2 1

Para disa javësh  treguam  3 karakteristika mjaft të rëndësishmë të Google chrome , por që nuk binin shumë në sy dhe një prej këtyre karakteristikave ishte si të hapësh faqet e mbyllura më se fundmi. Sot google chrome shfaqi një përditësim të ri ,nxjerrjen e një opsioni tjetër. Më përpara kur ju hapnit  një skedë të re ( new tab ) në Google chrome , ju shikonit dy faqe : një koleksion të aplikacioneve të chrome ose faqet që ju keni vizituar më shpesh. Tani kjo gjë arrihet vetëm me anë të një faqeje të unifikuar . Në mënyrë të veçantë kur ju te hapni Google chrome shiritin e kërkimit google dhe  faqet më të vizituara në formën e tablove. Për sa i përket App ju mund të hyni aty duke klikuar thjesht mbi butonin e pare App që ndodhet në bookmars-in tuaj.Edhe butoni Recently closed , i cili ishte i vendosur ne fund të ekranit tashmë shfaqet në fillim , Ju thjesht duhet të klikoni në butonin: “Costumize and Control Google Chrome” dhe shkoni tek butoni Recntly Tabs, dhe aty do t’ju shfaqen faqet e mbyllura më se fundmi.

Burimi:http://www.pcworld.com

0

Surface Pro 2.

1

Këtë vit Microsoft nxorri ne treg Surface Pro , një kompjuter PC i tkururur në një sipërfaqe të hollë tableti. Ky tablet bëri mjaft për kompaninë , por kompania do që ta përmirësojë atë edhe më shumë. Në ngjarjen e Surface , Microsoft shfaqi Surface Pro 2. Surface Pro 2 është më shumë një përmirësim i brendshëm hardware , si p,sh një procesor i ri apo një ekran me cilësi më të mirë. Çfarë është e reja në Surface Pro 2? Surface Pro origjinal furnizohej nga një Intel i5 Ivy Bridge CPU. Surface 2 pro do të mundësohet nga brezi tjetër i Intel Haswell CPU, që premton më shumë energji të prodhuar dhe më pak të harxhuar. Në fakt Microsoft pretendon se që Surface Pro 2 ka 75% bateri me jetë më të gjatë se sa paraardhësi i tij. Përveç CPU së ri , ky version i ri od të shfaqet me një shumëllojshmëri ngjyrash ndryshe nga ai i pari. Ka një ekran me përmasa 1920×1080.

Burimi: http://www.webpronews.com

0

Printerat tre dimensionalë

3d printerImagjino të kesh një ide, ta vizatosh në letër, dhe pastaj ta marrësh letrën në një dyqan për të kërkuar që ai vizatim të kthehet në një objekt fizik brenda disa orëve. Kjo tashmë është e mundshme për blerësin e thjeshtë me ndihmën e printerave 3 dimensionalë, shkurt 3D. Këto aparatë më parë përdoreshin vetëm nga universitetet dhe korporatat e mëdha, por tani, dyqanet që ofrojnë shërbimet e printerave 3D po përhapen nëpër Shtetet e Bashkuara për këdo që dëshiron të shohë idenë e tyre të kthyer në realitet.

Përfytyroni një vend ku njerëzit mund të shkojnë me idetë e tyre, me një vizatim të thjeshtë, dhe ta shndërrojmë atë vizatim në një objekt 3 dimensional.
Burimi VOA

0

Llotaria Amerikane 2015

United_StatesUdhëzimet e Regjistrimit për DV-2015

Regjistrimi elektronik për Programin e DV-2015 do të fillojë të martën, më 1 tetor 2013 në 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), dhe do të përfundonë të shtunën, më 2 nëntor 2013 në 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4).

Udhëzimet e Programit të Lotarisë për vitin DV-2015

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”.

Më shumë lexoni tek faqja e Ambasadës Amerikane:   http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html

0

Android 4.4 del në tetor!

1

Google njoftoi që versioni tjetër i Android  do të thirret KitKat. Përveç emrit dhe partneritetit me Nestle  nuk tha gjë tjetër rreth tij. Më e rendësishmja është që Google nuk dha një datë fikse  se kur mund të dalë  ky version i ri i Android. Google nuk tha gjë , por Nestle po! Këtë javë faqja e facebook KitKat për Gjermaninë , ndau përditësimin e mëposhtëm(update). Nëse nuk dini të flisni ose nuk mund të kuptoni gjermanisht , kjo nuk ka problem . Postimi nuk ka shumë rendësi sa kanë komentet e bëra nga njërëz të ndryshem. Në një koment dikush ka pyetur se kur Android 4.4 do të dalë në treg dhe Nestle është përgjigjur se ai do te jetë gati në tetor.Në komentet që u bënë më poshtë u pyet se kur ishte data fikse që do të dilte në treg Android 4.4 . Skuadra e medias Sociale të Nestle u përgjigj në gjuhën angleze: “ Për këtë ju duhet të pyesni Google direkt.Ata e dinë përgjigjen”. Me pak fjalë ne e dime që version i fundit i Android  do të dalë në tetor , por nuk dimë datën dhe gjithashtu disa karakteristika të këtij versioni mbeten mister!

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Mishi i printerit 3D mund të jetë e ardhmja e ushqimit!

1

Një nga punët më emocionuese të printerit 3D ditët e fundit, është prodhimi i indeve njerëzore. Në një risi mahnitëse kjo teknologji mund të  aplikohet në mënyrë të njëjtë edhe për indet e kafshëve. Disa studiues tani janë në kërkim  të mënyrës se si mund të rritet artificialisht mishi i viçit dhe lloje të tjera mishi , kjo për të  ndaluar mbipopullimin e kafshëve. Në bisedën e fundit që është bërë nga  Andras Forgacs bashkëpunëtor me studiuesit e tjerë  flet për aspiratat e firmës së tij për të rritur mishin në laborator. Ky proces u kërkon studiuesve të marrin qelizat e kafshëve dhe ti mbajnë ato në laborator derisa ata  të rriten dhe të bëhen mish . Kjo pastaj i çon ata në gjendjen e mishit të shtypur me printer 3D. Në videon më poshtë Forgacs thotë  që kompania e tij po rrit lëkurë në laborator. Ai tregon mostrat e kësaj lëkure dhe mishit të prodhuar nga printer 3D. Nëse kjo gjë tingellon si shumë  e pamundur për ju mos harroni hamburgerin që keni ngrënë këtë gusht  me mish të rritur në laborator . Testuesit raportuan që ai ishte shumë i mirë dhe vetëm se i mungon pak yndyrë.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

NiftySplit.

1

Laptopët më modernë LCD dhe monitorët e kompjuterave janë jashëzakonisht të gjerë dhe kur ju hapni një faqe Web në kompjuter ajo është shumë e ngushtë në krahasim me  madhësinë e ekranit dhe kjo është diçka që nuk shkon kur e sheh. Ndërsa ju e shikoni një faqe në shumë të tjera ju do të vini re disa hapësira të bardha të papërdoruara në të dyja anët. Sigurisht  ju mund të mbani dy shfletues të hapur njëkohësisht (browser) , por tani Windows ju jep mundësinë  që ta ndani atë në dy gjysma të barabarta. NiftySplit është një shfletues  që sjell idenë e tij në Google chrome –me përdorim të dyfishtë. Mënyra më e mirë për ta shpjeguar atë është të tregojmë se si funksionon.Pasi të insalosh NiftySplit , hapni një faqe si p.sh PC World. Gjeni diçka për të lexuar dhe klikoni me të djathtën Open as NiftySplit window. NiftySplit  menjëherë do ta ndajë Google Chrome në dy pjesë , në të majtën origjinalia dhe në të djathtën faqja tjetër.Çfarë ka më tëpër është se tani lidhjet në dritaren origjinale punojnë në mënyrë dinamike. Klikoni në ndonjë link dhe ju menjëherë  do të shikoni se e njëjta gjë ndodhi dhe në faqen në të djathtë.

Burimi: http://www.pcworld.com/

0

Printimi 3D për makinat!

1

Dizenjuesit e makinave janë  njerëzit më kreativë në botë . Me ardhjen e printerit 3D këto dizenjues do të jenë të aftë ta mbarojnë punen shumë më shpejtë se herët e tjera. The Stratasys kohët e fundit kanë pasur mundësinë të flasin me njerëzit tek Bentley Motors , për mënyrën se si dizenjuesit  po përdorin printerat 3D  për të revolucianizuar procesin e dizenjimit. Me një mori materialesh , printer Objet500 Connex3D  ata kanë mundësinë të prodhojnë pjesë të ndryshme të një makine. Këto modele i ndihmojnë ata që të testojnë dizenjimet e reja  para se ato të bejnë prodhimin e plotë të makinës. Sigurisht , përdorimi i printerave 3D  nuk është asgjë e re. Gushtine vitit të kaluar dizenjuesit filluan të prodhonin pjesë të ndryshme të Audi. Jay Leno gjithashtu ka prodhuar dhe pjesë të makinave të cilat akoma nuk ishin prodhuar. Më mbresëlënëse se të gjitha këto është se një kompani e quajtur  Kor Ecologic po synon që të nxjerrë në rrugë makinën e parë 3D. Ekipi ka marrë në mënyrë të suksesshme një numër të testeve rrugore , dhe shpresohet që kjo makinë të jetë  e prodhuar plotësisht vitin tjetër.

Burimi: http://www.webpronews.com

0

“Mogli” Siberian.

1

Shumë njerëz e dinë historinë e  The Jungle Book nga  Rudyard Kipling , por disa mund ta mendojnë si një përrallë e cila mund të bëhet realitet. Megjithatë zyrtarët rusë  nuk e pranojnë një gjë të tillë. Kohët e fundit një burrë 20-vjeçar është gjetur në një pyll në Belokurikha, në Siberi. Ky njeri ka jetuar këtu për më shumë se 15 vjet. Në vitin 1977 familja e djalit vendosi që të linte  prapa jetën normale të tyre dhe të shkonin në një vend ndryshe.Ata ndërtuan në një kasolle në pyll dhe jetuan të gjithë së bashku. Burri i gjetur duket sikur  mund të flasë pak anglisht , por duket se nuk ka aftësi shoqërore dhe nuk e ka arsimimin  e duhur. Pjesa tjetër e familjes nuk i kuptoi asnjëherë arsyet se pse kjo familje kishte shkuar për të jetuar në pyll me fëmijët e vegjël. Edhe pse djali është marrë në pyetje nga zyrtarët rusë , ai përsëri është kthyer në kasollen e tij për tu bërë gati për një dimër të ftohtë e të gjatë Siberian. Shumë banorë të qytetit më të afërt e kanë parë këtë djalë dhe e kanë shqetësuar disa herë duke i bërë pyetje të ndryshme. Djali u dërgua i vogël në pyll dhe për ktë arsye ai nuk mund të identifikohet dhe as të marrë ndonjë ndihmë nga qeveria ruse. Pritet që qeveria t’i nxjerrë një ID djalit dhe ti ofrojë atij ushqim , strehë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Mirëpo kjo pritet që të ndodhë pas pak kohësh dhe gjatë kësaj kohë djali do të jetojë në pyll , në kasollen e tij të vogël.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Twitter, Disa udhëzime si funksionon

 12

Twitter është një     rrjet social online dhe një shërbim mikroblog , i cili u lejon përdoruesve të dërgojnë dhe lexojnë “tweets” , mesazhe të shkurtra deri në 140 karaktere.

Përdoruesit e regjistruar mund ti dërgojnë dhe lexojnë këto “tweets” , ndërsa ato përdorues që nuk janë të regjistruar vetëm mund ti lexojnë. Përdoruesit hyjnë në Twitter përmes faqes twitter.com 

Ka bazën në San Francisko dhe ka zyra në New York , Boston dhe San Antonio. Twitter është krijuar në mars të vitit 2006 nga  Jack Dorsey dhe në korrik të atij viti faqja ka hyrë në përdorim. 

Kjo faqe fitoi popullaritet shumë shpejt me 100 milion përdorues të regjistruar në vititn 2012, të cilët postojnë 340 tweets çdo ditë. Në twitter gjithashtu trajtohen 1.6 miliard pyetje në ditë dhe është një ndër 10 faqet më të vizituara . Ai është quajtur si SMS i internetit .

Twitter është bërë ndërkombëtarisht i identifikueshëm nga logoja e tij me shpend. Logoja e tij origjinale ishte në përdorim nga marsi i vitit 2006 deri në shtator të vitit 2010. Një version i modifikuar doli më i suksesshëm, kur iu nënshtrua ridizenjimit të parë.

Tweets publikohen dhe mund të jenë të dukshme ose për të gjithë ose vetëm për ata persona që ti dëshiron. Përdoruesit mund të “cicërojnë”(tweet) nëpërmjet website Twitter me anë të aplikacioneve të jashtme qe janë të përputhshme ose nga sherbimi i mesazheve të shkurtra (SMS) në dispozicion vetëm në disa vende.

3Ndërsa shërbimi është falas , dërgimi i tweets nëpërmjet SMS , mund  t’iu bëjë që të paguani tarifat e telefonise ofruese. Përdoruesit mund të mbishkruajnë në tweets e përdorusve të tjerë –kjo njihet si ndjekje (follow) dhe mbishkruajtësit njihen si ndjekës (followers ose tweeps).

Përdoruesit mund të  kontollojnë njerëzit që nuk  u kanë nënshkruar ndonjëherë në Twitter (unfollowing) nëpërmjet shërbimeve në twitter.Përveç kësaj përdoruesit kanë mundësinë dhe ti bllokojnë ata që i kanë ndjekur(followers).Twitter i lejon përdoruesit  për të përditësuar profilin e  tyre nëpërmjet telefonit celular, ose mesazheve me tekst,  ose nga aplikacione të caktuara të cilat janë vetëm për smartphonë dhe tabletë.

Një rrjet social si twitter sillet rreth parimit të pasuesve. Kur ju zgjidhni që të ndiqni një përdorues tjetër të Twitter , shkrimet e atij përdoruesi (tweets)  do të shfaqen në mënyrë kronologjike në faqen tuaj kryesore të Twitter. Nëse ndiqni 20 përdorues atëherë në faqen tuaj të Twitter ju do të  shihni një përzierje të të gjitha shkrimeve  nëpër faqe, rekomandime muzike, të reja të ndryshme, lidhje të reja interesante etj.

2Përdoruesit mund të  grupojnë postime të ndryshme në varësi të temës –fjalët ose frazat që kanë  përpara shenjën #. Në mënyrë të ngjashme shenja “@” e ndjekur nga një emër përdoruesi  përdoret për t’iu përgjigjur përdoruesve të tjerë (@theusername   …..).

Për të ripostuar një mesazh nga një përdorues tjetër i Twitter dhe për ta ndarë atë me ndjekësit e vet  funksioni i retweet është i simbolizuar nga “RT” te mesazhi. Me anë të SMS përoruesit mund të komunikojnë nëpërmjet 5 numrave për Shtetet e Bashkuara US, Kanadanë, Indinë, Zelandën e Re  dhe Isle of Man, bazuar në numrin për përdorim ndërkombëtar. Gjithashtu është dhe një kod i shkurtër  për në UK , i cili është i arritshëm vetëm për rrjetet Vodafone, OS dhe Orange.

Një fjalë, frazë apo temë që është etiketuar në një normë më të madhe se etiketimet e tjera  quhet trending topic. Trending Topics bëhen të populluara për arsye se bëjnë shumë përdorues të flasin për atë temë . Këto tema bëjnë që përdoruesit te jenë në kontakt me botën dhe të marrin lajmet më të reja.

Ka mjete të ndryshme që shërbejnë për të shtuar përmbajtjen për ta monitoruar atë dhe bisedat duke përfshirë Telly(shpërndarjen e videove , emrin e vjetër Twitvid). Në qershor të vitit 2008 Twitter  filloi një program të verifikimit  duke i lejuar të famshmit që llogaria e tyre të verfikohet .

1Twitter ka aplikacion për iPhone, iPad, tablet  Android, Windows, Black Berry  dhe Nokia S40. Mesazhet në Twitter janë publike por ju mund të dërgoni edhe mesazhe private. Twitter grumbullon informacionin personal  rreth përdoruesve dhe e ndan atë me pjesën e tretë. Adresat më të vjetra të twitter janë 14 adresat të cilat u aktivizuan  më 21 mars të vitit 2006  dhe të gjitha u përkasin të punësuarve të Twitter  @jack (Jack Dorsey), @biz (Biz Stone) and @noah (Noah Glass)   .

Burimi: http://en.wikipedia.org

0

Si mund të matësh shpejtësinë e internetit ?

1

Testimi i internetit tuaj është një ushtrim shumë i thjeshtë. Ju nuk ju nevojitet një software ekstra , ju thjesht duhet të keni një shfletues Web në PC tuaj. Por ka dhe disa gjëra që ju duhet mund të bëni për tu sigururar që po merrni informacionin e saktë për lidhjen e internetit. Ja çfarë duhet të bëni:

Për rezultate të mira ju duhet të përdrni një lidhje jo me anë të Wi-Fi , nëse është e mundur , kështu që ju nuk keni pse të shqetësoni për ndërhyrje të cilat mund tju ndodhin kur ju jeni me Wi-Fi. Nëse keni pajisje që ju ofron internet me anë të fishës ju duhet thjeshtë të lidhni kompjuterin dhe kështu  askush nuk do të mund t’ju ndërhyjë në system. Nëse ju duhet patjetër të përdorni Wi-Fi , sepse jeni me një pajisje e cila nuk ka portë për të futur fishën e internetit p.sh tablet apo MacBook Air ,ju duhet të beni gjënë e duhur për të minimizuar ndërhyrjet. Sigurohuni që Wi-Fi juaj është larg pajisjeve të tjera elektronike  si telefonat  dhe stakoni çdo lloj pajisjeje tjetër nga lidhja Wi-Fi-pas kësaj ju nuk ju duhet një tjetër kompjuter  në  lidhjen (network) tuaj  për të shkarkuar vlerën e gigbyte për  përditësimet  e software. Sigurohuni që  në kompjuterin tuaj   nuk po shkarkohet diçka tjetër. Kontrolloni Task Manager në windows (duke shtypur  control-alt-delete) ose Activity Monitor on OS X, dhe kërkoni për statistikat e rrjetit ( është e  emërtuar “Network”on OS X, “Networking” on Windows). Mbyllni të gjitha aplikacionet në kompjuterin tuaj , për shkarkimin e perditësimit (updates) të software , ndërsa testoni rrjetin tuaj.

 

2

Përdorimi i shiritit të horizontit tuaj (bandwidth) mund të mos bjerë në zero por të qëndrojë aty , por ju e doni atë sa më afër zeros. Nëse sistemi operativ po shkarkon përditësimet , ju nuk mund të bëni asgjë veçse të  prisni për të testuar rrjetin tuaj më vonë. Nëse keni ndonjë problem me rrjetin atëherë ky është çasti i duhur për të rivendosur (reset) modemin tuaj dhe linjën. Stakojini për një çast off dhe më pas kalojini on përsëri.

Testimi i lidhjes suaj.

3

Ookla’s Speedtest.net është faqja ku ju mund të kontrolloni  lidhjen e rrjetit tuaj  ajo që ju nevojitet është një shfletues Web  më një JavaScript të ndezur dhe adobe Flash të instaluar. Nëse merrni një mesazh i cili ju thotë të përdorni një internet më të shpejtë injorojeni atë. Shfletuesit Web ndikojnë në shpejtësini e testit por jo rrjeti  prandaj ju duhet ta injoroni atë mesazh. Ju duhet të klikoni në butonin e gjelbër “Begin Test” dhe  Speedtest.net  do të kontrollojë njëkohësisht edhe shpejtësinë e shkarkimit edhe të përditësimit. Kjo mund t’ju marrë disa sekonda ose minuta në varësi të shpejtësisë së internetit tuaj.  Speedtest.net  nuk është e vetmja mënyrë për të testuar intenetit tuaj ; MegaPath  gjithashtu ofron një test për shpejtësinë e rrjetit si dhe e quan atë  Speed Test Plus  i cili teston  cilësinë e lidhjes tuaj si dhe shpejtësinë e saj . ISP juaj gjithashtu mund tju ofrojë një test për shpejtësinë e rrjetit pavarësisht se ju duhet të bëni disa gjera më të ndërlikuara. Nëse ju doni të kontrolloni vazhdimisht  performancën e rrjetit tuaj ju instaloni NetSpeedMonitor.

4

Kjo është falas për  Windows XP , Vista 7 dhe server 2003 në taskbarin tuaj  dhe kjo do ju japë informacion mbi shpejtësinë e rrjetit tuaj. Në OS X , mjeti falas MenuMeters do të bëjë të njëjtën gjë edhe pse do të ketë mënyra të tjera për ta kontrolluar rrjetin me anë të tij.

Burimi: http://www.pcworld.com

0

Google dhe EdX do të krijojnë kurse masive online

googleGoogle është duke bashkëpunuar me EdX për të krijuar faqen e përbashkët Mooc.org, e cila është e dedikuar për organizimin dhe hostimin e mijëra kurseve online, apo siç njihen ndryshe MOOC’ve – shkurtesa për kurset masive të hapura online – të ofruara nga shkolla dhe universitete në mbarë botën.

Google dhe EDX, një organizatë jo-fitimprurëse me platformën Mooc e cila është themeluar vitin e kaluar nga MIT dhe Harvard, thanë të martën se do të punojnë së bashku për të krijuar faqen e re Mooc.org, ku organizata të ndryshme, duke përfshirë bizneset, shkollat, universitetet, dhe qeveritë – mund të krijojnë dhe ruajnë kurset e veta.

Google dhe EdX gjithashtu janë duke e zhvilluar së bashku një platformë me burim të hapur të mësimit të quajtur Open EdX dhe ndërkohë janë duke e bërë edhe zgjerimin e mjeteve që janë në dispozicion për mësimdhënësit të cilët mund të krijojnë kurse. Faqja pritet që të jetë plotësisht operacionale në mes të vitit 2014.

Mooc-ët janë një mënyrë fleksibile për të studiuar në kohën e lirë dhe në zona të ndryshme kohore, përmes ligjëratave me video, detyrave, forumeve të diskutimit, dhe e-mailave. Përveç EdX, platforma tjera të rëndësishme online janë edhe Coursera dhe Udacity.

0

Kamera e iPhone 5S!

Apple ka lëshuar një video në internet ku tregon karakteristikat e  kameras të iPhone  5S. Kjo ndoshta do të jetë dhe një ndër pikat më të forta që do të ndikojë në shitjen e pajisjes (i cili tashmë vjen edhe në ar). “Më shumë pixels ofrojnë një foto më të madhe , por ne ofrojmë pixels më të mëdha që fotografia të ketë një rezolucion më të mirë. Me iPhone 5S ne filluam me një hapje më të gjerë f2.2. Kjo e kombinuar me shtetin tonë të ri të artit –kamera 8mgp e ndriçuar me CMOS sensor , që është 15 % më e madhe se përpara , do të thotë që çdo 1.5 pixel micron konvertohet në 33% më shumë dritë brenda imazhit. Kjo është e gjitha e përpunuar me anë të çipit  të ri A7  me 64-bit arkitekturë të kategorisë desktop”-thotë  inxhinieri Dan Riccio, Apple SVP, 

“Kjo do të thotë që tani fotot tuaja do ti merrni në formë më dinamike dhe  me një zvogëlim të hijeve “shton ai. Një tjetër inxhinier Craig Federighi thotë:”Kamera e iPhone 5S është shumë fantastike dhe kap foto dhe video  mjaft të bukura dhe të mahnitshme”.

“Kur nuk ka dritë të madhe iphone 5S përdor ndezjen automatike “thotë ai.”Kur ju shtypni butonin , kamera ben menjëherë 4 foto te shpejta  dhe më pas i shkrin ata në mënyrë inteligjente  për të reduktuar dridhjen e kameras apo lëvizjen e objekit. Dhe kur ka dritë me të vërtetë të vogël ai përdor True Tone flash.. iPhone 5S  mat temperaturën e dritës në dispozicion  dhe më pas ndez dritën e bardhë  duke i vënë të dyja së bashku në një raport për të krijuar  një iazh te ekuilibruar. Ngjyrat e fotove tuaja do të jenë sa më natyrale . Kur ju mbani të shtypur butonin kamera kap 10 foto në pak sekonda duke ju lejuar ju që të zgjidhni  foton që ju pëlqen më shumë. Është gjithashtu dhe funksioni Slow Motion për video i cili ju lejon të xhironi video  HD në lëvizje të ngadaltë . iPhone 5S ju lejon më pas që të zgjidhni pjesën më të bukur dh eta ktheni atë në shpejtësi normale nëse dëshironi. iPhone 5S do të marrë dhe funksionin iOS 7 duke filluar nga 18 Shtatori.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

iOS7 gati më 18 Shtator.

1

Në një eveniment të madh për shtyp Apple njoftoi që iOS7 do të  jetë në dispozicion më 18 Shtator. Tim Cook u përfshi në eveniment dhe foli për statistikat më të funditi të kompanisë përpara Federighi Craig i cili  me pas rishqyrtoi  tiparet e sistemit operativ  që Apple përfshiu në qershor. OS ka bërë një dizenjim të ri dhe më shumë se 200 funksione . Apple ka dhënë imazhe dhe shpjegime  të këtyre të rejave në faqen e tyre  që nga njoftimi në qershor dhe iOS 7 ka qenë i gatshëm për zhvilluesit. Lajmi i ri këtu është se ne tani ne e  dimë se kur përdoruesit e iPhone do ta marrin atë në telefonat e tyre. iOS 7 do të jetë i disponueshëm për përdoruesit si një softeare falas  duke filluar që të mërkurën, më 18 Shtator  për iPhone 4 dhe ata të mëvonshmit, iPad 2 , iPad Mini , iPad Touch(gjenerata e pestë). Disa funksione ndoshta nuk mund të jenë në dispozicion për të gjitha produktet. Gjuhët e përdoruara  do të jenë: Anglishtja , frengjishtja dhe gjermanishtja , ndërsa gjuhët e tjera do te vendosen më vonë. iTunes Radio do të jetë e disponueshme  me laçimin vetëm  në SHBA. 

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Përditësimi i Gmail.

Gmail njoftoi të hënën se kishte përditësuar Gmail ,për shfetuesit e telefonave,  me një pamje të re.

1

“Njerëzit përdorin  lloje të ndryshme pajisjesh për të hyrë në Gmail: shfletuesin web të tyre , smartphonë , tablet dhe pjesë të tjera”-thotë menaxheri i produktit Ari Bezman.”Për të gjithë ata që përdorin telefonin e tyre për të hyrë në Gmail, ju tani do të merrni një pamje krejt të re të Gmail që është më i shpjetë dhe më i lehtë për tu përdorur. Ju do të merrni një numër të përmirësimeve , që reduktojnë butonat për të lexuar diçka,  apo për tu përgjigjur “-thotë ai. P.sh ju mund ti përgjigjeni direkt një mesazhi nga pamja e parë, ju mund të zgjidhni nëse doni të lexoni bisedën e shkuar apo të vazhdoni atë të ardhmen dhe shumë më tepër. Google ka bërë shumë ndryshimë në Gmail , kohët e fundit . Unë nuk e parashikoj që ne do të shohim  një reagim shumë të madh  në lidhje me përditësimin Gmail në  telefona. Por,  është diçka  e bukur kur shohim se  Google nuk është duke e injoruar krejtësisht këtë pjesë të tregut, e cila është ende e konsiderueshme.

Burimil: http://www.webpronews.com

0

Rubicon dëshiron të jetë skaneri juaj për 3D.

1

Vitin e kaluar printerat 3D kane qenë në garë  deri në fund për të parë se kush mund të ofrojë  një hardware më të sofistikuar dhe me çmim më të ulët. Kjo garë nuk pritet të mbarojë , por ka një garë tjetër të ngjashme , e cila  tani është duke filluar! Robert Mikelson  kohët e fundit zbuloi Rubikonin –një 3D skaner $199 në Indiegogo. Është e ngjashme me MakerBot Digitizer sikurse ajo krijon një model të një objekti fizik , por vetëm me anë të kameras, lazerit  dhe gramafonit.

 Cilat janë të mirat dhe të këqijat e Rubicon kundrejt Digitizer? Fitorja më e dukshme për Rubicon është tek çmimi. Ai kushton vetëm $199 ndryshe nga Digitizer , i cili kushton $1400. Mikelson gjithashtu pohon se Rubicon i kap gjërat me një rezolucion më të mirë se Digitizer. Ai është në gjendje ta bëjë këtë me anë të nja kamera 13MP , ndryshe nga kamera e digitizer 1.3MP. Përfundimi i nja skanimi me anë të Rubicon përfundon   vetëm në 3 min ndryshe nga Digitizer (për 12 min).

Përparësia kryesore e Digitizer është se mund të skanojë objekte më të mëdha se Rubicon. Rubicon mund të skanojë  vetëm ato objekte që kanë diameter 166mm dhe lartësi 250mm , ndërsa Digitizer mund të skanojë  vetëm objekte me diameter  dhe lartësi 8-inch. Mikelson thotë se kamera mund të zhvendoset për të lejuar objekte  më të mëdha që të skanohen  por akoma jemi në veprim.

Natyrisht, një skaner 3D është shumë i kotë pa një printer 3D. Për ata që duan të dyja, një numër i konkurrentëve të tjerë kanë hyrë në fushë me disa hardware shumë imponues që kombinojnë një printer 3D dhe një skaner 3D në një makinë. 

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Philips , shfaq gatuesin me wireless.

1

Frigoriferi i konektuar , u pa për një kohë të gjatë si një shaka , por kompania Philips , me ndihmën e smartphonëve dhe tabletëve , është në kërkim të ringjalljes së  konceptit të lidhjes së enëve të guzhinës në mënyra të ndryshme. Në shfaqjen e elektronikës IFA  në Berlin , këtë javë, Philips demonstroi një numër pajisjesh , duke përfshirë një sobë gatimi dhe një bërës kafeje që mund të komunikojnë me përdoruesit nëpërmjet smartphonëve. Duke përodrur Wi-Fi  për të lidhur HomeCooker , përdoruesit mund të zgjedhin një recetë dhe aplikacioni do të dijë se si mund ta bëjë atë , duke ndryshuar temperaturën dhe  duke menaxhuar kohën e gatimit , sipas Pieter Nota, President ekzekutiv  i Philips. Ajo që  përdoruesit kanë për ta bërë ,nëse Philips do ta nxjerrë atë  ne treg , është vetëm të shtoni përbëresit . Kompania do të përfshijë dhe sigurimin , duke ju ruajtur nga hackerat , në mënyrë që ata mos ta djegin ushqimin tuaj. Bërësi i kafesë punon në mënyra të ngjashme ; përdoruesit mund të zgjedhin një numër recetash te aplikacioni dhe më pas të komunikojnë me bërësin e kafesë për atë që duan nëpërmjet Bluetooth. Philips gjithashtu do të shfaqë një pastrues ajri  që përoduesit mund ta kontrollojnë në distancë. Këto produkte janë vetëm koncepte dhe Nota nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të dalin në treg. Për të lidhur pajisjen do të  pajisja e guzhinës do të ketë mundësi të kontrollojë zërin , por jo në largësi shumë të mëdha. Sipas Panaonic kjo pritet të ndodhë pas një ose dy vitesh!

Burimi: http://www.pcworld.com/