Archive for February, 2014

0

Qiellgërvishtësja më e lartë në botë!

This slideshow requires JavaScript.

Në Arabinë Saudite po planifikohet që të ndërtohet qiellgërvishtësja më e lartë ne botë 3000ft. Inxhinierët po mundohen që të gjejnë mënyrën më të mirë të mundshme që të ndërtojë këtë kullë kaq të madhe.Kulla  Kingdom mendohet që të vendoset në Jeddah dhe do të jetë 1km e lartë . Krijuesit e kësaj kulle kanë thënë se kompania Advances Construction Technology Services (ACTS) ka filluar kërkimet për të gjetur materialet e nevojshem për ndërtimin e kësaj kulle. Saudi Gazette raporton se do të duhen 1/2 milion metër kub beton  dhe rreth 80000 ton çelik. Qiellgërvishtësja ka për qëllim të jetë elementi kryesor i zhvillimit pranë Detit të Kuq me  200 kate, 160 prej të cilave do të jenë të  banueshme. 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Pajisja TalkBand!

1

Duket sikur këtë vit të gjithe po krijojnë teknologji e cila mund të “vishet”, dhe e fundit vjen nga krijuesi i telefonave Huawei. TalkBand 1 vjen me një ekran 1.4inch, me GPS dhe një hapamatës dhe gjithashtu TalkBand do të monitorojë modelet e gjumit  si  Fitbit. Kjo pajisje vepron si pajisja Samsung Gear  dhe i lejon përdoruesit që të bejnë telefonata nga “gishti” i tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Kristali më i vjetër i Tokës!

1

Mund të duket vetëm si një  fragment i një kristali të bukur , por kjo substancë blu është mjaft  e rëndësishme për shkencën , sepse është pjesa më e vjetër e Tokës. Kjo pjesë e vogel kristali prej zirkoni  është nxjerrë nga një shkemb në një fermë delesh në Australinë Perëndimore. Pavarësisht se është shumë i vogël , ai po ndihmon shkencëtarët të zbulojnë se si Toka mundësoi jetën . Pas analizave të shkëmbit shkencëtarët arritën në përfundimin se korja e Tokës është formuar rreth 4.4  miliardë vjet më parë , vetëm 160 milionë vjet pas formimit të Sistemit Diellor.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Ishulli i zhdukur shfaqet përsëri!

1

Në vitin 1905 një taifun shkatërrues pushtoi Nadikdik në mes të oqeanit Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e pothuajse të gjithë banorëve dhe duke zhdukur një pjesë të madhe të ishullit. Nga kjo tragjedi  mbijetuan vetëm 2 njerëz .Sot pas një shekulli , rishfaqet përsëri ky ishull.Kërkuesit nga Zelanda e Re kanë studiuar riformimin e këtij ishulli , për të treguar se ishujt  mund të formohen në një periudhe të shkurtër kohore.  The New Zealand Herald raporton se Dr Murray Ford dhe profesori  Paul Kench kanë studiuar imazhet ajrore të ishujve nga 1945 deri në 2010  dhe zbuluan se ishujt ishin formuar nga mbeturinat.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Microsoft Office-Online!

1 2

Microsoft njoftoi se tani ishte e mundur që ta gjenim të gjithe Paketën Microsoft Office online. Përdoruesit mund të hyjne në Word, Exel,Powerpoint, dhe OneNote vetëm me një llogari në Microsoft. Dokumetet do të ruhen automatikisht në  OneDrive dhe ato mund ti ndani me të tjerët. Versionet online punojnë edhe me versionet  desktop , kështu që mund ti hapësh dokumentet në Desktop dhe ti ruash ato në kompjuterin tënd ,gjithashtu.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Pasqyra prej druri!

 

1 2 3 4

Një artist ka marrë objekte të jetës së përditshme-duke përfshirë blloqe druri ,çelik letër etj.. dhe i ka transformuar ato në pasqyra .Skulpturat e lëvizshme u krijuan nga artisti Daniel Rozin dhe secila prej tyre është e pajisur me një aparat, i cili filmon njerëzit kur ato i afrohen. Ky apart dërgon një imazh , të çdokujt apo të çfarëdolloj gjëje  që qëndron përballë dhe në të njëjtën kohë pjesët e pasqyrës lëvizin më një kënd të caktuar dhe në pozicione të ndryshme.

Për të bërë këtë, kompjuteri vlerëson  çdo imazh  në shkallën gri  duke theksuar ngjyrën e zezë dhe të bardhë. Çdo ngjyrë e zezë dhe e bardhë korrespondon më një kënd  të caktuar. Sipas Rozin një sinjal i videos  përmban 500000 pixels, ndërsa sistemi i tij përdor vetëm 835. Ky konvertim kryhet përmes programeve kompjuterike. Softëare e ndryshon këtë imazh  15 deri në 20 herë në sekond  për të siguruar një animacion të qetë në sipërfaqen e pasqyrës.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Skaneri Zebedee!

1 2

Për të shqyrtuar skenat e krimit pa pasur prova është mjaft e vështirë, por një shërbim policor në Australi e ka gjetur zgjidhjen. Oficerët po përdorin një skaner 3D të cilin mund ta mbash në dorë , për të regjistruar skenat e brendshme dhe të jashtme të krimit. I quajtur  Zebedee, për shkak të mënyrës se si lëviz, kjo teknologji  është përdorur më parë për të krijuar modele të monumenteve të famshme , por kjo është hera e parë , që teknologjia  do të përdoret për të luftuar krimin.

Tani duke përdorur ZEB1 krimet do të jenë më të lehta për tu shqyrtuar sepse  ky skaner është i aftë të kapë zona të kufizuara dhe ruan të gjitha provat.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Apple-në pajisjet mjekësore!

1

Apple është një ndër kompanitë më të mëdha në botë falë telefonave të saj. iPhone dhe iPad janë dy pajisjet e Apple, më të shiturat në botë. Tani Apple po kërkon një gjë tjetër madhështore dhe mund ta ketë gjetur atë. San Francisco Chronicle raporton se Apple ka aplikuar  për një patentë që do të lejojë përdoruesit të zhbllokojnë telefonat e tyre  duke u bazuar në sinjale  unike elektrike të zemrës së tyre. Apple është në kërkim të kësaj metode si një identifikues i besueshëm biometrik. Teknologjia fillimisht do të shfaqet në smartfonë. Kompania do ta përdorë këtë teknologji  për të parashikuar sulmet e zemrës. Në këtë  teknologji do të punojë krijuesi i  THX  Tomlinson Holman, dhe do të lejojë përdoruesit të dallojnë presionine tyre të gjakut dhe funksionimin e zemrës, pa patur nevojë për të shkuar te doktori , pra vetëm nëpërmjet smartfonit të tyre.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Pse truri e koncepton matematikën si të bukur?

 2 3

Skanimi i trurit tregoi që disa ushtrime matematikore mund të shkaktojnë të njëjtën ndjenjë bukurie apo kënaqësie si kryeveprat artistike apo muzika e kompozitorëve të mëdhenj.  Matematicienëve iu dhanë për të zgjidhur ekuacione të bukura dhe mjaft zbavitëse dhe ekuacione të lodhshme dhe shumë të vështira  dhe në të njëjtën kohë truri po u skanohej.Në përfundim, të njëjtat qëndra të trurit që aktivizohen përballë një pikture apo muzike të bukur, aktivizoheshin edhe përballë “ekuacioneve të vështira por të bukura” matematikore. 

Studimi u krye nga Universiteti Collage i Londrës dhe studiuesit thanë se  rezultati sugjeron se mund të ketë një lidhje neurobiologjike bazë për bukurinë.  15 matematicienëve iu dhanë 60 formula matematikore për t’i klasifikuar ato.  Një nga studiuesit  Prof Semir Zeki tha për BBC News:” Kur shikon një ekuacion, në punë përfshihen shumë zona të trurit, por kur një formulë vlerësohet si e bukur , aktivizohet emocioni i trurit, lobi frontal, njësoj si të shohësh një pikturë të famshme apo të dëgjosh një kryevepër muzikore”.

“Neuroshkenca nuk mund të tregojë se cfarë është e bukur dhe cfarë jo për ju, por mund të tregojë pjesën e trurit që përfshihet në këtë vlerësim dhe në varësi të personave, bukuria gjendet në gjithcka”, tha profesor Zeki. 

Burimi:http://www.bbc.co.uk/

0

Tavolina Android.

1

Tavolinat e kafesë janë nga më të ndryshmet, por asnjë si kjo. Ideum dhe 3M kanë bashkuar forcat  për të krijuar një pajisje të mrekullueshme. Pse të vendosësh kafènë  në një vend pa “jetë” kur mund ta vendosësh atë  në një panel qelqi 46 inç, në të cilin mund të luash dhe të kryesh veprime të ndryshme? Ideum dhe 3M kanë lajmëruar se së shpejti në treg  do të jetë tavolina Android për kafe. Tavolina Android do të jetë e disponueshme në dy përmasa 46 dhe 32 inç, por secila prej tyre do të ketë të njejtat karakteristika:një ekran 1080p, Intel Core i7 CPU, 16GB memorie dhe 500G hard drive. Ajo vjen me Android 4.1 por Ideum do të instalojë më vone Android 4.4. Tavolina Android do të jetë e disponueshme këtë vit me një çmim prej $6,950. Më vonë do të dalë e njëjta pajisje por jo me Android , por me Windows8.

Burimi:http://www.webpronews.com/
0

Qytetet e krijuara nga Google, Facebook dhe Apple!

This slideshow requires JavaScript.

Një dizenjues shpalos vizionin e tij , në lidhje me paraqitjen e qyteteve ,nëse  ato do të ishin krijuar nga Google , Apple dhe Facebook. Vizioni i Alfred Twu fokusohet në Google , Apple , Facebook dhe Artet Elektronike. Ai ka përdorur  një hapësirë të përgjithshme thjesht sa për ti treguar  si modele.

Alfred Twu donte të  tregonte se si do të ishte nëse kompanitë e San Franciskos do tu siguronin strehim punonjësve në vend.Për Facebook ai ka projektuar 9400 banesa në  Menlo Park, Kaliforni . Vizioni i iTown i dedikohet punonjësve të Apple ku  ndërtesa kryesore ka formën e një rrethi  dhe anash saj vendosen ndërtesat e tjera në formë blloqesh.

 Në fakt kjo  duket se do të bëhet realitet. Në 2016 Sao Paulo’s Vila Olimpia po planifikon të ndërtojë ndërtesa të mëdha me apartemente të vogla për punonjësit e Google, Intel, Microsoft, dhe Unilever.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Klasa 1700 vjeçare!

1 2

Duket  që puna për t’i motivuar fëmijët që të punojnë shumë  dhe për t’i edukuar ata  ishte një detyrë e rëndësishme e mësuesve në Egjiptin Antik. Një klasë 1700 vjeçare , në muret e së cilës ishin shkruajtur shprehje të ndryshme për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, u gjet  në Egjipt. Ndërtesa ndodhet në Amheida në  Dakhla Oasis 322km në perëndim të Nilit. Kjo është ndërtesa e parë ,  e cila është tamam një klasë me citate të ndryshme madje një prej tyre është marrë nga Odisea! Ajo ka një ngjashmëri të madhe me klasat e sotme, me vende për nxenësit për tu uluar dhe mësimet shkruhen në mur-raporton Live Science.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Dera me panele katrorë!

1

Përvec dyerve të zakonshme prej druri sot ka edhe dyer të cilat hapen si me magji sapo një njeri u afrohet. Një model i ri i një dere është krijuar nga dizenjuesi australian Klemens Torggler. Dera e quajtur “flip panel” është një sistem i përberë nga dy katrorë të vendosur në një menyrë të tillë që dera të duket si letër. Dera mund të hapet dhe të mbyllet   vetëm më një shtyrje të vogël.Ajo është e përbërë nga një material e cila nuk lejon që në të të mbeten shenja të gishtërinjve.Dizenjuesi i saj Torggler filloi të krijonte këtë derë rrotulluese që në 1997. Dy panelet në formë katrori lëvizin majtas kur dera hapet dhe djathtas kur dera mbyllet.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Thesari I Detit të Kuq!

This slideshow requires JavaScript.

Një grup turistësh që kanë udhëtuar në Detin  e Kuq, kanë sjellë foto të ndryshme të gjallesave të çuditshmë që lëvizin nëpër det gjatë natës. Shumë nga këto specie të ndryshme  e kalojnë ditën e tyre pa bërë asgjë dhe mezi presin errësirën , që të kenë mundësi të gjuajnë. Ngjalat Moray dhe peshku ferrëgjatë janë gjallesat të cilat shfaqen më shumë gjatë natës.

Deti I kuq është një ekosistem me rreth 1200 loje peshqish 10% prej të cilëve nuk janë gjetur askund tjetër.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Ylli më i vjetër i Universit.

1 (2) 2

Astronomët austrilianë kanë zbuluar një yll 13.7 bilion vite të vjetër-me i vjetri i zbuluar në universin tonë. Ylli , mendohet të jetë formuar  nga materialet që mbetën kur filluan të shpërthenin yjet e para. Zbulimi  mund te ndihmojë  për tu dhënë përgjigjë pyetjeve të shumta. Sipas astronomëve  ylli antik është rreth 6000 vite dritë larg nga Toka. Pas 11 viteve kërkim , ylli u zbulua duke përdorur  teleskopin SkyMaper . Ylli tregon shenja të ndotjes me elemente të lehta si karbon dhe magnez. Mungesa e hekurit në këtë yll ndryshon  teorinë e universit të hershëm. Sipas teorisë së Big Bang ,yjet e para përmbanin hekur , ndërsa ky yll nuk e përmban këtë element  dhe kjo bën që të mendojmë se universi nuk ka lindur si pasojë e shpërthimit Big Bang , por  ka ndodhur një proces tjetër që ka krijuar universin.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Toka e parë nga Marsi!

1 2

NASA ka sjellë disa imazhe të planetit tonë blu , të marra nga planeti i kuq! Fotografia e parë e Tokës e fotografuar nga Roveri “Curiosity” është publikuar nga agjencia e hapësirës “Nasa”.  Pamja unike e qiellit marsian e marrë   përfshin edhe Tokën , si pika më e shndritshme në qiell.Fotoja është shkrepur 80 minuta pas perëndimit të Diellit në Mars, në ditën e 529 të misionit të  të NASA në Mars. Fotoja na ndihmon të kuptojmë në mënyrë konkrete distancën që ndan dy planetet.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Zombie në New York?!

1

“The walking dead” është një serial mjaft i frikshëm , duke i bërë njerëzit të frikësohen sa herë që e shohin atë në AMC.  Pas reagimeve të shikuesve ekipi i filmit vendosi që të kapte ne kamera të fshehtë reagimin e qytetarëve të New York , nëse papritmas prej disa hekurave , nga toka do të dilnin duar mumjesh shumë të frikshmë. Kjo kamera e fshehtë do të bëjë pjesë në serialet e filmit The Walking dead!

Burimi:http://www.movieweb.com/

 

0

Kulla prej kërpudhe!

This slideshow requires JavaScript.

Një arkitekt ka vendosur që të ndryshojë një vend në New York , duke ndërtuar  një kulle gjigante të bërë nga kërpudhat. Kjo kullë do të ndërtohet nga blloqe të përbërë nga misër dhe kërpudha, dhe të dyja do të rriten së bashku si një rrjetë. Muzeu i Artit Modern PS1 do të organizojë strukturën organike , të pa dëmshme për mjedisin . Kjo kullë do të shërbejë edhe si mbulesë , për të bërë hije gjatë koncerteve të verës. E quajtur Hy-Fi  kulla  është dizenjuar nga arkitekti David Benjamin dhe do të ndërtohet këtë qershor.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Stilolapsi i “përjetshëm”!

1 2

Ato janë të njohur për dizenjimine makinave më të mira sportive , por tani këto artistë  të kompanisë Pininfarina kanë nxjerrë një pajisje  shkrimi, si stilolaps.Pajisja e shkrimit  4.EVER Pininfarina Cambiano nuk përdor bojë, por në vend të kësaj ka një tip të bërë nga një aliazh të veçantë metalik.  Pajisja mendohet se do të jetë “e përjetshme”, sepse nuk ka nevojë për mprehje si një laps dhe nuk harxhon bojë si një stilolaps. Në të është kombinuar alumini dhe druri dhe dizenjimi është i ngjashëm me atë të makinave. Akoma nuk ka informacione për sa i përket çmimit po së shpejti do të dalë në shitje në faqene internetit të  Pininfarina.Bashkë me të do të shitet gjithashtu një fletore me letër prej guri.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Misteri i kandilit gjigand!

1 2 3

Shkencëtarët po punojnë për klasifikimin e një lloji të ri kandili gjigant , i cili u shfaq në bregun  e një plazhi të Tasmanias. Specia ekzemplare 1.5 metra , u gjet nga familja Lim , të cilët po mblidhnin guacka  në Howden. Ata e fotografuan atë dhe ia dërguan foton një  biologu detar , i cili tha  se kishin parë një të tillë shumë kohë më përpara po jo kaq të madh. Doktoresha Lisa Ann Gershëin, nga një agjenci australiane qeveritare, tha se shkencëtarët kanë qenë në dijeni të kandilit prej pak kohësh, por nuk kanë qenë në gjendje ta klasifikojnë atë. Ajo e cilësoi gjallesën si “një kafshë të mrekullueshme”. Ky peshk është një nga tre llojet e reja të kategorisë së Krifës së Luanit në Tasmani, për të cilin shkencëtarët janë ende në punë për ta klasifikuar. 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/