Archive for April, 2014

0

WordPress Backups!

Baza e të dhënave në WordPress-in tuaj përmban çdo postim, çdo koment dhe çdo link që ju keni në blogun tuaj. Nëse baza e të dhënave tuaja fshihet , ju mund të humbisni çdo gjë që keni shkruar . Ka shumë arsye pse kjo mund të ndodhë dhe jo të gjitha janë gjëra që mund të kontrollohen. Me Backup-in e duhur, të WordPress-it tuaj dhe të bazës së të dhënave, ju në mënyrë të menjëhershme mund t’i ktheni gjërat në gjendjen normale.

Instruksionet për të krijuar një kopje rezervë të faqes suaj të WordPress  përfshijnë:

  • Faqen WordPress dhe të dhënat tuaja WordPress.
  • Opsionet e backup rezervë të WordPress.

Ka dy pjesë, të cilave duhet tu bësh backup: Baza e të dhënave dhe Files(skedarët). Duhet që të krijoni një kopje të të gjithë faqes, dhe një kopje rezervë të Bazës tuaj të  së dhënave. Më poshtë janë instruksionet, për të krijar një kopje rezervë  të Bazës së të Dhënave, për programe të serverave të ndryshëm.

Faqja juaj e WordPress përbëhet nga :

  1. Instalimi I wordpress Core
  2. WordPress Plugins
  3. WordPress Themes
  4. Imazhet dhe Files
  5. JavaScript dhe PHP scripts dhe code files.
  6. Files shtesë dhe Static Web Pages.

Të gjitha këto janë përdorur në kombinime të ndryshme për të gjeneruar faqen tuaj. Baza e të dhënave përmban postime të ndryshme dhe të dhëna të tjera të gjeneruara në faqen tuaj, por nuk përfshin elementet e mësipërme  të cilat vijnë të gjitha së bashku për të krijuar  pamjen dhe informacionin në faqen tuaj.

Shumica e backup-eve, përfshijnë të gjithë serverin, edhe faqen tuaj, por kërkon shumë kohë për të kryer gjithë këtë punë. Për këtë ju duhet të mësoni disa mënyra për të krijuar një kopje rezervë të fileve të faqes suaj.

Këto janë disa metoda që përdoren  për të krijuar kopje rezervë të fileve në faqen tuaj.

Website Host Provided Backup Software

Shumica e faqeve ofrojnë programe për të bërë backup-in e faqes tuaj. Kontrolloni se çfarë shërbimesh dhe programesh ato ofrojnë.

Krijo Sync me faqen tuaj

WinSCP dhe programe të tjera ju lejojnë që të krijoni  sync me faqen tuaj te internetit për të mbajtur një kopje të përmbajtjes në serverin tuaj. Kjo kursen kohë dhe e bën të sigurt që ju keni  filet më të fundit në të dyja vendet.

Kopjoni Filet tuaja në Desktop

Duke përdorur FTP Clients ose UNIX Shell Skills , ju mund të kopjoni filet, në një folder në kompjuterin tuaj.

Instruksionet  e krijimit të një kopjeje rezervë të bazës së të dhënave.

Krijoni një kopje rezervë të bazës së të dhënave  rregullisht, dhe gjithmonë, përpara një përmirësimi bëni një kopje të re. Informacioni i mëposhtëm do të ju ndihmojë që të bëni backup-in e bazës së të dhënave, duke përdorur paketa të programeve  të serverëve të ndryshëm. Për informacionmë të detajuar ju mund të kontaktoni website host.

Përdorimi i phpMyAdmin.

Ndërsa njohja me phpMyAdmin, nuk është e nevojshme  për të bërë backup e bazës së të dhënave tuaja, këto instruksione duhet të ndiqen hap pas hapi, përmes procesit së gjetjes së phpMyAdmin në serverin tuaj.

 

  • cPanel
  • Direct Admin
  • Ensim
  • Plesk
  • vDeck
  • Ferozo

Në panelin kryesor të kontrollit për cPanel, kërkoni për logon e MySQL dhe klikoni linkun për MySQL Databases. Në faqen tjetër kërkoni për  linkun e phpMyAdmin dhe klikoni për tu lidhur në phpMyAdmin.

phpMyAdmin

 

Direct Admin

Nga faqja Your Account, kërkoni  për MySQL Management dhe klikojeni atë për tu lidhur me phpMyAdmin.

direct admin

 

Ensim

Kërkoni për  logon e MySQL Admin dhe klikoni linkun. Poshtë Configuration zgjidhni MySQL Administration Tool.

config

 

Plesk

Klikoni butonin për Databases. Më pas zgjidhni linkun për te  baza e të dhënave të WordPress që ju shihni gjatë instalimit të WordPress. Më pas klikoni butonin phpMyAdmin.

1

2

3

 

 

vDeck

Nga paneli kryesor i kontrollit, klikoni Host Manager, më pas  Databases. Në dritaren tjetër klikoni Admin. Një dritare tjetër do të hapet dhe  do t’ju shpie në ekranin e hyrjes së phpMyAdmin. 

4

 

Ferozo

Hyni në Panelin e Kontrollit tuaj të Ferozo duke përdorur  shkronjat tuaja  kredenciale. Shkoni te menuja e “Base de Datos” (“Data Base”) dhe klikoni në “Acceso phpMyAdmin” (“Access phpMyAdmin”).

Një dritare tjetër do të hapet dhe  do t’ju shpie në ekranin e hyrjes së phpMyAdmin.

2014-04-30_221551

 

Burimi:https://codex.wordpress.org

0

Insektet e lumtura!

Mund të duken si të pazakonta dhe të mrekullueshme , por këto insekte nuk janë thjeshtë një fytyrë e bukur.Me anë të kësaj fytyre ato mbrohen nga jeta e egër e mjedisit ku jetojnë. Këto insekte duket sikur janë duke jetuar një jetë të lumtur, por midis tyre qëndrojnë dhe insekte të tjera , të cilat kërcënojnë jetën e tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Versioni virtual i Danimarkës në lojën Minecraft.

3 2 1

Qeveria daneze ka rikrijuar të gjithë vendin në lojën hit kompjuterike Minecraft. Ky është vendi i parë i pasqyruar tërësisht në lojën Minecraft dhe qeveria shpreson se kjo lojë do t’i ndihmojë mësuesit dhe nxënësit do t’i tërheqë më shumë mësimi, duke shikuar dhe studiuar vendin e tyre në versionin virtual. Modeli përbëhet nga rreth 4000000000000 tulla, dhe merr rreth 1TB (1000 Gigabyte) në qoftë se ju doni të shkarkoni të gjithë vendin.  Kjo u krijua nga Simon Kokkendorf dhe Thor Bjørn Nielsen nga Geodatastyrelsen.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

 

0

Facebook blen aplikacionin për fitness

1

Facebook ka shtuar në aplikacionet e tij , atë të fitness, me qëllim rritjen e të ardhurave.

Grupi me bazë në Helsinki, ProtoGeo krijoi aplikacionet për lëvizjet “Movess app”, që përdoren në funksion me sensorët e një telefoni smart për të mbikëqyrur aktivitetin fizik dhe për të matur kaloritë e djegura.  Blerja e këtij aplikacioni të ri , mundëson depërtimin e rrjetit social në tregun e teknologjisë e shëndetësore.Blerje të tjera të bëra së fundmi nga grupi i Mark Zuckerberg përfshijnë kompaninë e mesazheve WhatsApp dhe prodhuesin e kasketës virtuale Oculus. 

Burimi:http://www.bbc.com/

0

Konkursi Kombëtar për Pronësinë Intelektuale!

 

Në ambientet e Shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë,u organizua dje faza finale e Konkursit Kombëtar “Të mbrojmë Pronësinë Intelektuale, të edukojmë gjeneratën që po rritet” me shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe ato të mesme. Për gjatë gjithë muajit prill janë zhvilluar konkurse me shkollat pjesëmarrëse nga çdo DAR i Republikës së Shqipërisë, duke zgjedhur 2 shkolla fituese, një nga shkollat 9-vjecare dhe një nga shkollat e mesme-klasat e 10. Ka qenë një aktivitet i ngjeshur dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit. Ky konkurs është pritur mjaft mirë dhe nga stafet pedagogjike të shkollave duke i cilësuar njohuritë në fushën e të drejtës së autorit mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme për të edukuar brezin që rritet. Janë zhvilluar konkurset respektivisht në këto DAR-e, për Qarkun Lezhë, Shkodër, Tiranë (Qytet dhe Qark), Elbasan, Berat, Kukës, Durrës, Gjirokastër dhe Korçë, Vlorë dhe Fier, duke përfshirë pjesëmarrjen e mijëra nxënësve.

Aktiviteti u zhvillua  nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit me mbështetjen e Ministrisë  së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Drejtoritë Rajonale Arsimore si dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Konkursi filloi në orën 9:30 fillimisht me shkollat 9-vjeçare , ku çmimin e parë e fitoi shkolla e Elbasanit dhe pas shkollave 9-vjeçare , radhën e kishin ato tw mesmet, ku  çmim të parë fitoi  Kukësi, i përfaqësuar nga nxënëset e klasave të 10: Roksana Korbi, Brikena Duraku dhe Eviana Axhami.

 

 

0

Solve the equation.

Solve the equation
\left ( x+1 \right )^{4}+x^{4}=17

Write  x+1=t Read the rest of this entry »

0

A është kjo loja gjigante Jenga?!

Në pamje të parë ky koleksion i kontejnerëve me ngjyra duket më shumë si një lojë Jenga se një hotel. Por ndryshe nga loja mjaft e populluar e blloqeve të drurit , struktura nuk ka për qëllim që të bjerë mbi të, por në vend të kësaj ofron një dizajn fleksibël për një hotel që mund të rritet, tkurret dhe vazhdimisht ndryshojë.

Hoteli Hive-Inn është dizenjuar për tu transformuar në dhoma për anijet, ku kombinohen strehimi me reklamat. Dizenjimi i ndërtesës , lejon lëvizjen ekontinjerëve brenda dhe jashtë pa prishur kontinjerët e tjerë .

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e Kripës!

 

Fotografi Sergey Anashkevych po udhëtonte me tren  përgjatë Krimeas , kur ai fotografoi këto pamje të mrekullueshme.Këto imazhe janë të banesave prej kripe të ndodhura në Sivash.

Kripa është një nga produktet më të mëdha të eksportit nga Krime, ndërsa industria kimike përbën 20.6% të prodhimit industrial në rajon.

Kur ishulli ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky rajon i veçantë i është minuar për ujë me kripë

Tani banesat e  kripës janë të braktisur, por ajo që ka mbetur janë një seri e pabesueshme e liqeneve të mbushur me mbeturinat e një industrie, dikur, të gjerë.Liqeni Sivash është shumë I cekët dhe përmban rreth 200 milion ton kripë.Në imazhe uji I kuq I pellgjeve të braktisura është në kontrast me qiellin e kaltër, e kjo është një ndër gjërat që I bën ato kaq të veçanta.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Versioni i ri WordPress 3.9!

wordpress-39-thumbnail

WordPress.org ka lançuar versionin 3.9, i cili përfshin disa ndryshime dhe përmirësime në mjetin e menaxhimeve të blogjeve. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga WordPress.org/Download . 

Beta 3 përfshin më shumë se 200 ndryshime ku futen:

  • Karakteristika të reja si  live widget previews dhe një instalues të ri theme.
  • Përpunimet UI gjatë redaktimit të imazheve dhe punimit  me media në editor.
  • Nëse ju doni të testoni  audio dhe video playlists, lidhjet do të shfaqen në menaxherin media ku ju një herë ju keni ngarkuar audio ose video.
  • Për zhvilluesit e theme , wordpress ka vendosu titullin HTML5.
  • Funksioni i  formatimit që kthen kuotat e drejta  në kuotat smart ka pësuar disa ndryshime për ta shpejtuar në mënyrë drastike atë
  • Editimi i imazheve më lehtësisht se më parë.
  • Marrja e imazheve me “drag and drop”.

Ky software është akoma në zhvillim dhe nuk rekomandohet të instalohet menjëherë.

Burimi:http://wordpress.org/

0

Hëna mahnitëse!

I pari eklips nga të 4 e “hënës së përgjakur” u shfaq sa i mrekullueshëm po aq dhe i frikshëm.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si “Hëna e përgjakur” sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë. 

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë dhe tha se gjëja më e bukur është se të gjitha eklipset do të duken në SHBA.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Teknologjia e re revolucionon shkencën e fotografisë!

Duke hapur krahët e tij madhështorë , një buf rritet në heshtje në vdekjen e natës-ky është imazhi i kapur nga Les Wilson vetëm në një sekond e duke përdorur 15 flashe për të krijuar këtë efekt. Tani nuk duhet që të jesh një fotograf profesionist që të kapësh foto të tilla , e kjo falë teknologjisë më të fundit për fotot!5

” Si çdo lodër e re ti duhet ta praktikosh shumë për ta bërë siç duhet”-tha Les Wilson.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Toka e 2-të!

Për vite me rradhë astronomët kanë kërkuar për një planet si tonin jashtë sistemit diellor  që mund të sigurojë jetën. Dhe më në fund ata ia kanë arritur qëllimit të tyre, kanë gjetur një planet pothuajse me madhësinë e Tokës që  rrotullohet rreth një ylli 490 vite dritë larg. I quajtur  Kepler-186f, planeti është i pari i zbuluar, që përmban të gjitha kushtet përshtatshme për jetën , e sidomos atë të alienëve. Zbulimi u bë nga një grup astronomësh të udhëhequr nga Elisa Quintana e SETI Institute në Nasa Ames Research Center.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Po aq i mrekullueshëm edhe kur shihet nga Hapësira!

Të qëndrosh në buzë të Kanionit të Madh është një eksperiencë e jashtëzakonshme, por imazhet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor , tregojnë se kjo eksperiencë mund të përjetohet dhe vetëm duke e parë atë! Imazhi i fundit i cili tregon “kupën” e plotë të Kanionit të madh është marrë nga ekuipazhi  i ekspeditës më 25 mars.Fotoja tregon lumin Kolorado , e shfaqur si një linjë e errët që gjarpëron rrugën  nëpër tokën e Kanionit.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Scooter elektrik dhe një valixhe!

 

1

Kombinimi i një motoçiklete të vogël me një valixhe , duket paksa e çuditshme. Kjo është ajo  që është krijuar fillimisht si një prototip nga Green Energy Motors. Commuter Case,  është projektuar për të lehtësuar punën e atyre që përdorin motoçikleta të vogla.Kushton $ 5,990 (£ 3500), por për shkak se ajo është një prototip, kompania tha se do t’i përdorin këto para për të financuar prodhimin. Motoçikleta e vogël është me bateri të rikarikueshme dhe mund të ecë deri në 20km/h.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Këpucët që ju tregojnë rrugën!

1 2

Ditët ku ju shikonit harta , apo ekranin e smartfonëve tuaj , për t’u orientuar, së shpejti do të marrin fund, e kjo falë këpucëve të cilat do ju tregojnë rrugën për tu kthyer. Këpucët lidhen me sistemin e hartës në telefonin tuaj me anë të Bluetooth. Kur  ju ndryshoni drejtim , kepucët dridhen për t’ju treguar se keni devijuar nga rruga. Gjithashtu ato numërojnë numrine hapave që keni bërë dhe kaloritë që keni harxhuar. Teknologjia ‘footnav’ e quajtur Lechal, vjen dhe me një palë të kuqe dhe vetëm për $100.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Galaxy S5 vjen në treg!

1

Sot është një ditë e madhe për Samsung .Galaxy S5, tani është në dispozicion në mbarë botën. Smartfoni i kompanisë koreane është lëshuar në 125 tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe një pjesë të Azisë. Galaxy S5 është një përmirësim i moderuar i Galaxy S4, me një aparat fotografik më të mirë, procesor të shpejtë, ekran pak më të madh  gjithashtu i papërshkueshëm nga uji.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Roboti Porton!

Një robot manekin që do të testojë gjeneratën tjetër të kostumeve mbrojtëse  për forcat e armatosura në UK, është prezantuar për herë të parë në Britani nga Ministria e Mbrojtjes. Porton Man mund të ecë , të vrapojë, të ulet , të ngrihet , madje dhe të imitojë lëvizjet e një ushtari dhe do të mbrojë ushtarët nga sulmet kimike e biologjike.Manekini është krijuar për Defence Science and Technology Laboratory (Dstl) në Porton Down, Wiltshire . Ky robot  me vlerë 1.1 milionë stërlina dhe i zhvilluar përmes teknologjisë së Formula 1.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Zgjidhja e trekëndëshit. Ushtrime të zgjidhura PDF

zgjidhja e trekendeshit1Ushtrime të dhëna në minitest për zgjidhjen e trekëndëshit. Zgjidhjet në PDF mund ti shkarkoni KËTU. 

Variante të ndryshme të gjetjes së elementeve të trekëndëshit kur njihen disa prej tyre.

0

Shfrytëzimi i dallgëve për energji.

dallgeNjë burim energjie të ripërtëritshme që shpesh nuk merret parasysh është fuqia e dallgëve të oqeanit. Shkencëtarët në Kaliforni thonë se energjia e përdorur nga lëvizja e rregullt e sasive të mëdha të ujit mund të sigurojë energji elektrike të lirë dhe ujë të pijshëm për komunitetet bregdetare.
Dallgët e palodhura përgjatë një vije bregdetare përfaqësojnë një rrjedhë të qëndrueshme energjie. Problemi është se dallgët ngrihen dhe ulen, lëvizje e cila është e vështirë të shndërrohet në një forcë që shkon në një drejtim, si lumi ose era e fuqishme.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley projektuan një pajisje nënujore për të cilën ata thonë se jo vetëm që e zgjidh këtë problem, por ka përdorim të dyfishtë.
“Pajisja jonë ka avantazhinin se ne nuk e konvertojmë lëvizjen direkt në energji. Ne mund të vendosim vetë nëse duam të prodhojmë ujë të pastër ose energji.”
Mekanizmi i tyre që i ngjan një qilimi, i cili lëviz me dallgët, krijon presion hidraulik, duke e pompuar ujin drejt bregut.
Uji me presion mund të përdoret për të vënë në punë turbinat, duke prodhuar energji elektrike. Ose mund të kalojë në membrana të posaçme të cilat veçojnë kripën dhe krijojnë ujë të pastër.
Zoti Lehmann thotë se versione më të mëdha të qilimit-dallgë mund të fuqizojnë me energji komunitete të vogla bregdetare.
“Pra, në përgjithësi, burimet në dispozicion të energjisë së dallgëve mbulojnë rreth 15 për qind të kërkesës globale për energji, një shifër e konsiderueshme.”
Inxhinjeri mekanik Reza Alam thotë se për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi ekosistemet bregdetare, qilimi-dallgë mund të vendoset në të ashtuquajturat “zona të vdekura” ku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm për zhvillimin e krijesave detare.
“Vendosja e qilimit  në shtratin e detit në ato vende është padyshim e sigurt për mjedisin.”
Zoti Alam thotë se vetëm një metër katror qilim-dallgë mund të prodhojë energji të mjaftueshme për dy shtëpi tipike amerikane, gjë që do të thotë se oqeani mund të prodhojë energji për qytete të tëra bregdetare me çmim të ulët.

Burimi VOA

0

Imazhet panoramike të Angkor!

Angkor në Kambioxha është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Azinë Juglindore. Tashmë turistët mund ta shikojnë atë përmes 9000 fotove të kapura nga Google  për projektin e fundit të Insitutit  të kulturës. Google tha se këto imazhe do tu japin mundësinë njerëzve të përjetojnë bukurinë e Angokor kudo që janë dhe tha se teknologjia ka arritur majat dhe tashmë ajo ka ndryshuar edhe mënyrën e ruajtjes së thesareve kulturore , për brezat e ardhshëm.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/