Archive for May, 2014

0

Makina e Google.

1 2

Në vend që të dizenjojnë makina të tjera ,ato do të prodhojnë markën e tyre.Kompania e Google, ka nisur të prodhojë makina të cilat nuk kanë nevojë për shofer . Kjo makinë do të përmbajë vetëm një buton për ta ndezur dhe për ta fikur dhe as pedale e as timon. Google shpreson se gjatë këtij viti do të prodhojë 100 makina të tilla. Këto makina do të jenë të thjeshta dhe të lehta për përdorim me shpejtësi deri në 40km/h, por mendohet se mund të krijojnë më tepër trafik. Forma dhe dizenjimi i tyre është mjaft i bukur dhe interesant,- një fytyrë që qesh!
Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Fletorja që nuk mbaron asnjëherë!

1 2

Disa studentë nga Universiteti Bradford kanë dizenjuar një fletore që mund të ripërdoret herë pas here. E quajtur Esquoia ajo mund të fshihet shumë lehtë me një gomë apo më një letër dhe pa lënë asnjë shenjë boje në të. Ky model është ndikuar nga tabelat e bardha. Fletorja Esquoia përveç të tjerave gjithashtu është rezistente ndaj ujit. Skuadra e studentëve tashmë po pregatiten për prodhimin e tyre.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

How many numbers has 2 to the 100th?

How many numbers has 2^{100}?

Read the rest of this entry »

0

Frutat e ndriçuara!

Një artist ka krijuar këtë eksperiment me fruta, duke i ndriçuar ato, dhe ka kapur këto foto të mrekullueshme. Ai ka vendosur gozhda brenda frutave, të cilat i ka lidhur më fije bakri.

Artisti Caleb Charland  nga Bangor, Maine, i transformon frutat në qeliza elektrokimike të cilat i rregullon artistikisht perpara se t’u bëjë fotografi. Frutat prodhojnë dritën e mjaftueshme për ti kapur këto foto , të cilat janë bërë në errësirë të plotë.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Liqeni i Kukësit.

0

Kalendari i Kampionatit Botëror Brazil 2014.

Brazil 2014

 

KËTU keni kalendarin e kampionatit Botëror Brazil 2014.

0

Kulla e Energjisë Diellore!

article-2637446-1E2381DE00000578-24_634x420

Turbinat me erë dhe panelet diellore, janë cilësuar si zgjidhje për krizën enegjitike, gjithnjë e në rritje, por a mund t’i përgjigjet kësaj krize lëvizja e ajrit dhe e ujit?

Kjo është ajo që mendon një kombani më bazë në Maryland The Solar Wind Energy. Kjo kompani ka marrë leje për të ndërtuar  Kullën e Energjisë Diellore ,që  mund të prodhojë energji  sa Hoover Dam.

Kulla gjigante do të krijojë energji elektrike duke përdorur turbinat, nxehtësinë e diellit dhe një oxhak masiv prej 792 metrash.

Do të prodhohjë energji sa për të furnizuar 150,000 shtëpi. Kjo kullë, që do të ndërtohet 130 milje në perëndim të Phoenix në La Paz County, është planifikuar si një burim revolucionar energjie elektrike thellë në shkretëtirë.

Turbinat do të përdoren për të detyruar ajrin e ngrohur nga dielli të kalojë përmes një oxhaku 792 metra në mënyrë që të gjenerojë sasi të mëdha energjie natyrale.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

The sum of n first numbers of the string 7,77,777,….

IMG_20140518_194752

 

 

 

 

 

 

Find the sum of  n first numbers of the string  7,77,777,…. Read the rest of this entry »

0

HISTORIA E NUMRAVE.

Ne jemi mësuar të përdorim të mirat e qytetërimit-automobilin, telefonin. Televizorin si dhe teknika të tjera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe interesante. Mijëra shpikje janë dashur për këtë , por më të rëndësishmet ndër  to ishin shpikjet e para , rrota dhe numri .

Pa to nuk do te ekzistonte i tërë qytetërimi ynë i mëdherishërishëm teknikKëto dy shpikje kanë një tipar të përbashkër, as rrota e as numri nuk ekzistojnë në natyrë, por eDHe njëri ehde tjetri janë fryt i veprimtarisë së arsyes njerëzore. Mund të duket se koncepti i numrit duhet të ketë lindur njëkohësisht me aftësinë e të numëruarit, por nuk është aspak kështu.

                                                  IMG_20140518_194938

Është vënë re se deri ne 5 dinë të numerojnë edhe macet edhe derrat, por që të kalohet nga pesë sende te numri pesë duhej bërë një zbulim i madh, dhe ja përse. Pesë qenë apo pesë derra nuk është e njejta gjë si pesë arra. Sepse pesë arra janë shumë pakl; i hengre dhe s’të vajtën as në një dhëmb, kurse dhe pesë derra janë shumë dhe  mjaftojë për të ushqyer  për një kohë të gjatë një familje të madhe. Pesë qen formojnë një tufë, e cila mund të të mbrojë nga kafshët e egra, kurse pesë pleshta në një qen është e vështirë ti dallosh me sy.

Vallë, a mund të krahasohen këto?

Udhëtari i famshëm rusa N.N. Mikluho-Maklai , që kaloi shumë vjet mes indigjenëve në ishujt e oqeanit të Qetë , vuri re disa  se disa fise kishim tri mënyra numërimi: për njerëzit, per kafshët dhe për orenditë , armet dhe sendet e tjera jofrymore. Domethënë , atje në atë kohë nuk ishte shfaqur ende koncepti  i numrit ; ata nuk e kuptonin që tri arra, tri dhi dhe tri fëmijë kanë një veti të përbashkët-sasia e tyre  ëshët e barabartë me tre.

Kështu pra u shfaqën numrat 1,2,3…. me të cilët mund të shprehet  sasia e lopëve në një tufë, e pemëve në kopësht, e flokëve në kokë. Këta numra më vonë morën emrin natyrorë. Mjaft më vonë u shfaq zeroja, me të cilën shënonin mungesën e objekteve të shqyrtuara.

Megjithëatë, këta numra nuk u mjaftonin zejtarëve dhe tregtarëve, sepse lindën probleme të ndarjes në pjesë të Tokës, të trashigimisë dhe të shumë gjërave të tjera. Kështu u shfaqën thyesat dhe rregullat e veprimeve me to. Tani për tregtarët dhe zejtarët numrat ishin të mjaftueshëm, por matematikanët e Greqisë së lashtë, të cilët nuk shprehen me kurrfarë thyese. Ipari numër i tillë ishte gjatësia e diagonales së katrorit brinja e të cilit është e barabartë me një. Kjo i cuditi kaq shumë pitagorianët, saqë ata e mbajtën të fshehtë këtë zbulim për një kohë të gjatë. Numrat e rinj i quajtën irracionalë. Historia e numrit nuk përfundon me kaq.

Matematikanët futën numrat negativë, të cilët ishin shumë të përshtatshëm për zgjidhjen e mjaft problemeve. U vu re , megjithëkëtë, në një varg rastesh lind nevoja  të gjendet një numër, katrori it ë cilit të jetë i barabartë me -1. Ndër numrat e njohur nuk kishte një numër të tillë prandaj atë e shënuan më gërmën i dhe e  quajtën njësh imagjinar.

                                             IMG_20140518_194956

Numrat e përftuar prej shumëzimit të numrave të njohur më parë me njëshin imagjinar, për shembull, 2i ose 3i/4  i quajtën imagjinarë , për ti dalluar nga numrat ekzistues, që zunë ti quanin realë , kurse shumat e numrave realë dhe imagjinarë të tilla si 5i+3, i quajtën numra kompleksë.

Burimi:Enciklopedi fëminore”Befasitë e Matematikës”.

0

SI NUMËROJMË?

 

Arti i numërimit është përsosur krahas zhvillimit të njerëzimit. Në atë kohë kur njeriu vetëm mblidhte fruta në pyll dhe gjuante, atij për numërimin i mjaftonin katër fjalë : një ,dy,tri dhe shumë. Pikërisht kështu numërojnë edhe tani disa fise  që jetojnë në xhunglat e Amerikës së Jugut. Megjithëatë, kur njerëzit filluan të merreshin me blegtori dhe bujqësi e kishin të nevojshme të numëronin dhitë në tufë , apo sasinë e shportave me fruta të pjekura(të cilat ishin më shumë se tre) të përgatitura për dimër

                                           .IMG_20140518_194726

 

U menduan jo pak mënyra numërimi: shënoheshin  vija të gdhendura në shkop sipas numrit të objekteve, lidheshin nyje në një litar mblidheshin në një grumbull gurë të vegjël.

                                            IMG_20140518_194752

Por shkopin me vija të gdhendura nuk e merr me vete, ashtu sic është dhe bezdi ti bartësh edhe gurët, kurse bariut i duhet të dijë mos i është ndarë ndonjë dhi nga tufa. Këtu na vijnë në ndihmë gishtat e duarve, një mjet i shkëlqyeshëm numërimi, të cilat përdoren edhe sot nga nxënësit.Po sikur të kishte më shumë se 10 sende? Natyrisht  mund të përdoren edhe gishtat e këmbëve, po pastaj? Nuk mbetej gjë tjetër veçse të mendohej sistemi dhjetor, të cilin e përdorim tani; numërojmë dhjetëshet, kur grumbullohen 10 dhjetëshe ato i quajmë qindëshe, pastaj 10 qindëshe janë një mijëshe.

 

Prejardhja’’gishtore’’ e sistemit dhjetor vërtetohet prej trajtës së shifrave latine: shifra romake(V) është pëllëmba me gishtin e madh të hapur anash, kurse shifra romake (X) janë dy duar të kryqëzuara. Jo të gjithë popujt ndoqën këtë rrugë, megjithëse përdornin të njëjtit gishtërinj.

Indianët e fisit Maja në Amerikë numëronin me pesëshe: një pesëshe është njësia e rendit pasues, pesë pesëshe është një njësi e re. Është e qartë se ata përdornin vetëm gishtërinjtë e njërës dorë.

                                  IMG_20140518_194816

Disa fise përdornin vetëm katër gishtat e njërës dorë, megjithëatë, kishin parasysh që çdo gisht përbëhet nga tre falanga , domethënë kishin në pozicion 12 objekte numërimi. Kështu lindi dyzina, e cila 100vjet më parë ishte e përhapur gjerësisht në Evropë, por dalëngadalë ia lëshoi vendin dhjetëshes. Edhe sot e kësaj ditë ne Evropë me dyzina numërojmë kopsat, shamitë e hundevë , vezët dhe shumë sende të tjera që shiten me copë.

Të gjithë e dinë se një mijë mijëshe quhen në milion, por pakkush e di si quhen rendet që vijojnë. Për emertimet e tyre janë pranuar emërtimet latine të numrave. Një mijë milion quhet një bilion ose një miliard. Një mijë miliarda domethënë 1000.000.000.000 bëjnë një trilion,  pastaj 1000.000.000.000.000 bëjnë një kuadrilion, më tej kuintilion, sekstiolion, septilion, oktilion, nonilion, decilion. Çdo njësi e rendit pasues përmban një mijë njësi të rendit të mëparshëm.

                                                    IMG_20140518_194849

Të gjithë numrat është e pamundur ti numërosh, përderisa pas çdo numri vjen një tjetër, një njësi më i madh, megjithëatë në jetën e përditshme nuk duhen numra shumë të mëdhenj. Numrat e mëdhenj lindin në astronomi prandaj thonë shpesh ‘’numra astronomikë’’, sepse masat e yjeve dhe largësitë midis tyre Shprehen me të vërtetë me numra të mëdhenj.

                                                 IMG_20140518_194901

Por fizikanët kanë llogaritur se sasia e atomeve –  pjesëzave më të vogla të lëndës, në mbarë gjithësinë nuk e kalon numrin që shprehet me një njësh dhe me 100 zero pas. Ky numër ka marrë një emërtim të veçantë-gugo!

Burimi:Enciklopedi fëminore”Befasitë e Matematikës”.

0

Ndryshimi i app Gmail , për Android.

gmail_1405204

Google ka lançuar përditësime të aplikacionit Gmail , për Android. Tani Gmail ka karakteristika të reja dhe përveç kësaj aftësinë për të ruajtur material ne Google drive.

‘’Në vend që  të shkarkosh material në pajisjen tënde, e cila  merr një pjesë të hapësirës së harddiskut, tashmë ju mund ta ruani atë direkt në Google drive’’-shkruajti  Google+ .

Materialet e shkarkuara në google drive përdoren shumë lehtë në çdo smartfonë, tablet apo kompjuter. Përditësimi gjithashtu përfshin dhe dhënien e shpjegimeve në lidhje më spam-et dhe një navigim më të shpjetë në mënunë kryesore. Në krye të çdo mesazhi spam, ju do të shihni dhe arsyen se pse ky  mesazh është futur në folderin e spameve.

Përditësimi i ri i Gmail filloi të përhapet të hënën.

Burimi: http://www.webpronews.com/

0

Dinozauri më i madh i Tokës!

Në Argjentinë ,shkencëtarët kanë gjetur kockat e  dinosaurit më të madh që mund të ketë ekzistuar në planetin Tokë. Shkencëtarët thonë se ai  është një specie e titanozaurit barngrënës që peshon sa  14 elefantë. Fosilet janë gërmuar nga një grup paleontologjistësh , nga Museum of Palaeontology Egidio Feruglio, të udhëhequr nga   Dr Jose Luis Carballido dhe Dr Diego Pol. Dinosauri barëngrënës jetoi në pyjet e Patagonisë  95 apo 100 milione vjet më parë duke u bazuar në moshën e gurëve, ku u gjetën kockat e tij. Por pavarësisht madhësisë, ai ende nuk ka një emër. Shkencëtarët janë të mendimit se “emri do të jetë një dedikim për rajonin dhe fermerët që “njoftuan për zbulimin”.

 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Një top në Hapësirë!

1

Në 1971 Alan Shepard luajti golf në Hënë.

Në 2007 Clay Andreson  luajti futboll amerikan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Dhe tani në 2014, një top  është dërguar në Hapësirë 33000m lartësi, më një balonë heliumi .Anglia dhe Wales Cricket Board (ECB)  e dërguan këtë top në hapësirë , duke hapur kështu konkursin 11 javësh NatWest T20 Blast ku konkurojnë nga England Wales. Topi i ndeshjes u nis nga  stadiumi Edgbaston , Birmingham.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

E ardhmja e Universit!

Si do të marrë fund  Universi- nga një shpërthim  apo nga një përmbytje?

Host Joe Hanson  merr një udhetim nga e ardhmja e afërt në të ardhmen e largët  dhe tregon se si universi mund të shkojë drejt fundit. Në videon e quajtur ‘’E ardhmja e Largët’’ ai thotë që shumica e  njerëzve që sot janë gjallë, pas disa vitesh nuk do të ekzistojnë më në Tokë.

Në 100.000 vite pozicioni i Tokës në lidhje me rrugën e qumështit do të ketë ndryshuar në atë gradë saqë yjet do të duken komplet ndryshe në qiell.

Pas 500000 Toka do të goditet nga një asteroid i madh , i cili do të ndryshojë ndjeshëm klimën.

Në 600 milion vite , fotozinteza nuk do të mund të realizohet dhe dioksidi i karbonit do të bllokojë koren e  tokës.

 Në 100 miliard vite jeta shumëqelizore , duke përfshirë dhe njerëzit do të zhduket dhe Dielli do ti bëjë oqeanet të valojnë dhe do të shkatërrojë të gjithë gjelbërimin.

Pas rreth  4 miliard vitesh , galaktika jonë do të përplaset me galaktikën Andromeda, pra yjet do të përplasen më njëri tjetrin.

Në 7.9 miliard vite , kur në Diell do të ketë mbaruar gazi , universi do të fillojë të zgjerohet dhe një tjetër xhuxh i bardhe do të lindë pas 1.6 miliard vitesh.

Rreth 150 miliard vite më vonë, ndryshimet e Universit do të fillojnë të bëhen të dukshme.

Pas zgjerimit të Universit, do te jetë e pamundur të shikojmë galaktikat nga Toka, nëse njerëzimi do ekzistojë.

Yjet do të ndalojnë formimin e tyre dhe pas 110 trilion vitesh ato do ta kenë humbur plotësisht energjinë e tyre.

‘’Kjo është koha kur qielli qëndron gjithmonë i errët’’-thotë Hanson.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Korbi Kolesjan. PEMA

KORBET Kolesjan

Pema gjinekologjike e fisit Korbi në fshatin Kolesjan të rrethit Kukës. Duke qenë se shumë veta janë larguar nga Kukësi, ajo nuk është e plotësuar. Mirëpres sugjerimet dhe korrigjimet në mënyrë që ajo të jetë sa më e saktë. Mund të më shkruani në urankorbi@gmail.com.

0

Vrima misterioze e Diellit!

1 2

NASA ka lëshuar një video mahnitëse që tregon një ‘’vrimë’’ katrore që paraqitet në sipërfaqen diellore. Vrima  paraqitet si një humnerë  e zezë në qendër të Diellit. Videoja është marrë për dy ditë nga 5-7Maj. NASA ka shpjeguar që ka një arsye të thjeshtë për këtë efekt, që është i njohur si një ‘’vrimë kurorë’’. ‘’Një vrimë kurorë, në formë katrore është një nga karakteristikat më të dukshme në Diellin e kohëve të fundit’’-tha agjencia.

Një vrimë e tillë , ndodh për shkak të kalimit të erës diellore ,nga shpejtësia e lartë, në hapësirë. Për fat të mirë ajo ndodhet shumë thellë në Diell dhe është e pamundur që të prekë Tokën.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Një pamje e re e Gmail.

1 2

Geek.com ka publikuar disa imazhe , të cilat tregojnë ndryshimin që do të pësojë  Gmail. Ndryshimi më i dukshëm është pamja  tij e re . ‘’Gone’’ është lista aktuale e inbox, e cila do të ndryshojë. Në vend të saj do të vihet një “fly-in” mailbox. Në krye të dritares ndodhet  toolbari  blu, që tregon se çfare duhet të shfaqet në kutinë e inbox, dhe gjithashtu në këtë toolbar ndodhet dhe një rrjet kërkimi. Do të ndryshojnë ngjyrat  dhe ky shërbim i Google do të bëhet dhe më tërheqës. I gjithë ky ndryshim  është bazuar dhe në applikacionet e telefonave.

Burimi: http://www.pcworld.com/

0

Compare two functions.

For the given functions f:y=\frac{2x^{2}+5x+3}{2x+1}  and  g:y=5x . a)Show that in [1;+∞[ , f(x)≤g(x).

To compare two functions,make their difference.

f(x)-g(x)=\frac{2x^{2}+5x+3}{2x+1}-5x=\frac{2x^{2}+5x+3-5x(2x+1)}{2x+1}=\frac{2x^{2}+5x+3-10x^{2}-5x}{2x+1}=\frac{-8x^{2}+3}{2x+1}<0 for  x≥1.

 

0

Dallgët në zjarr!

Fotografët janë njohur gjithmonë për vënien në rrezik të  jetës së tyre, për shkak të përgjejgësive të mëdha që marrin . Dy profesionistë nga Hawaii , I kanë bërë ballë fuqisë shkatërruese të natyrës, duke kapur në foto momentin kur llava derdhet në det nga uji. CJ Kale dhe Nick Selway, pretendojnë se janë të parët që kanë sjellë këto pamje të veçanta të rrjedhjes së llavës së vullkanit Kilauea në Hawaii. Ato duhet të futeshin brenda ujit , ku llava bënte sërf në drejtim të tyre. Notuan në temperaturë 110 °C, dhe nëse do të ecnin dhe 20 m atëherë ato do të prekeshin nga  llava.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e fshehur e luleve!

Lulet cilësohen si gëzimi i pranverës, për shkak të bukurisë së tyre, por duket se kjo bukuri nuk paska kufij. Një fotograf gjerman, me ndihmën e një biologu, ka kapur këto foto të mahnitshme, që tregojne bukurinë e fshehur  të luleve. Për të përgatitur mostra, Meckes dhe Otawa morën pjesë të vogla  të çdo petali  të  lules  apo  të gjetheve  dhe i vunë në  procesin e dehidratimit, para se ti fusnin në 100% alkool.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/