ARKITEKTURË Archive

0

Kulla e Energjisë Diellore!

article-2637446-1E2381DE00000578-24_634x420

Turbinat me erë dhe panelet diellore, janë cilësuar si zgjidhje për krizën enegjitike, gjithnjë e në rritje, por a mund t’i përgjigjet kësaj krize lëvizja e ajrit dhe e ujit?

Kjo është ajo që mendon një kombani më bazë në Maryland The Solar Wind Energy. Kjo kompani ka marrë leje për të ndërtuar  Kullën e Energjisë Diellore ,që  mund të prodhojë energji  sa Hoover Dam.

Kulla gjigante do të krijojë energji elektrike duke përdorur turbinat, nxehtësinë e diellit dhe një oxhak masiv prej 792 metrash.

Do të prodhohjë energji sa për të furnizuar 150,000 shtëpi. Kjo kullë, që do të ndërtohet 130 milje në perëndim të Phoenix në La Paz County, është planifikuar si një burim revolucionar energjie elektrike thellë në shkretëtirë.

Turbinat do të përdoren për të detyruar ajrin e ngrohur nga dielli të kalojë përmes një oxhaku 792 metra në mënyrë që të gjenerojë sasi të mëdha energjie natyrale.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Roboti Porton!

Një robot manekin që do të testojë gjeneratën tjetër të kostumeve mbrojtëse  për forcat e armatosura në UK, është prezantuar për herë të parë në Britani nga Ministria e Mbrojtjes. Porton Man mund të ecë , të vrapojë, të ulet , të ngrihet , madje dhe të imitojë lëvizjet e një ushtari dhe do të mbrojë ushtarët nga sulmet kimike e biologjike.Manekini është krijuar për Defence Science and Technology Laboratory (Dstl) në Porton Down, Wiltshire . Ky robot  me vlerë 1.1 milionë stërlina dhe i zhvilluar përmes teknologjisë së Formula 1.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Imazhet panoramike të Angkor!

Angkor në Kambioxha është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Azinë Juglindore. Tashmë turistët mund ta shikojnë atë përmes 9000 fotove të kapura nga Google  për projektin e fundit të Insitutit  të kulturës. Google tha se këto imazhe do tu japin mundësinë njerëzve të përjetojnë bukurinë e Angokor kudo që janë dhe tha se teknologjia ka arritur majat dhe tashmë ajo ka ndryshuar edhe mënyrën e ruajtjes së thesareve kulturore , për brezat e ardhshëm.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Makina elektrike që sfidon erërat e forta!

 

Fomm Concept One , është makina elektrike e krijuar për të sfiduar edhe  gjerat më të tmerrshme që mund të vijnë nga natyra.Kjo makinë është me katër ulëse dhe mund të lundrojë. Bëhet fjalë për një automjet lundrues, tek i cili njeriu mund të menaxhojë vetë gazin, frenat dhe timonin dhe që kur është mbi ujë një gjenerator i jep propulsion.  Por megjithëatë, Fomm Concept One nuk është një automjet amfib i mirëfilltë.   Ky automjet  do të jetë mjaft i dobishëm  për komunitetet bregdetare dhe banorët e saj . Për momentin  kjo teknologji është thjesht një koncept , e cila do të vijë së shpejti.

Burimi:http://www.digitaltrends.com/

0

Kulla Arbre Blanc!

This slideshow requires JavaScript.

Mendohet të ndërtohet një kullë e mrekullueshme në Monpellier të Francës. Kulla e quajtur Arbre Blanc (pema e bardhë) do të përdoret për shumë qëllime . Kulla  përmban apartamente , restorante, zyra të ndryshme, bare etj.  Nga faza e konceptit të projektit , arkitektët ishin të frymëzuar shumë nga tradita e  Montpellier- të jetuarit në natyrë! Ajo do të vendoset në qendër të qytetit. Në total ka 17 kafe, 120 apartamente, zyra e bare me pamje panoramike.

Burimi: http://www10.aeccafe.com/

0

Londra pas një dekade!

This slideshow requires JavaScript.

Mendohet se dekadën tjetër Londra do të jetë shumë ndryshe me rreth 250 ndryshime dhe me shume qiellgërvishtëse.Në konceptin e David Edwards turbinat e erës janë ndërtuar në Thames dhe Waterloo Bridge është shndërruar në një kopësht.Edwards ka  zhvilluar konceptet për të promovuar filmin Sci-Fi Machine, lëshuar në kinema javën e ardhshme.

Në një nga imazhet tregohet një tunel transparent , që mund të përdoret si linjë e re për të transportuar objekte në të gjithë kryeqytetin. Në një tjetër imazh , një helikopter i madh ushtarak rri pezull mbi Westminster dhe ndaj Dhomave të Parlamentit. Vizioni Edwards ‘, është  marrë nga komploti i  filmit,dhe  është vendosur në të ardhmen e afërt kur bota do të jetë në thellësitë e një tjetre  “Lufte të  Ftohtë”.

 Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Flluskat që mund të largojnë ajrin e ndotur!

This slideshow requires JavaScript.

Azia është një ndër vendet ku ndotja është gjithnjë në rritje . Orproject një agjensi dizanji në Londër, dëshirno që të ndërtojë një park të mbështjellë nga një flluskë gjigande-dhe thotë se shkollat apo vendet e tjera më të vogla mund të mbulohen me versione (flluska) më të vogla të sistemit të ajrit të pastër.Parku, i cili mendohet të mbulohet nga kjo flluskë do të jetë i mbyllur plotësisht nga bota e jashtme dhe  brenda tij do te kete ajër plotësisht të pastër. Për të krijuar një strukturë të pazakontë , firma ka shkruar një algoritëm , i cili rrit gjethet dhe zhvillon krahët e fluturave. Elektriciteti sigurohet  nga qelizat diellore të vendosura në  sipërfaqe. Ky është një projekt që nuk është krijuar më parë dhe mendohet se do të jetë mjaft i suksesshëm.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Qiellgërvishtësja më e lartë në botë!

This slideshow requires JavaScript.

Në Arabinë Saudite po planifikohet që të ndërtohet qiellgërvishtësja më e lartë ne botë 3000ft. Inxhinierët po mundohen që të gjejnë mënyrën më të mirë të mundshme që të ndërtojë këtë kullë kaq të madhe.Kulla  Kingdom mendohet që të vendoset në Jeddah dhe do të jetë 1km e lartë . Krijuesit e kësaj kulle kanë thënë se kompania Advances Construction Technology Services (ACTS) ka filluar kërkimet për të gjetur materialet e nevojshem për ndërtimin e kësaj kulle. Saudi Gazette raporton se do të duhen 1/2 milion metër kub beton  dhe rreth 80000 ton çelik. Qiellgërvishtësja ka për qëllim të jetë elementi kryesor i zhvillimit pranë Detit të Kuq me  200 kate, 160 prej të cilave do të jenë të  banueshme. 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Qytetet e krijuara nga Google, Facebook dhe Apple!

This slideshow requires JavaScript.

Një dizenjues shpalos vizionin e tij , në lidhje me paraqitjen e qyteteve ,nëse  ato do të ishin krijuar nga Google , Apple dhe Facebook. Vizioni i Alfred Twu fokusohet në Google , Apple , Facebook dhe Artet Elektronike. Ai ka përdorur  një hapësirë të përgjithshme thjesht sa për ti treguar  si modele.

Alfred Twu donte të  tregonte se si do të ishte nëse kompanitë e San Franciskos do tu siguronin strehim punonjësve në vend.Për Facebook ai ka projektuar 9400 banesa në  Menlo Park, Kaliforni . Vizioni i iTown i dedikohet punonjësve të Apple ku  ndërtesa kryesore ka formën e një rrethi  dhe anash saj vendosen ndërtesat e tjera në formë blloqesh.

 Në fakt kjo  duket se do të bëhet realitet. Në 2016 Sao Paulo’s Vila Olimpia po planifikon të ndërtojë ndërtesa të mëdha me apartemente të vogla për punonjësit e Google, Intel, Microsoft, dhe Unilever.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Klasa 1700 vjeçare!

1 2

Duket  që puna për t’i motivuar fëmijët që të punojnë shumë  dhe për t’i edukuar ata  ishte një detyrë e rëndësishme e mësuesve në Egjiptin Antik. Një klasë 1700 vjeçare , në muret e së cilës ishin shkruajtur shprehje të ndryshme për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, u gjet  në Egjipt. Ndërtesa ndodhet në Amheida në  Dakhla Oasis 322km në perëndim të Nilit. Kjo është ndërtesa e parë ,  e cila është tamam një klasë me citate të ndryshme madje një prej tyre është marrë nga Odisea! Ajo ka një ngjashmëri të madhe me klasat e sotme, me vende për nxenësit për tu uluar dhe mësimet shkruhen në mur-raporton Live Science.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Kulla prej kërpudhe!

This slideshow requires JavaScript.

Një arkitekt ka vendosur që të ndryshojë një vend në New York , duke ndërtuar  një kulle gjigante të bërë nga kërpudhat. Kjo kullë do të ndërtohet nga blloqe të përbërë nga misër dhe kërpudha, dhe të dyja do të rriten së bashku si një rrjetë. Muzeu i Artit Modern PS1 do të organizojë strukturën organike , të pa dëmshme për mjedisin . Kjo kullë do të shërbejë edhe si mbulesë , për të bërë hije gjatë koncerteve të verës. E quajtur Hy-Fi  kulla  është dizenjuar nga arkitekti David Benjamin dhe do të ndërtohet këtë qershor.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Parku robotik!

This slideshow requires JavaScript.

Një park i mahnitshëm që ofron , një park ujor , ekspozita  dhe akuariume me peshq mekanikë do të ndërtohet në Korenë e Jugut , në jug perëndim të Seulit.  Pozita do të kombiinojë biznesin me kënaqësinë. Në ndërtimine këtij parku do të përdoren robotët R&D të teknologjisë së fundit. Ky park pritet që të hapet në 2016  dhe toka ku do të ndërtohet do të kushtojë 625 mln dollarë, sipas Discovery.

Karakteristikat e Tokes Robot janë treguar në një seri hartash duke përfshirë  tërheqjet e saj kryesore si slita rul , akuariume robotike , hekurudha, kinema dhe dyqane gjigante. Krijuesit e 1,259,890 metër katror thonë se ky do të jetë parku i parë robotik!

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Makina prej kocke!

1 2 3 4

Këto automjete nuk mund të kenë një shpejtësi mbresëlënëse  pasi janë krijuar nga kombinimi i kockave prehistorike.
Skulpturat janë të  bëra  nga rrëshirë, bojë dhe çelik  dhe kanë për qëllim që të shkaktojnë   ndjenjën e  vdekjes 
Artist Indian Jitish Kallat ishte i frymëzuar për të bërë skulptura gjigante të tmerrshme, pasi shikoi  automjete të djegura në trazira të ndryshme. Skulpturat e makinave prej kocke janë të shfaqura në një sallë arti në Singapor dhe prezantohen nga Arndt, Berlin.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Boeing 777 ndërtohet me letër!

This slideshow requires JavaScript.

Një avion Boeing 777 ndërtohet nga qindra persona brenda 50 ditëve, por një student ka vendosur që ta ndërtojë i vetëm një aeroplan të tillë duke përdorur vetëm kartona dhe ngjitës. Luca Iaconi-Steëart ka ndërtuar avionin e pabesueshëm  duke përdorur vetëm ngjitës dhe dosje kartoni  dhe ka përfshirë të gjithë detajet e avionit! 22 vjeçari mendon se do ta përfundote projektin e tij nëse do te punonte  pa pushuar për një vit. Futja e të gjithë detajeve të avionit ka bërë që projekti të mos mbarohet akoma edhe pse kane kaluar 5 vite (avionit i mungojnë krahët). Për herë të parë ai mësoi të ndërtonte modele me letra  në shkollë të mesme dhe dashuria për aeroplanët e çoi atë në realizmin e këtij projekti madhështor! “Kam qenë me fat që kam shkuar në një shkollë me departament të përkryer arkitekture  , i cili ishte një burim i madh frymëzimi. “Vazhdoj studimet për arkitekturë dhe u frymëzova nga detyrat që na jepnin pedagogët në universitet. Kemi mësuar të ndërtojmë struktura të thjeshta vetëm me kartona dhe unë mendova që të shkoja në ekstrem duke ndërtuar një avion Boeing”, tha 22-vjeçari për ‘Daily Mail”. Pasi të përfundojë këtë projekt, ai  thotë se nuk do të nisë një tjetër pasi puna për avionin ka qenë e “lodhshme dhe izoluese”.

0

Harbin,qyteti i ngrirë!

This slideshow requires JavaScript.

I vendosur në verilindje të Kinës  Harbin, kryeqyteti i Provincës së Heilongjiang, është qyteti prej akulli që tërheq vizitorë nga e gjithë bota! Ky qytet është bërë për Festivalin Ndërkombëtar të Akullit dhe  Dëborës! Sikurse çdo vit festivali do të ngrejë sqiparin më 5 janar  deri më 5 shkurt! 

Burimi:http://content.time.com

0

Treni që nuk ndalon asnjëherë!

1 2

Imagjinoni një botë ku treni ecën përgjithmonë , vazhdimisht , pa ndalur asnjëherë  në ndonjë stacion për tëmarrë pasagjerë. Ky është vizioni prapa një koncepti revolucionar I krijuar nga projektuesi kinez Chen Jianjun. Në vend që të presin në një platform  dhe të hyjnë në tren përmes dyerve të ngushta , tani pasagjerët do të presin në një pjesë të ndarë sipër shinave të trenit. Kur treni kalon në stacion pjesa e ndarë  hy në çatinë  e trenit , e më pas pasagjerët hynë në tren me anë të shkallëve. Kabina pastaj shkon në pjesën e prapme të trenit , ku njerëzit që duan të ndalojnë  shkojnë në çatinë e trenit , hynë në pod e më pas dalin nga treni. Sipas projektuesit treni nga Pekini deri në Guangzhou  mund të jenë deri në 30 ndalesa. Nëse çdo ndalesë merr rreth 5 min për të marrë e për të lënë pasagjerë, kjo   kursen rreth 2 ore e 30 minuta. Treni do të kursejë energji dhe lëndë djegëse . Kur është shfaqur videoja e këtij lloj treni nga projektuesi I daj , dizenjues të ndryshem kanë sugjeruar , që pasagjerët të bien në tren  , pa pod ( mbajtëse), dhe kështu edhe koha do të kursehej. Koncepti nuk tregon se si njerëzit me aftësi të kufizuara apo ata të cilët nuk mund ti përdorin shkallët ,  për ta përdorur sistemin. Akoma nuk ka plane që kjo të behet realitet!

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Një qytet lundrues në det.

anija1Një qytet lunddrues në det është projekti i një studjoje në Florida. Qyteti do të ndërtohet në një anije dhe do të quhet “Anija e Lirisë”. Anija do të ketë 25 kate dhe do të mbajë rreth 50000 banorë. Do jetë e paisur me shkolla spitale dhe qendra të tjera shërbimesh. Në tarracë do të ketë aeroportin.

 

 

0

Piramidat!

1

Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. 

Mijëra punëtorë prisnin blloqe guri me dalta dhe sharra. Pastaj përdoreshin saja prej druri për t’I tërhequr gurët deri tek piramida. Secili bllok guri peshonte sad y elefantë e gjysmë! Gurët tërhiqeshin nëpër platform të pjerrëta për të arritur tek secili nivel I piramidës. Këto ndërtoheshin me tulla dheu të pjekur. Piramida ngrihej lart e më lart . Kështu që edhe platformat  duhet të bëheshin edhe më të gjata. Sitat tërhiqeshin mbi trarë.

Piramidat e mbaruara ishin të lyera me një shtresë të bardhë të ndezur. Kjo nuk ishte bojë , por gëlqere, e cila mbronte gurët nën të. Muret e brendshëm ndërtoheshin me tulla balte , të cilat kishin konture prej graniti rozë. Dyshemeja ishte e shtruar me gurë të bardhe.

0

Kopshti vertikal më i madh i Londrës!

1 2 3 4

Ky “mur i gjallë” 65 këmbë , është ndërtuar në Londër për të parandaluar përmbytjet  e mëdha që ndodhin në Britani. Ky mur përmban më shumë se 10000 bimë  dhe ndodhet afër stacionit Victoria  dhe shërben për të mbledhur ujin e shiut që bie dhe kjo gjë bën që të mos ketë përmbytje. Kjo do të jetë diçka madhështore  dhe do të tërheqë shumë turistë nga e gjithë bota.Përveç kësaj do të ndalojë edhe përmbytjet! Kopshti përmban  shumë bimë të llojeve të ndryshme , luleshtrydhe , bimë të pranverës , dimrit etj dhe ky kopsht është i aftë të mbajë 10000 litër ujë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Parkinget më të bukura në botë!!

1 2 3 4 5  7 8 9 10 11 12 13 15 16 17 18 19 20

Këto janë parkignet më të bukura në të gjithë botën

Me rastin e një konkursi për të gjetur parkingun më të bukur të makinave  dy instuticione britaneze kanë krijuar këto vende të mrekullueshme!

 ‘Cheesegrater është një nga këta  vende ku parkohen makinat dhe është mjaft interesant dhe tërheqës  ndodhet në Charles Street, Sheffield ne Milleniup Point. . Ai u projektua nga arkitektët  Allies & Morrison. Millenium Point  u hap zyrtarisht nga mbretëresha në vitin 2002 , por u  vu në përdorim që nga viti i kaluar.

Ky konkurs është drejtuar nga revista  FX dhe faqjja e internetit  Stress Free Airport Parking. Struktura kubide e dizenjuar nga Nicholas Grimshaë kushtoi £114 million, dhe ajo ndricon në shumë ngjyra gjatë natës .

Jamie Mitchell asistent i redaktorit të revistës FX  tha për Independent:-Shumë njerëz i mendojnë vendet  ku parkohen makinat thjesht funksionale  dhe pa asnjë lloj gjëje të vecantë . “Në fakt, disa prej arkitektëve më të mëdhenj të botës, nga Zaha Hadid për Herzog dhe de Meuron, i kanë  projektuar ato. Unë nuk kam qenë i befasuar nga standardi i lartë i dizajnit të dukshëm për këtë konkurs, por unë kam qenë i impresionuar. ‘

 

Burimi: http://www.dailymail.co.uk