ASTRONOMI Archive

0

Sirius-ylli më i ndritshëm në atmosferë.

2 3

Nëse ndonjëherë keni menduar se sa shndrit një yll, atehërë te kjo foto gjendet përgjigjia.Marrë nga Pakistani nga një astronom amator, fotoja tregon ngjyrat e atmosferës. Fotoja tregon Sirius, yllin më të ndritshëm në qiellin e  natës.Astronomi Roshaan Bukhari  nga Pakistani tha se kapi imazhin  për të parë dhe kapur ngjyrat me të cilat shfaqen.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Universi si asnjëherë më parë!

Një fotograf amerikan ka kapur një set radikal fotografish panoramike në 360 grade. I krijuar duke përdorur një kamera me teknologji të lartë, ky set tregon fotot përrallore të  yjeve në qiellin e errët. Fotografi Vincent Brady tha se ai doli me idenë për të  krijuar foto panoramike  gjatë ditës. Duke eksperimentuar më truket e ndryshme të fotografisë dhe teknikat e reja, ai kapi dhe  foto të mahnitshme të yjeve gjatë natës .

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Kush e dinte se hapësira ishte kaq shumëngjyrëshe?

1

NASA ka shfaqur një panoramë, që tregon kozmosin shumëngjyrësh. Imazhi e mahnitshme janë kapur nga teleskopi Hubble , dhe për herë të parë imazh është e përfshirë drita ultraviolet, e cila normalisht nuk është  e dukshme për syrin e njeriut.Në foto shfaqen rreth 10.000 galaktika 5 deri në 10 miliard vjeçare.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Një top në Hapësirë!

1

Në 1971 Alan Shepard luajti golf në Hënë.

Në 2007 Clay Andreson  luajti futboll amerikan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Dhe tani në 2014, një top  është dërguar në Hapësirë 33000m lartësi, më një balonë heliumi .Anglia dhe Wales Cricket Board (ECB)  e dërguan këtë top në hapësirë , duke hapur kështu konkursin 11 javësh NatWest T20 Blast ku konkurojnë nga England Wales. Topi i ndeshjes u nis nga  stadiumi Edgbaston , Birmingham.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

E ardhmja e Universit!

Si do të marrë fund  Universi- nga një shpërthim  apo nga një përmbytje?

Host Joe Hanson  merr një udhetim nga e ardhmja e afërt në të ardhmen e largët  dhe tregon se si universi mund të shkojë drejt fundit. Në videon e quajtur ‘’E ardhmja e Largët’’ ai thotë që shumica e  njerëzve që sot janë gjallë, pas disa vitesh nuk do të ekzistojnë më në Tokë.

Në 100.000 vite pozicioni i Tokës në lidhje me rrugën e qumështit do të ketë ndryshuar në atë gradë saqë yjet do të duken komplet ndryshe në qiell.

Pas 500000 Toka do të goditet nga një asteroid i madh , i cili do të ndryshojë ndjeshëm klimën.

Në 600 milion vite , fotozinteza nuk do të mund të realizohet dhe dioksidi i karbonit do të bllokojë koren e  tokës.

 Në 100 miliard vite jeta shumëqelizore , duke përfshirë dhe njerëzit do të zhduket dhe Dielli do ti bëjë oqeanet të valojnë dhe do të shkatërrojë të gjithë gjelbërimin.

Pas rreth  4 miliard vitesh , galaktika jonë do të përplaset me galaktikën Andromeda, pra yjet do të përplasen më njëri tjetrin.

Në 7.9 miliard vite , kur në Diell do të ketë mbaruar gazi , universi do të fillojë të zgjerohet dhe një tjetër xhuxh i bardhe do të lindë pas 1.6 miliard vitesh.

Rreth 150 miliard vite më vonë, ndryshimet e Universit do të fillojnë të bëhen të dukshme.

Pas zgjerimit të Universit, do te jetë e pamundur të shikojmë galaktikat nga Toka, nëse njerëzimi do ekzistojë.

Yjet do të ndalojnë formimin e tyre dhe pas 110 trilion vitesh ato do ta kenë humbur plotësisht energjinë e tyre.

‘’Kjo është koha kur qielli qëndron gjithmonë i errët’’-thotë Hanson.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Vrima misterioze e Diellit!

1 2

NASA ka lëshuar një video mahnitëse që tregon një ‘’vrimë’’ katrore që paraqitet në sipërfaqen diellore. Vrima  paraqitet si një humnerë  e zezë në qendër të Diellit. Videoja është marrë për dy ditë nga 5-7Maj. NASA ka shpjeguar që ka një arsye të thjeshtë për këtë efekt, që është i njohur si një ‘’vrimë kurorë’’. ‘’Një vrimë kurorë, në formë katrore është një nga karakteristikat më të dukshme në Diellin e kohëve të fundit’’-tha agjencia.

Një vrimë e tillë , ndodh për shkak të kalimit të erës diellore ,nga shpejtësia e lartë, në hapësirë. Për fat të mirë ajo ndodhet shumë thellë në Diell dhe është e pamundur që të prekë Tokën.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Hëna mahnitëse!

I pari eklips nga të 4 e “hënës së përgjakur” u shfaq sa i mrekullueshëm po aq dhe i frikshëm.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si “Hëna e përgjakur” sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë. 

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë dhe tha se gjëja më e bukur është se të gjitha eklipset do të duken në SHBA.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Toka e 2-të!

Për vite me rradhë astronomët kanë kërkuar për një planet si tonin jashtë sistemit diellor  që mund të sigurojë jetën. Dhe më në fund ata ia kanë arritur qëllimit të tyre, kanë gjetur një planet pothuajse me madhësinë e Tokës që  rrotullohet rreth një ylli 490 vite dritë larg. I quajtur  Kepler-186f, planeti është i pari i zbuluar, që përmban të gjitha kushtet përshtatshme për jetën , e sidomos atë të alienëve. Zbulimi u bë nga një grup astronomësh të udhëhequr nga Elisa Quintana e SETI Institute në Nasa Ames Research Center.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Po aq i mrekullueshëm edhe kur shihet nga Hapësira!

Të qëndrosh në buzë të Kanionit të Madh është një eksperiencë e jashtëzakonshme, por imazhet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor , tregojnë se kjo eksperiencë mund të përjetohet dhe vetëm duke e parë atë! Imazhi i fundit i cili tregon “kupën” e plotë të Kanionit të madh është marrë nga ekuipazhi  i ekspeditës më 25 mars.Fotoja tregon lumin Kolorado , e shfaqur si një linjë e errët që gjarpëron rrugën  nëpër tokën e Kanionit.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Mickey Mouse në Jupiter! :O

1

Fotografi Damian Peach  arrit të fotografojë imazhin e karakterit më të pëlqyer për fëmijët, Mickey Mouse, në një tjetër planet.Ai po përpiqej të kapte ne foto disa stuhi kur ai zbuloi një fytyrë të njohur. Tre stuhitë rrethore të Jupiterit  janë vendosur në mënyrë të përkryer duke formuar skicën e fytyrës së Mickey Mouse.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

“Kopshti me Diell!”

This slideshow requires JavaScript.

Një fotograf amator britanik i ka vendosur objektivat e tij shumë lart, në sipërfaqen diellore. Ai ka kapur  imazhe të pabesueshme të sipërfaqes diellore që nga kopshti i tij. 72-vjeçari ka kapur fishekzjarret në sipërfaqen e diellit dhenjollat diellore , të cilat ishin 150million km larg Tokës.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Aurora Borealis!

This slideshow requires JavaScript.

Gjatë Janarit dhe Shkurtit një  stuhi gjeomagnetike goditi një pjesë të Britanisë  dhe bëri që banorët të shikonin dukurinë e rrallë e të mrekullueshme të  Aurora Borealis. Një fotograf nga Skocia , kapi më shumë se 2000 foto të kësaj  ngjarjeje .Aurora u shfaq në shumë ngjyra edhe pse e kuqja dhe e gjelbërta ishin më mbizotërueset.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

NASA kërkon mënyra për të gjuajtur asteroidët!

1

Agjencia amerikane e hapësirës Nasa është duke kërkuar disa mënyra të cilat mund të ndihmojnë në  parandalimin e një katastrofe globale, duke identifikuar asteroidët  që mund godasin Tokën. Konkursi Asteroid Data Hunter do të ofrojë $35,000 (£21,000) , për programuesit të cilët do të krijojnë programe që identifikojnë asteroidët  të kapur nga teleskopët tokësorë.

“Duke mbrojtur planetin nga kërcënimi i ndikimit të asteroidëve  do të thotë fillimisht  të dish se ku ata janë,” tha Jenn Gustetic, ekzekutive e programit.

Burimi:http://www.bbc.com/

 

 

0

YL2 2013 Urimi i Vitit të Ri

yl2 2013 YL2 2013 është ​​asteroidi që uron banorët e Tokës për 2014. Ai është  i madh sa një fushë futbolli. U zbulua më 24 dhjetor dhe do të arrijë distancën minimale nga Toka më 3 Janar.

Nuk paraqet asnjë rrezik përplasje me Tokën, megjithse asteroidi do të ketë një distancë  1.4 milion kilometra nga Toka, siç shpjegon Gianluca Masi, kreu i Virtual Teleskop: “Kjo është një distancë e sigurt kështu që nuk ka rrezik për planetin tonë. Do të jetë një mundësi e mirë për të vëzhguar këtë asteroid gjatë lëvizjes ndërmjet yjeve. “

Për të apasionuarit YL2 2013 do të jetë i dukshëm në më 2  janar, por vetëm me mjete profesionale.

Masi shpjegon se si mund të vëzhgohet: “Për të vëzhguar asteroidin, teleskopët duhet të paktën të paktën të kenë diametrin 35-40 centimetra”

0

Imazhet më të bukura të Tokës, nga hapësira!

Satelitë të ndryshëm që rrotullohen rreth planetit  dhe astronautë në Bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor  shpesh sjellin fotografi të ndryshme të Tokës. Sot NASA ka marrë te gjitha imazhet më të bukura që janë kapur gjatë gjithë vitit dhe I ka publikuar ato në internet.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Më 4 janar 2014 njerëzit do të notojnë në Tokë

astronautiAstronom britanik Patrik Mur hedh hipotezën s se më 4 janar 2014 ora 09:47 do të dobësohet e forca tërheqëse e Tokës. Shkaku do të jetë se planeti i Plutonit do të kalojë pas Jupiterit në raport me planetin tonë. Kjo do të jetë  ngjarja e pazakontë astronomike e cila do të mundësojë që njerëzit të notojnë në tokë. Nëse atë ditë pikërisht në ora 09:47 kërceni në ajër, në vend se të zbrisni në tokë për 0.2 sekonda, do të ju duhet të zbritni për rreth 3 sekonda.

0

Kina me misionin Change-3 në hënë

kina ne henePEKIN – AFP – Kina po bëhet gati të hedhë një hap tjetër drejt “ëndrrës së saj hapësinore” duke lëshuar të dielën në orën 17:30 GMT një modul drejt Hënës, ku ai do të vendosë një anije kozmike eksplorimi të telekomanduar, të quajtur “Lepuri ngjyrë nefriti”.

“Misioni  do të hidhet në hapësirë më 2 dhjetor në orën 01:30 nga baza e lëshimit të satelitëve në Xichang”, në provincën Sishuan, në jugperëndim të Kinës, njoftoi sot televizioni publik ÇTV në një mikroblog.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsnihua e konfirmoi datën dhe orën, që përkon me mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hënë në Kinë, vend shumë i madh dhe i përfshirë nga vetëm një bosht orar. (dielli.al)

0

Projekti Lunar Ring: Energji nga Hëna

hena energji2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekt-idea “Lunar Ring” parashikon mbulimin e 11mijë kilometrave të Hënës me panele diellore me gjerësi 400km. Panelet diellore do të kapin energjinë diellore në çdo kohë dhe kjo energji do të transmetohet në Tokë në formën e rrezeve lazer ose mikrovalë. Në Tokë do të ketë impiane që e kthejnë këtë energji në energji elektrike, e cila mund të përdoret gjerësisht në te hene energji2gjithë globin.hene energji

0

Shikoni Tokën në kohë reale

toka1Kamerat e kualitetit HD të cilat do të vendosën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, do t`u krijojnë mundësinë banorëve të Tokës që të shikojnë Planetin e tyre, me anë të video-xhirimeve që këto kamera do të realizojnë dhe do të dërgojnë në tokë. “Do të duket diqka e mrekullueshme” u shpreh një zyrtar nga kompania UrtheCast.

Kamerat u nisën për në stacion me anijen ruse të tipit Soyaz – e cila u lëshua nga Kazakistani. Sistemi përbëhët nga dy kamera, njera është First Metri Class e cila është shumë e avancuar për video-xhirime të tokës me rezolucion extrem, kurse tjetra është  për fotografi të rezolucionit të lart.

Banoret e Tokës do të kenë mundësinë të qasen në keto kamera përmes një webfaqeje të caktuar.

0

Miliarda planete si toka

s-diellorVetëm në galaktikën tonë janë të paktën 8.8 miliardë planetë të ngjashëm me Tokën. Në këtë përfundim ka mbërritur puna kërkimore disa-vjeçare e një grupi astronomësh të Universitetit Berkeley në Kaliforni të udhëhequr nga Erik Petigura.

Rezultati i studimit është publikuar në revistën “Pnas”. Në bazë të të dhënave të mbledhura nga teleskopi “Kepler” besohet se në Rrugën e Qumështit janë nga 40 deri në 50 miliard yje. Shkencëtarët e NASA-s pranojnë se 22 për qind e këtyre yjeve kanë karakteristikat e Diellit tonë. Nëse këtyre shifrave u shtohet edhe numri i yjeve më përmasa më të mëdha, numri i planetëve që rrotullohen rreth asaj që shkencëtarët e quajnë “zona e jetës”, në yllin përkatës do të shtohej me 20 miliard.

“Zona e jetës” quhet orbita e përshkuar nga një planet që ndodhet në një distancë të favorshme nga ylli përkatës  që mundëson zhvillimin e jetës.

Sipas studiuesve të universitetit, mendohet që planeti më i afërt me jetë ndodhet rreth 12 mijë vite dritë larg. Petigura dhe kolegët e tij analizuan të dhënat nga 42 mijë yje të ngjashëm me Diellin “ku gjetën” 603 planetë, 10 me diametër sa Toka dhe një ose dy prej tyre që orbitonte në “zonën e jetës”.

Hapi tjetër thonë shkencëtarët, është studimi me anë të teleskopëve të fuqishëm të atmosferës së këtyre planetëve për të kuptuar nëse vërtet janë plotësojnë kushtet jetsore. Pavarësisht këtij rezultati, studiuesit përmbahen duke deklaruar se jo të gjithë planetët e ngjashëm me Tokën mund të kenë jetë.