FOTO GALERI Archive

0

March 7 2015

 

7 marsi

March 7 2015. Happy Teacher’s day! For my dear colleagues!

0

Sirius-ylli më i ndritshëm në atmosferë.

2 3

Nëse ndonjëherë keni menduar se sa shndrit një yll, atehërë te kjo foto gjendet përgjigjia.Marrë nga Pakistani nga një astronom amator, fotoja tregon ngjyrat e atmosferës. Fotoja tregon Sirius, yllin më të ndritshëm në qiellin e  natës.Astronomi Roshaan Bukhari  nga Pakistani tha se kapi imazhin  për të parë dhe kapur ngjyrat me të cilat shfaqen.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Universi si asnjëherë më parë!

Një fotograf amerikan ka kapur një set radikal fotografish panoramike në 360 grade. I krijuar duke përdorur një kamera me teknologji të lartë, ky set tregon fotot përrallore të  yjeve në qiellin e errët. Fotografi Vincent Brady tha se ai doli me idenë për të  krijuar foto panoramike  gjatë ditës. Duke eksperimentuar më truket e ndryshme të fotografisë dhe teknikat e reja, ai kapi dhe  foto të mahnitshme të yjeve gjatë natës .

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Matura 1989

Matura 1989 polifota per faqenDuke perdorur nje foto te vjeter jam munduar te rregulloj nje polifoto te matures 1989. Kuptohet se origjinalen pa vule nuk e kam nxjerre.

0

Liqeni i Kukësit.

0

Dinozauri më i madh i Tokës!

Në Argjentinë ,shkencëtarët kanë gjetur kockat e  dinosaurit më të madh që mund të ketë ekzistuar në planetin Tokë. Shkencëtarët thonë se ai  është një specie e titanozaurit barngrënës që peshon sa  14 elefantë. Fosilet janë gërmuar nga një grup paleontologjistësh , nga Museum of Palaeontology Egidio Feruglio, të udhëhequr nga   Dr Jose Luis Carballido dhe Dr Diego Pol. Dinosauri barëngrënës jetoi në pyjet e Patagonisë  95 apo 100 milione vjet më parë duke u bazuar në moshën e gurëve, ku u gjetën kockat e tij. Por pavarësisht madhësisë, ai ende nuk ka një emër. Shkencëtarët janë të mendimit se “emri do të jetë një dedikim për rajonin dhe fermerët që “njoftuan për zbulimin”.

 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Korbi Kolesjan. PEMA

KORBET Kolesjan

Pema gjinekologjike e fisit Korbi në fshatin Kolesjan të rrethit Kukës. Duke qenë se shumë veta janë larguar nga Kukësi, ajo nuk është e plotësuar. Mirëpres sugjerimet dhe korrigjimet në mënyrë që ajo të jetë sa më e saktë. Mund të më shkruani në urankorbi@gmail.com.

0

Dallgët në zjarr!

Fotografët janë njohur gjithmonë për vënien në rrezik të  jetës së tyre, për shkak të përgjejgësive të mëdha që marrin . Dy profesionistë nga Hawaii , I kanë bërë ballë fuqisë shkatërruese të natyrës, duke kapur në foto momentin kur llava derdhet në det nga uji. CJ Kale dhe Nick Selway, pretendojnë se janë të parët që kanë sjellë këto pamje të veçanta të rrjedhjes së llavës së vullkanit Kilauea në Hawaii. Ato duhet të futeshin brenda ujit , ku llava bënte sërf në drejtim të tyre. Notuan në temperaturë 110 °C, dhe nëse do të ecnin dhe 20 m atëherë ato do të prekeshin nga  llava.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e fshehur e luleve!

Lulet cilësohen si gëzimi i pranverës, për shkak të bukurisë së tyre, por duket se kjo bukuri nuk paska kufij. Një fotograf gjerman, me ndihmën e një biologu, ka kapur këto foto të mahnitshme, që tregojne bukurinë e fshehur  të luleve. Për të përgatitur mostra, Meckes dhe Otawa morën pjesë të vogla  të çdo petali  të  lules  apo  të gjetheve  dhe i vunë në  procesin e dehidratimit, para se ti fusnin në 100% alkool.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Insektet e lumtura!

Mund të duken si të pazakonta dhe të mrekullueshme , por këto insekte nuk janë thjeshtë një fytyrë e bukur.Me anë të kësaj fytyre ato mbrohen nga jeta e egër e mjedisit ku jetojnë. Këto insekte duket sikur janë duke jetuar një jetë të lumtur, por midis tyre qëndrojnë dhe insekte të tjera , të cilat kërcënojnë jetën e tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e Kripës!

 

Fotografi Sergey Anashkevych po udhëtonte me tren  përgjatë Krimeas , kur ai fotografoi këto pamje të mrekullueshme.Këto imazhe janë të banesave prej kripe të ndodhura në Sivash.

Kripa është një nga produktet më të mëdha të eksportit nga Krime, ndërsa industria kimike përbën 20.6% të prodhimit industrial në rajon.

Kur ishulli ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky rajon i veçantë i është minuar për ujë me kripë

Tani banesat e  kripës janë të braktisur, por ajo që ka mbetur janë një seri e pabesueshme e liqeneve të mbushur me mbeturinat e një industrie, dikur, të gjerë.Liqeni Sivash është shumë I cekët dhe përmban rreth 200 milion ton kripë.Në imazhe uji I kuq I pellgjeve të braktisura është në kontrast me qiellin e kaltër, e kjo është një ndër gjërat që I bën ato kaq të veçanta.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Hëna mahnitëse!

I pari eklips nga të 4 e “hënës së përgjakur” u shfaq sa i mrekullueshëm po aq dhe i frikshëm.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si “Hëna e përgjakur” sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë. 

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë dhe tha se gjëja më e bukur është se të gjitha eklipset do të duken në SHBA.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Teknologjia e re revolucionon shkencën e fotografisë!

Duke hapur krahët e tij madhështorë , një buf rritet në heshtje në vdekjen e natës-ky është imazhi i kapur nga Les Wilson vetëm në një sekond e duke përdorur 15 flashe për të krijuar këtë efekt. Tani nuk duhet që të jesh një fotograf profesionist që të kapësh foto të tilla , e kjo falë teknologjisë më të fundit për fotot!5

” Si çdo lodër e re ti duhet ta praktikosh shumë për ta bërë siç duhet”-tha Les Wilson.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Toka e 2-të!

Për vite me rradhë astronomët kanë kërkuar për një planet si tonin jashtë sistemit diellor  që mund të sigurojë jetën. Dhe më në fund ata ia kanë arritur qëllimit të tyre, kanë gjetur një planet pothuajse me madhësinë e Tokës që  rrotullohet rreth një ylli 490 vite dritë larg. I quajtur  Kepler-186f, planeti është i pari i zbuluar, që përmban të gjitha kushtet përshtatshme për jetën , e sidomos atë të alienëve. Zbulimi u bë nga një grup astronomësh të udhëhequr nga Elisa Quintana e SETI Institute në Nasa Ames Research Center.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Po aq i mrekullueshëm edhe kur shihet nga Hapësira!

Të qëndrosh në buzë të Kanionit të Madh është një eksperiencë e jashtëzakonshme, por imazhet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor , tregojnë se kjo eksperiencë mund të përjetohet dhe vetëm duke e parë atë! Imazhi i fundit i cili tregon “kupën” e plotë të Kanionit të madh është marrë nga ekuipazhi  i ekspeditës më 25 mars.Fotoja tregon lumin Kolorado , e shfaqur si një linjë e errët që gjarpëron rrugën  nëpër tokën e Kanionit.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Imazhet panoramike të Angkor!

Angkor në Kambioxha është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Azinë Juglindore. Tashmë turistët mund ta shikojnë atë përmes 9000 fotove të kapura nga Google  për projektin e fundit të Insitutit  të kulturës. Google tha se këto imazhe do tu japin mundësinë njerëzve të përjetojnë bukurinë e Angokor kudo që janë dhe tha se teknologjia ka arritur majat dhe tashmë ajo ka ndryshuar edhe mënyrën e ruajtjes së thesareve kulturore , për brezat e ardhshëm.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Ndryshimi i orës!

Më shumë se 7000 qytete në të gjithë globin  janë zhytur në errësirë , për të shënuar Orën e Tokës , një ngjarje e përvjetshme e koordinuar nga World Wide Fund për Natyrën (WWF) për të rritur ndërgjegjësimin e ndryshimit të klimës dhe shkaqe të tjera mjedisore. Njerëzve iu thanë që të fiknin të gjitha dritat nga ora 20:30. Qendrat e botës si Shangai , Sidnei  ishin qytetet e para që e bënë këtë lëvizje, e pas tyre  Britania , Franca dhe pjesa tjetër e Evropës Perëndimore .Morën pjesë gjithashtu edhe monumentet e mëdha si Big Ben,Parlamenti , Buckingham Palace, Tower Bridge,  The London Eye, Edinburgh Castle, Brighton Pier, Katedralja Durham dhe Windsor Castle.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Makina elektrike që sfidon erërat e forta!

 

Fomm Concept One , është makina elektrike e krijuar për të sfiduar edhe  gjerat më të tmerrshme që mund të vijnë nga natyra.Kjo makinë është me katër ulëse dhe mund të lundrojë. Bëhet fjalë për një automjet lundrues, tek i cili njeriu mund të menaxhojë vetë gazin, frenat dhe timonin dhe që kur është mbi ujë një gjenerator i jep propulsion.  Por megjithëatë, Fomm Concept One nuk është një automjet amfib i mirëfilltë.   Ky automjet  do të jetë mjaft i dobishëm  për komunitetet bregdetare dhe banorët e saj . Për momentin  kjo teknologji është thjesht një koncept , e cila do të vijë së shpejti.

Burimi:http://www.digitaltrends.com/

0

Bukuria e Qelizave!

This slideshow requires JavaScript.

Puna në laborator nuk duket shumë tërheqëse , por shkencëtarët, nga këto vende të izoluara, kanë nxjerrë imazhe të mrekullueshme të qelizave. Këto imazhe të mbledhura nga GE Healthcare Life Sciences , si pjesë e një konkursi vjetor  tregojnë  modelet e ndërlikuara të qelizave. Këto imazhe mahnitëse kanë ndihmuar biologët  në të gjithë botën , për zbulimin e  trajtimeve të reja për sëmundje të ndryshme. Kompania globale e imazheve ka shpallur fituesit e konkursit ;Vanessa Auld nga Kanadaja, Martin Barr nga Irlanda dhe Graham Ëright nga Singapori.

Me mbi 23,000 votave të hedhura nga publiku, imazhet e tyre do të përdoren  në  Times Square në Nju Jork nga 25-27 prilli.   

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Video të bëra sot më 22 nëntor 2013 në Kolesjan (video 2)

Këtu i thonë "Kepi i katunit"