GNU/LINUX Archive

0

Ja ku dominon sistemi operativ Linux

linuxSapo është publikuar lista me 500 superkompjuterët kryesorë në botë dhe vihet re se në krye të saj renditet Tianhe-2, superkompjuteri i zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Kinës për Teknologjinë e Mbrojtjes, i cili sipas standardit Linpack, është klasifikuar si më i shpejti në botë me një performancë prej 33.86 petaflop/sekondë që do të thotë kadrilion llogaritje për sekondë. Përsa i përket sistemit operativ mbizotërues tek këto sisteme të fuqishme, tashmë prej një dekade ky pozicion disponohet nga Linux. OS

Kur bëhet fjalë për superkompjuterët, Linux është konsideruar që prej vitit 2004 si zgjedhja primare dhe lista në fjalë është një provë më tepër që vërteton se sa dominues është ky sistem tek superkompjuterët.

Në listën e publikuar në nëntor të këtij viti vihet re se 482 superkompjuterët kryesorë në botë funksionojnë me sistemin operativ open-source Linux. Në vend të dytë renditet Unix, vetëm me 11 superkompjuterë, 4 të tjerë funksionojnë me sisteme operative të përziera. Windows aktualisht përdoret vetëm prej 2 superkompjuterëve kryesorë të listës dhe vetëm 1 funksionon me sistem BSD Unix.

Pjesa më e madhe e këtyre kompjuterëve të fuqishëm me sistem Linux përdorin arkitektura Cluster (rreth 86.4%) dhe vetëm 15.4% përdorin dizajnin e proçesorëve masivë paralelë (MPP).

Përsa i përket proçesorëve përdoren më tepër AMD dhe Intel. Për të qenë më të saktë, 82% përdorin proçesorë Intel Xeon, 9% funksionojnë me AMD Opteron, ndërsa 8% përdorin proçesorët IBM Power. Të gjithë këta proçesora ekzekutojnë sistemin Linux tek superkompjuterët.

Vetëm 10% e këtyre superkompjuterëve (rreth 53 sisteme) përdorin teknologjinë e proçesorëve përshpejtues ku 38 prej tyre përdorin proçesorë NVIDIA, 13 sisteme përdorin Intel Xeon Phi dhe vetëm 2 prej tyre përdorin ATI Radeon.

Ndërkohë vlen të theksojmë se Jack Dongarra, një profesor me emër në shkencat kompjuterike po punon për vendosjen e një standardi të ri, të ndryshëm nga Linpack që është përdorur për klasifikimin në fjalë.

Standardi do të njihet si “High performance Conjugate Gradient”. Nuk dihet ende se kur do të publikohet lista e superkompjuterëve sipas këtij standardi, por kurdo që të ndodhë është e sigurt që Linux do të jetë sistemi kryesor operativ. (PCWorld Albanian)

0

Platforma OpenOffice 4.0, në dispozicion për përdoruesit

Open office4

Fondacioni Softeurik Apache (ASF) ka lajmëruar lëshimin e OpenOffice 4.0 .

Të dy  platformat OpenOffice dhe  LibreOffice janë në dispozicion për shumë sisteme operative, duke përfshirë Linux, OSX dhe Windows, me mundësi shtimi tek sistemet e tjera operative.

Sidoqoftë, asnjëra nuk kanë bërë ndonjë premtim afat-gjatë, për arritjen e versionit në cloud. OpenOffice 4.0 vjen me një ndërfaqe  më moderne të përdoruesit, përmirësime në ndërveprimin me Microsoft Office, mbështetje e përmirësuar grafike dhe përmirësime të tjera.

Ndërfaqja përfshin mbështetje për nivelet skicore docx, mbështetje për ngjyrat në prapavijë nga stili i tabelave në skedarët docx, më tepër pika anësore dhe numra për të shkruar citate në docx dhe mbështetje për ngjyrën e fontit në skedarët pptx.

“Ndërveprimi me Microsoft Office është një prioritet i lartë për projektin,” tha në një deklaratë, Juergen Schmidt, që është Menaxher i Lëshimit të Apache OpenOffice.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’u siguruar që përdoruesit tanë munden me sukses të shkëmbejnë dokumente dhe përmbajtjen e tyre me kolegë që vazhdojnë të përdorin Microsoft Office. Në të ardhmen ne planifikojmë që të vazhdojmë përqendrimin tonë në ndërveprimin e dokumentit OOXML.”

 

0

A duhet ta përdorni akoma Windows XP?

irgud ubuntu install

Kompjuteri i vjetër i Mae Watson akoma punon mirë. Ajo pyeti nëse duhet të heqë dorë prej përdorimit të Windows xp përpara pranverës së ardhshme. Microsoft do të  ndalojë se mbështeturi Windows xp me 8 prill 2014.Kështu që Windows xp i kanë mbetur dhe 9 muaj !

Fundi i mbështetjes do të thotë fundi i përditësimeve  ku përfshihen edhe përditësimet e sigurisë. Gradualisht Windows xp  do të behet shumë  i pasigurtë.. Autorët Malware duan të përdorin një software  të vjetëruar për PC tuaj – dhe sa më shumë njerëz që janë duke e përdorur një program të vjetëruar, aq  më shumë ata e duan atë. Përveç kësaj një system operativ i vjetëruar  e bën një objektiv më të bukur e tërheqës se sa një system pdf.reader.

‘’Lexuesit e një kohe të gjatë do te më akuzojnë mua për mospërputhje . E mora përsipër këtë subjekt më përpara në 2011 dhe dhashë keshilla të ndryshme , sugjerova që një ndryshim do të ishte një gjë e mirë , por jo e detyrueshme . Gabova! Duket që shumica e popullsisë do të përdorin Windows xp  vitin tjetër dhe me tej , duke e bërë atë gjithnjë e më të rrezikshme.

Tani që unë po ju them të mos  përdorni Windows xp çfarë duhet të bëni? Këtu janë disa sugjerime :

Ju mund të bleni një kompjuter të ri  që me siguri do ta zgjidhë problemin  dhe kompjuteri juaj i ri do të jetë më i mirë se ai që keni patur .Në fakt kjo është një zgjidhje që kushton !

Ose për një zgjidhje më pak të kushtueshme ju mund ta shndërroni Windows XP në Windows 8 apo 7.

Them mund sepse kompjuteri juaj nuk mund ta mbështesë një system të ri operativ . Për ta gjetur shkarkoni dhe instaloni  Windows 8 Upgrade Assistant. Kjo do tju tregojë ju se çfarë ju nevojitet para tranzicionit .

Përfundimisht ju mund të përdorni Linux , i cili nuk ju kushton asgjë! Ju mund të përdorni Linux Ubuntu , të cilin unë e sugjerova më përpara se të thoja se duhet të hiqnim dorë nga Windows XP

Ai instalohet me po të njëjtën mënyre si Windows  duke ju dhënë një system dual –boot  ku ju mund të zgjidhni sistemin operativ’’,-thotë Watson .

Burimi:http://www.pcworld.com

0

LinuxMint. Alternativë fantastike

linuxmint
0

Ç’lidhje Ka Software-i i Lirë Me Arsimin?

maturaLiria e software-it ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në arsim. Institucionet arsimore të të gjithave shkallëve do të duhej të përdornin dhe të jepnin mësim Software-in e Lirë ngaqë është i vetmi software që u lejon të përmbushin misionin e tyre thelbësor:

Përhapjen e dijes njerëzore dhe përgatitjen e nxënësve për të qenë anëtarë të denjë të bashkësisë së tyre

Read the rest of this entry »

0

Ç’është GNU-ja?

Ç’është GNU-ja?
GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in, që është software i lirë—respekton lirinë tuaj. Mundeni të instaloni versione të GNU-së (më saktë, sisteme GNU/Linux) që janë krejtësisht software të lirë. Më shumë shikoni www.gnu.org
Foto ekrani nga GNU-ja

 

Read the rest of this entry »