WORDPRESS Archive

0

WordPress Backups!

Baza e të dhënave në WordPress-in tuaj përmban çdo postim, çdo koment dhe çdo link që ju keni në blogun tuaj. Nëse baza e të dhënave tuaja fshihet , ju mund të humbisni çdo gjë që keni shkruar . Ka shumë arsye pse kjo mund të ndodhë dhe jo të gjitha janë gjëra që mund të kontrollohen. Me Backup-in e duhur, të WordPress-it tuaj dhe të bazës së të dhënave, ju në mënyrë të menjëhershme mund t’i ktheni gjërat në gjendjen normale.

Instruksionet për të krijuar një kopje rezervë të faqes suaj të WordPress  përfshijnë:

  • Faqen WordPress dhe të dhënat tuaja WordPress.
  • Opsionet e backup rezervë të WordPress.

Ka dy pjesë, të cilave duhet tu bësh backup: Baza e të dhënave dhe Files(skedarët). Duhet që të krijoni një kopje të të gjithë faqes, dhe një kopje rezervë të Bazës tuaj të  së dhënave. Më poshtë janë instruksionet, për të krijar një kopje rezervë  të Bazës së të Dhënave, për programe të serverave të ndryshëm.

Faqja juaj e WordPress përbëhet nga :

  1. Instalimi I wordpress Core
  2. WordPress Plugins
  3. WordPress Themes
  4. Imazhet dhe Files
  5. JavaScript dhe PHP scripts dhe code files.
  6. Files shtesë dhe Static Web Pages.

Të gjitha këto janë përdorur në kombinime të ndryshme për të gjeneruar faqen tuaj. Baza e të dhënave përmban postime të ndryshme dhe të dhëna të tjera të gjeneruara në faqen tuaj, por nuk përfshin elementet e mësipërme  të cilat vijnë të gjitha së bashku për të krijuar  pamjen dhe informacionin në faqen tuaj.

Shumica e backup-eve, përfshijnë të gjithë serverin, edhe faqen tuaj, por kërkon shumë kohë për të kryer gjithë këtë punë. Për këtë ju duhet të mësoni disa mënyra për të krijuar një kopje rezervë të fileve të faqes suaj.

Këto janë disa metoda që përdoren  për të krijuar kopje rezervë të fileve në faqen tuaj.

Website Host Provided Backup Software

Shumica e faqeve ofrojnë programe për të bërë backup-in e faqes tuaj. Kontrolloni se çfarë shërbimesh dhe programesh ato ofrojnë.

Krijo Sync me faqen tuaj

WinSCP dhe programe të tjera ju lejojnë që të krijoni  sync me faqen tuaj te internetit për të mbajtur një kopje të përmbajtjes në serverin tuaj. Kjo kursen kohë dhe e bën të sigurt që ju keni  filet më të fundit në të dyja vendet.

Kopjoni Filet tuaja në Desktop

Duke përdorur FTP Clients ose UNIX Shell Skills , ju mund të kopjoni filet, në një folder në kompjuterin tuaj.

Instruksionet  e krijimit të një kopjeje rezervë të bazës së të dhënave.

Krijoni një kopje rezervë të bazës së të dhënave  rregullisht, dhe gjithmonë, përpara një përmirësimi bëni një kopje të re. Informacioni i mëposhtëm do të ju ndihmojë që të bëni backup-in e bazës së të dhënave, duke përdorur paketa të programeve  të serverëve të ndryshëm. Për informacionmë të detajuar ju mund të kontaktoni website host.

Përdorimi i phpMyAdmin.

Ndërsa njohja me phpMyAdmin, nuk është e nevojshme  për të bërë backup e bazës së të dhënave tuaja, këto instruksione duhet të ndiqen hap pas hapi, përmes procesit së gjetjes së phpMyAdmin në serverin tuaj.

 

  • cPanel
  • Direct Admin
  • Ensim
  • Plesk
  • vDeck
  • Ferozo

Në panelin kryesor të kontrollit për cPanel, kërkoni për logon e MySQL dhe klikoni linkun për MySQL Databases. Në faqen tjetër kërkoni për  linkun e phpMyAdmin dhe klikoni për tu lidhur në phpMyAdmin.

phpMyAdmin

 

Direct Admin

Nga faqja Your Account, kërkoni  për MySQL Management dhe klikojeni atë për tu lidhur me phpMyAdmin.

direct admin

 

Ensim

Kërkoni për  logon e MySQL Admin dhe klikoni linkun. Poshtë Configuration zgjidhni MySQL Administration Tool.

config

 

Plesk

Klikoni butonin për Databases. Më pas zgjidhni linkun për te  baza e të dhënave të WordPress që ju shihni gjatë instalimit të WordPress. Më pas klikoni butonin phpMyAdmin.

1

2

3

 

 

vDeck

Nga paneli kryesor i kontrollit, klikoni Host Manager, më pas  Databases. Në dritaren tjetër klikoni Admin. Një dritare tjetër do të hapet dhe  do t’ju shpie në ekranin e hyrjes së phpMyAdmin. 

4

 

Ferozo

Hyni në Panelin e Kontrollit tuaj të Ferozo duke përdorur  shkronjat tuaja  kredenciale. Shkoni te menuja e “Base de Datos” (“Data Base”) dhe klikoni në “Acceso phpMyAdmin” (“Access phpMyAdmin”).

Një dritare tjetër do të hapet dhe  do t’ju shpie në ekranin e hyrjes së phpMyAdmin.

2014-04-30_221551

 

Burimi:https://codex.wordpress.org

0

Versioni i ri WordPress 3.9!

wordpress-39-thumbnail

WordPress.org ka lançuar versionin 3.9, i cili përfshin disa ndryshime dhe përmirësime në mjetin e menaxhimeve të blogjeve. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga WordPress.org/Download . 

Beta 3 përfshin më shumë se 200 ndryshime ku futen:

  • Karakteristika të reja si  live widget previews dhe një instalues të ri theme.
  • Përpunimet UI gjatë redaktimit të imazheve dhe punimit  me media në editor.
  • Nëse ju doni të testoni  audio dhe video playlists, lidhjet do të shfaqen në menaxherin media ku ju një herë ju keni ngarkuar audio ose video.
  • Për zhvilluesit e theme , wordpress ka vendosu titullin HTML5.
  • Funksioni i  formatimit që kthen kuotat e drejta  në kuotat smart ka pësuar disa ndryshime për ta shpejtuar në mënyrë drastike atë
  • Editimi i imazheve më lehtësisht se më parë.
  • Marrja e imazheve me “drag and drop”.

Ky software është akoma në zhvillim dhe nuk rekomandohet të instalohet menjëherë.

Burimi:http://wordpress.org/

0

10 arsye për të përdorur WordPress

imag

 

 

 

 

 

Më poshtë po renditim 10 arsye pse duhet të përdorim wordpress.

  • WordPress është  Open Source  (burim i hapur por kjo nuk do të thotë se vetëm  ai është i lirë)
  • WordPress është i lehtë për t’u përdorur (dhe për  konsumatorët, por është gjithashtu i lehtë për tu dëmtuar)
  • Kodi i WordPress është i qëndrueshëm (në qoftë se ju jeni të kujdesshëm në instalimet e temave dhe pluginsave)
  • Kodi i WordPress është i fuqishëm (në qoftë se nuk abuzohet me temat dhe pluginsat)
  • Zhvilluesit e WordPress merren shumë me aspektet e sigurisë (por çfarë do të bëni për sigurinë e WordPress tuaj?)
  • WordPress është i gjithanshëm, në sajë të temave të shumta profesionale dhe pluginsave në dispozicion është e mundur për të realizuar jo vetëm blog të thjeshtë, por edhe faqet e internetit të efektshme të korporatave, e-commerce sites dhe siteve të tjera më të ndërlikuara.
  • WordPress shihet edhe nga motorët e kërkimit, kodi i saj është i  optimizuar për indeksimin e mirë, në veçanti nga Google (kjo nuk do të thotë se ju jeni automatikisht duke përdorur një WordPress SEO)
  • WordPress lehtëson komentet ( megjithatë duhet të keni kujdes nga trollet dhe spammers)
  • WordPress është i integruar lehtësisht me Rrjetet Sociale (por  nuk keni për ta kthyer WordPress tuaj në një përsëritës Facebook dhe Twitter)
  • WordPress lejon ndërtimin e faqeve të internetit dhe blogjeve me lehtësi (por nuk keni siguri se çfarë ju duhet)
0

A është i sigurt version i WordPress që jeni duke përdorur ?

wordpress siguriaNjë nga këshillat përsëritur pafund, lidhur me sigurinë e WordPress, është për të mbajtur temat pluginsat dhe vetë Wordpresin gjithmonë të azhornuar me përditësimet e fundit.

Me të vërtetë ka shumë që të përdorin versionet më të vjetra të WordPress prej vitesh. Por kjo nuk është e këshillueshme pasi versionet e vjetra kanë shumë dobësi të njohura.

Dëshironi të zbuloni nëse versioni juaj është i pambrojtur?

Këtu është një listë e versioneve të fundit të WordPress, të shoqëruara nga numri i dobësitë njohura.

  1. WordPress 3.3.1 – 24 dobësi të njohura
  2. WordPress 3.4 – 15 dobësi të njohura
  3. WordPress 3.3.2 – 14 dobësi të njohura
  4. WordPress 3.4.2 – 12 dobësi të njohura
  5. WordPress 3.5 – 10 dobësi të njohura
  6. WordPress 3.2.1 – 10 dobësi të njohura
  7. WordPress 3.5.1 – 8 dobësi të njohura
  8. WordPress 3.6 – 5 dobësi të njohura
  9. WordPress 3.5.2 – 0 dobësi të njohura
  10. WordPress 3.6.1 – 0 dobësi të njohura

Lista është dhënë nga WhiteSecurity wp, më 15 shtator  2013. Ajo është ndërtuar pak para lëshimit të versionit 3.6.1, atëherë të dhënat në lidhje me versionin e fundit duhet të merren me kujdesin e duhur.

Numri i dobësive rritet shumë nëse keni një version të vjetër bashkë me pluginsat e pa azhornuar. Prandaj është shumë e rëndësishme që të azhornoni gjithmonë ato.

Por  gjithashtu është e rëndësishme të përdorni numrin më të vogël të mundshëm të pluginsave, të zgjedhur me kujdes të madh, dhe fshini pluginsat dhe temat të papërdorura.

0

Instalo WordPress-in në kompiuterin personal duke përdorur WampServer

WampServer të lejon të përdorësh kompiuterin tënd si server lokal. Të lejon të konfigurosh Apache, MySQL dhe PHP në serverin lokal. WampServer është pa pagesë dhe të ndihmon të familjarizohesh me një server, për ta menaxhuar atë. Kështu mund të ndertosh një faqe interneti duke e shfaqur në kompiuterin personal, pastaj mund ta importosh tek faqja që ke në internet.

Duke pasur një web server në kompjuterin tuaj ju mund të testoni punën tuaj offline,  duke e bërë faqen të përshtatshme edhe kur ju nuk keni qasje në internet, por gjithashtu siguron që përmirësimet tuaja nuk do të shkaktojnë të papritura të mëdha kur përditësoni faqen tuaj.

Këtu do të mundohemi që të formojmë një tutorial të shkurtër për instalimin e WordPress në serverin lokal Wamp.

Pikat e këtij tutoriali janë më poshtë:
  1. Instalimi i WampServer
  2. Si të përdorni serverin tuaj lokal  (localhost) web
  3. Instalimi i WordPress-it
  4. Konfigurimi i PHP
  5. Menaxhimi i faqes lokale të internetit
  6. Menaxhimi i bazës së të dhënave MySQL lokal
  7. Sinkronizimi i serverit tuaj lokal me një server tjetër (ku keni të vendosur faqen)  duke përdorur FTP
  8. Sinkronizimi i  MySQL databasës tuaj me një server tjetër duke përdorur MySQL Export / Import

1.Instalimi i WampServer

Fillimisht shkarkoni ëampserverin në këtë adresë: http://www.wampserver.com/en/download.php  Vazhdoni procesin normal të instalimit. Bashkë më të njëkohësisht janë instaluar:

  • Apache 2.2.11 (aplikacion për web server )
  • PHP 5.3.0
  • MySQL 5.1.36
  • phpMyAdmin (një ndërfaqe web e përshtatshme për menaxhimin e databazës tuaj)

Mbas shkarkimit kliko run, prano termat e liqensës.

01

 

 

 

 

 

 

 

02

 

 

 

 

 

 

 

Zgjidh direktorinë e instalimit. Normalja që serveri të ecë mirë është C:\wamp.

03

 

 

 

 

 

 

 

04

 

 

 

 

 

 

 

05

 

 

 

 

 

 

 

Funksioni i Email për të punuar me korrektësi në një mjedis lokal është shpesh i ndërlikuar, kështu që nuk duhet të mbeteni të habitur në qoftë se funksionet e postimeve nuk punojnë!

06

 

 

 

 

 

 

 

 Pas instalimit të suksesshëm,  do të vini re një ikonë të re në taskbarin që ka këtë formë:

07

 

 

 

 

 

 

 

2.Si të përdorni serverin tuaj lokal  (localhost) web

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni nëse WampServer është instaluar siç duhet. Hapni shfletuesin tuaj web në adresën http://localhost. Nëse WampServer është ndezur dhe është duke punuar si duhet, kërkoni në faqen e parazgjedhur Server Configuration.

08

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në faqen Configuration Server, ju do të shihni se çfarë extensions janë të instaluar, mjetet themelore për menaxhimin e web server të localhostit tuaj, projektet  ekzistuese, dhe lidhja php MyAdmin (të cilat do ti përdorim më vonë).

Vendosi një emër projektit dhe hap një dosje të re me këtë emër në adresën:

C:\wamp\www\projekt.  Tek dosja projekt (emri i projektit)mund të vendosni një index të thjeshtë për ta provuar.

 3.Instalimi i WordPress-it

Në fillim shkarko wordpress.  Pastaj ekstraktoje tek faqja që ke kriju c:\wamp\www\projekt.

Krijo  WordPress MySQL Database  (databazën e wordpress)

Së pari, duhet të krijoni bazën e të dhënave WordPress  në serverin tuaj. Automatikisht do  të japë një emër prefix (p.sh. db01_wp_mydatabasename). Nëse  keni kontroll të plotë në bazaën e të dhënave MySQL në serverin tuaj, atëherë mos u bëni merak për këtë sepse mund ta ndryshoni më vonë.  Skedarin config.sample.ini riemroje config.ini

Tani keni një bazë të dhënash WordPress në serverin tuaj, emri i bazës së të dhënave WordPress do të ketë të njejtin emër. Në vend që të merremi me command line, do të përdorim phpMyAdmin, e cila është një GUI që  ju ndihmon për të menaxhuar bazat e të dhënave MySQL-së tuaj.

Hapni përsëri  http://localhost dhe pastaj kliko mbi link phpMyAdmin drejt pjesën e poshtme të ekranit Configuration Server, nën Your Alias.

Krijojmë një bazë të dhënash të re me të njëjtin emër si tek setup tuaj (kur do të instalosh wordpress). Këtu është quajtur  wordpress , por është e kësillueshme të përdoret një emër tjetër që të zvogëlohen shancet për sulme të mundëshme ndaj faqes.

10

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tani hapni  http://localhost/projekt dhe ndiqni hapat për të instaluar WordPress.

Kur të jeni në ekranin e bazës së të dhënave, do të vendosim emrin e databazës MySQL që kemi krijuar, si user name vendosim root, fushën e fjalëkalimit e lëmë bosh. Do të veprojmë në këtë mënyrë sepse akoma nuk kemi vendosur ndonjë përdorues  në MySQL database tonë localhost.

11

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse baza e të dhënave është krijuar me sukses, do të jeni në gjendje për të vazhduar instalimin. Kliko Run Install për të instaluar WordPress në web serverin tuaj lokal.

12

 

 

 

 

 

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ju do të shihni Sukses! në ekran. Excellent, çdo gjë është në rregull deri tani për WordPress.

13

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të konfirmuar se WordPress është instaluar me sukses në web server tuaj, kontrolloni nëse tabelat e bazës së të dhënave janë të pranishëme në  database-n e WordPress tuaj duke shkuar prapa tek phpMyAdmin.

14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4.Konfigurimi i PHP

Që faqja jonë localhost server të jetë 100% kompartibël  me serverin tonë të zhvillimit të internetit, duhet të sigurohemi që PHP jonë config (php.ini) është i njëjtë si në server. Kjo është një praktikë e mirë për të siguruar funksionimin e asaj që kemi instaluar në përputhje me dosjet tona në webserver.

Nëse nuk keni qasje në dosjen php.ini (e cila është tipike në shared hosting), mund të krijoni një skedar PHP në serverin tuaj web që ka funksionin PHP mëposhtme në të:

<?php
phpinfo();
?>

Kur të hapni këtë skedë në web shfletuesin tuaj, do të paraqitet  informacioni në lidhje me cilësimet e konfigurimit PHP në hostin tuaj web.

15(versioni i PHP tani është 5.4.0)

 

 

 

 

 

 

Kjo është pak e lodhshme, por  duhet të jeni të sigurtë se cilësimet përputhen. Jo çdo gjë duhet të përputhet saktësisht në shumicën e rasteve, kjo është e nevojshme për të bërë të sigurt se safe_mode është vendosur, magic_quotes_gpc është vendosur dhe të  shikojë versionin e PHP.

Shënim: Nëse keni një version të ndryshëm PHP në serverin tuaj, duhet të instaloni këtë version në WampServer sepse nuk do të jetë në gjendje për të rinovuar versionin PHP host të web-it tuaj. Rekomandohet që të përdorni PHP 5 (versioni i fundit), në qoftë se webhost tuaj ka  PHP 4 (ose më pak) dhe nuk kemi mundësi për PHP 5 – duhet të kalojmë tek një host tjetër.

5.Menaxhimi i faqes lokale të internetit

Disa detyra të zakonshme që  duhet të kryeni për të rregulluar web serverin lokal.

Aktivizo Apache’s mod_rewrite

Përdorni URL (i.e. http://localhost/projekt/blog-post instead ose http://localhost/projekt/?p=132) për të mundësuar Apache’s mod_rewrite.

Për të aktivizuar Apache’s mod_rewrite klikoni në ikonën në WampServer, mbi taskbar Apache dhe pastaj modulet Apache. Gjej rewrite_module në listë dhe klikoni atë. Do të duhet të  klikojmë Restart all services për të filluar përdorimin mod_rewrite.

16

 

 

 

 

 

 

 

 

 

6.Menaxhimi i bazës së të dhënave MySQL lokal

Krijimi i përdoruesve të rinj MySQL

Për të bërë gjithçka më të lehtë, krijojmë një përdorues MySQL me detaje të njëjta si përdoruesi ëWordPress në server. Shkojmë tek http://localhost/phpmyadmin përsëri dhe klikojmë mbi WordPress database tuaj për të kryer veprimin (keni vetëm një bazë të dhënash kështu që kjo duhet të jetë e lehtë).

Vazhdo duke klikuar mbi tabin Privilegjeve në krye të ekranit, dhe pastaj kliko Shto një përdorues të ri.

17

 

 

 

 

 

 

I japim përdoruesit të ri të njëjtin emër dhe fjalëkalim si përdorues i My Live MySQL. Gjithashtu vendos përdoruesin e krijuar  për çdo host. Vendosi për të gjitha privilegjet në pjesën e poshtme të tabelës. Megjithatë, zakonihsht në një server, duhet minimizuar shumica e privilegjeve për përdoruesit e MySQL tuaj për të përmirësuar sigurinë.

18

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
Konfiguro wordpress-in e instaluar në përputhje me serverin

Redaktojnë në WordPress-in  tonë  skedarin config (wp-config.php) në përputhje me detajet e reja të bazës së të dhënave. Për faqet e tjera të internetit që nuk janë në përdorim të WordPress, procesi do të jetë  i njëjtë.

19

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ka qenë një proces i gjatë Setup deri tani, por tani keni  një website lokale që ka konfigurimin e njëjtë me serverin tuaj.

Nëse doni të shtoni një tjetër faqe interneti, do të krijoni një dosje në  c:\ wamp\www.

7.Sinkronizimi i serverit tuaj lokale me një server tjetër (ku keni të vendosur faqen)  duke përdorur FTP

Sinkronizimi i skedarve të internetit është mjaft e lehtë. Vendosni parametrat e njejtë si faqen tuaj te internetit live, FTP është opsioni më i mirë. Vendosen lidhjet e drejtëpërdrejta të skedarëve dhe të dosjeve.

8.Synkronizimi i  MySQL databasës tuaj me një server tjetër duke përdorur MySQL Export / Import

Për bazën e të dhënave, kemi disa opsione. Mundësia më e lehtë është që të përdorim vetëm phpMyAdmin dhe eksportimin e bazës së të dhënave tuaja në një skedar ZIP ose një skedar SQL, pastaj ta importojmë atë në serverin tuaj.

Për këtë, në fillim shfletojmë http://localhost/phpmyadmin në databazën e WordPress-it. Në mennë kryesore (lart), klikojmë Export tab.

Në ekran të Eksporteve, kemi disa opcione. Në krye të ekranit, do të shihim seksionin e eksportit. Këtu do të zgjedhim çfarë duam të eksportojmë. Krahas këtij seksioni është seksioni Options. E veqanta është se që phpMyAdmin ka të gjitha parametrat e nevojshme të përcaktuara nga default.

20

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zona kryesore është ajo shikojmë në opsionet e të dhënave. Nëse duam që dhënat në bazën e të dhënave lokale të importohen në server live, atëherë shënoni  kutinë përkatëse. Në të kundërt do të krijohet vetëm një skedar bosh.

Të  dhënat mund të eksportohen vetëm njëherë pastaj është e këshillueshme që të bëhen vetëm përditësimet në mënyrë që të dhënat të mos rishkruhen apo të kthehen të dhënat e fshira.

Një rregull i mirë është që të dhënat e faqes së internetit të përsëriten në faqen lokale të internetit. Por dërgo vetëm strukturat e ndryshuara së fundmi. Gjithashtu beji bekap bazës së të dhënave para ndryshimit.

Importimi bazës së të dhënave MySQL

Për të importuar të dhënat e faqes , hyjmë në phpMyAdmin dhe zgjidhim bazën e të dhënave që duam. Në menunë në krye në krah të eksportit është lidhja Import.  Para se të bëjmë  ndonjë gjë,  duhet të bëjmë backup database së parë!

Importimi është një proces shumë i thjeshtë. Shfletojmë skedarin që e kemi diku në kompiter (ruajtur nga eksporti). Sigurohemi për pjesën që duam të importojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm në rastet kur kemi databasa shumë të mëdhaja për ndonjë pjesë timeout. Klikoni butonin dhe do të vendosen në pjesën e poshtme të ekranit.

21

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse gjthqka shkon mirë ju keni përditësuar bazën e të dhënave. Në të kundërt keni backup-in që keni krijuar për siguri.

Në fund

Pa marrë parasysh se çfarë janë nevojat tuaja, ngritja e një web server localhost është një masë e dobishme dhe të sigurt që duhet marrë.

Merrni kohë për të krijuar mjedisin tuaj të zhvillimit dhe bëje këtë pjesë të procesit të zhvillimit tuaj web. Nëse e bëni, ju kurrë nuk do të keni atë moment ku tragjikisht, të dhënat në faqen live janë humbur apo një faqe interneti është rrëzuar për orë / ditë për shkak të një zhvillimi të gabuar në një faqe interneti live.  (www.irgud.com)

Good Luck

0

WordPress SEO Plugin

Fitoni më shumë vizitorë në faqen tuaj të WordPress!

WordPress SEO është plugin-i më i kompletuar i WordPress Seo  që ekziston sot për përdoruesit e wordpress. Ai përmban  çdo gjë  nga një vrojtim dhe përmban analizën e faqes që ju ndihmon ju  të zgjidhni përmbajtjen e faqes tuaj , titujt e imazheve, përshkrimet Meta  dhe më shumë për hartat e faqeve XML. Ka një listë të plotë për tiparet e plugin më poshtë. Nëse doni ju mund të lexoni edhe më shumë për plugin premium.

Moduli Video SEO  për ata që duan të zgjedhin videon e tyre  në rezultatet e kërkimit .

Moduli Local SEO  për faqet që konkurojnë në Google Maps.

Plugin Video Manual SEO që përmban video trajnjuese për redaktorët  video të udhëzimeve për administratorin. Moduli i ri SEO është falas.

Lista e tipareve te WordPres SEO plugin:

  1. Post titles and meta descriptions

  2. Robots Meta configuration

  3. Canonical

  4. Breadcrumbs

  5. Permalink clean up

  6. XML Sitemaps

  7. RSS enhancements

  8. Edit your robots.txt and .htaccess

  9. Clean up head section

  10. API Docs

 

Titujt e postimeve dhe përshkrimet Meta

 

WordPress SEO ju lejon ju që të zgjidhni  templates për titujt dhe përshkrimet Meta për  të gjitha llojet e faqeve , kështu që ju mund të përdorni kutinë Meta të WordPress SEO  për të zgjedhur titujt  e postimeve  dhe përshkrimin Meta , duke përdorur vrojtimin snippet për të parë se si duket faqja ne google .

 

WordPress SEO plugin - snippet preview

Konfigurimi Robots Meta

Nëse ju doni të mbani një faqe apo një postim jashtë indeksit , ose preferoni ta mbani të pa kërkuar ne google atëherë  Window Seo plugin ju ndihmon për këtë gjë. Nën butonin “Advanced’’ është një buton  meta robots settings block  që ju lejon të zgjidhni një mjedis për faqen tuaj.

WordPress SEO plugin meta box - advanced tab

Por ju gjithashtu mund të zgjidhni ‘’noindex’’ për një kategori të caktuar .

Category noindex or Title and Meta Description

Kaninik (Canonical)

Kur google përfshiu elementin Canonical Link  për të dalluar faqet origjinale nga faqet derivative  që kishte të njëjtën përmbajteje me tënden  ato thanë që duhej të zhvillonin  WordPress plugin për të. Më vone canonical link elements u shtuan. Ata punojnë mirë, por  ata punojnë vetëm për  faqet, jo për kategoritë  dhe tags,dhe  jo për faqen kryesore.

 

Breadcrumbs

Kodi  Yoast Breadcrumbs ka nxjerrë shumë tema të reja per gjatë këtyre viteve . Duke përdorur  të njëjtin kod  Plugin WordPress SEO tani jep një mënyrë më të mirë kontorolli mbi këto Breadcrumbs.

Përcaktoni  për çdo lloj posti taxonomy-në   për ta shfaqur.

Përcaktoni për çdo lloj postimi , faqe , se çfarë titulli do të përdorni për të përcaktuar atë enititet  të bradcrumbs.

 

Permalink clean up

A nuk ju urreni  kur dikush i shton në fund një link ? Apo linqet  e  pazakona në fund të URL? Tani  keni një zgjidhje! Vetëm duke kontrolluar një kuti do të përcjellim të gjitha këto  larg, dhe sigurohuni që përmbajtja juaj është gjetur gjithmonë nën URL ju dëshironi. Kur përdoret një motor Custom Google search, duke kontrolluar një tjetër kuti do të parandalohet  prishja  e  këtij funksioni.

 

XML Sitemaps (Hartat e faqeve XML)]

XML Sitemaps janë një pjesë thelbësore e SEO në ditët e sotme , dhe kështu nuk mund të përjashtohet nga një plugin i plotë WordPress SEO. Ndërsa ka të tjerë WordPress XML Sitemap  ata nuk flasin me SEO plugin tuaj. Që do të thotë se në qoftë se ju noindex (nuk e tregoni) një faqe, duke parandaluar atë për ta  treguar  Google, ajo mund të jetë ende në sitemap ( harta e faqeve tuaja) tuaj. Ky plugin bën Sitemaps XML tuaja të duken mirë duke përdorur një stylesheet XSLT mbi ta, kështu që njerëzit mund të lexojnë ato më  shumë.

 

RSS enhancements (Përmirësimi RSS)

RSS footer plugin ju lejon ju që të shtoni një pjesë të përmbajtjes në fund ose në fillim të postimit  në RSS feed. WordPress SEO plugin shkon një hap më tej  dhe ju lejon qe ti shtoni në përmbajteje të dyja .

 

 Edit your robots.txt and .htaccess( Redaktoni robotët tuaj txt dhe  htaccess.)

Redaktimi robots.txt dhe  htaccess i dosjeve tuaja  kurrë nuk ka qenë kaq i lehtë.Ju mund të modifikoni  ato direkt nga menuja Files të plugin WordPress SEO, kështu që ju mund të kontrolloni me lehtësi dhe ti përditësioni  të gjitha mirë  dhe pastër.

 

Clean up head section

Me njoftime të fundit, WordPress ka shtuar gjithnjë e më shumë seksionin <head> në instalimet e WordPress. Për fat të mirë ajo ka gjithashtu metoda për të hequr ato.

API Docs

Docs API SEO plugin për WordPress janë në dispozicion këtu.

 

Download

Burimi:http://yoast.com

 

0

TeachPress Plugin. Udhëzime

Përshkrimi:

Me këtë Plugin ju mund të menaxhoni kurset , regjistrimet dhe publikimet. Plugin bashkon një system të menaxhimit të kursit  (me regjistrime) dhe një menaxhim të publikimeve BibTeX. TeachPress është optimizuar për nevojat profesionale ( të mësuesve dhe grupeve kërkimore). Ju mund ta përdorni atë me WordPress 3.3.0 ose me më të përditësuar.

Karakteristika:

  1. Manaxhimi i publikimeve BibTeX.
  2. Importimi BibTeX për publikimet.
  3. Eksporti BibTeX dhe RTF për publikimet .
  4. RSS feed për publikimet.
  5. Manaxhimi i kursit me system regjistrimi të integruar.
  6. Eksporti XLS/CSV për listat e kursit
  7. Widget për të shfaqur libra në sidebar.
  8. Kode të shkurtra të shumta për një përdorim më të lehtë të listave të publikuara , regjistrimeve dhe kurseve.

Instalimi:

  1. Shkarkoje Plugin.
  2. Nxirr të gjitha dosjet .
  3. Ngarko gjithçka (duke mbajtur strukruën e udhëzimeve) në udhëzimeet e plugins.
  4. Aktivizoje Plugin nëpërmjet Plugins Menu  në WordPress

 Për përditësime:

  1. Shkarkoje plugin.
  2. Fshini të gjitha dosjet në udhezimet ‘plugins/teachpress/’ 
  3. Ngarkoni të gjitha dosjet në  ‘plugins/teachpress/’
  4. Shko te  Courses->Settings dhe kliko  “Update to ….”.

FAQ

Si mund ti përdor kodet e shkurtuara?

TeachPress jus jell ju disa kode shime të fuqishme të shkurtuara , të cilat ju mund ti përdorni në faqe dhe postime

 Një kod i shkurtuar i parëndëshishëm për galeri  duket kështu:  

Ju gjithashtu mund të printoni një kod të shkurtuar direct si kjo:

<?php echo do_shortcode(''); ?>

Shortcodes mund të jenë  me atributet shtesë siç tregon shembulli më poshtë:

 

Si mund të shtoj një listë kursi në një faqe ose postim?

Nëse po shkruani një faqe apo  postim përdorni këtë tag: (tpcourselist) në kllapa katrore

Si mund të vendos sistemin e regjistrimit në blog?

Krijo një faqe ose postim të ri dhe përdorni këtë tag:  (tpenrollments) në kllapa katrore

Si mund të shkruaj përshkrime më të gjata në kurs?

Ju mund të shkruani përshkrime të kursit po aq të gjata sa një faqe. Funksioni kryesor i teachPress është vetem lidhja e një faqeje statike më një vështrim të kursit dhe sistemin e regjistrimin. Për këtë ju mund të specifikoni një faqe për kursin tuaj.

Si mund të shfaq imazhe në listën e publikimeve?

Një shembull:  (tplist user=”0″ image=”left” image_size=”70″) në kllapa katrore. E  rëndësishme ju duhet të specifikoni të dyja parametrat e imazhit.

Si mund të çaktivizoj pjesë të plugin?

Nëse doni të përdorni vetëm një pjesë të Plugin shkruani  wp-config.php nga instalimi i WordPress. Për çaktivizimin e sistemin të kursit përcaktoni: (‘TP_COURSE_SYSTEM’,’disable’)

Për çaktivizimin e sistemit të publikimeve  përcaktoni : (‘TP_PUBLICATION_SYSTEM’,’disable’)

Cfarë nuk shkon kur shikon vetem mesazhe error kur përdor RSS feed për publikimet  ose eksportimin e xls/csv për regjistrimiet?

Nëse i ruani plugin jo në mënyrën normale  (/wp-content/plugins/), plugin nuk mund të ngarkojë dosjet e kërkuara nga WordPress në disa raste. Zgjidhja: Ndryshoni  rrugën në dosjet e plugin si më poshtë: export.php (line 9) / feed.php (line 7).

Screenshots:

 Shtoni menunë e publikimeve

teachpress screenshot 1

Shtoni menunw e kursit

teachpress screenshot 2

 Konfigurimi:

teachPress general settings

Poshtë “Settings->teachpress” ju do të gjeni faqen e ndërtuar të teachpress me fusha :  të përgjithshme , kurse , publikime.

 

Kreditet:

Ky program është një software falas. Ju mund ta shpërndani ose modifikoni atë  nëpërmjet termave  të GNU General Public License  botuar nga Free Software Foundation , gjithashtu version 2 i Licensës ose më i vonshëm.

Ky program është shpërndarë me qëllim që të jetë i dobishëm , por pa asnje garanci , gjithashtu pa garancin e nënkuptuar  të MERCHANTABILITY ose  FITNESS FOR A PARTICULAR PURPOSE.

0

Optimizoje faqen WordPress me 4 hapa

optimizimi i faqes

optimizimi i faqes

  1. Instalo vetëm pluginsat kryesorë

Eshtë e rëndësishme të instalojmë vetëm pluginsat për të cilët vërtetë kemi nevojë, mënyrë që të mos mbingarkojmë bazën e të dhënave, dhe pastaj të ngadalësojë faqen tonë wordpress.

  1. Përdorni disa pluginsa që të përshpejtojë faqen tonë të internetit

Dy pluginsa të wordpress-it lejojnë që të ruajnë të gjitha faqet e sitit tonë, dhe kur përdoruesi ka nevojë për to, ato do te ngarkohen shume më shpejt. Ato janë W3 Total Cache ose Super cache 

  1. Mos vendosni shumë fotografi

Nëpër artikuj duhet të vendosni vetëm fotot kryesore, dhe është mirë që ato të përpunohen paraprakisht me fotoshop ose ndonjë program tjetër

  1. Përdor vetëm widgeds kryesorë.

Shumë shpesh vendosim në Sidebar një numër të madh widgets, është mirë të vendosim fillimisht çfarë duan lexuesit tonë dhe pastaj të bëjmë lidhjen. (Linqet, rrjetet sociale, artikujt më të mirë…)

0

Pesë pikat kryesore që duhet te ndiqni në mënyrë që siti juaj, në wordpress, të bëhet sa më i kërkueshëm

irgo

faqja e IRGUD, e dizenjuar me wordpress.

 
 
 
 
 
 
Ky artikull flet për SEO e WordPress. Pesë pikat kryesore që duhet te ndiqni në mënyrë që siti juaj të bëhet sa më i kërkueshëm .

1.Struktura Permalinks

Këtu duhet të zgjidhet struktura e personalizuar duke vendosur  /%category%/%postname%/ . Në këtë mënyrë personalizimi permalinks do ketë këtë formë: www.sitijuaj.com/categoria-e-postimit/titolo-i-postimit.

Një këshillë tjetër për permalinks është të përdorni pluginsin “SEO by Yoast” i cili fshin tek artikujt lidhsat e ndryshme.

2. Pluginset  SEO

Një mënyrë shumë e mirë për SEO është të instaloni pluginsat që i shërbejnë asaj. Dy më të përdorshmit janë “SEO by Yoast” e “All In One SEO”  të cilët lejojnë të modifikosh, gjatë shkrimit të artikujve, meta tag-et  (nyjet) që krijon sitemap i faqes, dhe që në faqen tuaj të lejon të modifikosh opsionet e sitit që shpesh janë të panjohura dhe lejojnë lidhjen me Google analytics.

3. Optimizimi i fotove

Dy janë pluginsat që mund t’ju ndihmojnë për këtë. Njëri është “SEO Friendly Images” i cili lejon vendosjen si permalinks të një structure fikse për nyjet e larta dhe përshkrimin e fotove. Pluginsi tjetër  është wp-smush i cili vendos imazhet më të lexuara në mënyrë automatike në ngarkimin e sitit.

4. Breadcrumbs

Kosiderohen si “thërmijat e bukës” dhe janë shumë të rëndësishme për SEO e sitit në wordpress, megjithatë gati të gjitha temat e personalizuara kanë një fushë ku vendosen Breadcrumbs

5. Artikujt

Është e rëndësishme që kur krijoni një titull duhet të ketë të paktën një fjalë kyçe kryesore të vendosur që lidhet me të gjitha tjerat . Gjatë shkrimit duhet vendosur ndonjë fjalë kyçe megjithatë teksti duhet të jetë i lexueshëm dhe jo të jenë vetëm disa fjalë kyçe.

0

Shumë sulme në platformën WordPress, si të mbroheni

wordpressNëse keni ndonjë faqe në platformën WordPress duhet që të bëni ndryshime në mënyrë që të mbeteni të sigurt dhe të paprekur ndaj sulmeve që kanë filluar në mbarë botën.

Read the rest of this entry »