Baza e të dhënave në WordPress-in tuaj përmban çdo postim, çdo koment dhe çdo link që ju keni në blogun tuaj. Nëse baza e të dhënave tuaja fshihet , ju mund të humbisni çdo gjë që keni shkruar . Ka shumë arsye pse kjo mund të ndodhë dhe jo të gjitha janë gjëra që mund të kontrollohen. Me Backup-in e duhur, të WordPress-it tuaj dhe të bazës së të dhënave, ju në mënyrë të menjëhershme mund t’i ktheni gjërat në gjendjen normale.
Instruksionet për të krijuar një kopje rezervë të faqes suaj të WordPress përfshijnë:
- Faqen WordPress dhe të dhënat tuaja WordPress.
- Opsionet e backup rezervë të WordPress.
Ka dy pjesë, të cilave duhet tu bësh backup: Baza e të dhënave dhe Files(skedarët). Duhet që të krijoni një kopje të të gjithë faqes, dhe një kopje rezervë të Bazës tuaj të së dhënave. Më poshtë janë instruksionet, për të krijar një kopje rezervë të Bazës së të Dhënave, për programe të serverave të ndryshëm.
Faqja juaj e WordPress përbëhet nga :
- Instalimi I wordpress Core
- WordPress Plugins
- WordPress Themes
- Imazhet dhe Files
- JavaScript dhe PHP scripts dhe code files.
- Files shtesë dhe Static Web Pages.
Të gjitha këto janë përdorur në kombinime të ndryshme për të gjeneruar faqen tuaj. Baza e të dhënave përmban postime të ndryshme dhe të dhëna të tjera të gjeneruara në faqen tuaj, por nuk përfshin elementet e mësipërme të cilat vijnë të gjitha së bashku për të krijuar pamjen dhe informacionin në faqen tuaj.
Shumica e backup-eve, përfshijnë të gjithë serverin, edhe faqen tuaj, por kërkon shumë kohë për të kryer gjithë këtë punë. Për këtë ju duhet të mësoni disa mënyra për të krijuar një kopje rezervë të fileve të faqes suaj.
Këto janë disa metoda që përdoren për të krijuar kopje rezervë të fileve në faqen tuaj.
Website Host Provided Backup Software
Shumica e faqeve ofrojnë programe për të bërë backup-in e faqes tuaj. Kontrolloni se çfarë shërbimesh dhe programesh ato ofrojnë.
Krijo Sync me faqen tuaj
WinSCP dhe programe të tjera ju lejojnë që të krijoni sync me faqen tuaj te internetit për të mbajtur një kopje të përmbajtjes në serverin tuaj. Kjo kursen kohë dhe e bën të sigurt që ju keni filet më të fundit në të dyja vendet.
Kopjoni Filet tuaja në Desktop
Duke përdorur FTP Clients ose UNIX Shell Skills , ju mund të kopjoni filet, në një folder në kompjuterin tuaj.
Instruksionet e krijimit të një kopjeje rezervë të bazës së të dhënave.
Krijoni një kopje rezervë të bazës së të dhënave rregullisht, dhe gjithmonë, përpara një përmirësimi bëni një kopje të re. Informacioni i mëposhtëm do të ju ndihmojë që të bëni backup-in e bazës së të dhënave, duke përdorur paketa të programeve të serverëve të ndryshëm. Për informacionmë të detajuar ju mund të kontaktoni website host.
Përdorimi i phpMyAdmin.
Ndërsa njohja me phpMyAdmin, nuk është e nevojshme për të bërë backup e bazës së të dhënave tuaja, këto instruksione duhet të ndiqen hap pas hapi, përmes procesit së gjetjes së phpMyAdmin në serverin tuaj.
- cPanel
- Direct Admin
- Ensim
- Plesk
- vDeck
- Ferozo
Në panelin kryesor të kontrollit për cPanel, kërkoni për logon e MySQL dhe klikoni linkun për MySQL Databases. Në faqen tjetër kërkoni për linkun e phpMyAdmin dhe klikoni për tu lidhur në phpMyAdmin.

Direct Admin
Nga faqja Your Account, kërkoni për MySQL Management dhe klikojeni atë për tu lidhur me phpMyAdmin.

Ensim
Kërkoni për logon e MySQL Admin dhe klikoni linkun. Poshtë Configuration zgjidhni MySQL Administration Tool.

Plesk
Klikoni butonin për Databases. Më pas zgjidhni linkun për te baza e të dhënave të WordPress që ju shihni gjatë instalimit të WordPress. Më pas klikoni butonin phpMyAdmin.



vDeck
Nga paneli kryesor i kontrollit, klikoni Host Manager, më pas Databases. Në dritaren tjetër klikoni Admin. Një dritare tjetër do të hapet dhe do t’ju shpie në ekranin e hyrjes së phpMyAdmin.

Ferozo
Hyni në Panelin e Kontrollit tuaj të Ferozo duke përdorur shkronjat tuaja kredenciale. Shkoni te menuja e “Base de Datos” (“Data Base”) dhe klikoni në “Acceso phpMyAdmin” (“Access phpMyAdmin”).
Një dritare tjetër do të hapet dhe do t’ju shpie në ekranin e hyrjes së phpMyAdmin.

Burimi:https://codex.wordpress.org