KURIOZITETE Archive

0

Sirius-ylli më i ndritshëm në atmosferë.

2 3

Nëse ndonjëherë keni menduar se sa shndrit një yll, atehërë te kjo foto gjendet përgjigjia.Marrë nga Pakistani nga një astronom amator, fotoja tregon ngjyrat e atmosferës. Fotoja tregon Sirius, yllin më të ndritshëm në qiellin e  natës.Astronomi Roshaan Bukhari  nga Pakistani tha se kapi imazhin  për të parë dhe kapur ngjyrat me të cilat shfaqen.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Loja Tetris!

1 2

Shumë prej nesh kanë kaluar kohën duke luajtur lojën Tetris dhe nuk kanë mundur të ndalojnë.

Një shkencëtar ka zbuluar psikologjinë e lojës popullore , në 30 vjetorin e saj.6 qershori njihet si ‘’Dita Botërore e Tetris’’. Dr Tom Stafford tha se loja e tullave i jep kënaqësi mendjes duke e ushqyer atë me një botë detyrash të vazhdueshme  dhe të papërfunduara. Gjatë 30 viteve , njërëz në të gjithë botën kanë shpenzuar miliona  orë, duke i rregulluar tullat në formën e duhur sipas rreshtave . Tetris është loja kompjuterike më e shitur e të gjitha kohërave.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se ekzistojnë dy mënyra për të zgjidhur misterin-duke i rrotulluar tullat me mendje dhe duke duke imagjinuar se si përshateten me pjesën e poshtjme të blloqeve, ose mënyra e dytë është duke klikuar për ta rrotulluar atë në mënyrë të shpejtë , në mënyrë që të bëni një krahasim vizual. Tetris gjithashtu luan në “efektin Zeigarnik ‘, që tregon se njerëzite kanë  më të lehtë t’iu  kujtohen detyrat  e paplotësuara se sa ata që kanë mbaruar.

“Kjo tregon se si mendjet tona janë të organizuara rreth qëllimeve dhe se kujtesa jonë nuk është vetëm një sistem ku informacioni është i ruajtur në mënyrë passive , por ajo i përshtat në mënyrë  dinamike sipas qëllime tona.”

‘Tetris është lojë e pastër: nuk ka dobi, asgjë për të mësuar, nuk ka pasoja sociale apo fizike. Kjo është pothuajse tërësisht e pakuptimtë, por na tërheq gjithnjë e më shumë. “-tha Dr.Stafford.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Dinozauri më i madh i Tokës!

Në Argjentinë ,shkencëtarët kanë gjetur kockat e  dinosaurit më të madh që mund të ketë ekzistuar në planetin Tokë. Shkencëtarët thonë se ai  është një specie e titanozaurit barngrënës që peshon sa  14 elefantë. Fosilet janë gërmuar nga një grup paleontologjistësh , nga Museum of Palaeontology Egidio Feruglio, të udhëhequr nga   Dr Jose Luis Carballido dhe Dr Diego Pol. Dinosauri barëngrënës jetoi në pyjet e Patagonisë  95 apo 100 milione vjet më parë duke u bazuar në moshën e gurëve, ku u gjetën kockat e tij. Por pavarësisht madhësisë, ai ende nuk ka një emër. Shkencëtarët janë të mendimit se “emri do të jetë një dedikim për rajonin dhe fermerët që “njoftuan për zbulimin”.

 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

E ardhmja e Universit!

Si do të marrë fund  Universi- nga një shpërthim  apo nga një përmbytje?

Host Joe Hanson  merr një udhetim nga e ardhmja e afërt në të ardhmen e largët  dhe tregon se si universi mund të shkojë drejt fundit. Në videon e quajtur ‘’E ardhmja e Largët’’ ai thotë që shumica e  njerëzve që sot janë gjallë, pas disa vitesh nuk do të ekzistojnë më në Tokë.

Në 100.000 vite pozicioni i Tokës në lidhje me rrugën e qumështit do të ketë ndryshuar në atë gradë saqë yjet do të duken komplet ndryshe në qiell.

Pas 500000 Toka do të goditet nga një asteroid i madh , i cili do të ndryshojë ndjeshëm klimën.

Në 600 milion vite , fotozinteza nuk do të mund të realizohet dhe dioksidi i karbonit do të bllokojë koren e  tokës.

 Në 100 miliard vite jeta shumëqelizore , duke përfshirë dhe njerëzit do të zhduket dhe Dielli do ti bëjë oqeanet të valojnë dhe do të shkatërrojë të gjithë gjelbërimin.

Pas rreth  4 miliard vitesh , galaktika jonë do të përplaset me galaktikën Andromeda, pra yjet do të përplasen më njëri tjetrin.

Në 7.9 miliard vite , kur në Diell do të ketë mbaruar gazi , universi do të fillojë të zgjerohet dhe një tjetër xhuxh i bardhe do të lindë pas 1.6 miliard vitesh.

Rreth 150 miliard vite më vonë, ndryshimet e Universit do të fillojnë të bëhen të dukshme.

Pas zgjerimit të Universit, do te jetë e pamundur të shikojmë galaktikat nga Toka, nëse njerëzimi do ekzistojë.

Yjet do të ndalojnë formimin e tyre dhe pas 110 trilion vitesh ato do ta kenë humbur plotësisht energjinë e tyre.

‘’Kjo është koha kur qielli qëndron gjithmonë i errët’’-thotë Hanson.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Vrima misterioze e Diellit!

1 2

NASA ka lëshuar një video mahnitëse që tregon një ‘’vrimë’’ katrore që paraqitet në sipërfaqen diellore. Vrima  paraqitet si një humnerë  e zezë në qendër të Diellit. Videoja është marrë për dy ditë nga 5-7Maj. NASA ka shpjeguar që ka një arsye të thjeshtë për këtë efekt, që është i njohur si një ‘’vrimë kurorë’’. ‘’Një vrimë kurorë, në formë katrore është një nga karakteristikat më të dukshme në Diellin e kohëve të fundit’’-tha agjencia.

Një vrimë e tillë , ndodh për shkak të kalimit të erës diellore ,nga shpejtësia e lartë, në hapësirë. Për fat të mirë ajo ndodhet shumë thellë në Diell dhe është e pamundur që të prekë Tokën.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e Kripës!

 

Fotografi Sergey Anashkevych po udhëtonte me tren  përgjatë Krimeas , kur ai fotografoi këto pamje të mrekullueshme.Këto imazhe janë të banesave prej kripe të ndodhura në Sivash.

Kripa është një nga produktet më të mëdha të eksportit nga Krime, ndërsa industria kimike përbën 20.6% të prodhimit industrial në rajon.

Kur ishulli ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky rajon i veçantë i është minuar për ujë me kripë

Tani banesat e  kripës janë të braktisur, por ajo që ka mbetur janë një seri e pabesueshme e liqeneve të mbushur me mbeturinat e një industrie, dikur, të gjerë.Liqeni Sivash është shumë I cekët dhe përmban rreth 200 milion ton kripë.Në imazhe uji I kuq I pellgjeve të braktisura është në kontrast me qiellin e kaltër, e kjo është një ndër gjërat që I bën ato kaq të veçanta.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Mickey Mouse në Jupiter! :O

1

Fotografi Damian Peach  arrit të fotografojë imazhin e karakterit më të pëlqyer për fëmijët, Mickey Mouse, në një tjetër planet.Ai po përpiqej të kapte ne foto disa stuhi kur ai zbuloi një fytyrë të njohur. Tre stuhitë rrethore të Jupiterit  janë vendosur në mënyrë të përkryer duke formuar skicën e fytyrës së Mickey Mouse.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Acidi i Milingonave!

1 2 3

Ato janë të njohura nga puna e tyre në grupe dhe duken mjaft të qeta, por duket se kjo gje nuk është e vërtetë. Milingonat janë të afta të lëshojnë një lloj acidi i cili është mjaft i dëmshëm , për kafshët të cilat përbëjnë rrezik për to. Ato punojnë të gjitha së bashku , duke nxjerrë këtë lloj acidi , sapo ndjejnë një kërcënim nga sipër, psh një zog të uritur. Ky acid quhet acid formik dhe nuk është i dëmshëm për njërëzit dhe ka të njëjtën erë si të uthullës. Sjellja e tyre agresive u kap nga Paul Quagliana, , një fotogarf i botës së gjallë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Kristali më i vjetër i Tokës!

1

Mund të duket vetëm si një  fragment i një kristali të bukur , por kjo substancë blu është mjaft  e rëndësishme për shkencën , sepse është pjesa më e vjetër e Tokës. Kjo pjesë e vogel kristali prej zirkoni  është nxjerrë nga një shkemb në një fermë delesh në Australinë Perëndimore. Pavarësisht se është shumë i vogël , ai po ndihmon shkencëtarët të zbulojnë se si Toka mundësoi jetën . Pas analizave të shkëmbit shkencëtarët arritën në përfundimin se korja e Tokës është formuar rreth 4.4  miliardë vjet më parë , vetëm 160 milionë vjet pas formimit të Sistemit Diellor.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Ishulli i zhdukur shfaqet përsëri!

1

Në vitin 1905 një taifun shkatërrues pushtoi Nadikdik në mes të oqeanit Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e pothuajse të gjithë banorëve dhe duke zhdukur një pjesë të madhe të ishullit. Nga kjo tragjedi  mbijetuan vetëm 2 njerëz .Sot pas një shekulli , rishfaqet përsëri ky ishull.Kërkuesit nga Zelanda e Re kanë studiuar riformimin e këtij ishulli , për të treguar se ishujt  mund të formohen në një periudhe të shkurtër kohore.  The New Zealand Herald raporton se Dr Murray Ford dhe profesori  Paul Kench kanë studiuar imazhet ajrore të ishujve nga 1945 deri në 2010  dhe zbuluan se ishujt ishin formuar nga mbeturinat.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Klasa 1700 vjeçare!

1 2

Duket  që puna për t’i motivuar fëmijët që të punojnë shumë  dhe për t’i edukuar ata  ishte një detyrë e rëndësishme e mësuesve në Egjiptin Antik. Një klasë 1700 vjeçare , në muret e së cilës ishin shkruajtur shprehje të ndryshme për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, u gjet  në Egjipt. Ndërtesa ndodhet në Amheida në  Dakhla Oasis 322km në perëndim të Nilit. Kjo është ndërtesa e parë ,  e cila është tamam një klasë me citate të ndryshme madje një prej tyre është marrë nga Odisea! Ajo ka një ngjashmëri të madhe me klasat e sotme, me vende për nxenësit për tu uluar dhe mësimet shkruhen në mur-raporton Live Science.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Bletët kalojnë majën e Everestit!

1 2

Fluturimi i grerëzave mund të duket i ngathët dhe i ngadalshëm , por studimi i ri provon se këto insekte janë të afta të  ngjiten me lart se ne majën e Everestit. Pavarësisht trupit të tyre dhe krahëve të vogla , hulumtuesit kanë gjetur se ata mund të ecin përmes ajrit me një shpejtësi të madhe dhe pa u dukur fare . Në një seri eksperimentesh shkencëtarët vendosën bletët e egra në një dhomë dhe vunë re se ato mund të arrinin lartësinë 7500m , madje dy prej tyre kaluan lartësinë 9000m.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Udhëtim magjepsës përmes Universit!

1 2 3 4 5 6

Nga majat më të larta të Himalajës deri në kuqerrimin   e horizontit pas Big Bang, kjo sekuencë e pabesueshme merr shikuesit në një udhëtim të mrekullueshëm  e magjepsës  përmes universit  të njohur! Videoja tregon  jashtë nga toka  orbitat e satelitëve , diellin dhe sistemin diellor   para se të zbuloheshin sinjalet e para te radios. Duke fluturuar më tej ajo merr shikuesin në një udhëtim të shpejtë rreth Rrugës së Qumështit. Çdo yll , planet , kuazar i parë në këtë sekuencë, është kapur për  tu vendosur në hartën më të plotë katërdimensionale të universit-Atlasi i Universit Digjital!

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Boronica në Mars?!

2 article-2535708-1A7A921B00000578-627_964x956

NASA ka marrë qindra imazhe të sipërfaqes së Marsit nga një  mision 90 ditor i  2 banditëve në Mars. Mars Rover Opportunity i gjeti këto boronica  në sipërfaqen e kraterit Eagle dhe i analizoi ato me spektometër. Teoritë e mëparshme sugjeruan se ato ishin krijuar nga reaksione të thjeshta kimike pa ndihmën e jetës. Megjithëatë hulumtimet e bëra vitin e kaluar zbuluan prova të qarta  që mikrobet ishin thelbësore në formimin e tyre. Kjo ka rritur mundësinë që boronicat marsiane të jenë të krijuara jo vetëm nga prania e ujit, por edhe nga lashtësia e mikrobeve.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Qytetet e ngrira!

This slideshow requires JavaScript.

I ftohti polar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë përvec problemeve dhe vështirësive që ka krijuar në qarkullim dhe shërbimet e tjera për miliona banorë, ka shndërruar komplet natyrën e zonave.  Kjo ngrirje historike mbylli shkollat , ndaloi shumë biznese  dhe më shumë se 3700 fluturime u anuluan  në Chicago, Cleveland, New York dhe Boston.Pamjet që mbërrijnë nga zonat e ngrira ,ngjasojnë me shumë me ato të para vetëm në skenat e filmave hollivudianë apo ato të shkëputura nga Siberia dhe Antarktika. 
Mes qyteteve të goditura më shumë dhe që ndodhet nën pushtetin e akullit është edhe Çikago. 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Foto të mahnitshme të një shpelle!

This slideshow requires JavaScript.

Këto foto të mahnitshme nëntokësore janë kapur nga  një shpellë në  jug te Uellsit! Joshua Bratchley, 22, e mori këtë koleksion të mahnitshëm të imazheve  , nga shpella Dan yr Ogof-duke përfshirë një foto që dukej si në sekuencate  filmave të James Bond.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Shtëpia e Simpsons!

Simpsons mbushin plot 24 vjeç. Askush s’i ka shpëtuar ndjekjes qoftë edhe të një serie të vetme të filmit vizatimor, ndërsa ndjekësit e rregullt ndoshta më mirë njohin shtëpinë e Simpsons se sa të tyren.  Shtëpia e Simpsons s’është vetëm fantazi. Ajo ekziston vërtet. Në Henderson, në Nevada të Shteteve të Bashkuara është ndërtuar në gusht të  vitit  1997 një banesë e tillë. 

Arkitektët dhe inxhinierët që e ndërtuan atë në atë kohë, ndoqën mbi 100 seri të filmit vizatimor duke kapur cdo detaj të shtëpisë. Kompania që e ndërtoi e kishte konceptuar si pjesë të një cmimi promocioni, por në vend të banesës, fituesi i cmimit zgjodhi paratë.  Shtëpia u ndërtua nga Kaufman dhe  Broad Home Construction. Kushtoi $120000 dhe u ndërtua për 49 ditë.

Një rrugë gri të çon deri në garazhin ngjitur shtëpisë. Pemët e shkurret jashtë shtëpisë janë të njëjta me ato të versionit të kartonave. Një vështrim nga Brenda  tregon dhoma të ngjyrosura me ngjyra të ndezura, një dhomë ndenjeje , në të cilën qëndron portreti I kuq I familjes, që hap çdo episode të Simpsons! Në mur gjendet gjithashtu dhe një varke  e bukur me vela , në ngjyrë trendafili. Në kuzhinën blu e të verdhë gjendet gjithashtu karrigia e lartë e foshnjës   Maggie. sShtëpia është përdorur për marketing nga shumë kompani, përfshirë këtu edhe emra të mëdhenj si “Pepsi” apo “Fox”. 

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Ylberi I Diellit!

2 3 4 1

NASA ka treguar një imazh të pabesueshëm  që tregon ngjyrat e shumta që burojnë nga dielli në gjatësi vale , por nuk mund të shihen nga syri I njeriut! U mundësua nga  NASA’s Solar Dynamics Observatory, ose  SDO me anë të teleskopit. SDO konverton gjatësitë e valës në një imazh që mund ta shohë syri I njeriut dhe drita është kolorizuar në një ylber me ngjyra. Dukë bërë një foto të diellit më një kamera te thjeshtë , ne do të marrim një imazh të njohur : një disk I verdhë , jo I njëtrajtshëm , diku pak si I kuqërremtë etj. Drita duhet të kalojë nëpër atmosferën e  Tokës , duke humbur kështu  gjatësi vale blu. Dielli në fakt lëshon një dritë që I përmban të gjitha ngjyrat, por e verdha është ajo më e shndëritshmja dhe ngjyra e vetme që mund të shikojë syri ynë. Kur të gjitha ngjyrat e dukshme vijnë së bashku , shkencëtarët e quajnë këtë “Dritë të Bardhë”.

Ne e shohim spektrin e dukshëm të dritës thjesht sepse  dielli është I përbërë nga një gaz I nxehtë, I cili gjithashtu prodhon dritë. Por kur vjen në gjatësi vale më të shkurtra  Dielli dërgon rrezet ultravioletë ekstreme  dhe rreze X për shkak se është e mbushur me  lloje të ndryshme atomi  dhe secili prej tyre I jep dritë një gjatësi vale të caktuar  kur ata arrijnë një temperaturë të caktuar. Dielli nuk përmban vetëm atome të llojeve të ndryshme si  hidrogjen , helium apo hekur , por ka lloje atomesh të ngarkuara elektrikisht , që quhen jone. Edhe jonet u japin dritë gjatësive të valëve, kur ajo arrin një temperaturë të veçantë. Duke analizuar imazhet ne kuptojmë se  dielli përbëhet nga gjatësi vale të ndryshme!

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Makina me kube!

1645 3

Një sipërmarrës  Australian dhe një “gjeni” i teknologjisë së lartë ka ndërtuar një makinë LEGO e cila mund të ecë dhe në rrugë.Titulluar ‘Super Awesome Micro Project’, ky projekt u ndërtua duke përdorur 500000 cope LEGO. Edhe motori është bërë nga copa standarte Lego . Janë përdorur  katër motorë orbitalë  dhe një total prej 256 pistona .

Ajo mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 12-18mph, edhe pse krijuesit – sipërmarrës Melbourne Steve Sammartino dhe Raul Oaida, të frikësuar nga një shpërthimi I Lego! Krijuesit thonë se kjo makinë është pajisja e parë miqësore për  mjedisin. Për ta ndërtuar këtë pajsije u harxhuan £ 11.200 të cilat u financiuan nga dyzet  patronët austrilianë. Një prej tyre Trevor Young tha : Sponsorizoj për këtë pajisje sepse kjo është një ide e mahnitshme dhe gjëra të mrekullueshme mund të rrjedhin prej saj”. Kjo makinë është mjaft efikase në përdorim dhe  e pademshmë për mjedisin!

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Iluzioni Optik Cornsweet

 12

Duket qartë që këto dy blloqe nuk kanë ngjyra të njëjta , por po të vendosim njërin gisht përgjatë  qendrës së linjës, do të bllokonim pjesët e errëta dhe ato të lëhta , dhe sytë tane do të fillojnë të tregojnë të vërtetën! Dy blloqet në fakt kanë të njëjtën ngjyrë. Ato thjesht duken si të ndryshme për shkak  të dritës së lehtë dhe të fortë që kalon mes tyre!

Ky iluzion u krijua nga psikologu  Tom Cornsweet në 1960, kështu  mori edhe emrin e saj: iluzioni  Cornsweet. Cornsweet, i cili është i njohur për punën e tij në perceptimin vizual, vuri në dukje se njerëzit e perceptojnë ngjyrën dhe hijen e imazheve 3D në një mënyrë të caktuar në varësi të mënyrës se si është ndezur pika  dhe me mënyrën se si  hijet bien.

Nëse drita bie nga lart atëherë ne i shohim blloqet si të shtypura në pjesën e sipërme të tyre dhe nee shohim bllokun lart në ngjyrë më të ndezur se sa ai poshtë tij, për shkak të dritës që vjen nga pjesa e sipërme e imazhit.

Drita që bie nga lart në bllokun e dytë vjen duke u zbehur deri sa merr ngjyrën e saj në bllokun e parë, pra truri ynë e përcepton bllokun e parë me ngjyrë më të errët , ndërsa blloku I dytë ka ngjyrëbn e dritës.

Me fjalë të tjera, shikimi ynë është reflektues – ne e perceptojmë sheshin e sipërm të errët dhe pjesën poshtë  me ngjyrë më të  lehtë, sepse kjoështë logjike dhe  tryri ynë përcepton në këtë mënyrë për shkak të elementeve të tjeragri që e rrethojnë.

Ne mendojmë se është e ndezur nga lart – por nuk është.

Efekti është më dramatic në iluzionin optic të mëposhtëm I krijuar nga Edëard Adelson . katrorët e shënuar me A dhe B në fakt kanë të njëjtën ngjyrë gri! Sytë dhe truri ynë , perceptojnë ngjyrat e objekteve përreth nesh dhe ato automatikisht kompnesojnë hijet

. Sheshi I shënuar me B ndodhet  Brenda hijes së cilindrit të gjelbër , ndërsa “A: ndodhet jashtë saj. Shohim që të dyja pjesët kanë të njëjtën hije gri!

3

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/