KURIOZITETE Archive

0

Matematikë e çuditshme!

  1222 
0

Historia e Kompjuterit

pcKompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë.

Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij. Viti 1949 Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim.

Viti 1960 Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $.

Viti 1970 Firma e re INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterave të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroproçesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterave të mëdhenj. Ky ishte proçesori i parë me emrin INTEL-4004. Viti 1975 Me kalimin e viteve me radhë dolën proçesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxorri në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me proçesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastjerë, me memorje 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastjera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj.

Viti 1981 Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterave IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa patur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit.) Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterat janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).

Burimi: www.dielli.al
0

Matja e kalorive të ushqimit me anë të skanimit!

1 2 3 4

A është kjo e ardhmja e dietave të  ndryshme ? Pajisja që mat se sa kalori ndodhen në ushqim vetëm duke e skanuar atë. Për dikë që dëshiron të bjerë në peshë kjo pajisje do të jetë një ndihmëse e mirë-një sensor organizues që ju tregon kaloritë vetëm me anë të skanimit të ushqimit tuaj. Pajisja përmban një spektrometër  që analizon komponentët kimikë në ushqim. Shpikësit kanadezë thonë që kjo pajisje do tju tregojë përbërësit e kaloritë  e ushqimit.  Krijuesit shpresojnë që do ta rrisin  prodhimin e tyre nga faqja  Indiegogo për $180 . Pajisja mund ta skanojë ushqimin  edhe nëse ai ka mbështjellje plastike , kështu që blerësit mund ta kontrollojnë ushqimin  në supermarket pa e blerë atë akoma! Ai I skanon ushqimet dhe të dhënat I ngarkon në sreverin Web. Është e shpjetë e lehtë dhe mjaft e thjeshtë për tu përdorur. Kjo pajisje I ndihmon ata që janë në dieta dhe ata që janë alergjikë ndaj përbërësve të ndryshëm.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Macja më e famshme në Kinë!

112269

Të gjithë mendojnë se macja sjell vetëm ters dhe fat të keq , por kjo nuk ndodh me kinezet dhe me macen  Snoopybabe, një mace me fytyrë të vogël të rrumbullakët  që I ngjan një lodre prej pellushi. Kjo mace  në Kinë ka krijuar një ushtri  fansash falë pamjes së saj shumë të pafajshme. Kjo mace ka rreth 275 mijë ndjekës në Ëeibo (versioni kinez i Tëitter-it) dhe 190 mijë ndjekës në Instagram. Kafsha 2-vjeçare ka edhe profil në Facebook ku pronarja e saj, zonjusha Ning, poston foto rregullisht. Ajo madje duket sikur është shumë fotozhenike ! Ning thotë: “Macja ime ka një fytyrë të rrumbullaktë, duket si tortë. Një tipar tjetër janë sytë e mëdhenj. E dija që ishte shumë e lezetshme, por nuk prisja të kishte kaq shumë fansa në rrjetet sociale.”

Burimi: http://designtaxi.com

0

π në art!

654321

Kjo është matematika që ju nuk e keni parë kurrë më parë- e transformuar në një art! Krijuar nga dizenjuesit Cristian Ilies Vasile dhe  Martin Krzywinski, imazhet mahnitëse tregojnë nurmin  π, raportin e perimetrit të rrethit me diametrin e tij., që është përafërsisht e barabartë më 3,14159. Dizenjuesit vendosën ta transformojnë atë në pjesë të artit me shumë ngjyra. Fillimisht Cristian Ilies Vasile kishte idenë   e lidhjes së çdo shifre të π tek shifra e saj pasardhëse në mënyrë të njëpasnjëshme , duke krijuar imazhe të bukura të ngjashme me lodrat Spirograph të famshme në vitet ’70. Martin Krzywinski shtoi  në mendimin e Vasiles , duke treguar probabilitetine  kalimit , për çdo shifër  përmes  10 shifrave për të krijuar një seri të tërë imazhesh , duke përdorur 1000  dhe 2000 shifra të π.Ai gjithashtu krijoi dhe  një seri imazhesh që tregonin “flluska “ jashtë imazhit kryesor  për të ditur se ku ndodhen sekuenca të veçanta.”Flluskat që llogartitin numrin e lidhjeve  menjëherë tërheqin vëmendjen për në zonen ku jane vendosur më së shumti shifra specifike”-shpjegon ai. Për shembull është një flluskë e  madhe në sementin  e 9  e caktuar për në rendin ‘999999’. Ekipi ka manipuluar gjithashtu edhe  disa shifra për të krijuar  modele spirale të përbera nga pika të mëdha si pjesë e serive fotografike.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

10 fakte të rralla nga jeta e Albert Einstein

albert1- Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe
Kur nëna e Albertit, Paulinë e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtoi se mos ishte e deformuar. Fundi i kokës së tij ishte shumë i madh, aq familja mendoi se ishte ishte një fëmijë anormal. Megjithatë, ndërsa javët kaluan ata e kuptuan se ai ishte një fëmijë si gjithë të tjerët. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë.
 
2- Ajnshtajni-fëmijë kishte vështirësi në të folur
Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë dhe shumë ngadalë. Kjo vinte pasi e mendonte të gjithë fjalinë dhe më pas e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit u trembën duke menduar se mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli e kundërta. Është pikërisht kjo që është quajtur sindroma e Ajnshtajnit. Një historian ka krijuar një barsaletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar pasi ai nuk fliste. Kur një mbrëmje foli dhe tha: “Supa është e nxehtë.” prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: “Sepse gjithçka ishte në rregull”.
 
3- Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull
Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i nxiti interesin për shkencën: një busull. Ndërsa qëndronte i shtrirë, babai nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim. Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.
 
4- Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në universitet
Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Tek provimet e hyrjes ai kaloi ata të matematikës dhe të shkencës, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia, …. Ajnshtajni duke ribërë provimin më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.
 
5- Ajnshtajni kishte një fëmijë të paligjshëm
Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Marić, me të cilën u martua më vonë. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë. Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Mendohet se ajo vdiq nga ethet në shtator 1903.
 
6- Ajnshtajni u largua nga gruaja e parë, pastaj propozoi një “kontratë” të çuditshme
Pasi ai dhe Mileva u martuan , patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet e tij nëpër botë dhanë “çmimin e tyre”. Ai u distancua nga gruaja e tij, por ndërkohë kohë çifti u përpoq të rregullonte këtë problem duke i propozuar Milevës një “kontratë” të çuditshme për të bashkëjetuar. Kushtet ishin që: rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që ajo t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra (përveç tavolinës së punës), dhe që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Mileva e pranoi dhe ai i premtoi se do të konsideronte të huaj çdo grua tjetër.
 
7- Ajnshtajni nuk shkonte mirë me djalin e madh
Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh nuk ishte e njëjtë. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva. Pasi Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel dhe paratë, i dha ish bashkëshortes vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. I biri emigroi në Amerikë.
 
8- Ajnshtajni ishte i preferuari i grave
Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919, ai u martua me kushërirën e tij, Elsa Lowenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej me vajzën e Elsës e cila quhej Ilse dhe që ishte 18 vite më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë në letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann, por korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse.
 
9- Ajnshtajni, një pacifist lufte, sugjeroi ndërtimin e bombës atomike
Në vitin 1939 i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po krijonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosvelti filloi Projektin Manhattan për të krijonte bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ai ishte fizikan i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.
 
10- Truri ka shëtitur në kavanoz për 43 vjet
Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpinë e tij. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij ishin më të madha se normalja, si dhe komunikonin më mirë me njëri tjetrin.
0

15% e adoloshentëve amerikanë nuk e përdorin kompjuterin.

1

Një kërkim i bërë këtë javë nga  Pew Research Center  nxorri se rreth 15% e të rriturve amerikanë (pra nga 18 vjeç e lart) nuk e përdornin internetin apo postën elektronike. 9% e përdorin atë vetëm jashtë shtëpisë. Nga kjo këta 15% që nuk e përdorin as nuk pritet të fillojnë ta përdorin atë. 92% e tyre kanë deklaruar se nuk janë të interesuar në përdorimin e kompjuterit, internetit apo postës elektronike.”Shumë njerëz janë befasuar kur kanë zbuluar se  jo të gjithë janë onlinë “-thotë Kathryn Zickuhr, autori kryesor i raportit dhe një ndihmës për këtë projekt. Shumica e të rriturvë që ishin offline e shihnin internetin si jo të përshtatshëm për ta , ose si një gjë pa vlerë. Edhe pse disa e kanë përdorur internetin më përpara tashmë nuk e përdorin sepse mendojnë se në të ardhmen nuk do të jetë diçka e nevojshme”. Nga 15% të cilët nuk e përdorin internetin, 34% e tyre thonë se ata nuk janë të interesuar, nuk kanë nevojë për atë, ose thjesht nuk e duan atë. Një tjetër 32% janë fizikisht të paaftë për të hyrë në internet, dhe thonë se interneti është diçka e vështirë për tu përdorur dhe se kanë shumë frikë nga rreziqet që mund të vijnë online(malware). Një tjetër 19%  deklaruan se kushton shumë, edhe kompjuteri edhe internet. Siç mund të pritej edhe mosha është një faktor mjaft i rëndësishëm që ndikon  në këtë përqindje. Të rriturit nga 65 vjeç e sipër nuk e përdorin fare internetin ,dhe kjo gjë pritej .Kjo moshë , pra 65 vjeç e më shumë  përbën gjysmën e kësaj përqindjeje të të rriturve që nuk e përdorin internetin(15%).

Burimi: http://www.webpronews.com/

0

Mishi i printerit 3D mund të jetë e ardhmja e ushqimit!

1

Një nga punët më emocionuese të printerit 3D ditët e fundit, është prodhimi i indeve njerëzore. Në një risi mahnitëse kjo teknologji mund të  aplikohet në mënyrë të njëjtë edhe për indet e kafshëve. Disa studiues tani janë në kërkim  të mënyrës se si mund të rritet artificialisht mishi i viçit dhe lloje të tjera mishi , kjo për të  ndaluar mbipopullimin e kafshëve. Në bisedën e fundit që është bërë nga  Andras Forgacs bashkëpunëtor me studiuesit e tjerë  flet për aspiratat e firmës së tij për të rritur mishin në laborator. Ky proces u kërkon studiuesve të marrin qelizat e kafshëve dhe ti mbajnë ato në laborator derisa ata  të rriten dhe të bëhen mish . Kjo pastaj i çon ata në gjendjen e mishit të shtypur me printer 3D. Në videon më poshtë Forgacs thotë  që kompania e tij po rrit lëkurë në laborator. Ai tregon mostrat e kësaj lëkure dhe mishit të prodhuar nga printer 3D. Nëse kjo gjë tingellon si shumë  e pamundur për ju mos harroni hamburgerin që keni ngrënë këtë gusht  me mish të rritur në laborator . Testuesit raportuan që ai ishte shumë i mirë dhe vetëm se i mungon pak yndyrë.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

“Mogli” Siberian.

1

Shumë njerëz e dinë historinë e  The Jungle Book nga  Rudyard Kipling , por disa mund ta mendojnë si një përrallë e cila mund të bëhet realitet. Megjithatë zyrtarët rusë  nuk e pranojnë një gjë të tillë. Kohët e fundit një burrë 20-vjeçar është gjetur në një pyll në Belokurikha, në Siberi. Ky njeri ka jetuar këtu për më shumë se 15 vjet. Në vitin 1977 familja e djalit vendosi që të linte  prapa jetën normale të tyre dhe të shkonin në një vend ndryshe.Ata ndërtuan në një kasolle në pyll dhe jetuan të gjithë së bashku. Burri i gjetur duket sikur  mund të flasë pak anglisht , por duket se nuk ka aftësi shoqërore dhe nuk e ka arsimimin  e duhur. Pjesa tjetër e familjes nuk i kuptoi asnjëherë arsyet se pse kjo familje kishte shkuar për të jetuar në pyll me fëmijët e vegjël. Edhe pse djali është marrë në pyetje nga zyrtarët rusë , ai përsëri është kthyer në kasollen e tij për tu bërë gati për një dimër të ftohtë e të gjatë Siberian. Shumë banorë të qytetit më të afërt e kanë parë këtë djalë dhe e kanë shqetësuar disa herë duke i bërë pyetje të ndryshme. Djali u dërgua i vogël në pyll dhe për ktë arsye ai nuk mund të identifikohet dhe as të marrë ndonjë ndihmë nga qeveria ruse. Pritet që qeveria t’i nxjerrë një ID djalit dhe ti ofrojë atij ushqim , strehë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Mirëpo kjo pritet që të ndodhë pas pak kohësh dhe gjatë kësaj kohë djali do të jetojë në pyll , në kasollen e tij të vogël.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Tabletë apo phabletë .

 

1

 

Tregjet e Smartphonëve dhe tabletëve filluan në perëndim dhe tani prodhuesit po kërkojnë që të shtrijnë prodhimin e produktit të tyre  në tregje më të zhvilluara sic janë Brazili , Kina etj , me qëllim rritjen ekonomike. Megjithëatë më tablet me madhësi të vogël dhe smartphonë më të mëdhenj, prodhuesit po mendojnë nëse të ashtuquajturit phablets do të ndalojnë prodhimin e tabletëve.

 

Sot firma analistike IDC ka bërë një llogaritje dhe ka nxjerrë rezultatin . Nga ky rezultat ka dalë se smartphonët më të mëdhenj se tabletët (phabletët me ekran 5 deri në 7 inch) po mposhtin tabletët  në territoret e Paqësorit, duke përjashtuar Japoninë . Rezultatet tregojnë që  dërgesat e phablets janë rritur shumë që nga tremujori i dytë iv tit 2012 krahasuar me tabletët. Firma thekson se gati  25.2 milion phabletë janë shitur vetëm gjatë tremujorit të dytë të 2013.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Kopshti vertikal më i madh i Londrës!

1 2 3 4

Ky “mur i gjallë” 65 këmbë , është ndërtuar në Londër për të parandaluar përmbytjet  e mëdha që ndodhin në Britani. Ky mur përmban më shumë se 10000 bimë  dhe ndodhet afër stacionit Victoria  dhe shërben për të mbledhur ujin e shiut që bie dhe kjo gjë bën që të mos ketë përmbytje. Kjo do të jetë diçka madhështore  dhe do të tërheqë shumë turistë nga e gjithë bota.Përveç kësaj do të ndalojë edhe përmbytjet! Kopshti përmban  shumë bimë të llojeve të ndryshme , luleshtrydhe , bimë të pranverës , dimrit etj dhe ky kopsht është i aftë të mbajë 10000 litër ujë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Divani që mban armë!

 

1 2 3 4 6 7

Divani i parë që mund të mbajë 30 pushkë në të dhe të ndalojë një plumb 0.44  Magnum , tani vjen  në Amerikë! “CouchBunke” është ky divan i cili duket si i thjeshtë , por në fakt është një divan i blinduar. Kjo duket si në filmat e Hollywood , por në falt tani ky divan është gati për ta blerë, në një mori ngjyrash dhe me një çmim prej $6700. Kompania thotë se përveç ngjyrave të shumta ,  ky divan përbëhet edhe nga një shumëllojshmëri materialesh që mund tii përshtatet çdo lloj dhome . CouchBunke hapet shumë kollaj dhe është  mjaft i dobishëm për ata që duan ta përdorin. Brenda tij mund të rrinë deri në 30 pushkë të mjaftueshme për një kryengritje të vogël. Kompania thotë:”CouchBunker është  i dobishëm për në shtëpi , aparament ose zyre”. Përveç këtij funksioni  ai është dhe një divan mjaft i rehatshëm për mysafirë. Gjithashtu mund të përdoret edhe në anije.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Laptopi që karikohet me anë të rrezeve të diellit!

1 2 3

Vjen laptopi që karikohet vetëm nga rrezet e diellit dhe nuk ka nevojë për tela apo prize . Sipas OMG Ubuntu dhe kompanisë kanadeze të telekomunikacionit ËeËi që e kanë ndërtuar atë, pretendojnë se bateria e SOL mund të zgjasë deri në dhjetë orë, duke e lënë atë vetëm dy orë në diell. Ky laptop është dizenjuar për ato vende të zhvilluara ku energjia elektrike  është e limituar, pra ka ndërprerje ose që duhet kursyer. SOL  shkon tek sistemi operativ Ubuntu dhe thotë se në ekran të laptopit ka panele diellore.  Kur bateria  është shumë  e ulët  panelet fillojnë të thithin energjinë diellore .

Ka tre modele të laptopit SOL. Sol i parë do të shpërndahet në Afrikën e Jugut, Lindja e Mesme dhe Amerika e Jugut.

Sol Marine është  krijuar me shtresë hidrofobike i cili i lejon laptopit të mos prishet edhe nëse zhytet plotësisht në ujë. Laptopi SOL themelor ka një Intel Atom D2500 and a Seagate 2.5″ SATA HDD 320 GB. Ai ka një monitor LCD me rezolucion 1366×768. Sol vjen me një kamer 3MP , Bluetooth dhe Ëi-Fi dhe gjithashtu panelet diellore mund të hiqen

Gana thuhet se do ta marrë laptopin e para, me një çmim prej 300$. Megjithëse laptopi nuk është saktësisht i përballueshëm, ky është të paktën pak më i lirë se laptopi me energji diellore nga Samsung.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Gruaja blen 2 iPhone $1300 , merr vetëm 2 mollë.

1111

Ndoshta është vetëm një tallje . Një grua blen dy iPhone me anë të shpalljes në internet  dhe kur ajo hap kutitë ajo gjen vetëm 2 mollë në secilën prej tyre! Ajo hyri ne faqen e internetit  Gumtree dhe kërkoi për një çift iPhonësh. Herald Sun thotë se marrëveshja u arrit mes gruas dhe një gruaje tjetër  e cila e thirri atë . Ato u takuan tek McDonalds  në Sunnybank  të  Brisbane.Gjithçka shkoi mirë. Ajo i dorëzoi 1500  dollarë Australian (rreth $1300 amerikanë). Kur ajo po shkontë ne shtëpi po mbantë dy  kuti Brenda të cilave mendohej se kishte dy iphone të shndritshem . Kur ajo mbërriti në shtëpi gjeti vetëm 2 mollë , nga një në secilën kuti ! Ajo those se kjo është shumë e çuditshme pasi kutitë ishin origjinale.

Kjo nuk është hera e parë që një transaksion privat për një produkt Apple ka qenë një kontakt i çekuilibruar. Një grua në Spartanburg pagoi para për të blerë një iPad dhe pasi hapi kutinë ajo  vuri re se ai ishte prej druri , por të paktën  ai e kishtë një logo të Apple. Spartanburg mbetet një vend ku ndodhin këto gjëra mjaft ofenduese për kompanitë .  Më e mira që mund të behët është hapja e kutive përpara blerjes , porn ë fakt një gjë e tillë nuk do të ndodhë ! Keto lojëra priten që të ndodhin gjithmonë.

Burimi:http://news.cnet.com/

0

Kopshti xhungël!

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Ju mund të thoni që kopshti i tyre është një xhungël ….. epo në fakt ashtu duket ! Alan dhe Mary Watson , pensioniste , kalojnë 12 ore duke u kujdesur për kopshtin e tyre. Ata kanë  shpenzuar £10000 për të blerë këta pyje tropikalë dhe për të krijuar një xhungël në kopshtin prapa shtëpisë. Ky kopësht i mrekullueshem duket shumë larg , por në fakt për të arritur aty  duhet vetëm të kaloni  në derën e pasme të z. dhe znj.Watson tek shtëpia me tulla të kuqe , në përiferi të Derby. Kjo shtëpi tani është shumë larg nga ajo që ishte në vitin 1961 kur çifti e bleu  për £3150. Atëherë kopshti prapa kishte vetëm  një tharëse rrobash dhe tani ai është shndërruar në një ‘’xhungël’’! Ata kujdesen në mënyrë të përkryer për bimët e tyre , madje edhe mbështjellin trungjet e tyre me material të ndryshme për ti mbrojtur ata nga i ftohti.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Një Aston Martin me printer 3D!

AM5 AM4 AM2 AM1 AM AM6

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shumë ëndërrojnë që të kenë një Aston Martin , por  jo shumë e arrijnë një gjë të tillë. 32 vjeçari Ivan Sentch, nga Zelanda e re po printon  qindra pjesë plastike që përshtaten më njëra tjetrën për të formuar një Aston Martin  1961 DB4. Është pak më e hershme por shumë e ngjashme me atë të James Bond. Çdo pjesë e printuar  është future në një kornize druri  dhe ngjitur në vend. Me 2500 pjesë të printuara Ivan Sentch ka bërë 72% të punës së tij. Sentch thotë se në fakt do të duhen edhe 5 vite që ta marrë makinën në rrugë. Ai e nisi këtë project në garazhin e tij të vogël dhe tani është bërë më famë  ndërkombëtare. Janë vetënm 1200 DB4 modele  në ekzistencë dhe dalin në ankand deri në 220000£. Ato kanë qenë prodhuar ndërmjet  shtatorit  të 1961 deri ne tetorin e vitit 1962, duke i bërë ato një mall shumë të rrallë. Sentch buk ka eksperiencë në përdorimin e printerit 3D , por ai thotë se ka lexuar shumë për përdorimin e tij dhe tani ai ben të mundur  printimin  e makinës. ‘’ Dop të jetë me të vërtetë shumë e bukur . Do ta përdor atë çdo ditë ‘’-thotë Sentch.

0

Lumi i gjelbër

 irgud Lumi i gjelber 1 irgud Lumi i gjelber 2irgud Lumi i gjelber 3

Lumi i gjelbër! Ky është lumi më i gjelbër në botë , por jo  për shkak të ngjyrës së ujit të tij . Lumi Jingang në  Fuzhou kryeqyteti i Provincës Fujian të Kinës juglindore, është mbuluar plotësisht nga zambakët e ujit, të cilët në mënyrë të çuditshme kanë pushtuar gjithë sipërfaqen e tij duke i dhënë pamjen e një tapeti të gjatë prej 400 metrash.Lumi i gjelbër ka shtresën e bimëve është aq e trashë sa bën të pamundur për anijet që të lundrojnë. Më së shpeshti shihet në Amerikën e Jugut tropikale, ku zamabkët e ujit janë aq të trashë dhe rriten deri ne një metër mbi nivelin e detit. Por, edhe pse duken tërësisht të gjelbër në këtë fazë, këta zambakë pasi rriten dhe lulëzohen, çelin lule shumëngjyrëshe që japin një pamje akoma më fantastike.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Piramidat e humbura të Egjiptit gjenden në Google

piramida1 piramida5 piramida4 piramida3 piramida2

 

 

 

Disa kodra prej rëre të zbuluara në shkretëtirën egjiptiane duke përdorur Google Earth, mund të jenë vendi i piramidave të humbura.  Arkeologia amerikane Angela Micol zbuloi dy zona përgjatë bregut të Nilit, 90 kilometra larg njëra-tjetrës, të cilat kanë një formë të pazakontë. Ka pasur rezistencë nga arkeologët e tjerë rreth asaj se a ishte e vërtetë  gjetja piramidave të panjohura, por tani një studim paraprak në terren duke përdorur harta të lashta  thonë se vendndodhja mund të jetë e saktë. Micol bëri zbulimin në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut vitin e kaluar, pasi kishte kontrolluar imazhet në Google Earth për një dekadë.

Ajo shtoi se tani janë zbuluar disa shpella nga gërmime paraprake në vend, të cilat janë 12 kilometra nga qyteti i Ebu Sidhum. Nëse kjo gjë është e vërtetë atëherë ajo mund të jetë piramida më e madhe e zbuluar ndonjëherë.   Ajo ka zbuluar gjithashtu se piramidat janë të etiketuara si piramida në një numër të rralle hartash antike,-raporton Discovery News.

Pretendimi i jashtëzakonshëm i Micol ka tërhequr kritika nga një numër i autoriteteve arkeologjike dhe gjeologjike të cilët ishin skeptikë se një mjet si Google Earth mund të çojë në një zbulim të vërtetë.

Micol tha: “Pas kesaj , unë u kontaktova nga një çift egjiptian i cili pretendonte që të ketë referenca të rëndësishme historike për të dy faqet. ‘
Mbledhësit e hartave të ndryshme , Medhat Kamal El-Kady, ish-ambasador dhe gruaja e tij  Haidy Farouk Abdel-Hamid, nje ish-këshilltare e presidencës egjiptiane  thatën se formacionet e gjetura nga Micol ishin të etiketuara si piramida në harta të ndryshme antike . Ata thanë se kanë 34 harta dhe 12 dokumente të shkruara nga shkencëtarët , të cilat vërtetojnë hipotezate ngritura nga Micol.

Një nga hartat ishte e vizatuar nga inxhinieri Napoleon Bonaparti. Çifti tha se  piramidat  do të jenë më të mrekullueshmet që njerëzimi ka njohur deri me sot. Megjithatë, Mohamed Aly Soliman, i cili drejtoi ekspeditën paraprake pranë Ebu Sidhum, tha se kodrat janë bërë nga shtresa të ndryshme që nuk i përkasin peizazhit përreth, duke sugjeruar se ato ishin bërë qëllimisht nga egjiptianët, duke u përpjekur për të varrosur një strukturë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Pica me fytyrë njerëzish!

 

Skocezi i lindur në Itali Domenico Crolla, ka hapur një restorant italian në Gllasgou të Skocisë, ku shfaq talentin e tij dhe bën pica me fytyra njerëzish të famshëm si p.sh Papa Françesku, Barak Obama, Merlin Monro, Rihana, Robi Uilliam etj.

Përbërësit e picës janë të thjeshta: salcë domateje për hijet dhe djathë për dritën.

Burimi:http://www.torontosun.com

0

Kërcënimi në Oqeanin Atlantik!

 

Një ekspeditë e berë në brendësinë e oqeanit Atlantik zbuloi se një numër i madh peshqish luanë po drejtohen drejt vijës bregdetare të Atlantikut. Edhe më shqetësiues për shkencëtarët  është se peshqit luanë të gjetur janë të mëdhenj, që do të thotë se ata riprodhohen lehtë dhe mund të  arrijnë në thellësi të ndryshme. Kjo ishte ekspedita e parë që u  mor vetëm me akzaminimin e peshqve luanë. “ Ne pritnim që të jetonin peshq luane aty por numri i tyre ishte i papritur -thotë Stephanie Green, një studiues në universitetin e Oregon State i cili mori pjesë në hulumtim. Nuk e pritnim një gje të tillë”. Peshqit luanë  të cilet janë të  Oqeanit  Paqësor, janë futur aksidentalisht në Atlantik në 1990.Peshku nuk kanë kontrolle të natyrshme mbi popullsinë e tyre në Atlantikun, dhe studimet e mëparshme kanë treguar peshqit luanë  mund të zvogëlojnë popullsinë vendase  te peshqve mbi  80% .

“Një peshk luan mund të hajë të gjithë peshqit që jane më të vegjël se ata prandaj kjo gjë është shumë shqetësuese”-thotë Green.

Burimi:http://www.webpronews.com