LAJME Archive

0

Si funksionojne kartat e kreditit?

Tipet e ndryshme te kredise
Kredi do te thote leke hua qe banka ju jep. You mund te merrni nje shume parash hua per nje qellim specifik, si financimi i nje makine, blerja e nje shtepie etj. Kredite jane te ndara ne dy lloje: te siguruara dhe te pasiguruara.
Nje kredi e siguruar eshte nje kredi qe eshte e garantuar me koleteral-qe eshte ne objekt me vlere te barabarte ose me te madhe se shuma e kredise, te tilla si nje shtepi apo makine.

Nje kredi e pasiguruar eshte ajo e garantuar me asgje.

Dallimi midis nje karte krediti dhe nje karte debiti.
Perdorimi i nje karte krediti eshte si te kesh nje kredi. Çdo here qe ju paguani diçka ju merrni para hua, deri sa ti paguani ato ne fund te muajit ose me vone. Ne kembim me kete , kompania e kartes se kreditit vendos interes ne llogarine tuaj, te cilin ju e paguani se bashku me shumen e blerjes.
Kartat e debitit perdoren per te blere ne vende te shitjes me pakice ashtu si kartat e kreditit ,por ne rastin e kartes se debitit, leket vijne direkt nga llogaria juaj.

Si te zgjedhes karten me te mire te kreditit.
Zgjedhja e kartes se duhur varet se si ju planifikoni qe ta perdorni ate. Gjithkush ka te ardhura te ndryshme financiare dhe prioritete te ndryshme, por ka 3 pika qe jane te rendesishme qe ju duhet te dini kur zgjidhni karten e duhur:
1. A ofron normen me te mire per ju?
2.A i permbush nevojat tuaja te shpenzimeve?
3.A keni ndonje perfitim nga perdorimi i kesaj karte, si p.sh.te marresh mbrapsht nje perqindje te parave qe keni shpenzuar.

Sa karta krediti duhet te kem?
Krediti eshte nje mjet i fuqishem, por eshte nje pergjegjesi e madhe gjithashtu. Ne pergjithesi, numri i kartave te kreditit qe ju duhet te keni, bazohet ne te ardhurat tuaja, buxhetin dhe aftesine per te menaxhuar parate.

Si te krijosh nje kredit te mire?
Qe te keni nje kredit te mire, ju duhet qe gjithmone ti paguani faturat ne kohe. Nese i paguani me vonese, do te paguani nje tarife, dhe kjo do te shfaqet ne raportin e kreditit tuaj.
Ju nuk duhet te aplikoni per me shume karta krediti sec ju duhen sepse te paturit shume kredi ne dispozicionin mund t’ju beje ju qe te dukeni si rrezik per huadhenesit ne te ardhmen.

0

Fletorja që nuk mbaron asnjëherë!

1 2

Disa studentë nga Universiteti Bradford kanë dizenjuar një fletore që mund të ripërdoret herë pas here. E quajtur Esquoia ajo mund të fshihet shumë lehtë me një gomë apo më një letër dhe pa lënë asnjë shenjë boje në të. Ky model është ndikuar nga tabelat e bardha. Fletorja Esquoia përveç të tjerave gjithashtu është rezistente ndaj ujit. Skuadra e studentëve tashmë po pregatiten për prodhimin e tyre.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Një pamje e re e Gmail.

1 2

Geek.com ka publikuar disa imazhe , të cilat tregojnë ndryshimin që do të pësojë  Gmail. Ndryshimi më i dukshëm është pamja  tij e re . ‘’Gone’’ është lista aktuale e inbox, e cila do të ndryshojë. Në vend të saj do të vihet një “fly-in” mailbox. Në krye të dritares ndodhet  toolbari  blu, që tregon se çfare duhet të shfaqet në kutinë e inbox, dhe gjithashtu në këtë toolbar ndodhet dhe një rrjet kërkimi. Do të ndryshojnë ngjyrat  dhe ky shërbim i Google do të bëhet dhe më tërheqës. I gjithë ky ndryshim  është bazuar dhe në applikacionet e telefonave.

Burimi: http://www.pcworld.com/

0

Konkursi Kombëtar për Pronësinë Intelektuale!

 

Në ambientet e Shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë,u organizua dje faza finale e Konkursit Kombëtar “Të mbrojmë Pronësinë Intelektuale, të edukojmë gjeneratën që po rritet” me shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe ato të mesme. Për gjatë gjithë muajit prill janë zhvilluar konkurse me shkollat pjesëmarrëse nga çdo DAR i Republikës së Shqipërisë, duke zgjedhur 2 shkolla fituese, një nga shkollat 9-vjecare dhe një nga shkollat e mesme-klasat e 10. Ka qenë një aktivitet i ngjeshur dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit. Ky konkurs është pritur mjaft mirë dhe nga stafet pedagogjike të shkollave duke i cilësuar njohuritë në fushën e të drejtës së autorit mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme për të edukuar brezin që rritet. Janë zhvilluar konkurset respektivisht në këto DAR-e, për Qarkun Lezhë, Shkodër, Tiranë (Qytet dhe Qark), Elbasan, Berat, Kukës, Durrës, Gjirokastër dhe Korçë, Vlorë dhe Fier, duke përfshirë pjesëmarrjen e mijëra nxënësve.

Aktiviteti u zhvillua  nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit me mbështetjen e Ministrisë  së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Drejtoritë Rajonale Arsimore si dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Konkursi filloi në orën 9:30 fillimisht me shkollat 9-vjeçare , ku çmimin e parë e fitoi shkolla e Elbasanit dhe pas shkollave 9-vjeçare , radhën e kishin ato tw mesmet, ku  çmim të parë fitoi  Kukësi, i përfaqësuar nga nxënëset e klasave të 10: Roksana Korbi, Brikena Duraku dhe Eviana Axhami.

 

 

0

Transformimi i njeriut në papagall!

1 2

Duket si një pikturë e thjeshtë  e një papagalli në majë të pemës, por nëse e shohim më me kujdes na shfaqet diçka krejt ndryshe.Në fakt bëhet fjalë për një vajzë, trupi i së cilës është pikturuar në mënyrë gjeniale nga Johannes Stoetter.  Artisti italian është frymëzuar gjithnjë nga bota e natyrës.Ai ka shpenzuar një muaj kohë duke planifikuar vizatimin dhe 4 orë për të pikturuar modelen. Më pas, një orë tjetër e ka marrë pozicionimi i saj për foton në mënyrë që të dukej si një papagall i vërtetë.

Burimi:http://metro.co.uk/

0

Imazhet më të bukura të javës!

Imazhet më të mrekullueshme të javës!

This slideshow requires JavaScript.

Burimi:http://www.bbc.com

0

Microsoft Office-Online!

1 2

Microsoft njoftoi se tani ishte e mundur që ta gjenim të gjithe Paketën Microsoft Office online. Përdoruesit mund të hyjne në Word, Exel,Powerpoint, dhe OneNote vetëm me një llogari në Microsoft. Dokumetet do të ruhen automatikisht në  OneDrive dhe ato mund ti ndani me të tjerët. Versionet online punojnë edhe me versionet  desktop , kështu që mund ti hapësh dokumentet në Desktop dhe ti ruash ato në kompjuterin tënd ,gjithashtu.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Qytetet e ngrira!

This slideshow requires JavaScript.

I ftohti polar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë përvec problemeve dhe vështirësive që ka krijuar në qarkullim dhe shërbimet e tjera për miliona banorë, ka shndërruar komplet natyrën e zonave.  Kjo ngrirje historike mbylli shkollat , ndaloi shumë biznese  dhe më shumë se 3700 fluturime u anuluan  në Chicago, Cleveland, New York dhe Boston.Pamjet që mbërrijnë nga zonat e ngrira ,ngjasojnë me shumë me ato të para vetëm në skenat e filmave hollivudianë apo ato të shkëputura nga Siberia dhe Antarktika. 
Mes qyteteve të goditura më shumë dhe që ndodhet nën pushtetin e akullit është edhe Çikago. 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Kamera ajrore!

1234678

Tani ju mund të keni një foto të përsosur ajrore , pa hipur në ndonjë avion , vetëm më këtë kamera që mund të hidhet në ajër! Kamera është me 36 objektiva , gjë e cila ju  lejon që të merrni 36 foto nga një shkrepje dhe këto foto janë të ndryshme nga njëra-tjetra! Është projektuar që të hidhet në ajër , dhe kur të arrijë shpejtësinë e saj maksimale të ndalojë për shumë pak çaste dhe të kapë fotografi të ndryshme! Kjo kamera është krijuar nga një website , kushton $499 dhe është kamera e parë e cila  mund ti kalojë 100 megapixels.

Pasi ta hidhni kameran në formë topi në ajër ,36 fotot e shkrepura do të kalojnë në smartphone-in tuaj , ku ju mund ti editoni. Kjo kamera është bërë nga një plastikë e pastër dhe e ashpër dhe peshon 300g.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Antivirusi AVG për përdoruesit e Mac!

1

Duket se Mac  është gjithmonë në fund të listës për aplikacionet e software që ka. Edhe pse  Apple ka projektuar disa app posaçërisht për Mac, shumica e software të PC-ve nuk janë të disponueshme për sistemin e operimit Mac OS!

Teknologjitë AVG sapo kanë nxjerrë versionin e tyre të antivirusit për Mac OS për sistemet e operimit OSx10.9 Mavericks dhe OSx10.8 Mountain  Lion! Antivirusi mund të shkarkohet falas nga faqja e tyre ose nga Apple Store. Versioni i ri i antivirusit ofron një teknologji të trefishtë, që mund të dallojë “malware” ndërmjet platformave Mac, Windows dhe Android!

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Printerat 3D krijojnë Art!

1

Gjatë vitit të kaluar printerat 3D kanë dëshmuar  se janë të mjaftueshëm  për të përmbushur kërkesat e industrive dhe dizenjimeve. Tashmë me anë të prineterave 3D , mund të krijohen arte , piktura e skulptura  të bukura , duke tejkaluar çdo gjë.

Në prag të Krishtlindjeve, blogu Stratasys na solli historinë e Andre Masters dhe CJ Munn – artistë që donin të krijonin një skulpturë bazuar në mitin e Icarus. Siç e dini Icarus ishte ai që përdori krahët për të fluturuar  nëpër qiell , e për t’u larguar nga mbreti Minos. Skulptura do të ishte mjaft e lehtë nëse  artistët do ta gdhendnin atë në formë krahësh prej balte ose metali , por ata donin  donin të arrinin diçka  më shumë.

Duke përdorur printerin 3D artistët  krijuan 200 pupla , të cilat së bashku mund të formonin krahët  për skulpturën e tyre. Për ti bërë gjërat më të komplikuara artistët vendosën  që çdo pendë të ishte unike në një farë mënyre. Ata thanë për Stratasys  , që krijimi I kësaj sculpture pa printerin 3D ishte I pamundur dhe kostoja ishte shumë e lartë.

 Burimi: http://www.webpronews.com

0

Për ata që kanë humbur fletën e konfirmimit të llotarisë amerikane (kodin)

Për ata që kanë humbur fletën e konfirmimit të llotarisë amerikane. Mund ta riktheni atë. Shikoni instruksionet e mëposhtme.Hyni tek faqja https://www.dvlottery.state.gov

 

lloto1

 

 

 

 

 

 

 

lloto2

 

 

 

 

 

 

lloto3

 

0

Printeri 3D

1

Printeri 3D ka qenë në treg prej  më shumë se dy dekada , por  ai arriti majat këto vitet e fundit . Printeri  3D arriti të shtypë mjete të ndryshme , makina , këpucë , pajisje të tjera , madje I ka shërbyer shumë dhe mjekësisë. Nga parishikimet që kanë bërë  studiues të ndryshëm , mendohet se printeri 3D tashme do të përhapet në të gjithë boten , dhe të gjithë do ta përdorin atë.  Për ata që nuk dinë shumë mirë si ta përdorin printerin 3D Shapeways , ofron një aplikacion  dhe një software ndryshe, I cili është me I lehtë në përdorim.

Burimi: http://www.webpronews.com

0

Makina me kube!

1645 3

Një sipërmarrës  Australian dhe një “gjeni” i teknologjisë së lartë ka ndërtuar një makinë LEGO e cila mund të ecë dhe në rrugë.Titulluar ‘Super Awesome Micro Project’, ky projekt u ndërtua duke përdorur 500000 cope LEGO. Edhe motori është bërë nga copa standarte Lego . Janë përdorur  katër motorë orbitalë  dhe një total prej 256 pistona .

Ajo mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 12-18mph, edhe pse krijuesit – sipërmarrës Melbourne Steve Sammartino dhe Raul Oaida, të frikësuar nga një shpërthimi I Lego! Krijuesit thonë se kjo makinë është pajisja e parë miqësore për  mjedisin. Për ta ndërtuar këtë pajsije u harxhuan £ 11.200 të cilat u financiuan nga dyzet  patronët austrilianë. Një prej tyre Trevor Young tha : Sponsorizoj për këtë pajisje sepse kjo është një ide e mahnitshme dhe gjëra të mrekullueshme mund të rrjedhin prej saj”. Kjo makinë është mjaft efikase në përdorim dhe  e pademshmë për mjedisin!

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Smarty Ring!

2 1

Smartwatches kanë qenë në shitje prej një periudhe prej 6 muajsh. Shitjet e larta kanë vënë në punë inxhinierët dhe ata kanë krijuar një tjetër  pajisje që mund të mbahet në dorë-një smartring (unazë)

E quajtur Smart ring, pajisja prej çelikut , lidhet me smartphonë nëpërmjet Bleutooth , me anë të  një aplikacioni të caktuar. Drita LED jeshile e unazës ndizet sa herë që vjen një  mesazh në email, twitter , Facebook etj! Unaza është e pajisur me një Bleutooth 4.0 sensor  që lidhet me çdo pajisje Andorid dhe iOS me anë të aplikacionit Smarty Ring! Ky aplikacion ju lejon të ndryshoni orën ngjyrën LED etj. Kur nuk ka ndonjë njoftim unaza tregon orën! Kur dikush telefonon nga smartphon personi mund ta pranojë ose jo atë vetëm duke klikuar butonat anash unazës. Këto butona gjithashtu shërbejnë për të fikur muzikën e ndezur në smartphonë ose për të hapur kameran.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Funksionet e reja të Gmail!

1243

Google njoftoi të enjten se   përdoruesit e Gmail tashmë mund të eksportojnë të dhëna nga Gmail dhe Google Calendar duke realizuar kështu krijimin ne një kopjeje rezervë  të tyre. Përdoruesit mund të shkarkojnë të gjithë  letrat , të dhënat e tyre , kalendarët etj. Përdoruesit mund ti shkarkojnë këto të dhëna nga  Gmail, Calendar, Google+, Youtube, Drive, vetëm në një dosje të vetme arkivi. Për të shkarkuar të dhënat e kalendarit ,mund të veproni duke filluar që sot , por për shkarimin e mesazheve duhet të presim pak , sepse kjo gjë do të bëhet e mundur muajt e ardhshem. Të mërkurën Google tregoi disa karakterisitka të tjera të Kalendarit. Ato kanë shtuar funksionin Autocomplete për krijimin e ngjarjeve dhe  gjithashtu tani miqtë që ju ftoni mund të klikojnë tek “map” për tu siguruar që po shkojnë në vendin e duhur. Ato kanë shtuar edhe funksionin që na lejon ne ti shohim vetëm ato ngjarje që kërkojmë dhe në mënyrën si duam ti kemi.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Twitter ”mbrohet” nga spiunët qeveritarë

twiter1Twitter ka njoftuar implementimin e një teknologjie të re sigurie, që e bën më të vështirë spiunazhin ndaj përdoruesve të vet, teksa u bën thirrje edhe firmave të tjera të internetit të bëjnë të njëjtën gjë, në përpjekje për të shmangur programet e përgjimeve nga agjencitë qeveritare të inteligjencës.

Twitter ndoqi hapat e Google dhe Facebook, duke shtuar një mbrojtës sigurie të njohur me emrin ”Ruajtja perfekte e Fshehtësisë në Vijim”, për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tij, që në fakt do të donin t’i mbanin ato larg syve të përgjuesve.

”Në krye të pronave zakonisht konfidenciale dhe integruese të HTTPS, ‘Forward Secrecy’ shton një tjetër karakteristikë”, shpjegoi Twitter në një njoftim të së premtes.

”Nëse një kundërshtar është aktualisht duke regjistruar trafikun e fshehtë të përdoruesve të Twitter, e më pas ata përpiqen të vjedhin detaje private nga Twitter, ata nuk do të mund t’i përdorin ato për të dekriptuar trafikun e regjistruar”.

Fondacioni Kufitar Elektronik, organizatë jo-fitimprurëse, është një nga kampionët e të drejtave të përdoruesve online, i cili ka dalë në mbrojtje të kësaj lloj mbrojtjeje mbi trafikun personal në internet, siç njofton Twitter, një kompani me bazë në San Francisco.

”Po ju shkruajmë, jo thjesht për të diskutuar një pjesë interesante të teknologjisë, por për të prezantuar atë që ne besojmë se do të jetë shërbimi normal për pronarët e web-eve”, tha Twitter.

”Rreth 1 vit e gjysmë më parë, Twitter ishte i pari që shërbeu tërësisht me HTTPS”, shtoi kompania. ”Që prej atëherë, është bërë edhe më e qartë se sa e rëndësishme ishte ky hap i fundit, për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve tanë”. (dielli.al)

0

Printimi 3D i makinës!

Printimi  3D është përdorur për të bërë objekte shtëpiake dhe madje edhe armë, por tani një ekip i inxhinierëve ka krijuar një makinë  duke përdorur teknikën e prodhimit shtues. Urbee 2 është projektuar që të jetë e lehtë , efikase  dhee thjeshtë për tu riprodhuar , edhe pse do të duhen disa vite derisa ajo të dalë në treg. Të gjithë pjesët e saj janë të krijuara nga printer 3D, dhe të gjitha janë material I lehtë , vetëm motori është metalik! Inxhinierët të udhëhequr nga Jim Kor thanë se janë dashur 3 muaj për të shtypur një makinë më tre rrota për dy persona! Modeli prototip pritet të konsumojnë vetëm 10 gallon te karburantit të etanolit në një udhëtim epik në të gjithë SHBA nga Nju Jorku në San Francisko

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Funksioni i ri i Google ‘Ok Google’!

ok-google_1311274_616

Tani ju mund të përdorni Google , vetëm duke thënë ‘Ok Google’

Këtë vit google tregoi aftësitë e tij të reja për kërkimin bisedor për Desktop, duke përfshirë  edhe aftësinë për të kryer një kërkim thjeshtë duke  thënë “OK Google”. Në maj google shfaqi një funksion të ri , atë të kërkimit bisedor  për Chrome, po kjo nuk e përmbantë funksionin “OK Google!”

Tashmë Kompania ka mundësuar diçka të tillë, por ju duhet të shkarkoni  një  extension (shtesë të Google Chrome ), për ta përdorur atë. Google njoftoi  për këtë në një postim të Google+!

Tashmë ju mund të kërkoni në Google , duke folur , pra pa përdorur tastierën!

Burimi: http://www.webpronews.com

0

Ora Toq e Qualcomm së shpejti në treg!

Toq

Smartwatches do të jenë pajisjet më të rëndësishme dhe më të përdrshme nga njerëzit ditët e sotme. Konsensusi I përgjithshëm është se ne Brenda 5 viteve do të kemi një mini-kompjuter në dorën tonë. Një orë e tillë vjen së shpejti ! Qualcomm, CPU procesorët e secilës I përdor pothuajse çdo smartfonë , njoftoi sot se Toq Smartwatch do të jetë e disponueshme  , pak më përpara , më 2 Dhjetor dhe vetëm për  $349.99. Smart watch e  Qualcomm është e ndryshme nga ato të Sony dhe Samsung. Ashtu si ato pajisje, Qualcomm smart watch nuk mund të funksionojë pa u lidhur me një pajisje Android, për të marrë dhe dërguar informacion. Ndryshe nga Samsung’s Galaxy Gear ,  ora e Qualcomm, mund të lidhet me çdo pajisje Android , përfshirë edhe Android 4.0.3, edhe versionet më të fundit. Ajo mundëson  shaqjen e njoftimeve dhe gjithashtu  bën të mundur pranimin e telefonatave  hyrëse dhe komunikimin nëpërmjet wireless.  Ora do të përdorë ekranin me ngjyra Mrasol i cili përdor dritat e ambjentit (në mënyrë që të ketë shikueshmëri më të lartë në mjediset e jashtme) dhe teknologjine e karikimit pa fishë WiPower LE për një karikim të shpejtë të baterisë.

Burimi: http://www.webpronews.com