PREZANTIMI Archive

0

Kalendari i Kampionatit Botëror Brazil 2014.

Brazil 2014

 

KËTU keni kalendarin e kampionatit Botëror Brazil 2014.

0

Korbi Kolesjan. PEMA

KORBET Kolesjan

Pema gjinekologjike e fisit Korbi në fshatin Kolesjan të rrethit Kukës. Duke qenë se shumë veta janë larguar nga Kukësi, ajo nuk është e plotësuar. Mirëpres sugjerimet dhe korrigjimet në mënyrë që ajo të jetë sa më e saktë. Mund të më shkruani në urankorbi@gmail.com.

0

Pse zebrat kanë vija ?

1 2

Kjo është një ndër misteret më të vjetra të biologjise evolucionare. Një ekip I studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar ,  mendojnë se kanë zbuluar prova të cilat tregojnë se vijat I kanë përdorur kuajtë afrikanë për të verbuar grabitçarët. Ata thonë se vijat , punojnë si një iluzion optik  që fshehin levizjet e zebrës dhe e mbrojnë atë nga të qenit e sulmuar! Shkencëtarët nga Royal Holloway, Universiteti I Londrës dhe Universiteti I Queensland, përdorën modelet kompjuterike për të vërtetuar hipotezën e tyre. “Vijat , jo vetëm që ngatërrojnë grabitçarët e mëdha si luanë ..etj , por gjithashtu edhe insektet e dëmshme  e fluturat janë ndikuar nga vijat,” tha profesor Johannes Zanker nga Departamenti i Psikologjisë në Royal Holloway.

Vijat e dukshme të orientuara në krahun e një zebre dhe vijat vertikale të ngushta të cilat kalojnë në shpinën  dhe në qafën e  saj, japin sinjale të papritura, të cilat ngatërrojnë shikuesin , sidomos në një tufë zebrash. Njerëzit dhe shumë kafshë kanë diçka të njohur si ‘mekanizmat e zbulumit të lëvizjes’ e cila procedon drejtimin e lëvizjes së diçkaje.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Abetarja shqip në iPhone

abetare shqipNë dyqanin e aplikacioneve online për pajisjet e Apple (App Store), ka dy javë që është shtuar edhe një aplikacion i ri me emrin Abetare. Ky projekt është punuar nga kompania “Trrak”, themelues i së cilës është Burhan Islami.
Qëllimi i këtij projekti është që të ndihmojë fëmijëve të moshave 2-10 vjeçare të mësojnë shkronjat, lidhjen e tyre në fjalë, përvetësimin në shkrim si dhe të luajnë në të njëjtën kohë. Ky aplikacion ka mënyra interaktive të mësimit të shkronjave të gjuhës shqipe, kuicin, pjesën për ngjyrosje, mundësi të ushtrimit të shkrimit etj.
Poashtu kjo është një mundësi e mirë për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, për të cilët ndoshta është mënyra e vetme për të mësuar shkronjat shqip.
Aplikacioni Abetare është i pari dhe i vetmi, i këtij lloji në App Store. Atë mund ta gjeni në linku ABETARE SHQIP

(botasot.info)

0

Problema të llogjikës. Problemi i Kapuçëve

Lexoni këtë eksperiment:

Në një kuti janë 5 kapuçë 3 të kuq e 2 të bardhë. Tre personave pasi u janë lidhur sytë u janë vendosur nga një kapuç  në kokë. Janë vendosur njëri pas tjetrit dhe u janë zgjidhur sytë.Personi i TRETË shikon ngjyrat e kapuçëve të dy të parëve, i DYTI shikon vetëm ngjyrën e të parit ndërsa i PARI nuk shikon asnjë.kapele

Problemi është të gjejë njëri prej tyre ngjyrën e kapuçit të vet.

1- I treti nuk flet (PSE)

2-Idyti nuk flet  (PSE)

3-I pari thotë se kam kapuç me ngjyrë të kuqe.

SI KA ARSYETUAR PERSONI I PARË?

0

Përditësimi i Google Chrome!

3 2 1

Para disa javësh  treguam  3 karakteristika mjaft të rëndësishmë të Google chrome , por që nuk binin shumë në sy dhe një prej këtyre karakteristikave ishte si të hapësh faqet e mbyllura më se fundmi. Sot google chrome shfaqi një përditësim të ri ,nxjerrjen e një opsioni tjetër. Më përpara kur ju hapnit  një skedë të re ( new tab ) në Google chrome , ju shikonit dy faqe : një koleksion të aplikacioneve të chrome ose faqet që ju keni vizituar më shpesh. Tani kjo gjë arrihet vetëm me anë të një faqeje të unifikuar . Në mënyrë të veçantë kur ju te hapni Google chrome shiritin e kërkimit google dhe  faqet më të vizituara në formën e tablove. Për sa i përket App ju mund të hyni aty duke klikuar thjesht mbi butonin e pare App që ndodhet në bookmars-in tuaj.Edhe butoni Recently closed , i cili ishte i vendosur ne fund të ekranit tashmë shfaqet në fillim , Ju thjesht duhet të klikoni në butonin: “Costumize and Control Google Chrome” dhe shkoni tek butoni Recntly Tabs, dhe aty do t’ju shfaqen faqet e mbyllura më se fundmi.

Burimi:http://www.pcworld.com

0

Android 4.4 del në tetor!

1

Google njoftoi që versioni tjetër i Android  do të thirret KitKat. Përveç emrit dhe partneritetit me Nestle  nuk tha gjë tjetër rreth tij. Më e rendësishmja është që Google nuk dha një datë fikse  se kur mund të dalë  ky version i ri i Android. Google nuk tha gjë , por Nestle po! Këtë javë faqja e facebook KitKat për Gjermaninë , ndau përditësimin e mëposhtëm(update). Nëse nuk dini të flisni ose nuk mund të kuptoni gjermanisht , kjo nuk ka problem . Postimi nuk ka shumë rendësi sa kanë komentet e bëra nga njërëz të ndryshem. Në një koment dikush ka pyetur se kur Android 4.4 do të dalë në treg dhe Nestle është përgjigjur se ai do te jetë gati në tetor.Në komentet që u bënë më poshtë u pyet se kur ishte data fikse që do të dilte në treg Android 4.4 . Skuadra e medias Sociale të Nestle u përgjigj në gjuhën angleze: “ Për këtë ju duhet të pyesni Google direkt.Ata e dinë përgjigjen”. Me pak fjalë ne e dime që version i fundit i Android  do të dalë në tetor , por nuk dimë datën dhe gjithashtu disa karakteristika të këtij versioni mbeten mister!

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Video 3D të Skype, së shpejti realitet!

skypelogo616_616

Në botën e sotme , të komunikimit online , Skype është bërë softueri më i përdorshëm në mbarë botën në videot online sidomos pas vitit 2011 kur u bashkua me softuerin  gjigant të Microsoft. Që kur Skype bëri një emër të madh në botën e videove, kompani të tjera softuere , po konkurrojnë me skype duke përdorur produkte të ngjashme , të tilla si  FaceTime nga Apple. Duke parë këtë Microsoft  po bën shumë gjëra në mënyrë që skype të qëndorjë në krye . Një nga gjërat që Microsoft po bën është të bëjë videot më të gjalla duke future efektin 3D. Ky lajm i ri u prezantua  gjatë një interviste me BBC për 10 vjetorin e Skype. Gjatë intervistës Mark Gillett,  President ii Korporatës së Microsoft për Skype  deklaroi një frymëzim përpara se të nxirrte dimensionin e tretë  të Skype.

“Kemi bërë një punë shumë të madhe nëpër laboratorë  duke vëzhguar aftësinë e  ekraneve 3D dhe kapjes se diçkaje 3D. Kemi parë shumë progrese në ekrane  dhe tani shumë njerëz mund të blejnë  televizorë ose ekranë ku mund ti shohin gjërat në një formë 3D”.

Gjatë intervistës Mark Gillett, tha se ato po ekseprimentojnë në laborator për këtë teknologji  dhe po menodjnë menyra për ta nxjerrë atë tek përdoruesit. Kjo mund të jetë një  funksion unik i Skype .

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Pershendetje!

Mire se vini Blogun personal te Uran Korbit!