RRJETET SOCIALE Archive

0

Ndryshimi i app Gmail , për Android.

gmail_1405204

Google ka lançuar përditësime të aplikacionit Gmail , për Android. Tani Gmail ka karakteristika të reja dhe përveç kësaj aftësinë për të ruajtur material ne Google drive.

‘’Në vend që  të shkarkosh material në pajisjen tënde, e cila  merr një pjesë të hapësirës së harddiskut, tashmë ju mund ta ruani atë direkt në Google drive’’-shkruajti  Google+ .

Materialet e shkarkuara në google drive përdoren shumë lehtë në çdo smartfonë, tablet apo kompjuter. Përditësimi gjithashtu përfshin dhe dhënien e shpjegimeve në lidhje më spam-et dhe një navigim më të shpjetë në mënunë kryesore. Në krye të çdo mesazhi spam, ju do të shihni dhe arsyen se pse ky  mesazh është futur në folderin e spameve.

Përditësimi i ri i Gmail filloi të përhapet të hënën.

Burimi: http://www.webpronews.com/

0

Një pamje e re e Gmail.

1 2

Geek.com ka publikuar disa imazhe , të cilat tregojnë ndryshimin që do të pësojë  Gmail. Ndryshimi më i dukshëm është pamja  tij e re . ‘’Gone’’ është lista aktuale e inbox, e cila do të ndryshojë. Në vend të saj do të vihet një “fly-in” mailbox. Në krye të dritares ndodhet  toolbari  blu, që tregon se çfare duhet të shfaqet në kutinë e inbox, dhe gjithashtu në këtë toolbar ndodhet dhe një rrjet kërkimi. Do të ndryshojnë ngjyrat  dhe ky shërbim i Google do të bëhet dhe më tërheqës. I gjithë ky ndryshim  është bazuar dhe në applikacionet e telefonave.

Burimi: http://www.pcworld.com/

0

Facebook blen aplikacionin për fitness

1

Facebook ka shtuar në aplikacionet e tij , atë të fitness, me qëllim rritjen e të ardhurave.

Grupi me bazë në Helsinki, ProtoGeo krijoi aplikacionet për lëvizjet “Movess app”, që përdoren në funksion me sensorët e një telefoni smart për të mbikëqyrur aktivitetin fizik dhe për të matur kaloritë e djegura.  Blerja e këtij aplikacioni të ri , mundëson depërtimin e rrjetit social në tregun e teknologjisë e shëndetësore.Blerje të tjera të bëra së fundmi nga grupi i Mark Zuckerberg përfshijnë kompaninë e mesazheve WhatsApp dhe prodhuesin e kasketës virtuale Oculus. 

Burimi:http://www.bbc.com/

0

Twitter në telefonat mobil edhe pa internet

twitterRrjeti social Twitter është duke e lidhur një marrëveshje me një kompani të njohur nga Singapori, për t’i lejuar përdoruesit që vijnë nga vende ku interneti ende nuk është zhvilluar mirë, që të qasen në shërbimin e saj edhe kur ata janë pa internet.

U2opia Mobile, e cila ka marrëveshje të ngjashme me Facebook, do ta lëshojë edhe shërbimin e saj me Twitter, gjë e cila do të ndodhë në tre muajt e parë të vitit, raporton Reuters. 

E tëra që përdoruesit duhet të bëjnë është të thërrasin një kod të thjeshtë për ti marrë të gjitha përditësimet nga Twitter, thuhet në njoftimin e zyrtarëve të U2opia.

Më shumë se 11 milionë njerëz e përdorin shërbimin e U2opia Fonetwish, i cili u lejon përdoruesve që të qasen në Facebook dhe Google Talk nga telefonat e tyre mobil, edhe atëherë kur nuk kanë pasur asnjë pako të internetit në mobil. Megjithatë, shërbimi i U2opia nuk e mundëson shikimin e fotografive, videove apo grafikave të tjera.

U2opia, është e pranishme në 30 vende dhe në shtatë gjuhë ndërkombëtare, dhe shërbimi i saj shfaq përditësimet lokale të Twitter sipas vendndodhjes së përdoruesit. / Telegrafi /

0

Si e shfaq Facebook-u listën tuaj të miqve edhe në qoftë se ajo është private

facebookshFacebook-u ju premton që ju jeni personi që mund ta kontrollojnë listën e miqve tuaj, por kjo mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë.

Irene Abezgauz, zv. Presidente e menaxhimit të produkteve në Quotium, gjeti një dobësi në veçorinë e Facebook-ut, që njihet me emrin “People You May Know” (Njerëzit që mbase njihni).

Me pak fjalë, çdo njeri në internet mund të gjejë se cilët janë miqtë që keni në Facebook, edhe në qoftë se listën e keni vendosur në private. Mjafton të krijojnë një llogari të rreme Facebook-u dhe t’ju dërgojnë një kërkesë miqësie. Edhe në qoftë se nuk i përgjigjeni, ata mund ta shohin listën e miqve përmes karakteristikës “People You May Know.”

Abezgauz e bëri publike këtë dobësi në AppSec USA 2013, një konferencë që mbahet në Nju Jork për sigurinë. Karakteristika “People You May Know” është një veçori kryesore që i ndihmon përdoruesit në Facebook të krijojnë lidhje të reja miqësie. Ajo ju ndihmon të gjeni miq të vjetër apo ish-kolegë si dhe të krijoni miqësi me njerëz të cilët janë miq të miqve tuaj.

Le të shohim tani se si e përcakton Facebook-u privatësinë e “People You May Know” para se të kalojmë tek dobësia. Facebook-u i tha Abezgauzit: “Mos harro: Miqtë mund të kontrollojnë se kush e sheh listën e tyre të miqve në profilin e tyre. Nëse njerëzit mund të shohin listën tënde në një profil tjetër, do të kenë mundësi ta shohin atë edhe në furnizuesin e lajmeve, në kërkim apo në vende të tjera në Facebook. Po ashtu, do të mund të shohin edhe miqtë e përbashkët në profilin tënd.”

Kjo ngre dy çështje të rëndësishme:

1. Kjo do të thotë se nëse ju e keni private listën por miqtë tuaj e kanë bërë publike listën e tyre, fakti që e ata e kanë bërë publike e tejkalon privatësinë tuaj.

2. Nëse ju dhe miku juaj i keni listat private, por pëlqeni një foto të një mikut tuaj, e cila është publike, atëhere automatikisht nënkuptohet që ju e keni atë në listën e miqve.

Duke iu referuar kësaj logjike, nëse ju dhe miku juaj i keni listat private dhe nuk bëni asnjëherë ndërveprime publike (si ajo me pëlqimin që përmendëm pak më lart), atëhere lista duhet të jetë private apo jo?

Gabim: Lista do të vazhdojë të shfaqet.

Për të testuar këtë, Abezgauz ka krijuar dy llogari të reja. Le t’i quajmë ato Përdoruesi A dhe Përdoruesi B. Duke i përdorur të dyja, Abezgauz vuri re:

1. Përdoruesi A, i cili e ka listën e miqve në private, shton disa miq që e kanë po ashtu listën në private.

2. Përdoruesi A nuk bën asnjë ndërveprim me këta njerëz, thjesht i pranon ata si miq.

3. Përdoruesi B, shton përdoruesin A si mik. Përdoruesi A nuk i përgjigjet.

4. Facebook-u i shfaq automatikisht Përdoruesit B opsionin “People You May Know”, bazuar në listën e miqve të përdoruesit A.

5. Rezultati përfshin miqtë e përmendur në hapin 1, me të cilët Përdoruesi A nuk ka asnjë ndërveprim.

6. Facebook-u, i cili pretendon se shfaq vetëm miqtë me të cilët ju keni pasur ndërveprime publike, nuk është i vërtetë.

Për të shpjeguar këtë gjë, Facebook-u u përgjigj se: “Nuk keni ndonjë mënyrë si ta dini se këto sugjerime që shihni përfaqësojnë komplet listën e miqve të dikujt.”

Abezgauz tha se ajo sheh qindra sugjerime. Pra, nuk është e gjithë lista, por të paktën 80% e saj. Arsyeja pse njerëzit e bëjnë private listën e miqve është pikërisht sepse nuk duan që të tjerët ta shohin atë. Pritet ende një reagim i dytë zyrtar nga Facebook-u. (PCWorld Albanian)

0

Dëshironi të dini se cilat janë linqet që po bëjnë xhiron e botës në Facebook dhe Twitter!

read URLDëshironi të dini se cilat janë linqet që po bëjnë xhiron e botës në Facebook dhe Twitter, pra, ato që po shpërndahen më shumë? Vendi i duhur është Rad URL
Ai është një aplikacion uebi në të cilin mund të shihni një listë me 100 linqet më trendy të momentit në dy rrjetet sociale.
Linqet mund t’i rendisni në bazë të numrit të shpërndarjeve në Facebook apo Twitter, në mënyrë të ndarë nga njëri-tjetri. Ose, mund të përdorni algoritmin e kombinuar i cili shfaq në total numrin e shpërndarjeve në të dyja rrjetet. Nuk ka ndonjë detaj se si funksionon aplikacioni deri tani.
Secili link ka nje titull kryesor së bashku me uebfaqen ku ndodhet. Nëse vendosni mouse-in sipër linkut do të shihni një dritare të vogël që ju tregon paraprakisht se çfarë përmban ai.
Aplikacioni funksionon mjaft mirë. Përditësohet çdo 15 minuta por ndryshimet më të mëdha përsa i përket linqeve mund të vihen re orë pas ore. Është një aplikacion mjaft interesant për të gjetur gjërat më popullore në internet për momentin.
Rad URLs (PCWord Albanian)
0

Twitter, Disa udhëzime si funksionon

 12

Twitter është një     rrjet social online dhe një shërbim mikroblog , i cili u lejon përdoruesve të dërgojnë dhe lexojnë “tweets” , mesazhe të shkurtra deri në 140 karaktere.

Përdoruesit e regjistruar mund ti dërgojnë dhe lexojnë këto “tweets” , ndërsa ato përdorues që nuk janë të regjistruar vetëm mund ti lexojnë. Përdoruesit hyjnë në Twitter përmes faqes twitter.com 

Ka bazën në San Francisko dhe ka zyra në New York , Boston dhe San Antonio. Twitter është krijuar në mars të vitit 2006 nga  Jack Dorsey dhe në korrik të atij viti faqja ka hyrë në përdorim. 

Kjo faqe fitoi popullaritet shumë shpejt me 100 milion përdorues të regjistruar në vititn 2012, të cilët postojnë 340 tweets çdo ditë. Në twitter gjithashtu trajtohen 1.6 miliard pyetje në ditë dhe është një ndër 10 faqet më të vizituara . Ai është quajtur si SMS i internetit .

Twitter është bërë ndërkombëtarisht i identifikueshëm nga logoja e tij me shpend. Logoja e tij origjinale ishte në përdorim nga marsi i vitit 2006 deri në shtator të vitit 2010. Një version i modifikuar doli më i suksesshëm, kur iu nënshtrua ridizenjimit të parë.

Tweets publikohen dhe mund të jenë të dukshme ose për të gjithë ose vetëm për ata persona që ti dëshiron. Përdoruesit mund të “cicërojnë”(tweet) nëpërmjet website Twitter me anë të aplikacioneve të jashtme qe janë të përputhshme ose nga sherbimi i mesazheve të shkurtra (SMS) në dispozicion vetëm në disa vende.

3Ndërsa shërbimi është falas , dërgimi i tweets nëpërmjet SMS , mund  t’iu bëjë që të paguani tarifat e telefonise ofruese. Përdoruesit mund të mbishkruajnë në tweets e përdorusve të tjerë –kjo njihet si ndjekje (follow) dhe mbishkruajtësit njihen si ndjekës (followers ose tweeps).

Përdoruesit mund të  kontollojnë njerëzit që nuk  u kanë nënshkruar ndonjëherë në Twitter (unfollowing) nëpërmjet shërbimeve në twitter.Përveç kësaj përdoruesit kanë mundësinë dhe ti bllokojnë ata që i kanë ndjekur(followers).Twitter i lejon përdoruesit  për të përditësuar profilin e  tyre nëpërmjet telefonit celular, ose mesazheve me tekst,  ose nga aplikacione të caktuara të cilat janë vetëm për smartphonë dhe tabletë.

Një rrjet social si twitter sillet rreth parimit të pasuesve. Kur ju zgjidhni që të ndiqni një përdorues tjetër të Twitter , shkrimet e atij përdoruesi (tweets)  do të shfaqen në mënyrë kronologjike në faqen tuaj kryesore të Twitter. Nëse ndiqni 20 përdorues atëherë në faqen tuaj të Twitter ju do të  shihni një përzierje të të gjitha shkrimeve  nëpër faqe, rekomandime muzike, të reja të ndryshme, lidhje të reja interesante etj.

2Përdoruesit mund të  grupojnë postime të ndryshme në varësi të temës –fjalët ose frazat që kanë  përpara shenjën #. Në mënyrë të ngjashme shenja “@” e ndjekur nga një emër përdoruesi  përdoret për t’iu përgjigjur përdoruesve të tjerë (@theusername   …..).

Për të ripostuar një mesazh nga një përdorues tjetër i Twitter dhe për ta ndarë atë me ndjekësit e vet  funksioni i retweet është i simbolizuar nga “RT” te mesazhi. Me anë të SMS përoruesit mund të komunikojnë nëpërmjet 5 numrave për Shtetet e Bashkuara US, Kanadanë, Indinë, Zelandën e Re  dhe Isle of Man, bazuar në numrin për përdorim ndërkombëtar. Gjithashtu është dhe një kod i shkurtër  për në UK , i cili është i arritshëm vetëm për rrjetet Vodafone, OS dhe Orange.

Një fjalë, frazë apo temë që është etiketuar në një normë më të madhe se etiketimet e tjera  quhet trending topic. Trending Topics bëhen të populluara për arsye se bëjnë shumë përdorues të flasin për atë temë . Këto tema bëjnë që përdoruesit te jenë në kontakt me botën dhe të marrin lajmet më të reja.

Ka mjete të ndryshme që shërbejnë për të shtuar përmbajtjen për ta monitoruar atë dhe bisedat duke përfshirë Telly(shpërndarjen e videove , emrin e vjetër Twitvid). Në qershor të vitit 2008 Twitter  filloi një program të verifikimit  duke i lejuar të famshmit që llogaria e tyre të verfikohet .

1Twitter ka aplikacion për iPhone, iPad, tablet  Android, Windows, Black Berry  dhe Nokia S40. Mesazhet në Twitter janë publike por ju mund të dërgoni edhe mesazhe private. Twitter grumbullon informacionin personal  rreth përdoruesve dhe e ndan atë me pjesën e tretë. Adresat më të vjetra të twitter janë 14 adresat të cilat u aktivizuan  më 21 mars të vitit 2006  dhe të gjitha u përkasin të punësuarve të Twitter  @jack (Jack Dorsey), @biz (Biz Stone) and @noah (Noah Glass)   .

Burimi: http://en.wikipedia.org

0

LinkedIn lançon një dizenjim të ri për grupet.

LinkedIn njoftoi sot se grupet Linkedln do të kenë një dizenjim të ri dhe funksione të reja. Ja si duket

:1

“Ndërfaqja e re bën që përdoruesit  ta kenë më të lehtë  të gjejnë përmbajtjen dhe të angazhohen në grup “thotë Jennifer Bunting. Në LinkedIn anëtarët shfaqin njohuritë dhe rrjetin.”

LinkedIn ka vendosur bashkë klipin për përdoruesit e grupeve

.1

 

“Sot po ndodhin më shumë se 200 biseda në linkedIn çdo minutë në LinkedIn Groups dhe më shumë se 8000 grupe po krijohen çdo javë”-thotë LinkedIn.

Përditësimi i ri po ndodh sot për të gjithë anëtarët. Mbi 2 milion grupe janë krijuar. 

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Siguria në rrjetet sociale. 5 Këshilla të nevojshme

social1Bota e rrjeteve sociale është çdo ditë në ndryshim, prandaj shpeshherë mund të bëhet e vështirë të dish të rejat e fundit lidhur me kërcënimet me të cilat përballet siguria jonë. Sot, nuk marrim pjesë vetëm në një apo dy rrjete sociale.

Njerëzit janë prezentë në Facebook, Twitter, Tumblr, Snapchat, Pheed, Vine etj. Këto llogari mund të ndërveprojnë gjithashtu me aplikacione të jashtme, çka ngre gjithmonë çështje mbi sigurinë dhe privatësinë. Më poshtë ju paraqesim pesë këshilla sigurie që duhet të kemi parasysh gjatë prezencës sonë në vitin 2013 në mediat sociale:

Read the rest of this entry »

0

10 fakte “të parëndësishme” për Zuckerberg

mark-zuckerbergTë martën më 14 maj  Mark Zuckerberg mbushi 29 vjeç, shumë pak vite mbi shpinën e një miliarderi dhe mos harroni që ai bashkë-themeloi Facebook, rrjetin social më të madh në botë, kur ishte ende adoleshent. 

Read the rest of this entry »