SHKENCA/TEKNOLOGJIA Archive

0

Makina elektrike që sfidon erërat e forta!

 

Fomm Concept One , është makina elektrike e krijuar për të sfiduar edhe  gjerat më të tmerrshme që mund të vijnë nga natyra.Kjo makinë është me katër ulëse dhe mund të lundrojë. Bëhet fjalë për një automjet lundrues, tek i cili njeriu mund të menaxhojë vetë gazin, frenat dhe timonin dhe që kur është mbi ujë një gjenerator i jep propulsion.  Por megjithëatë, Fomm Concept One nuk është një automjet amfib i mirëfilltë.   Ky automjet  do të jetë mjaft i dobishëm  për komunitetet bregdetare dhe banorët e saj . Për momentin  kjo teknologji është thjesht një koncept , e cila do të vijë së shpejti.

Burimi:http://www.digitaltrends.com/

0

Kështjellat më të vogla prej rëre!

Ato nuk janë kështjellat e zakonshme të rërës , por secila është e vendosur në një kokërr rëre. Krijuesit   Vik Muniz dhe  Marcelo Coelh shpenuzan 4 vite duke kërkuar teknologjinë që të krijonte këto foto të mrekullueshme. Fotot e këtyre kështjellave u krijuan nga  Focused Ion Beam (FIB), një pajisje e përdorur zakonisht në fiksimin e qarqeve  të integruara në mikroprocesorë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

“Smart Ring” 300-vjeçare!

This slideshow requires JavaScript.

Teknologjia e cila mund të “vishet”  mendohet të jetë moda e fundit e botës digjitale. Por koncepti nuk është aq i ri sa duket. Potë kthehemi pas në shekullin e 17 , shohim  një “smart ring” e krijuar në Kinë  në kohën e dinastisë Qing  (1644-1911). Unaza është  1.2cm e gjatë dhe 0.7cm e gjerë. Zhusuan, ose ndryshe numëratori i Kinës  ka disa shufra me 7 rruaza në secilën prej tyre. Pavarësisht nga madhësia e saj e vogël , unaza  akoma punon dhe lejon tregtarët të bëjnë ndonjë llogaritje të shpejtë. Origjina e unazës është e panjohur. “Rruazat e saj janë shumë të vogla për të lëvizur duke përdorur gishtat, thotë ChinaCulture.org”. Numëratori i Kinës mendohet të jetë krijuar nga një matematicien i famshëm, Cheng Dawei. Kjo unazë tregon se edhe në atë kohë teknologjia ishte në gjendje mjaft të mirë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

“Kopshti me Diell!”

This slideshow requires JavaScript.

Një fotograf amator britanik i ka vendosur objektivat e tij shumë lart, në sipërfaqen diellore. Ai ka kapur  imazhe të pabesueshme të sipërfaqes diellore që nga kopshti i tij. 72-vjeçari ka kapur fishekzjarret në sipërfaqen e diellit dhenjollat diellore , të cilat ishin 150million km larg Tokës.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Qielli gjatë natës – përmes syve të një kompjuteri!

This slideshow requires JavaScript.

Sapo i sheh ato duken thjesht si një seri mahnitëse fotosh të marra nga hapësira , që tregojnë qytetet të mbërthyer nga dritat, por në fakt ato janë krijuara me anë të kompjuterit. Artisti Marc Khachfe filloi të punojë në të pasi donte të vinte një foto të Londrës në murin e tij, por imazhet që kishte gjetur të NASA nuk i kishin pëlqyer. “Më pëlqejnë shumë imazhet e astronautëve që marrin nga hapësira  dhe prandaj doja të printoja Londrën për murin tim” -tha artisti 38 vjeçar për MailOnline.”Unë jam një animator 3D, kështu që unë kam shumë përvojë, dhe kam kërkuar  që të gjej një mënyrë për ti bërë vetë , pasi imazhet nga NASA janë jo shumë te qarta!

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e Qelizave!

This slideshow requires JavaScript.

Puna në laborator nuk duket shumë tërheqëse , por shkencëtarët, nga këto vende të izoluara, kanë nxjerrë imazhe të mrekullueshme të qelizave. Këto imazhe të mbledhura nga GE Healthcare Life Sciences , si pjesë e një konkursi vjetor  tregojnë  modelet e ndërlikuara të qelizave. Këto imazhe mahnitëse kanë ndihmuar biologët  në të gjithë botën , për zbulimin e  trajtimeve të reja për sëmundje të ndryshme. Kompania globale e imazheve ka shpallur fituesit e konkursit ;Vanessa Auld nga Kanadaja, Martin Barr nga Irlanda dhe Graham Ëright nga Singapori.

Me mbi 23,000 votave të hedhura nga publiku, imazhet e tyre do të përdoren  në  Times Square në Nju Jork nga 25-27 prilli.   

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Një version i ri i Office për Mac!

1

Microsoft do të nxjerrë një komplet të ri për Mac para fundit të këtj viti , informon menaxheri i kompanisë së produkteve Office në Gjermani. Versioni i disponueshëm në ditët e sotme Office:mac 2011 ka mbetur shumë mbrapa për versionin e fundit të Windows, për sa i përket funksionalitetit , edhe pse Office:mac 2011 është përditësuar.

Në panairin CebIT në Hanover, Hübschen tha për Computerwoche se tani ka ekipe zhvillimore për secilin prej aplikacioneve të Office, të cilat  prodhojnë versione të produktit të tyre për platforma të ndryshme. Sipas Hübschen, do të ketë më shumë lajme në tremujorin e dytë të këtij viti. Ai tha se Microsoft tashmë është duke folur me  klientët” e mëdhenj” në lidhje me paketën e re të  Mac.

Burimi:http://www.pcworld.com/

0

NASA kërkon mënyra për të gjuajtur asteroidët!

1

Agjencia amerikane e hapësirës Nasa është duke kërkuar disa mënyra të cilat mund të ndihmojnë në  parandalimin e një katastrofe globale, duke identifikuar asteroidët  që mund godasin Tokën. Konkursi Asteroid Data Hunter do të ofrojë $35,000 (£21,000) , për programuesit të cilët do të krijojnë programe që identifikojnë asteroidët  të kapur nga teleskopët tokësorë.

“Duke mbrojtur planetin nga kërcënimi i ndikimit të asteroidëve  do të thotë fillimisht  të dish se ku ata janë,” tha Jenn Gustetic, ekzekutive e programit.

Burimi:http://www.bbc.com/

 

 

0

Printimi 3D I makinës breshkë!

1 2 3

Printimi 3D është një ndër teknologjitë më të suksesshme  të ditëve të sotme , dhe ka printuar pajisje nga më të ndryshmet. Një kompani gjermane e makinave  do të krijojë një makinë  me anë të kësaj teknologjie. Struktura e brendshme e makinës imiton skeletin e një breshke, dhe është dizenjuar  në mënyrë që  të sigurojë mbrojtje të pabesueshme , ashtu si guaska e breshkës.

Pjesa e brendshme  është menduar të ndërtohet duke përdorur shtypjen 3D dhe një përzierje të  fibrave të karbonit dhe të  plastikës.

Kompania thotë se koncepti i saj është ‘projektuar për të demonstruar potencialin revolucionar të prodhimit shtesë. ” Ajo pritet të dalë në treg pas 10 vitesh, por pjesët e saj mund të prodhohen që sot.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

 

0

Vepra e artit me 17 milionë ngjyra!

2 3 13

Këto vepra arti janë aq të bukura sa kur i sheh për herë të parë të bëjnë të mendosh se janë pikturuar me dorë. Në fakt ato janë rezultati i një algoritmi kompjuterik dhe përmbajnë gati 17 milion ngjyra të ndryshme. E quajtur  ‘rainbow smoke’ , dizenjimi dhe software u krijua nga programuesi  hungarez Jozsef Fejes, si pjesë e një konkursi online.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

iPhone miliona dollarësh!

2 1

Apple është kompania që ka prodhuar pajsije që janë shumë të përdorshme dhe mjaft të pëlqyera. Një model i veçantë iPhone sapo është krijuar nga një argjendar i kompanisë Alchemist London. Ky iPhone është iPhone më i shtrenjti në botë,£ 600,000. I quajtur celulari miliona dollarësh , iPhone është krijuar nga  24-karat bezel ari dhe është i mbuluar nga 700 diamante individuale  që arrijnë në mbi 7 karat.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Pajisja HDMI Streaming Stick e “Roku!”

1

Roku sapo ka nxjerrë një pajisje të re , që duket qartë që do ti konkurojë pajisjet shumë popullore të Google Chromecast. Quhet  Roku Streaming Stick dhe kushton  $49.99. Edhe në vitin 2012 Roku nxorri një pajisje të tillë por që  kushtonte $100 dhe nuk ishte kaq e sofistikuar. Pajisja e re  lidhet me Tv me anë të portës HMDI dhe vjen me një komandë më klasike.

Roku  kohët e fundit ka shtuar një app YouTube, si dhe WatchESPN dhe WATCH Disney Apps.  Tashmë përdoruesit mund të kalojnë një video, media nga pajsja e tyre në TV .HDMI Streaming Stick do të dalë në shitje online dhe në dyqane muajin tjetër.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Aplikacioni VIIRS.

1 2 3

Google Earth na ka lejuar që të kemi një pamje të Tokës nga tavolina jonë, duke na treguar çdo pjesë të saj.  Tani ka dalë një aplikacion i ri i krijuar nga Raytheon. I quajtur VIIRS, aplikacioni  ka pothuajse të njëjtin funksion me Google Earth, me shtimin e të dhënave nga satelitët e motit.  Këto satelitë dërgojnë imazhe nga zjarret në pyje deri në fitoplanktonin më të vogël të botës ujore.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Imazhe mahnitëse të Tokës!

This slideshow requires JavaScript.

NASA ka  dërguar imazhe të mrekullueshme të tokës, nga hapësira! Ndërsa  regjisorët po krijojnë filma të mrekullueshëm duke gjeneruar imazhet në kompjuter NASA  ka treguar se   galaktika jonë është më e bukur se çdo lloj galaktike që shfaqet nëpër filma. Këto janë imazhet më të mrekullueshme nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Në  një nga imazhet dritat e Spanjës dhe Portugalisë janë mjaft të dukshme, madje dallohen edhe zona të mëdha metropolitane, duke përfshirë edhe Madridin. Nga 220 milje mbi Tokë, një nga ekspeditat me 25 anëtarë të ekuipazhit mori një tjetër foto kohore gjatë  natës , ku  shfaqen ndriçuesit e shkëlqyer në Kajro dhe Aleksandri, Egjipt në bregdetin e Mesdheut.  Përveç këtyre ka dhe shumë imazhe të tjera të cilat janë të mrekullueshme.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Qiellgërvishtësja më e lartë në botë!

This slideshow requires JavaScript.

Në Arabinë Saudite po planifikohet që të ndërtohet qiellgërvishtësja më e lartë ne botë 3000ft. Inxhinierët po mundohen që të gjejnë mënyrën më të mirë të mundshme që të ndërtojë këtë kullë kaq të madhe.Kulla  Kingdom mendohet që të vendoset në Jeddah dhe do të jetë 1km e lartë . Krijuesit e kësaj kulle kanë thënë se kompania Advances Construction Technology Services (ACTS) ka filluar kërkimet për të gjetur materialet e nevojshem për ndërtimin e kësaj kulle. Saudi Gazette raporton se do të duhen 1/2 milion metër kub beton  dhe rreth 80000 ton çelik. Qiellgërvishtësja ka për qëllim të jetë elementi kryesor i zhvillimit pranë Detit të Kuq me  200 kate, 160 prej të cilave do të jenë të  banueshme. 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Pajisja TalkBand!

1

Duket sikur këtë vit të gjithe po krijojnë teknologji e cila mund të “vishet”, dhe e fundit vjen nga krijuesi i telefonave Huawei. TalkBand 1 vjen me një ekran 1.4inch, me GPS dhe një hapamatës dhe gjithashtu TalkBand do të monitorojë modelet e gjumit  si  Fitbit. Kjo pajisje vepron si pajisja Samsung Gear  dhe i lejon përdoruesit që të bejnë telefonata nga “gishti” i tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Kristali më i vjetër i Tokës!

1

Mund të duket vetëm si një  fragment i një kristali të bukur , por kjo substancë blu është mjaft  e rëndësishme për shkencën , sepse është pjesa më e vjetër e Tokës. Kjo pjesë e vogel kristali prej zirkoni  është nxjerrë nga një shkemb në një fermë delesh në Australinë Perëndimore. Pavarësisht se është shumë i vogël , ai po ndihmon shkencëtarët të zbulojnë se si Toka mundësoi jetën . Pas analizave të shkëmbit shkencëtarët arritën në përfundimin se korja e Tokës është formuar rreth 4.4  miliardë vjet më parë , vetëm 160 milionë vjet pas formimit të Sistemit Diellor.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Ishulli i zhdukur shfaqet përsëri!

1

Në vitin 1905 një taifun shkatërrues pushtoi Nadikdik në mes të oqeanit Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e pothuajse të gjithë banorëve dhe duke zhdukur një pjesë të madhe të ishullit. Nga kjo tragjedi  mbijetuan vetëm 2 njerëz .Sot pas një shekulli , rishfaqet përsëri ky ishull.Kërkuesit nga Zelanda e Re kanë studiuar riformimin e këtij ishulli , për të treguar se ishujt  mund të formohen në një periudhe të shkurtër kohore.  The New Zealand Herald raporton se Dr Murray Ford dhe profesori  Paul Kench kanë studiuar imazhet ajrore të ishujve nga 1945 deri në 2010  dhe zbuluan se ishujt ishin formuar nga mbeturinat.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk

0

Microsoft Office-Online!

1 2

Microsoft njoftoi se tani ishte e mundur që ta gjenim të gjithe Paketën Microsoft Office online. Përdoruesit mund të hyjne në Word, Exel,Powerpoint, dhe OneNote vetëm me një llogari në Microsoft. Dokumetet do të ruhen automatikisht në  OneDrive dhe ato mund ti ndani me të tjerët. Versionet online punojnë edhe me versionet  desktop , kështu që mund ti hapësh dokumentet në Desktop dhe ti ruash ato në kompjuterin tënd ,gjithashtu.

Burimi:http://www.webpronews.com/

0

Pasqyra prej druri!

 

1 2 3 4

Një artist ka marrë objekte të jetës së përditshme-duke përfshirë blloqe druri ,çelik letër etj.. dhe i ka transformuar ato në pasqyra .Skulpturat e lëvizshme u krijuan nga artisti Daniel Rozin dhe secila prej tyre është e pajisur me një aparat, i cili filmon njerëzit kur ato i afrohen. Ky apart dërgon një imazh , të çdokujt apo të çfarëdolloj gjëje  që qëndron përballë dhe në të njëjtën kohë pjesët e pasqyrës lëvizin më një kënd të caktuar dhe në pozicione të ndryshme.

Për të bërë këtë, kompjuteri vlerëson  çdo imazh  në shkallën gri  duke theksuar ngjyrën e zezë dhe të bardhë. Çdo ngjyrë e zezë dhe e bardhë korrespondon më një kënd  të caktuar. Sipas Rozin një sinjal i videos  përmban 500000 pixels, ndërsa sistemi i tij përdor vetëm 835. Ky konvertim kryhet përmes programeve kompjuterike. Softëare e ndryshon këtë imazh  15 deri në 20 herë në sekond  për të siguruar një animacion të qetë në sipërfaqen e pasqyrës.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/