SHKOLLA Archive

0

Fletorja që nuk mbaron asnjëherë!

1 2

Disa studentë nga Universiteti Bradford kanë dizenjuar një fletore që mund të ripërdoret herë pas here. E quajtur Esquoia ajo mund të fshihet shumë lehtë me një gomë apo më një letër dhe pa lënë asnjë shenjë boje në të. Ky model është ndikuar nga tabelat e bardha. Fletorja Esquoia përveç të tjerave gjithashtu është rezistente ndaj ujit. Skuadra e studentëve tashmë po pregatiten për prodhimin e tyre.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Konkursi Kombëtar për Pronësinë Intelektuale!

 

Në ambientet e Shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë,u organizua dje faza finale e Konkursit Kombëtar “Të mbrojmë Pronësinë Intelektuale, të edukojmë gjeneratën që po rritet” me shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe ato të mesme. Për gjatë gjithë muajit prill janë zhvilluar konkurse me shkollat pjesëmarrëse nga çdo DAR i Republikës së Shqipërisë, duke zgjedhur 2 shkolla fituese, një nga shkollat 9-vjecare dhe një nga shkollat e mesme-klasat e 10. Ka qenë një aktivitet i ngjeshur dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit. Ky konkurs është pritur mjaft mirë dhe nga stafet pedagogjike të shkollave duke i cilësuar njohuritë në fushën e të drejtës së autorit mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme për të edukuar brezin që rritet. Janë zhvilluar konkurset respektivisht në këto DAR-e, për Qarkun Lezhë, Shkodër, Tiranë (Qytet dhe Qark), Elbasan, Berat, Kukës, Durrës, Gjirokastër dhe Korçë, Vlorë dhe Fier, duke përfshirë pjesëmarrjen e mijëra nxënësve.

Aktiviteti u zhvillua  nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit me mbështetjen e Ministrisë  së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Drejtoritë Rajonale Arsimore si dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Konkursi filloi në orën 9:30 fillimisht me shkollat 9-vjeçare , ku çmimin e parë e fitoi shkolla e Elbasanit dhe pas shkollave 9-vjeçare , radhën e kishin ato tw mesmet, ku  çmim të parë fitoi  Kukësi, i përfaqësuar nga nxënëset e klasave të 10: Roksana Korbi, Brikena Duraku dhe Eviana Axhami.

 

 

0

Google dhe EdX do të krijojnë kurse masive online

googleGoogle është duke bashkëpunuar me EdX për të krijuar faqen e përbashkët Mooc.org, e cila është e dedikuar për organizimin dhe hostimin e mijëra kurseve online, apo siç njihen ndryshe MOOC’ve – shkurtesa për kurset masive të hapura online – të ofruara nga shkolla dhe universitete në mbarë botën.

Google dhe EDX, një organizatë jo-fitimprurëse me platformën Mooc e cila është themeluar vitin e kaluar nga MIT dhe Harvard, thanë të martën se do të punojnë së bashku për të krijuar faqen e re Mooc.org, ku organizata të ndryshme, duke përfshirë bizneset, shkollat, universitetet, dhe qeveritë – mund të krijojnë dhe ruajnë kurset e veta.

Google dhe EdX gjithashtu janë duke e zhvilluar së bashku një platformë me burim të hapur të mësimit të quajtur Open EdX dhe ndërkohë janë duke e bërë edhe zgjerimin e mjeteve që janë në dispozicion për mësimdhënësit të cilët mund të krijojnë kurse. Faqja pritet që të jetë plotësisht operacionale në mes të vitit 2014.

Mooc-ët janë një mënyrë fleksibile për të studiuar në kohën e lirë dhe në zona të ndryshme kohore, përmes ligjëratave me video, detyrave, forumeve të diskutimit, dhe e-mailave. Përveç EdX, platforma tjera të rëndësishme online janë edhe Coursera dhe Udacity.

0

Zbavitini dhe edukojini fëmijët me këto aplikacione

appfemijTeknologjia është një nga mjetet më të 
fuqishme për të zhvilluar mendjen. Sot fëmijët janë shumë të dhënë pas 
lojërave 3D dhe përdorimi i mouse-it, tastierës apo ndërfaqes me prekje 
vjen në radhë të dytë për ta.

Me Ultrabook-ët e fundit, të cilët mund të shndërrohen nga tablet në laptop, mund të përdorni lloje të ndryshme aplikacionesh që zhvillojnë dhe testojnë trurin e fëmijëve tuaj, për t’u siguruar që ata marrin maksimumin e teknologjisë. Më poshtë ju paraqesim disa nga aplikacionet dhe lojërat më popullore që pasurojnë trurin e që e kthejnë një Ultrabook në një mjet mësimi dhe argëtimi njëkohësisht.

Free Books – e çfarë ka më tepër edukative se leximi? Për vetëm 0.99 $, ky aplikacion ju jep akses në mbi 23 000 libra që mund t’i shkarkoni dhe t’i lexoni pa paguar më tepër. Libraria përfshin literaturë klasike, libra me imagjinatë, libra fëmijësh etj.

Park Math -fëmijët i adhurojnë kafshët. Ky aplikacion përdor qenër, mace dhe kafshë të tjera me pellush, të animuar, përmes së cilëve mund të zhvillohen njohuritë bazë matematikore.

Zoola – krijesa të tjera me pellush që i ndihmojnë fëmijët të mësojnë gjithçka mbi mbretërinë e kafshëve.

SkyView – çdo fëmijë duhet të ketë mundësi të eksplorojë universin. Përsa kohë kjo është pothuajse e pamundur në realitet, atëherë duhet t’u drejtohemi aplikacioneve që na e mundësojnë virtualisht. SkyView sheh se ku e drejtoni telefonin dhe ju jep informacion në lidhje me yjet dhe planetët në atë pjesë të qiellit. Një aplikacion argëtues, edukativ dhe i mbushur me informacione të botës reale.

Shape Analogies – e ngjashme me ato imazhet që ju kërkojnë të gjeni ndryshimin mes dy fotove, Shape Analogies është një mënyrë mjaft e mirë për fëmijët për të zhvilluar arsyetimin hapësinor dhe aftësitë e observimit.

Crayon Physics – koncepti pas Crayon Physics është aq tërheqës, sa u bën përshtypje edhe të rriturve. Sapo shkarravisni një skenë të caktuar në aplikacion, mbi të aplikohen automatikisht ligjet e fizikës. Fillojnë rrokullisen topa ose ato kërcejnë mbi skenën që keni krijuar, duke u dhënë mundësi fëmijëve të ndërveprojnë me fizikën dhe teknologjinë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, mund ta sjellin në realitet imagjinatën e tyre.

Këto janë disa nga të preferuarat e PCWorld, megjithatë ka edhe plot të tjera për t’u zbuluar. (PCWorld Albanian)

0

Matura 2013 Test3 per konsultimet Dt 26.06.2013

pdf logoTesti 3. Shkarkoje KETU

0

Shkollimi i lartë në internet

SchoolInterneti ka ndryshuar tashmë thellësisht botën e muzikës, industrinë e botimeve, gazetarinë, tregtinë dhe biznese të tjera. Një fushë tjetër që mund të pësojë transformim prej revolucionit dixhital është mësimdhënia në universitete. Tani, kolegjet amerikane po përballen me një “stuhi perfekte” problemesh, me kostot në rritje të shkollimit, mundësitë jo të shumta për të diplomuarit dhe me punëdhënësit që ankohen se nuk mund të gjejnë punonjës të mjaftueshëm me aftësitë teknike kryesore. Një zgjidhje mund të gjendet pikërisht tek rritja e numrit dhe e cilësisë së leksioneve në internet.

Read the rest of this entry »

0

LaMP, mësoni një gjuhë të huaj me anë të filmave dhe titrave në YouTube

LaMP (Lingual Media Player) është një program i thjeshtë për të mësuar një gjuhë të re duke shikuar video, njëra nga rrugët më efikase për ta mësuar një gjuhë të huaj.

LaMPProgrami paraqet titrat e gjuhës së huaj për ndonjë film të cilin e vendosni në lëshuesin mediatik ose videot që i zgjidhni nga YouTube.

Për ta përdorur LaMP, klikoni në folderin Video File për të hapur një video, pastaj shtoni skedarin me titra të cilat dëshironi t’i shihni (mund të gjendet në nënfolderin e folderit për gjuhët e videos). Ju mund të paraqitni dy palë titra në të njëjtën kohë: Për shembull, gjuha të cilën jeni duke e mësuar dhe gjuha juaj amtare. LaMP mbështet shumë gjuhë, nga arabishtja, e deri te gjuha vietnameze.

Read the rest of this entry »

0

12 teste te matures

polyphoto112 teste te rena ne provimin e matures gjate viteve 2009-2012 te degeve te ndryshme. Testet ne PDF. Jane te profilit shoqeror, gjuhet e huaja, pedagogjike etj.

SHKARKOJE KETU

0

10 Teste per maturantet 2013

maturaKetu mund te shkarkoni 10 teste  te  ngjashme me testet e matures shteterore. Testet permbajne hapsiren e nevojshme per ushtrimet me zgjidhje. Kuptohet pjesa e pare ka 13 ushtrime me alternativa. Ne krye te sejciliteshte tabela e pikeve dhe vleresimi (i cili nuk eshte i njejte me ate qe mund te beje komisioni ). E GJITHA KJO NE NDIHME TE MATURANTEVE TE MATURES 2013.

KETU MUND TA SHKARKONI.

Nese nuk hapet ne kompiuterin tuaj atehere keni nevoje te instaloni Adobe Reader

0

Bursa Studimi ne vende te ndryshme 2013-2014

Bursa studimi ne web-faqen e MASH  (kliko ketu)

Bursa University of Bologna, Itali

Afati: 31/03/2013

Niveli: Bachelor, Master

Dega: Te ndryshme

Web: http://www.eng.unibo.it/PortaleEn/vademecum/GrantsUniboAction2.htm

Email: internationaldesk@unibo.it

Vendi: Itali | Gjuha: Angleze

Vienna Graduate School of Economics, Austri

Afati: 30/04/2013

Niveli: PhD

Dega: Ekonomi

Web: http://www.vgse.at/about-vgse/

Email: application@vgse.at

Vendi: Austri | Gjuha: Angleze

 

0

Konceptet kryesore te matematikes

Konceptet kryesore te matematikes qe duhet te dije nje maturent per provimin e matures shteterore.

1. Të përdorë në zbatime marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet bashkësive  N, Z, Q, R;

2. Të gjejë prodhimin kartezian të dy bashkësive, për dy bashkësi të fundme;

3. Të përdorë vetitë e veprimeve me numra realë për gjetjen e vlerës së një shprehjeje numerike (me ose pa kllapa);

4. Të paraqesë me mënyra të ndryshme një interval numerik;

5. Të përdorë në zbatime prerjen dhe bashkimin e dy intervaleve numerike;

6. Të përdorë vetitë e logaritmeve në zbatime të thjeshta;

7. Të logaritmojë një shprehje të thjeshtë ku ka fuqi, herës apo prodhime.

8. Të zbatojë interesin e thjeshtë dhe të përbërë në problema nga jeta reale.

9. Të bëjë shndërrime të thjeshta të polinomeve (mbledhja, shumëzimi, faktorizimi);

10. Të gjejë fuqinë dhe rrënjën e polinomit;

Read the rest of this entry »