TELEFON Archive

0

Telefonat e mençur mund të diagnoztifikojnë sëmundjet në kohë reale.

iphone

Tani telefonat e mençur, përveq shërbimeve të tjera të shumta, mund të diagnoztifikojnë sëmundjet në kohë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Hustonit janë duke ndërtuar një sistem të diagnoztifikimit të sëmundjeve i cili ofron rezultate që mund të lexohen duke përdorur një telefon të mençur.
Paisja e re bazohet në disa lidhje kemikale të cilat kur bashkohen shkaktojnë sëmundjen,(virus ose bakterie), dhe molekulën e cila lidhet me të, si një antitrup që e lufton.

Sistemi i ndërtuar nga Jiming Bao dhe Richard Willson përbëhet nga një xham rrëshqitës të thjeshtë dhe një pjesë të hollë ari me mijëra vrima në të.
Paisja diagnozstifikon sëmundjen e cila bllokon dritën e saj duke përdorur antitrupa të lidhura me sëmundjen dhe disa përbërës tjerë. Antitrupat e sëmundjes janë të vendosur në vrima dhe në rreshta transparentë përmes të cilëve mund të kalojë drita.

Sistemi premton shumë dhe përveç që është i lehtë në përdorim, ai do tu ndihmojë shumë njerëzve që të diagonzstifikojnë sëmundjen e tyre ende pa shkuar te mjeku.
Studimi u realizua në ACS Photonics. 

0

Si të riparosh iPhone3G (video)

0

Oppo N1 fillon të shitet prej 10 dhjetorit

oppoFansat e telefonave Android të cilët duan që të provojnë një model të ri të telefonit do të mund ta shikojnë modelin e ri të telefonit të Oppo-së, N1, i cili do të fillojë të shitet që nga 10 dhjetori. Çmimi për këtë model do të jetë 449 euro.

Oppo N1 është i pajisur me Android 4.2.2 Jelly Bean, ndërsa CyanogenMod do të sjell disa përmirësime të dukshme në ndërfaqe.
N1 mbështetet në procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 600 në 1.7GHz, 2GB RAM dhe Adreno 320 GPU.

Karakteristikat tjera të Oppo N1 përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm me 5.9 inç në full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe Bluetooth 4.0, WiFi, dhe baterinë 3,610 mAh.

Oppo N1 posedon vetëm një kamerë me 13 mega-piksel, e cila mund të sillet dhe të përdoret edhe si kamerë e përparme.
E veçanta e këtij modeli të telefonit do të jetë kamera e cila sillet në 206 shkallë, si dhe teknologjia O-Touch, e cila mundëson rrëshqitjen e telefonit edhe nga ana e pasme. / Telegrafi /

0

Nokia Lumia 1520!

437 7 3 1 2

Nokia ka vendosur që strategjia e saj e radhes për të  rritur shitjet është ti prodhosh telefonat sa më të mëdhenj. Lumia 1520 është  telefoni më i madh Windows deri më sot , aq i madh , sa vetëm lojtarët profesionistë të basketbollit do të ishin të aftë ta mbanin.

Lumia 1520 ka një ekran 1080p, një processor quad-core dhe një kamera 20mg. Madhësia gjigante e telefonit nokia Lumia 1520 , ishte diçka befasuese për të gjithë. Kjo nuk ëhtë një pajisje e lehtë me të cilën ju mund të bëni një telefonatë. Kjo është një pajisje shumë e madhe dhe bie në sy. Duhet ta mbash me të dyja duart, në mënyrë që ta përdorësh atë sa më  mirë. Por pavarësisht se  Nokia Lumia 1520 është shumë  e madhe , ajo është  dhe shumë e hollë, dhe pavarësisht kësaj Nokia ka arritur të vendosë në anën e saj një microSD dhe MicroSIM slot! 

Nokia Lumia 1520 është një mini televizor me një ekran 6-inch 1080p LCD të SPI-së. Në 368 pixels per inch, ekrani i 1520-së është pothuajse në të njëjtin nivel me atë të rivalëve të industrisë të tilla si Samsung Galaxy Note 3, i cili ka një dendësi pixel e 388 PPI.

Lumia 1520 ofron ngjyra të mira dhe të bukura , dhe ekran  të polarizuar ClearBlack që  e bën të lehtë për të parë jashtë në mes të ditës. Ndoshta e vetmja e metë e telefonit është se Windows Marketplace është i kufizuar në Apps që ju lejojnë të shkarkoni apo të merrni me qira filma dhe shfaqje televizive në lëvizje. Me anë të kameras së saj dhe ngjyrave ajo arrin ti heqë dritëhijet e objekteve në foto!

Burimi:http://www.pcworld.com/

0

Messi për Galaxy 11. Reklamë

messi“Galaxy 11” ka prezantuar një reklamë ku Lionel Messi është aktori i një triblimi fantastik. Në fund merr shpërblimin e merituar.(VIDEO)

 

 

 

 

0

Pajisja që tregon se telefoni juaj është gjithmoni i karikuar.

2 1

Përveç teknologjisë së re e cila  mund të ruajë vendndodhjen e telefonit tënd edhe nëse bateria i është mbaruar , tashmë ka dalë teknologjia e cila bën që telefoni të qëndrojë gjithmonë në karikim dhe të mos fiket asnjëherë.Kjo tingëllon si diçka shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por kjo ishte ideja e një teknologjie revolucionare  Wysips, që konverton energjinë nga të dyja anët , energjinë artificiale dhe energjinë diellore në elektricitet, që mund të përdoret për të mbajtur telefonin tuaj “gjallë”. Ai përdor dirtë-mbledhjen e kristaleve që mund të instalohen në  krye të ekraneve te telefonave , tabletëve , madje mund të përdoret  edhe nw  smartwatch . Prodhuesi francez , grupi  SunPartner po punon për zgjerimin e kësaj dhe ka nënshkruar një marrëveshje se së shpejti do të vihet në punë kjo pajisje në aparate të ndryshme.Prototipet e pra pritet të jenë gati në vitin 2014.Komponenti i është instaluar gjatë procesit të prodhimit dhe është i lidhur me një çip elektronik që konverton dhe menaxhon energjinë elektrike të prodhuar. Teknologjia .Wysips mund të përdoret gjithashtu për të zgjeruar këndin e  shikimit në pajisjet e vogla.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Tabletë apo phabletë .

 

1

 

Tregjet e Smartphonëve dhe tabletëve filluan në perëndim dhe tani prodhuesit po kërkojnë që të shtrijnë prodhimin e produktit të tyre  në tregje më të zhvilluara sic janë Brazili , Kina etj , me qëllim rritjen ekonomike. Megjithëatë më tablet me madhësi të vogël dhe smartphonë më të mëdhenj, prodhuesit po mendojnë nëse të ashtuquajturit phablets do të ndalojnë prodhimin e tabletëve.

 

Sot firma analistike IDC ka bërë një llogaritje dhe ka nxjerrë rezultatin . Nga ky rezultat ka dalë se smartphonët më të mëdhenj se tabletët (phabletët me ekran 5 deri në 7 inch) po mposhtin tabletët  në territoret e Paqësorit, duke përjashtuar Japoninë . Rezultatet tregojnë që  dërgesat e phablets janë rritur shumë që nga tremujori i dytë iv tit 2012 krahasuar me tabletët. Firma thekson se gati  25.2 milion phabletë janë shitur vetëm gjatë tremujorit të dytë të 2013.

Burimi:http://www.webpronews.com

0

Vivo x3 , telefoni më i hollë në botë.

1

Pajisja e fundit e prodhuesit kinez BBK  ka nxjerrë celularin më të hollë neë botë për të thyër rekordin  e smartfonëve më të hollë në botë . Vivo X3 i prodhuar nga BBK  është vetëm 5.75mm i hollë. Telefoni vjen me ekran 5 inç 720p HD, një procesor 1.5GHz Mediatek quadcore, 1GB RAM, një kamerë 8 megapikselë të pasme, kamerë 5 megapikselë përpara, 16GB memorie të brendshme dhe një bateri 2,000 mAh. Vivo X3 në dispozicion vetëm në Kinë  kushton rreth €300. Huaëei Ascend P6 një tjetër smartfonë 6.1mm, ndërsa iPhone është 7.6mm i hollë. Pritet që BBK të nxjerrë telefonin në disa tregje aziatike këtë vjeshtë dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në tregjet e Evropës. 

Burimi: http://www.hindustantimes.com

0

Samsung vazhdon të mbështesë Apple.

1

Samsung u zhvillua si konkurent kryesor i Apple në hapësirën e smartfonëve  Apple ka  përdorur gjithë fuqinë e saj për të mbajtur prapa kompaninë Koreane  dhe në të njëjtën kohë ka përdorur Samsung si furnizues. Apple bëri përpjekje për të shmangur lidhjet me Samsung vitin e kaluar , e urdhëruar nga një kompani tjetër , por tani po shikojmë që Samsung është e vetmja kompani që mund të fuenizojë Apple me komponentë të caktuar iPhone dhe i Pad . DigiTimes Research raportoi se Samsung  do të mbetet një furnizues i madh i Apple . Apple do të porosisë panele nga Samsun për të ardhmen e parashikueshme!  Samsung dhe LG janë të raportuara që do  të jenë furnizues për panelet e iMac, me furnizues kryesor LG.

Burimi: http://www.webpronews.com/

0

iPhone 5S shfaqet në shtator!

iphone

Sapo doli në treg iPhone 5 , thashethemet filluan të qarkullojnë  për shfaqjen e iPhone 5S. U fol se iPhone 5S do të shfaqet gjatë verës. Dhe sot ne nuk do të presim gjatë pë një telefon të ri Apple! Të gjitha gjërat që raporton D thonë se iPhone 5S do të shfaqet më 10 Shtator. Data  vjen nga disa burime anonime . Në fakt data fikse do të shpallet në shtator për shkak të një ndrydhimi në minutën e fundit  në lidhje me madhësinë e e kranit. Nëse janë të vërteta apo jo këtë ndryshime do ti vëmë re kur të vijë versioni  i ri i Apple .Në fakt kompania Apple asnjëherë nuk ka marrë kaq shumë kohë për të nxjerrë një version të ri të Apple. Kjo ka qenë një arsye shumë e mirë që një telefon i Apple OS7 të qëndrojë më gjatë! Versioni i fundit i telefonit të Apple të iOS  u shpall në qershor tek WWDC,  dhe ka bërë ndryshimin më dramatik  që është parë ndonjëherë.

Një arsye që kompania Apple ka shfaqur një tjetër version të Apple është që në shtator ajo do të shfaqë dy iPhone. Thuhet se pajsisja do të ketë një skanër për shenjën e gishtave dhe kodi i fundit është gjetu në beta iOS 7  dhe në dukje konfirmon se Apple do të vejë dhe AuthenTec  për përdorim më të mirë. Thuhet se iPhone këtë vit do të dalë me shumë ngjura por ata më të lirët do të jenë bardh dhe zi. Epo këto janë thjesht spekulime dhe ne nuk mund të jemi të sigurtë për asgjë dri më 10 shtator kur të marrim në dorë vetë pajisjen !

Burim:http://www.webpronews.com

0

Roku tani ju lejon që të kaloni video në TV tuaj nga telefoni juaj .

1

Me një përditësim të vogël të aplikacionit të tij iOS, Roku ka kthyer pajisjen tuaj Apple në  diçka ku ju mund të shihni videot . Shtatorin e kaluar Roku lançoi ‘’Luani tek Roku’’ një përditësim i cili u lejonte përdoruesve të kalonin foto dhe muzikë  nga telefoni i tyre direct e në televizor . Duke filluar që sot Roku do t’iu lejojë përdoruesve  të kalojnë videot në TV nga telefoni mobile i tyre. Ky funksion mbështet  iPhone , iPad dhe iPod touch  dhe ju mund të kaloni videot tuaja me anë të lojtarëve Roku: Roku 3 , Roku 2, Roku HD ose Roku LT.

Kjo do të thotë që ju fare lehtë mund të bëni një video me iPhone tuaj dhe ta kaloni atë direct në tv tuaj HD. Është si një lloj përgjigjeje e Roku ndaj Apple’s AirPlay , që do të thotë se ai nuk e mbështet aplikacionin e dorës së tretë , pra ju nuk mund të kaloni videot  ne TV tuaj nga çfarëdolloj telefoni.

Ju mund ta shkarkoni këtë apliakcion duke klikuar KËTU

Burimi: http://www.webpronews.com

0

Një telefon të ri inteligjent nga LG

fabletFirma elektronike LG prezantoi një telefon të ri inteligjent, i cili ka përmasa të tilla saqë gati hyn në kategorinë e kompjuterave tabletë. Ai quhet G2 dhe është pjesë e një kategorie të re telefonash super të mëdhenj të njohur me emrin “fabletë”.

Telefoni i ri ka një ekran me gjatësi 13,2 centimetra dhe kompania po e vë theksin tek cilësia e fotografisë me stabilizim të lartë që mund të marrësh me këtë telefon. Me fjalë të tjera, sipas kompanisë LG, me këtë telefon inteligjent mund të bësh fotografi me rezolucion prej 13 megapiksel dhe cilësia mbetet e lartë edhe kur objekti që fotografohet është në lëvizje.

Një tjetër e re e këtij telefoni është se butonat e volumit dhe të ndezjes janë në pjesën e prapme, ndryshe nga telefonat e zakonshëm që i kanë ato anash. Projektuesit mendojnë se kjo e ul rrezikun që telefoni të bjerë nga dora gjatë përdorimit të këtyre butonave.(VOA)

0

Telefonat një rrezik, Samsung Galaxy S4 i djeg shtëpinë

samsungKohëve të fundit ka pasur mjaft rrëfime lidhur me telefonat e mençur të cilët i ka kapluar zjarri. Dhe tani duket se këtyre telefonave të cilët kanë marrë “flakë” i është bashkëngjitur edhe modeli më i ri i telefonit të Samsung, përkatësisht modeli Galaxy S4. Në këtë rast, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por një apartament është djegur në tërësi. Një qytetar nga Hong Kongu ishte duke luajtur një lojë në telefonin e tij Galaxy S4, kur i njëjti papritmas shpërtheu në flakë. Kështu atë e zuri paniku dhe e hodhi telefonin nëpër dhomë sa ai ishte i ulur në divan, i cili natyrisht se ishte i kapur nga zjarri dhe bëri që i tërë apartamenti i tij të kapet në zjarr. Samsung është duke e hulumtuar këtë rast, dhe ata do t’i bëjnë disa analize kimike në rrënojat e banesës për të parë nëse telefoni i personit ishte origjinal. (Lajmëtari Shqip)

 
0

Foto me të dhënat jetësore të përdoruesit. Ky është projekti i SONY

paisje teknologjike ne sherbim te mjeksise nga SONY

paisje teknologjike ne sherbim te mjeksise nga kompania SONY

Kompania Sony së fundmi është duke punuar për një patentë “Buton i kamerës me sensorë të integruar” . Fotot do të etiketohen nëpërmjet presionit të gjakut ose temperaturës së trupit.

Një sensor në kamerën e pajisjes do të regjistrojë disa të dhëna identifikuese për përdoruesin: temperaturën e trupit, ritmin e pulsit, presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes, nivelin e oksigjenit në gjak dhe përçueshmërinë e lëkurës.

Informacioni do të regjistrohet në memorie të paisjes dhe i bashkangjitet një fotoje të caktuar bashkë me të dhënat e zakonshme (data ,ora).

Teknologjia mund të jetë e dobishme në mjekësi nëpër qendra shëndetësore. Mjafton që pacienti t’i bëjë vetes një foto dhe doktori merr të dhënat për të. Paisja do të kursejë edhe kohë sepse nuk do të nevojiten paisje tjera për të matur këto të dhëna

0

Nexus 7. Gjenerata e dyte shume shpejt ne treg.

nexus7Në muajt e fundit po flitet për ardhjen e mundshme të një brezi të dytë për tabletin Nexus 7 , i cili i ka munguar Google I / O që nga maj 2013. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se grupi i Mountain View  braktisi projektin, duke pasur parasysh edhe pritjen e mirë të  produktit nga publiku në verë 2012 në bashkëpunim me ASUS.  Është kthyer me fjalë se do të dalë në treg që në korrik.

Read the rest of this entry »

0

Smartfoni i parë me sistem operativ open source

jollaSmartfoni i parë që do të funksionojë me sistemin operativ open-source është Jolla. Ai do te hidhet ne treg ne fund te ketij viti dhe do te kushtoje 399 euro. Jolla është emri i smartfonit, dhe njëkohësisht  i kompanisë finlandeze që e prodhon.

Read the rest of this entry »

0

iPhone 5 më i shtrenjtë në botë

iphonDizenjuesi anglez Stuart Hughes, i njohur për dizenjimet e tij ekstravagante të teknologjive, ka krijuar një iPhone 5 me vlerë 17.8 milionë $. Sipas pretendimeve të Hughes ky është telefoni më i shtrenjtë në botë.

Read the rest of this entry »

0

Disa mënyra për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë

bateria

Kur na bie bateria deri në fund dhe na fiket telefoni, është njësoj sikur humbasim një pjesë nga vetja jonë, duke u ndjerë të distancuar nga bota.

Read the rest of this entry »

0

Telefoni i ri i Facebook-ut

tel facebook

Te gjitha informacionet e dala per telefonin e Facebok-ut ndoshta jane te verteta.

Read the rest of this entry »