ARGETUESE Archive

0

Loja Tetris!

1 2

Shumë prej nesh kanë kaluar kohën duke luajtur lojën Tetris dhe nuk kanë mundur të ndalojnë.

Një shkencëtar ka zbuluar psikologjinë e lojës popullore , në 30 vjetorin e saj.6 qershori njihet si ‘’Dita Botërore e Tetris’’. Dr Tom Stafford tha se loja e tullave i jep kënaqësi mendjes duke e ushqyer atë me një botë detyrash të vazhdueshme  dhe të papërfunduara. Gjatë 30 viteve , njërëz në të gjithë botën kanë shpenzuar miliona  orë, duke i rregulluar tullat në formën e duhur sipas rreshtave . Tetris është loja kompjuterike më e shitur e të gjitha kohërave.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se ekzistojnë dy mënyra për të zgjidhur misterin-duke i rrotulluar tullat me mendje dhe duke duke imagjinuar se si përshateten me pjesën e poshtjme të blloqeve, ose mënyra e dytë është duke klikuar për ta rrotulluar atë në mënyrë të shpejtë , në mënyrë që të bëni një krahasim vizual. Tetris gjithashtu luan në "efektin Zeigarnik ', që tregon se njerëzite kanë  më të lehtë t’iu  kujtohen detyrat  e paplotësuara se sa ata që kanë mbaruar.

"Kjo tregon se si mendjet tona janë të organizuara rreth qëllimeve dhe se kujtesa jonë nuk është vetëm një sistem ku informacioni është i ruajtur në mënyrë passive , por ajo i përshtat në mënyrë  dinamike sipas qëllime tona."

'Tetris është lojë e pastër: nuk ka dobi, asgjë për të mësuar, nuk ka pasoja sociale apo fizike. Kjo është pothuajse tërësisht e pakuptimtë, por na tërheq gjithnjë e më shumë. "-tha Dr.Stafford.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Njihuni me Pepper-roboti i cili mund të lexojë ndjenjat!

Një firmë japoneze ka krijuar robotin e parë , i cili mund të lexojë emocionet, ndjenjat e njerëzve. Softbank tha se roboti i ri i krijuar , i quajtur Pepper, do të dalë në treg në shkurt  për  £1,130. Roboti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar emocionet e personave duke bashkëvepruar me ta në një mënyrë shumë natyrale falë një teknologjie të njohjes së zërit dhe analizës së gjuhës së trupit. Aktualisht roboti njeh 4500 fjalë  gjithashtu ai mund tu kthejë humorin bashkëbiseduesve duke bërë shaka,  kënduar këngën e tyre të preferuar ose duke vallëzuar. Ai është projektuar për të bashkëjetuar me njerëzit,. Pepper 120cm i gjatë, është prezantuar në një skenë të tokios, duke kënduar e duke i përshëndetur spektatorët.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Fletorja që nuk mbaron asnjëherë!

1 2

Disa studentë nga Universiteti Bradford kanë dizenjuar një fletore që mund të ripërdoret herë pas here. E quajtur Esquoia ajo mund të fshihet shumë lehtë me një gomë apo më një letër dhe pa lënë asnjë shenjë boje në të. Ky model është ndikuar nga tabelat e bardha. Fletorja Esquoia përveç të tjerave gjithashtu është rezistente ndaj ujit. Skuadra e studentëve tashmë po pregatiten për prodhimin e tyre.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk

0

Frutat e ndriçuara!

Një artist ka krijuar këtë eksperiment me fruta, duke i ndriçuar ato, dhe ka kapur këto foto të mrekullueshme. Ai ka vendosur gozhda brenda frutave, të cilat i ka lidhur më fije bakri.

Artisti Caleb Charland  nga Bangor, Maine, i transformon frutat në qeliza elektrokimike të cilat i rregullon artistikisht perpara se t’u bëjë fotografi. Frutat prodhojnë dritën e mjaftueshme për ti kapur këto foto , të cilat janë bërë në errësirë të plotë.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

HISTORIA E NUMRAVE.

Ne jemi mësuar të përdorim të mirat e qytetërimit-automobilin, telefonin. Televizorin si dhe teknika të tjera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe interesante. Mijëra shpikje janë dashur për këtë , por më të rëndësishmet ndër  to ishin shpikjet e para , rrota dhe numri .

Pa to nuk do te ekzistonte i tërë qytetërimi ynë i mëdherishërishëm teknikKëto dy shpikje kanë një tipar të përbashkër, as rrota e as numri nuk ekzistojnë në natyrë, por eDHe njëri ehde tjetri janë fryt i veprimtarisë së arsyes njerëzore. Mund të duket se koncepti i numrit duhet të ketë lindur njëkohësisht me aftësinë e të numëruarit, por nuk është aspak kështu.

                                                  IMG_20140518_194938

Është vënë re se deri ne 5 dinë të numerojnë edhe macet edhe derrat, por që të kalohet nga pesë sende te numri pesë duhej bërë një zbulim i madh, dhe ja përse. Pesë qenë apo pesë derra nuk është e njejta gjë si pesë arra. Sepse pesë arra janë shumë pakl; i hengre dhe s’të vajtën as në një dhëmb, kurse dhe pesë derra janë shumë dhe  mjaftojë për të ushqyer  për një kohë të gjatë një familje të madhe. Pesë qen formojnë një tufë, e cila mund të të mbrojë nga kafshët e egra, kurse pesë pleshta në një qen është e vështirë ti dallosh me sy.

Vallë, a mund të krahasohen këto?

Udhëtari i famshëm rusa N.N. Mikluho-Maklai , që kaloi shumë vjet mes indigjenëve në ishujt e oqeanit të Qetë , vuri re disa  se disa fise kishim tri mënyra numërimi: për njerëzit, per kafshët dhe për orenditë , armet dhe sendet e tjera jofrymore. Domethënë , atje në atë kohë nuk ishte shfaqur ende koncepti  i numrit ; ata nuk e kuptonin që tri arra, tri dhi dhe tri fëmijë kanë një veti të përbashkët-sasia e tyre  ëshët e barabartë me tre.

Kështu pra u shfaqën numrat 1,2,3.... me të cilët mund të shprehet  sasia e lopëve në një tufë, e pemëve në kopësht, e flokëve në kokë. Këta numra më vonë morën emrin natyrorë. Mjaft më vonë u shfaq zeroja, me të cilën shënonin mungesën e objekteve të shqyrtuara.

Megjithëatë, këta numra nuk u mjaftonin zejtarëve dhe tregtarëve, sepse lindën probleme të ndarjes në pjesë të Tokës, të trashigimisë dhe të shumë gjërave të tjera. Kështu u shfaqën thyesat dhe rregullat e veprimeve me to. Tani për tregtarët dhe zejtarët numrat ishin të mjaftueshëm, por matematikanët e Greqisë së lashtë, të cilët nuk shprehen me kurrfarë thyese. Ipari numër i tillë ishte gjatësia e diagonales së katrorit brinja e të cilit është e barabartë me një. Kjo i cuditi kaq shumë pitagorianët, saqë ata e mbajtën të fshehtë këtë zbulim për një kohë të gjatë. Numrat e rinj i quajtën irracionalë. Historia e numrit nuk përfundon me kaq.

Matematikanët futën numrat negativë, të cilët ishin shumë të përshtatshëm për zgjidhjen e mjaft problemeve. U vu re , megjithëkëtë, në një varg rastesh lind nevoja  të gjendet një numër, katrori it ë cilit të jetë i barabartë me -1. Ndër numrat e njohur nuk kishte një numër të tillë prandaj atë e shënuan më gërmën i dhe e  quajtën njësh imagjinar.

                                             IMG_20140518_194956

Numrat e përftuar prej shumëzimit të numrave të njohur më parë me njëshin imagjinar, për shembull, 2i ose 3i/4  i quajtën imagjinarë , për ti dalluar nga numrat ekzistues, që zunë ti quanin realë , kurse shumat e numrave realë dhe imagjinarë të tilla si 5i+3, i quajtën numra kompleksë.

Burimi:Enciklopedi fëminore''Befasitë e Matematikës''.

0

SI NUMËROJMË?

 

Arti i numërimit është përsosur krahas zhvillimit të njerëzimit. Në atë kohë kur njeriu vetëm mblidhte fruta në pyll dhe gjuante, atij për numërimin i mjaftonin katër fjalë : një ,dy,tri dhe shumë. Pikërisht kështu numërojnë edhe tani disa fise  që jetojnë në xhunglat e Amerikës së Jugut. Megjithëatë, kur njerëzit filluan të merreshin me blegtori dhe bujqësi e kishin të nevojshme të numëronin dhitë në tufë , apo sasinë e shportave me fruta të pjekura(të cilat ishin më shumë se tre) të përgatitura për dimër

                                           .IMG_20140518_194726

 

U menduan jo pak mënyra numërimi: shënoheshin  vija të gdhendura në shkop sipas numrit të objekteve, lidheshin nyje në një litar mblidheshin në një grumbull gurë të vegjël.

                                            IMG_20140518_194752

Por shkopin me vija të gdhendura nuk e merr me vete, ashtu sic është dhe bezdi ti bartësh edhe gurët, kurse bariut i duhet të dijë mos i është ndarë ndonjë dhi nga tufa. Këtu na vijnë në ndihmë gishtat e duarve, një mjet i shkëlqyeshëm numërimi, të cilat përdoren edhe sot nga nxënësit.Po sikur të kishte më shumë se 10 sende? Natyrisht  mund të përdoren edhe gishtat e këmbëve, po pastaj? Nuk mbetej gjë tjetër veçse të mendohej sistemi dhjetor, të cilin e përdorim tani; numërojmë dhjetëshet, kur grumbullohen 10 dhjetëshe ato i quajmë qindëshe, pastaj 10 qindëshe janë një mijëshe.

 

Prejardhja’’gishtore’’ e sistemit dhjetor vërtetohet prej trajtës së shifrave latine: shifra romake(V) është pëllëmba me gishtin e madh të hapur anash, kurse shifra romake (X) janë dy duar të kryqëzuara. Jo të gjithë popujt ndoqën këtë rrugë, megjithëse përdornin të njëjtit gishtërinj.

Indianët e fisit Maja në Amerikë numëronin me pesëshe: një pesëshe është njësia e rendit pasues, pesë pesëshe është një njësi e re. Është e qartë se ata përdornin vetëm gishtërinjtë e njërës dorë.

                                  IMG_20140518_194816

Disa fise përdornin vetëm katër gishtat e njërës dorë, megjithëatë, kishin parasysh që çdo gisht përbëhet nga tre falanga , domethënë kishin në pozicion 12 objekte numërimi. Kështu lindi dyzina, e cila 100vjet më parë ishte e përhapur gjerësisht në Evropë, por dalëngadalë ia lëshoi vendin dhjetëshes. Edhe sot e kësaj ditë ne Evropë me dyzina numërojmë kopsat, shamitë e hundevë , vezët dhe shumë sende të tjera që shiten me copë.

Të gjithë e dinë se një mijë mijëshe quhen në milion, por pakkush e di si quhen rendet që vijojnë. Për emertimet e tyre janë pranuar emërtimet latine të numrave. Një mijë milion quhet një bilion ose një miliard. Një mijë miliarda domethënë 1000.000.000.000 bëjnë një trilion,  pastaj 1000.000.000.000.000 bëjnë një kuadrilion, më tej kuintilion, sekstiolion, septilion, oktilion, nonilion, decilion. Çdo njësi e rendit pasues përmban një mijë njësi të rendit të mëparshëm.

                                                    IMG_20140518_194849

Të gjithë numrat është e pamundur ti numërosh, përderisa pas çdo numri vjen një tjetër, një njësi më i madh, megjithëatë në jetën e përditshme nuk duhen numra shumë të mëdhenj. Numrat e mëdhenj lindin në astronomi prandaj thonë shpesh ‘’numra astronomikë’’, sepse masat e yjeve dhe largësitë midis tyre Shprehen me të vërtetë me numra të mëdhenj.

                                                 IMG_20140518_194901

Por fizikanët kanë llogaritur se sasia e atomeve -  pjesëzave më të vogla të lëndës, në mbarë gjithësinë nuk e kalon numrin që shprehet me një njësh dhe me 100 zero pas. Ky numër ka marrë një emërtim të veçantë-gugo!

Burimi:Enciklopedi fëminore''Befasitë e Matematikës''.

0

Një top në Hapësirë!

1

Në 1971 Alan Shepard luajti golf në Hënë.

Në 2007 Clay Andreson  luajti futboll amerikan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Dhe tani në 2014, një top  është dërguar në Hapësirë 33000m lartësi, më një balonë heliumi .Anglia dhe Wales Cricket Board (ECB)  e dërguan këtë top në hapësirë , duke hapur kështu konkursin 11 javësh NatWest T20 Blast ku konkurojnë nga England Wales. Topi i ndeshjes u nis nga  stadiumi Edgbaston , Birmingham.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Insektet e lumtura!

Mund të duken si të pazakonta dhe të mrekullueshme , por këto insekte nuk janë thjeshtë një fytyrë e bukur.Me anë të kësaj fytyre ato mbrohen nga jeta e egër e mjedisit ku jetojnë. Këto insekte duket sikur janë duke jetuar një jetë të lumtur, por midis tyre qëndrojnë dhe insekte të tjera , të cilat kërcënojnë jetën e tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Versioni virtual i Danimarkës në lojën Minecraft.

3 2 1

Qeveria daneze ka rikrijuar të gjithë vendin në lojën hit kompjuterike Minecraft. Ky është vendi i parë i pasqyruar tërësisht në lojën Minecraft dhe qeveria shpreson se kjo lojë do t'i ndihmojë mësuesit dhe nxënësit do t'i tërheqë më shumë mësimi, duke shikuar dhe studiuar vendin e tyre në versionin virtual. Modeli përbëhet nga rreth 4000000000000 tulla, dhe merr rreth 1TB (1000 Gigabyte) në qoftë se ju doni të shkarkoni të gjithë vendin.  Kjo u krijua nga Simon Kokkendorf dhe Thor Bjørn Nielsen nga Geodatastyrelsen.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

 

0

Bukuria e Kripës!

 

Fotografi Sergey Anashkevych po udhëtonte me tren  përgjatë Krimeas , kur ai fotografoi këto pamje të mrekullueshme.Këto imazhe janë të banesave prej kripe të ndodhura në Sivash.

Kripa është një nga produktet më të mëdha të eksportit nga Krime, ndërsa industria kimike përbën 20.6% të prodhimit industrial në rajon.

Kur ishulli ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky rajon i veçantë i është minuar për ujë me kripë

Tani banesat e  kripës janë të braktisur, por ajo që ka mbetur janë një seri e pabesueshme e liqeneve të mbushur me mbeturinat e një industrie, dikur, të gjerë.Liqeni Sivash është shumë I cekët dhe përmban rreth 200 milion ton kripë.Në imazhe uji I kuq I pellgjeve të braktisura është në kontrast me qiellin e kaltër, e kjo është një ndër gjërat që I bën ato kaq të veçanta.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Hëna mahnitëse!

I pari eklips nga të 4 e "hënës së përgjakur" u shfaq sa i mrekullueshëm po aq dhe i frikshëm.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si "Hëna e përgjakur" sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë. 

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë dhe tha se gjëja më e bukur është se të gjitha eklipset do të duken në SHBA.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Teknologjia e re revolucionon shkencën e fotografisë!

Duke hapur krahët e tij madhështorë , një buf rritet në heshtje në vdekjen e natës-ky është imazhi i kapur nga Les Wilson vetëm në një sekond e duke përdorur 15 flashe për të krijuar këtë efekt. Tani nuk duhet që të jesh një fotograf profesionist që të kapësh foto të tilla , e kjo falë teknologjisë më të fundit për fotot!5

" Si çdo lodër e re ti duhet ta praktikosh shumë për ta bërë siç duhet"-tha Les Wilson.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Këpucët që ju tregojnë rrugën!

1 2

Ditët ku ju shikonit harta , apo ekranin e smartfonëve tuaj , për t'u orientuar, së shpejti do të marrin fund, e kjo falë këpucëve të cilat do ju tregojnë rrugën për tu kthyer. Këpucët lidhen me sistemin e hartës në telefonin tuaj me anë të Bluetooth. Kur  ju ndryshoni drejtim , kepucët dridhen për t'ju treguar se keni devijuar nga rruga. Gjithashtu ato numërojnë numrine hapave që keni bërë dhe kaloritë që keni harxhuar. Teknologjia ‘footnav’ e quajtur Lechal, vjen dhe me një palë të kuqe dhe vetëm për $100.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Ndryshimi i orës!

Më shumë se 7000 qytete në të gjithë globin  janë zhytur në errësirë , për të shënuar Orën e Tokës , një ngjarje e përvjetshme e koordinuar nga World Wide Fund për Natyrën (WWF) për të rritur ndërgjegjësimin e ndryshimit të klimës dhe shkaqe të tjera mjedisore. Njerëzve iu thanë që të fiknin të gjitha dritat nga ora 20:30. Qendrat e botës si Shangai , Sidnei  ishin qytetet e para që e bënë këtë lëvizje, e pas tyre  Britania , Franca dhe pjesa tjetër e Evropës Perëndimore .Morën pjesë gjithashtu edhe monumentet e mëdha si Big Ben,Parlamenti , Buckingham Palace, Tower Bridge,  The London Eye, Edinburgh Castle, Brighton Pier, Katedralja Durham dhe Windsor Castle.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Kështjellat më të vogla prej rëre!

Ato nuk janë kështjellat e zakonshme të rërës , por secila është e vendosur në një kokërr rëre. Krijuesit   Vik Muniz dhe  Marcelo Coelh shpenuzan 4 vite duke kërkuar teknologjinë që të krijonte këto foto të mrekullueshme. Fotot e këtyre kështjellave u krijuan nga  Focused Ion Beam (FIB), një pajisje e përdorur zakonisht në fiksimin e qarqeve  të integruara në mikroprocesorë.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Efekte neon në Londër!

Nga Big Ben në Syrin e Londrës , ju mendoni se keni parë monumentet e kryeqytetit me të gjitha dritat e mundshme?

Një ekip vrapuesish të veshur me kostume me ngjyra neon janë fotografuar duke kërcyer e duke u hedhurnga ura e monumente të ndryshme , në mënyrë që të krijojnë dritë për tu treguar rrugën e tyre. Është hera e parë që një performancë me efekte të tilla është krijuar në UK. E gjithë kjo është krijuar për të shënuar fillimin e lojës  më të fundit PlayStation4.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Respekt

0

Qielli gjatë natës – përmes syve të një kompjuteri!

This slideshow requires JavaScript.

Sapo i sheh ato duken thjesht si një seri mahnitëse fotosh të marra nga hapësira , që tregojnë qytetet të mbërthyer nga dritat, por në fakt ato janë krijuara me anë të kompjuterit. Artisti Marc Khachfe filloi të punojë në të pasi donte të vinte një foto të Londrës në murin e tij, por imazhet që kishte gjetur të NASA nuk i kishin pëlqyer. "Më pëlqejnë shumë imazhet e astronautëve që marrin nga hapësira  dhe prandaj doja të printoja Londrën për murin tim" -tha artisti 38 vjeçar për MailOnline."Unë jam një animator 3D, kështu që unë kam shumë përvojë, dhe kam kërkuar  që të gjej një mënyrë për ti bërë vetë , pasi imazhet nga NASA janë jo shumë te qarta!

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Transformimi i njeriut në papagall!

1 2

Duket si një pikturë e thjeshtë  e një papagalli në majë të pemës, por nëse e shohim më me kujdes na shfaqet diçka krejt ndryshe.Në fakt bëhet fjalë për një vajzë, trupi i së cilës është pikturuar në mënyrë gjeniale nga Johannes Stoetter.  Artisti italian është frymëzuar gjithnjë nga bota e natyrës.Ai ka shpenzuar një muaj kohë duke planifikuar vizatimin dhe 4 orë për të pikturuar modelen. Më pas, një orë tjetër e ka marrë pozicionimi i saj për foton në mënyrë që të dukej si një papagall i vërtetë.

Burimi:http://metro.co.uk/

0

Vepra e artit me 17 milionë ngjyra!

2 3 13

Këto vepra arti janë aq të bukura sa kur i sheh për herë të parë të bëjnë të mendosh se janë pikturuar me dorë. Në fakt ato janë rezultati i një algoritmi kompjuterik dhe përmbajnë gati 17 milion ngjyra të ndryshme. E quajtur  ‘rainbow smoke’ , dizenjimi dhe software u krijua nga programuesi  hungarez Jozsef Fejes, si pjesë e një konkursi online.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/