Boeing 777 ndërtohet me letër!

This slideshow requires JavaScript.

Një avion Boeing 777 ndërtohet nga qindra persona brenda 50 ditëve, por një student ka vendosur që ta ndërtojë i vetëm një aeroplan të tillë duke përdorur vetëm kartona dhe ngjitës. Luca Iaconi-Steëart ka ndërtuar avionin e pabesueshëm  duke përdorur vetëm ngjitës dhe dosje kartoni  dhe ka përfshirë të gjithë detajet e avionit! 22 vjeçari mendon se do ta përfundote projektin e tij nëse do te punonte  pa pushuar për një vit. Futja e të gjithë detajeve të avionit ka bërë që projekti të mos mbarohet akoma edhe pse kane kaluar 5 vite (avionit i mungojnë krahët). Për herë të parë ai mësoi të ndërtonte modele me letra  në shkollë të mesme dhe dashuria për aeroplanët e çoi atë në realizmin e këtij projekti madhështor! “Kam qenë me fat që kam shkuar në një shkollë me departament të përkryer arkitekture  , i cili ishte një burim i madh frymëzimi. “Vazhdoj studimet për arkitekturë dhe u frymëzova nga detyrat që na jepnin pedagogët në universitet. Kemi mësuar të ndërtojmë struktura të thjeshta vetëm me kartona dhe unë mendova që të shkoja në ekstrem duke ndërtuar një avion Boeing”, tha 22-vjeçari për ‘Daily Mail”. Pasi të përfundojë këtë projekt, ai  thotë se nuk do të nisë një tjetër pasi puna për avionin ka qenë e “lodhshme dhe izoluese”.