Marsi, pësoi supervullkan në gjysmën e tij

marsi-vullkanARIZONA- Vullkane gjigante kanë shpërthyer dikur në Mars duke mbuluar me hi thuajse gati gjysmën e planetit dhe ndoshta një gjë e tillë mund të sjellë edhe ndryshimin e strukturës klimaterike. Këto të dhëna janë deklaruar nga studiues referuar pamjeve të marra nga satelitët europianë dhe të SHBA që ndodhen përreth marsit. Pamja satelitore tregon një supervullkan të vjetër në mars të quajtur Eden Patera. Imazhet që janë kombinuar me të dhnat digjitale tregojnë ndryshimet e ngjyrave dhe të formave të planetit, ku ka shpresa ende për prani uji dhe për rrjedhojë, edhe për mundësi të ndërtimit të jetës atje. Më poshtë po japim edhe disa foto të nxjerra nga NASA dhe Universiteti i Shtetit të Arizoës, që po merren me këtë rast. BURIMI: dielli.al
Marsi, pësoi supervullkan në gjysmën e tij