Zbulohet hëna e re e Neptunit .

 

 

Këtë javë Nasa zbuloi se një hënë e re po i rrotullohet planetit më të largët nga dielli Neptunit. Hëna, e 14 në numër , është emërtuar S/2004 N 1. Ajo duket se është hëna më e vogël e Neptunit me një perimetër rreth 20 km, e cila kompleton një rrotullim të plotë rreth Neptunit çdo 23 orë.

Ajo është aq e vogël, sa që anija Voyager dështoi ta zbulonte në 1989-n, kur kaloi shumë pranë Neptunit dhe survejoi sistemin hënor dhe unazor të planetit. Ajo ishte kapur nga teleskopi Hubble me fotot e marra gjatë viteve 2004-2009 , por përsëri nuk ishte vënë re deri këtë muaj. Mark Shoëalter, një astronom amerikan  në Kaliforni  teksa ishte duke studiuar segmente të unazave rreth Neptunit , kur vuri re pikën e vogël  që ndodhej në sistemin unazor. Ai e dalloi që ajo pikë e vogel e bardhë ishte një hënë dhe më pas mori të gjitha fotot që teleskopi Hubble kishte arkivuar deri më sot.

Burimi: http://www.webpronews.com