Si mund të matësh shpejtësinë e internetit ?

1

Testimi i internetit tuaj është një ushtrim shumë i thjeshtë. Ju nuk ju nevojitet një software ekstra , ju thjesht duhet të keni një shfletues Web në PC tuaj. Por ka dhe disa gjëra që ju duhet mund të bëni për tu sigururar që po merrni informacionin e saktë për lidhjen e internetit. Ja çfarë duhet të bëni:

Për rezultate të mira ju duhet të përdrni një lidhje jo me anë të Wi-Fi , nëse është e mundur , kështu që ju nuk keni pse të shqetësoni për ndërhyrje të cilat mund tju ndodhin kur ju jeni me Wi-Fi. Nëse keni pajisje që ju ofron internet me anë të fishës ju duhet thjeshtë të lidhni kompjuterin dhe kështu  askush nuk do të mund t’ju ndërhyjë në system. Nëse ju duhet patjetër të përdorni Wi-Fi , sepse jeni me një pajisje e cila nuk ka portë për të futur fishën e internetit p.sh tablet apo MacBook Air ,ju duhet të beni gjënë e duhur për të minimizuar ndërhyrjet. Sigurohuni që Wi-Fi juaj është larg pajisjeve të tjera elektronike  si telefonat  dhe stakoni çdo lloj pajisjeje tjetër nga lidhja Wi-Fi-pas kësaj ju nuk ju duhet një tjetër kompjuter  në  lidhjen (network) tuaj  për të shkarkuar vlerën e gigbyte për  përditësimet  e software. Sigurohuni që  në kompjuterin tuaj   nuk po shkarkohet diçka tjetër. Kontrolloni Task Manager në windows (duke shtypur  control-alt-delete) ose Activity Monitor on OS X, dhe kërkoni për statistikat e rrjetit ( është e  emërtuar “Network”on OS X, “Networking” on Windows). Mbyllni të gjitha aplikacionet në kompjuterin tuaj , për shkarkimin e perditësimit (updates) të software , ndërsa testoni rrjetin tuaj.

 

2

Përdorimi i shiritit të horizontit tuaj (bandwidth) mund të mos bjerë në zero por të qëndrojë aty , por ju e doni atë sa më afër zeros. Nëse sistemi operativ po shkarkon përditësimet , ju nuk mund të bëni asgjë veçse të  prisni për të testuar rrjetin tuaj më vonë. Nëse keni ndonjë problem me rrjetin atëherë ky është çasti i duhur për të rivendosur (reset) modemin tuaj dhe linjën. Stakojini për një çast off dhe më pas kalojini on përsëri.

Testimi i lidhjes suaj.

3

Ookla’s Speedtest.net është faqja ku ju mund të kontrolloni  lidhjen e rrjetit tuaj  ajo që ju nevojitet është një shfletues Web  më një JavaScript të ndezur dhe adobe Flash të instaluar. Nëse merrni një mesazh i cili ju thotë të përdorni një internet më të shpejtë injorojeni atë. Shfletuesit Web ndikojnë në shpejtësini e testit por jo rrjeti  prandaj ju duhet ta injoroni atë mesazh. Ju duhet të klikoni në butonin e gjelbër “Begin Test” dhe  Speedtest.net  do të kontrollojë njëkohësisht edhe shpejtësinë e shkarkimit edhe të përditësimit. Kjo mund t’ju marrë disa sekonda ose minuta në varësi të shpejtësisë së internetit tuaj.  Speedtest.net  nuk është e vetmja mënyrë për të testuar intenetit tuaj ; MegaPath  gjithashtu ofron një test për shpejtësinë e rrjetit si dhe e quan atë  Speed Test Plus  i cili teston  cilësinë e lidhjes tuaj si dhe shpejtësinë e saj . ISP juaj gjithashtu mund tju ofrojë një test për shpejtësinë e rrjetit pavarësisht se ju duhet të bëni disa gjera më të ndërlikuara. Nëse ju doni të kontrolloni vazhdimisht  performancën e rrjetit tuaj ju instaloni NetSpeedMonitor.

4

Kjo është falas për  Windows XP , Vista 7 dhe server 2003 në taskbarin tuaj  dhe kjo do ju japë informacion mbi shpejtësinë e rrjetit tuaj. Në OS X , mjeti falas MenuMeters do të bëjë të njëjtën gjë edhe pse do të ketë mënyra të tjera për ta kontrolluar rrjetin me anë të tij.

Burimi: http://www.pcworld.com