Dinozauri më i madh i Tokës!

Në Argjentinë ,shkencëtarët kanë gjetur kockat e  dinosaurit më të madh që mund të ketë ekzistuar në planetin Tokë. Shkencëtarët thonë se ai  është një specie e titanozaurit barngrënës që peshon sa  14 elefantë. Fosilet janë gërmuar nga një grup paleontologjistësh , nga Museum of Palaeontology Egidio Feruglio, të udhëhequr nga   Dr Jose Luis Carballido dhe Dr Diego Pol. Dinosauri barëngrënës jetoi në pyjet e Patagonisë  95 apo 100 milione vjet më parë duke u bazuar në moshën e gurëve, ku u gjetën kockat e tij. Por pavarësisht madhësisë, ai ende nuk ka një emër. Shkencëtarët janë të mendimit se “emri do të jetë një dedikim për rajonin dhe fermerët që “njoftuan për zbulimin”.

 

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/