Loja Tetris!

1 2

Shumë prej nesh kanë kaluar kohën duke luajtur lojën Tetris dhe nuk kanë mundur të ndalojnë.

Një shkencëtar ka zbuluar psikologjinë e lojës popullore , në 30 vjetorin e saj.6 qershori njihet si ‘’Dita Botërore e Tetris’’. Dr Tom Stafford tha se loja e tullave i jep kënaqësi mendjes duke e ushqyer atë me një botë detyrash të vazhdueshme  dhe të papërfunduara. Gjatë 30 viteve , njërëz në të gjithë botën kanë shpenzuar miliona  orë, duke i rregulluar tullat në formën e duhur sipas rreshtave . Tetris është loja kompjuterike më e shitur e të gjitha kohërave.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se ekzistojnë dy mënyra për të zgjidhur misterin-duke i rrotulluar tullat me mendje dhe duke duke imagjinuar se si përshateten me pjesën e poshtjme të blloqeve, ose mënyra e dytë është duke klikuar për ta rrotulluar atë në mënyrë të shpejtë , në mënyrë që të bëni një krahasim vizual. Tetris gjithashtu luan në “efektin Zeigarnik ‘, që tregon se njerëzite kanë  më të lehtë t’iu  kujtohen detyrat  e paplotësuara se sa ata që kanë mbaruar.

“Kjo tregon se si mendjet tona janë të organizuara rreth qëllimeve dhe se kujtesa jonë nuk është vetëm një sistem ku informacioni është i ruajtur në mënyrë passive , por ajo i përshtat në mënyrë  dinamike sipas qëllime tona.”

‘Tetris është lojë e pastër: nuk ka dobi, asgjë për të mësuar, nuk ka pasoja sociale apo fizike. Kjo është pothuajse tërësisht e pakuptimtë, por na tërheq gjithnjë e më shumë. “-tha Dr.Stafford.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/