Shtëpia e Simpsons!

Simpsons mbushin plot 24 vjeç. Askush s’i ka shpëtuar ndjekjes qoftë edhe të një serie të vetme të filmit vizatimor, ndërsa ndjekësit e rregullt ndoshta më mirë njohin shtëpinë e Simpsons se sa të tyren.  Shtëpia e Simpsons s’është vetëm fantazi. Ajo ekziston vërtet. Në Henderson, në Nevada të Shteteve të Bashkuara është ndërtuar në gusht të  vitit  1997 një banesë e tillë. 

Arkitektët dhe inxhinierët që e ndërtuan atë në atë kohë, ndoqën mbi 100 seri të filmit vizatimor duke kapur cdo detaj të shtëpisë. Kompania që e ndërtoi e kishte konceptuar si pjesë të një cmimi promocioni, por në vend të banesës, fituesi i cmimit zgjodhi paratë.  Shtëpia u ndërtua nga Kaufman dhe  Broad Home Construction. Kushtoi $120000 dhe u ndërtua për 49 ditë.

Një rrugë gri të çon deri në garazhin ngjitur shtëpisë. Pemët e shkurret jashtë shtëpisë janë të njëjta me ato të versionit të kartonave. Një vështrim nga Brenda  tregon dhoma të ngjyrosura me ngjyra të ndezura, një dhomë ndenjeje , në të cilën qëndron portreti I kuq I familjes, që hap çdo episode të Simpsons! Në mur gjendet gjithashtu dhe një varke  e bukur me vela , në ngjyrë trendafili. Në kuzhinën blu e të verdhë gjendet gjithashtu karrigia e lartë e foshnjës   Maggie. sShtëpia është përdorur për marketing nga shumë kompani, përfshirë këtu edhe emra të mëdhenj si “Pepsi” apo “Fox”. 

Burimi: http://www.dailymail.co.uk