Kush ishte matematikani i parë

talesiHistoria nuk i ka ruajtur emrat e “zgjidhësve” të problemave, as të egjiptianëve të lashtë, as të babilonasve. Të parin matematikan duhet ta kërkojmë ndër grekët e lashtë. Më shumë ky titull i takon Talesit nga Mileti, që u lind në mesin e shekullit të shtatë p.e.s. Për këtë njeri gati nuk dihet asgjë me siguri. Por atij i eci më shumë se themelvënësit të letërsisë, Homerit, sepse të paktën, askush nuk dyshon në ekzistencën e këtij personaliteti. Talesi ishte tregtar dhe udhëtar i madh kurse në moshë të thyer çmohej si nga më të urtët e grekëve.

Në ato kohë të largëta nuk ekzistonin shkenca të veqanta për madhësitë, për natyrën dhe për mendimin. Të gjitha dijet ishin të shkrira në një të vetme. “Mund të bëhen jo vetëm eksperimente praktike por edhe mendore”;  Kjo ide e rëndësishme e Talesit ka të bëjë me filozofinë. Dhe nuk është e rastit që Talesi çmohet se vuri gurin e parë në të tria shkencat e mësipërme.

Eksperimentet mendore të Talesit u vunë në themel të vërtetimeve të para matematike. Për shembull, Talesi vërtetoi teoremën për barazimin e këndeve vërtikale.

“Këto kënde mund të përputhen po të rrotullojmë njërin prej tyre” arsyetonte dijetari “Domethënë ato janë të barabarta”. Sa e thjeshtë është kjo për ne, por çfarë hapi gjigand ishte ky vërtetim në historinë e matematikës.

Me ndihmën e lëvizjeve dhe përputhjeve të menduara u vërtetuan edhe disa teorema tjera. Njëra prej tyre ruhet edhe sot e kësaj dite në programin shkollor të gjeometrisë, me emrin TEOREMA E TALESIT.

(Befasitë e Matematikës  Aleko Minga)