Paradokse të logjikës matematike.

kartoline2Në përgjithësi Paradokset janë përfundime të papranueshme që burojnë nga arsyetime në dukje të pranueshme.

Paradoksi i Gënjeshtarit  (antinoma e Epimenidës)

Analizoni frazën

“UNË PO GËNJEJ”

  • Nëse ai që po shqipton këtë frazë thotë të vërtetën, atëherë ai po gënjen ?!
  • Nëse ai që po shqipton këtë frazë thotë një gënjeshtër atëherë ai nuk po gënjen?!

Paradoksi i Zhurdenitkartoline 1

  • Në faqen e përparme të një karte është shkruar: “Pohimi që ndodhet prapa kësaj karte  është i vërtetë”
  • Ndërsa në anën e prapme është shkruar: “Pohimi që ndodhet prapa është i gënjeshtërt”. CILI POHIM ËSHTË I VËRTETË?

Po ta konsiderojmë të vërtetë pohimin e parë atëherë del i vërtetë edhe pohimi i dytë rrjedhimisht pohimi i parë është i gabuar. Njëlloj edhe e kundërta.