Grafiku i funksionit numerik.Mënyra praktike e ndërtimit të grafikëve të disa funksioneve.


Bashkësia e gjithë pikave (x;f(x)) në planin kordinativ xOy quhet grafik i funksionit y=f(x), ku x\epsilon X.

Nëse na jepet grafiku i një funksioni atëherë:

Me anë të tij mund të gjejmë bashkësinë e përcaktimit dhe bashkësinë e vlerave duke e projektuar grafikun përkatësisht mbi boshtin Ox dhe Oy.

Për çdo fytyrë a mund të gjejmë shëmbëllimin e saj f(a), që është ordinata e pikës me abshisë a në grafik.

Mënyra praktike e ndërtimit të grafikëve të disa funksioneve.

funksioni linear2

funksioni linear11)Funksioni linear y=ax+b grafikisht paraqitet me anë të një drejtëze. Duke ditur që nëpër dy pika kalon një dhe vetëm një drejtëz, atëherë për ndërtimin e saj na mjaftojnë vetëm dy pika. Zakonisht merren pikat e prerjes me boshtet kordinative.

2)Funksioni përpjestimor i zhdrejtë y=\frac{a}{x} . Grafiku ka dy pjesë simetrikë në lidhje me O. Ato janë në kuadrant të parë dhe tretë kur a>0, ose në të dytin dhe katërtin kur a<0. Duhet të fiksohet forma e grafikut dhe mjafton të merren disa pika ndihmëse në njërën pjesë.

funks perpjest zhdrejte1funks perpjest zhdrejte2

3)Funksioni trinom i fuqisë së dytë y=ax2+bx+c. Grafiku është një parabolë me degë lart kur a>0, me degë poshtë kur a<0.

Ndërtimi i parabolës.

Në fillim gjejmë kulmin C të parabolës i cili ka kordinatat \left ( \frac{-b}{2a};\frac{-D}{4a} \right ). Pastaj marrim disa pika ndihmëse majtas dhe djathtas kulmit, në mënyrë simetrike (4ose 6 pika).parabola