Ndërtimi dhe simetria e shumëkëndëshave të rregullt

Nngjashmeria17DËRTIMI

Këtu do të keni mënyrat se si ndërtohen disa prej shumëkëndëshave të rregullt.

1)Katrori

Ndërtohen dy diametra pingul në një rreth.

2)gjashtëkëndëshi i rregullt.

Këndi qendror është 600. Brinjët e gjashtëkëndëshit të rregullt janë sa rrezja e rrethit jashtëshkruar. Prandaj pasi vizatojmë një rreth, e ndajmë atë me anë ta kompasit në 6 pjesë. Bashkojmë me anë të kordave, dhe shumëkëndëshi i formuar është gjashtëkandësh i rregullt.

3)Trekëndëshi i rregullt.

Pasi kemi ndarë rrethin në gjashtë pjesë të barabarta bashkojmë pikat e ndarjes duke kapërcyer njërën. Të parën me të tretën, të tretën me të pestën dhe të pestën me të parën.

Provoni veten duke bërë vërtetimet për sejcilin rast. Pra tregoni se janë katërkëndësg, gjashtëkëndësh dhe trekëndësh i rregullt.

SIMETRIAngjashmeria18

1)Trekëndëshi barabrinjës.

Ka tre boshte simetrie, nuk ka qendër simetrie.

2)Katrori ka 4 bngjashmeria19oshte simetrie dhe 1 qendër simetrie.

3)Në përgjithësi n-këndëshi i rregullt ka n boshte simetrie. Kur numri n është tek shumëkëndëshi nuk ka qendër simetrie, ndërsa kur n është çift ai ka një qendër simetrie.

Në shkrimin tjetër lexoni për simetrinë qëndrore dhe simetrinë boshtore.