Logjika. Test1(Mat Avancuar)

Kontrolloni njohuritë tuaja duke plotësuar testin e mëposhtëm:

1. Që një katërkëndësh të jetë drejtkëndësh MJAFTON që ai të jetë paralelogram me një kënd të drejtë.
2. Që një katërkëndësh të jetë drejtkëndësh DUHET që ai të jetë paralelogram me një kënd të drejtë.
3. Që një katërkëndësh të jetë drejtkëndësh DUHRT DHE MJAFTON që ai të jetë paralelogram me diagonale të barabarta.
4. Që një numër natyror të plotëpjestohet me 3 DUHET DHE MJAFTON që ai të plotpjesëtohet me 9
5. Që një numër të plotpjesëtohet me 3 MJAFTON që ai të plotpjesëtohet me 9
6. Që një numër të plotpjesëtohet me 3 DUHET që ai të plotpjesëtohet me 9.
7. Që prodhimi i dy numrave racionalë të jetë i barabartë me zero MJAFTON që të dy numrat të jenë të barabartë me zero
8. Që prodhimi i dy numrave racionalë të jetë i barabartë me zero DUHET që të dy numrat të jenë të barabartë me zero
9. Që një katërkëndësh të jetë katror DUHET që ti ketë të katër brinjët të barabarta.
10. Që një katërkëndësh të jetë romb MJAFTON që diagonalet e tij të jenë të barabarta.
11. Që një trekëndësh të jetë barabrinjës DUHET DHE MJAFTON që dy kënde të tij të jenë të barabarta me 60 gradë.
12. Që një numër të plotpjesëtohet me 3 DUHET DHE MJAFTON që shuma e shifrave të tij të plotpjesëtohet me 3.
13. Që një numër të pltpjesëtohet me 5 MJAFTON që ai të mbarojë me zero.
14. Që një numër të pltpjesëtohet me 5 DUHET që ai të mbarojë me zero.
15. Që dy drejtëza të jenë paralele MJAFTON që ato të shtrihen në një plan dhe të mos kenë asnjë pikë të përbashkët.