Foto me të dhënat jetësore të përdoruesit. Ky është projekti i SONY

paisje teknologjike ne sherbim te mjeksise nga SONY

paisje teknologjike ne sherbim te mjeksise nga kompania SONY

Kompania Sony së fundmi është duke punuar për një patentë “Buton i kamerës me sensorë të integruar” . Fotot do të etiketohen nëpërmjet presionit të gjakut ose temperaturës së trupit.

Një sensor në kamerën e pajisjes do të regjistrojë disa të dhëna identifikuese për përdoruesin: temperaturën e trupit, ritmin e pulsit, presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes, nivelin e oksigjenit në gjak dhe përçueshmërinë e lëkurës.

Informacioni do të regjistrohet në memorie të paisjes dhe i bashkangjitet një fotoje të caktuar bashkë me të dhënat e zakonshme (data ,ora).

Teknologjia mund të jetë e dobishme në mjekësi nëpër qendra shëndetësore. Mjafton që pacienti t’i bëjë vetes një foto dhe doktori merr të dhënat për të. Paisja do të kursejë edhe kohë sepse nuk do të nevojiten paisje tjera për të matur këto të dhëna