Konkursi Kombëtar për Pronësinë Intelektuale!

 

Në ambientet e Shkollës “Sinan Tafaj” në Tiranë,u organizua dje faza finale e Konkursit Kombëtar “Të mbrojmë Pronësinë Intelektuale, të edukojmë gjeneratën që po rritet” me shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe ato të mesme. Për gjatë gjithë muajit prill janë zhvilluar konkurse me shkollat pjesëmarrëse nga çdo DAR i Republikës së Shqipërisë, duke zgjedhur 2 shkolla fituese, një nga shkollat 9-vjecare dhe një nga shkollat e mesme-klasat e 10. Ka qenë një aktivitet i ngjeshur dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit. Ky konkurs është pritur mjaft mirë dhe nga stafet pedagogjike të shkollave duke i cilësuar njohuritë në fushën e të drejtës së autorit mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme për të edukuar brezin që rritet. Janë zhvilluar konkurset respektivisht në këto DAR-e, për Qarkun Lezhë, Shkodër, Tiranë (Qytet dhe Qark), Elbasan, Berat, Kukës, Durrës, Gjirokastër dhe Korçë, Vlorë dhe Fier, duke përfshirë pjesëmarrjen e mijëra nxënësve.

Aktiviteti u zhvillua  nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit me mbështetjen e Ministrisë  së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Drejtoritë Rajonale Arsimore si dhe me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve në një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Konkursi filloi në orën 9:30 fillimisht me shkollat 9-vjeçare , ku çmimin e parë e fitoi shkolla e Elbasanit dhe pas shkollave 9-vjeçare , radhën e kishin ato tw mesmet, ku  çmim të parë fitoi  Kukësi, i përfaqësuar nga nxënëset e klasave të 10: Roksana Korbi, Brikena Duraku dhe Eviana Axhami.