Smartfoni i parë me sistem operativ open source

jollaSmartfoni i parë që do të funksionojë me sistemin operativ open-source është Jolla. Ai do te hidhet ne treg ne fund te ketij viti dhe do te kushtoje 399 euro. Jolla është emri i smartfonit, dhe njëkohësisht  i kompanisë finlandeze që e prodhon.

Smartfoni ka  ekran 4.5inç, procesor dual-core, memorie 16 GB e cila mund të shtohet akoma më tepër nëpërmjet  microSD, kamera me  8 megapiksel si dhe bateri të zëvendësueshme.

Sailfish është një pajisje suportuese e aplikacioneve Android që do të thotë se përdoruesit mund të instalojnë në të aplikacionet standarde Android.

Jolla nuk ka specifikuar detaje për të sqaruar se çfarë do të thotë kjo në praktikë, megjithatë ka mundësi që përdoruesit të shkarkojnë aplikacionet nga Google Play.

Kompania ka deklaruar se nëse përdoruesit vendosin që të porositin këtë pajisje që tani dhe të parapaguajnë 100 euro, ata do të ndihmojnë shumë në prodhimin e saj.  (PCWorld Albanian)