Te fundit
0

Compare two functions.

For the given functions f:y=\frac{2x^{2}+5x+3}{2x+1}  and  g:y=5x . a)Show that in [1;+∞[ , f(x)≤g(x).

To compare two functions,make their difference.

f(x)-g(x)=\frac{2x^{2}+5x+3}{2x+1}-5x=\frac{2x^{2}+5x+3-5x(2x+1)}{2x+1}=\frac{2x^{2}+5x+3-10x^{2}-5x}{2x+1}=\frac{-8x^{2}+3}{2x+1}<0 for  x≥1.

 

0

Dallgët në zjarr!

Fotografët janë njohur gjithmonë për vënien në rrezik të  jetës së tyre, për shkak të përgjejgësive të mëdha që marrin . Dy profesionistë nga Hawaii , I kanë bërë ballë fuqisë shkatërruese të natyrës, duke kapur në foto momentin kur llava derdhet në det nga uji. CJ Kale dhe Nick Selway, pretendojnë se janë të parët që kanë sjellë këto pamje të veçanta të rrjedhjes së llavës së vullkanit Kilauea në Hawaii. Ato duhet të futeshin brenda ujit , ku llava bënte sërf në drejtim të tyre. Notuan në temperaturë 110 °C, dhe nëse do të ecnin dhe 20 m atëherë ato do të prekeshin nga  llava.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e fshehur e luleve!

Lulet cilësohen si gëzimi i pranverës, për shkak të bukurisë së tyre, por duket se kjo bukuri nuk paska kufij. Një fotograf gjerman, me ndihmën e një biologu, ka kapur këto foto të mahnitshme, që tregojne bukurinë e fshehur  të luleve. Për të përgatitur mostra, Meckes dhe Otawa morën pjesë të vogla  të çdo petali  të  lules  apo  të gjetheve  dhe i vunë në  procesin e dehidratimit, para se ti fusnin në 100% alkool.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Zbulohet elementi i 117 i SI.

1

Elementi më i rëndë  gjendet një hap larg për tu futur në sistemin periodik të elementëve kimikë. Kjo falë ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve në Qendrën e Helmholcit GSI për Heavy Ion Research në Darmstadt, Gjermani. Ato e nisën hulumtimin e tyre që nga viti 2010 me shkencëtare të SHBA dhe Rusisë, për të gjetur të ashtuquajturin  element 117. Edhe pse ai u dallua që në vitin 2010, për të bërë konfirmimin nëse ai është me të vërtetë një element, ishte mjaft e vështirë. International Union of Pure and Applied Chemistry (IUPAC), tashmë do ti  vendosë emrin, që të jetë pjesë e sistemit periodik. Emri i tij i përkohshëm është  ununseptium, që përkthehet si, një(un) ; një(un), shtatë(sept), ose 117.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Insektet e lumtura!

Mund të duken si të pazakonta dhe të mrekullueshme , por këto insekte nuk janë thjeshtë një fytyrë e bukur.Me anë të kësaj fytyre ato mbrohen nga jeta e egër e mjedisit ku jetojnë. Këto insekte duket sikur janë duke jetuar një jetë të lumtur, por midis tyre qëndrojnë dhe insekte të tjera , të cilat kërcënojnë jetën e tyre.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Solve the equation.

Solve the equation
\left ( x+1 \right )^{4}+x^{4}=17

Write  x+1=t Read the rest of this entry »

0

A është kjo loja gjigante Jenga?!

Në pamje të parë ky koleksion i kontejnerëve me ngjyra duket më shumë si një lojë Jenga se një hotel. Por ndryshe nga loja mjaft e populluar e blloqeve të drurit , struktura nuk ka për qëllim që të bjerë mbi të, por në vend të kësaj ofron një dizajn fleksibël për një hotel që mund të rritet, tkurret dhe vazhdimisht ndryshojë.

Hoteli Hive-Inn është dizenjuar për tu transformuar në dhoma për anijet, ku kombinohen strehimi me reklamat. Dizenjimi i ndërtesës , lejon lëvizjen ekontinjerëve brenda dhe jashtë pa prishur kontinjerët e tjerë .

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

0

Bukuria e Kripës!

 

Fotografi Sergey Anashkevych po udhëtonte me tren  përgjatë Krimeas , kur ai fotografoi këto pamje të mrekullueshme.Këto imazhe janë të banesave prej kripe të ndodhura në Sivash.

Kripa është një nga produktet më të mëdha të eksportit nga Krime, ndërsa industria kimike përbën 20.6% të prodhimit industrial në rajon.

Kur ishulli ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, ky rajon i veçantë i është minuar për ujë me kripë

Tani banesat e  kripës janë të braktisur, por ajo që ka mbetur janë një seri e pabesueshme e liqeneve të mbushur me mbeturinat e një industrie, dikur, të gjerë.Liqeni Sivash është shumë I cekët dhe përmban rreth 200 milion ton kripë.Në imazhe uji I kuq I pellgjeve të braktisura është në kontrast me qiellin e kaltër, e kjo është një ndër gjërat që I bën ato kaq të veçanta.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Versioni i ri WordPress 3.9!

wordpress-39-thumbnail

WordPress.org ka lançuar versionin 3.9, i cili përfshin disa ndryshime dhe përmirësime në mjetin e menaxhimeve të blogjeve. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga WordPress.org/Download . 

Beta 3 përfshin më shumë se 200 ndryshime ku futen:

  • Karakteristika të reja si  live widget previews dhe një instalues të ri theme.
  • Përpunimet UI gjatë redaktimit të imazheve dhe punimit  me media në editor.
  • Nëse ju doni të testoni  audio dhe video playlists, lidhjet do të shfaqen në menaxherin media ku ju një herë ju keni ngarkuar audio ose video.
  • Për zhvilluesit e theme , wordpress ka vendosu titullin HTML5.
  • Funksioni i  formatimit që kthen kuotat e drejta  në kuotat smart ka pësuar disa ndryshime për ta shpejtuar në mënyrë drastike atë
  • Editimi i imazheve më lehtësisht se më parë.
  • Marrja e imazheve me “drag and drop”.

Ky software është akoma në zhvillim dhe nuk rekomandohet të instalohet menjëherë.

Burimi:http://wordpress.org/

0

Hëna mahnitëse!

I pari eklips nga të 4 e “hënës së përgjakur” u shfaq sa i mrekullueshëm po aq dhe i frikshëm.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si “Hëna e përgjakur” sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë. 

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë dhe tha se gjëja më e bukur është se të gjitha eklipset do të duken në SHBA.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Teknologjia e re revolucionon shkencën e fotografisë!

Duke hapur krahët e tij madhështorë , një buf rritet në heshtje në vdekjen e natës-ky është imazhi i kapur nga Les Wilson vetëm në një sekond e duke përdorur 15 flashe për të krijuar këtë efekt. Tani nuk duhet që të jesh një fotograf profesionist që të kapësh foto të tilla , e kjo falë teknologjisë më të fundit për fotot!5

” Si çdo lodër e re ti duhet ta praktikosh shumë për ta bërë siç duhet”-tha Les Wilson.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Toka e 2-të!

Për vite me rradhë astronomët kanë kërkuar për një planet si tonin jashtë sistemit diellor  që mund të sigurojë jetën. Dhe më në fund ata ia kanë arritur qëllimit të tyre, kanë gjetur një planet pothuajse me madhësinë e Tokës që  rrotullohet rreth një ylli 490 vite dritë larg. I quajtur  Kepler-186f, planeti është i pari i zbuluar, që përmban të gjitha kushtet përshtatshme për jetën , e sidomos atë të alienëve. Zbulimi u bë nga një grup astronomësh të udhëhequr nga Elisa Quintana e SETI Institute në Nasa Ames Research Center.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Po aq i mrekullueshëm edhe kur shihet nga Hapësira!

Të qëndrosh në buzë të Kanionit të Madh është një eksperiencë e jashtëzakonshme, por imazhet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor , tregojnë se kjo eksperiencë mund të përjetohet dhe vetëm duke e parë atë! Imazhi i fundit i cili tregon “kupën” e plotë të Kanionit të madh është marrë nga ekuipazhi  i ekspeditës më 25 mars.Fotoja tregon lumin Kolorado , e shfaqur si një linjë e errët që gjarpëron rrugën  nëpër tokën e Kanionit.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Scooter elektrik dhe një valixhe!

 

1

Kombinimi i një motoçiklete të vogël me një valixhe , duket paksa e çuditshme. Kjo është ajo  që është krijuar fillimisht si një prototip nga Green Energy Motors. Commuter Case,  është projektuar për të lehtësuar punën e atyre që përdorin motoçikleta të vogla.Kushton $ 5,990 (£ 3500), por për shkak se ajo është një prototip, kompania tha se do t’i përdorin këto para për të financuar prodhimin. Motoçikleta e vogël është me bateri të rikarikueshme dhe mund të ecë deri në 20km/h.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Këpucët që ju tregojnë rrugën!

1 2

Ditët ku ju shikonit harta , apo ekranin e smartfonëve tuaj , për t’u orientuar, së shpejti do të marrin fund, e kjo falë këpucëve të cilat do ju tregojnë rrugën për tu kthyer. Këpucët lidhen me sistemin e hartës në telefonin tuaj me anë të Bluetooth. Kur  ju ndryshoni drejtim , kepucët dridhen për t’ju treguar se keni devijuar nga rruga. Gjithashtu ato numërojnë numrine hapave që keni bërë dhe kaloritë që keni harxhuar. Teknologjia ‘footnav’ e quajtur Lechal, vjen dhe me një palë të kuqe dhe vetëm për $100.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Roboti Porton!

Një robot manekin që do të testojë gjeneratën tjetër të kostumeve mbrojtëse  për forcat e armatosura në UK, është prezantuar për herë të parë në Britani nga Ministria e Mbrojtjes. Porton Man mund të ecë , të vrapojë, të ulet , të ngrihet , madje dhe të imitojë lëvizjet e një ushtari dhe do të mbrojë ushtarët nga sulmet kimike e biologjike.Manekini është krijuar për Defence Science and Technology Laboratory (Dstl) në Porton Down, Wiltshire . Ky robot  me vlerë 1.1 milionë stërlina dhe i zhvilluar përmes teknologjisë së Formula 1.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Zgjidhja e trekëndëshit. Ushtrime të zgjidhura PDF

zgjidhja e trekendeshit1Ushtrime të dhëna në minitest për zgjidhjen e trekëndëshit. Zgjidhjet në PDF mund ti shkarkoni KËTU. 

Variante të ndryshme të gjetjes së elementeve të trekëndëshit kur njihen disa prej tyre.

0

Shfrytëzimi i dallgëve për energji.

dallgeNjë burim energjie të ripërtëritshme që shpesh nuk merret parasysh është fuqia e dallgëve të oqeanit. Shkencëtarët në Kaliforni thonë se energjia e përdorur nga lëvizja e rregullt e sasive të mëdha të ujit mund të sigurojë energji elektrike të lirë dhe ujë të pijshëm për komunitetet bregdetare.
Dallgët e palodhura përgjatë një vije bregdetare përfaqësojnë një rrjedhë të qëndrueshme energjie. Problemi është se dallgët ngrihen dhe ulen, lëvizje e cila është e vështirë të shndërrohet në një forcë që shkon në një drejtim, si lumi ose era e fuqishme.
Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley projektuan një pajisje nënujore për të cilën ata thonë se jo vetëm që e zgjidh këtë problem, por ka përdorim të dyfishtë.
“Pajisja jonë ka avantazhinin se ne nuk e konvertojmë lëvizjen direkt në energji. Ne mund të vendosim vetë nëse duam të prodhojmë ujë të pastër ose energji.”
Mekanizmi i tyre që i ngjan një qilimi, i cili lëviz me dallgët, krijon presion hidraulik, duke e pompuar ujin drejt bregut.
Uji me presion mund të përdoret për të vënë në punë turbinat, duke prodhuar energji elektrike. Ose mund të kalojë në membrana të posaçme të cilat veçojnë kripën dhe krijojnë ujë të pastër.
Zoti Lehmann thotë se versione më të mëdha të qilimit-dallgë mund të fuqizojnë me energji komunitete të vogla bregdetare.
“Pra, në përgjithësi, burimet në dispozicion të energjisë së dallgëve mbulojnë rreth 15 për qind të kërkesës globale për energji, një shifër e konsiderueshme.”
Inxhinjeri mekanik Reza Alam thotë se për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi ekosistemet bregdetare, qilimi-dallgë mund të vendoset në të ashtuquajturat “zona të vdekura” ku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm për zhvillimin e krijesave detare.
“Vendosja e qilimit  në shtratin e detit në ato vende është padyshim e sigurt për mjedisin.”
Zoti Alam thotë se vetëm një metër katror qilim-dallgë mund të prodhojë energji të mjaftueshme për dy shtëpi tipike amerikane, gjë që do të thotë se oqeani mund të prodhojë energji për qytete të tëra bregdetare me çmim të ulët.

Burimi VOA

0

Imazhet panoramike të Angkor!

Angkor në Kambioxha është një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike në Azinë Juglindore. Tashmë turistët mund ta shikojnë atë përmes 9000 fotove të kapura nga Google  për projektin e fundit të Insitutit  të kulturës. Google tha se këto imazhe do tu japin mundësinë njerëzve të përjetojnë bukurinë e Angokor kudo që janë dhe tha se teknologjia ka arritur majat dhe tashmë ajo ka ndryshuar edhe mënyrën e ruajtjes së thesareve kulturore , për brezat e ardhshëm.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/

0

Makina elektrike që sfidon erërat e forta!

 

Fomm Concept One , është makina elektrike e krijuar për të sfiduar edhe  gjerat më të tmerrshme që mund të vijnë nga natyra.Kjo makinë është me katër ulëse dhe mund të lundrojë. Bëhet fjalë për një automjet lundrues, tek i cili njeriu mund të menaxhojë vetë gazin, frenat dhe timonin dhe që kur është mbi ujë një gjenerator i jep propulsion.  Por megjithëatë, Fomm Concept One nuk është një automjet amfib i mirëfilltë.   Ky automjet  do të jetë mjaft i dobishëm  për komunitetet bregdetare dhe banorët e saj . Për momentin  kjo teknologji është thjesht një koncept , e cila do të vijë së shpejti.

Burimi:http://www.digitaltrends.com/