Problema të llogjikës. Problemi i Kapuçëve

Lexoni këtë eksperiment:

Në një kuti janë 5 kapuçë 3 të kuq e 2 të bardhë. Tre personave pasi u janë lidhur sytë u janë vendosur nga një kapuç  në kokë. Janë vendosur njëri pas tjetrit dhe u janë zgjidhur sytë.Personi i TRETË shikon ngjyrat e kapuçëve të dy të parëve, i DYTI shikon vetëm ngjyrën e të parit ndërsa i PARI nuk shikon asnjë.kapele

Problemi është të gjejë njëri prej tyre ngjyrën e kapuçit të vet.

1- I treti nuk flet (PSE)

2-Idyti nuk flet  (PSE)

3-I pari thotë se kam kapuç me ngjyrë të kuqe.

SI KA ARSYETUAR PERSONI I PARË?