Imazhe mahnitëse të Tokës!

NASA ka  dërguar imazhe të mrekullueshme të tokës, nga hapësira! Ndërsa  regjisorët po krijojnë filma të mrekullueshëm duke gjeneruar imazhet në kompjuter NASA  ka treguar se   galaktika jonë është më e bukur se çdo lloj galaktike që shfaqet nëpër filma. Këto janë imazhet më të mrekullueshme nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Në  një nga imazhet dritat e Spanjës dhe Portugalisë janë mjaft të dukshme, madje dallohen edhe zona të mëdha metropolitane, duke përfshirë edhe Madridin. Nga 220 milje mbi Tokë, një nga ekspeditat me 25 anëtarë të ekuipazhit mori një tjetër foto kohore gjatë  natës , ku  shfaqen ndriçuesit e shkëlqyer në Kajro dhe Aleksandri, Egjipt në bregdetin e Mesdheut.  Përveç këtyre ka dhe shumë imazhe të tjera të cilat janë të mrekullueshme.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/