Ndryshimi i app Gmail , për Android.

gmail_1405204

Google ka lançuar përditësime të aplikacionit Gmail , për Android. Tani Gmail ka karakteristika të reja dhe përveç kësaj aftësinë për të ruajtur material ne Google drive.

‘’Në vend që  të shkarkosh material në pajisjen tënde, e cila  merr një pjesë të hapësirës së harddiskut, tashmë ju mund ta ruani atë direkt në Google drive’’-shkruajti  Google+ .

Materialet e shkarkuara në google drive përdoren shumë lehtë në çdo smartfonë, tablet apo kompjuter. Përditësimi gjithashtu përfshin dhe dhënien e shpjegimeve në lidhje më spam-et dhe një navigim më të shpjetë në mënunë kryesore. Në krye të çdo mesazhi spam, ju do të shihni dhe arsyen se pse ky  mesazh është futur në folderin e spameve.

Përditësimi i ri i Gmail filloi të përhapet të hënën.

Burimi: http://www.webpronews.com/