Një version i ri i Office për Mac!

1

Microsoft do të nxjerrë një komplet të ri për Mac para fundit të këtj viti , informon menaxheri i kompanisë së produkteve Office në Gjermani. Versioni i disponueshëm në ditët e sotme Office:mac 2011 ka mbetur shumë mbrapa për versionin e fundit të Windows, për sa i përket funksionalitetit , edhe pse Office:mac 2011 është përditësuar.

Në panairin CebIT në Hanover, Hübschen tha për Computerwoche se tani ka ekipe zhvillimore për secilin prej aplikacioneve të Office, të cilat  prodhojnë versione të produktit të tyre për platforma të ndryshme. Sipas Hübschen, do të ketë më shumë lajme në tremujorin e dytë të këtij viti. Ai tha se Microsoft tashmë është duke folur me  klientët” e mëdhenj” në lidhje me paketën e re të  Mac.

Burimi:http://www.pcworld.com/