Njihuni me Pepper-roboti i cili mund të lexojë ndjenjat!

Një firmë japoneze ka krijuar robotin e parë , i cili mund të lexojë emocionet, ndjenjat e njerëzve. Softbank tha se roboti i ri i krijuar , i quajtur Pepper, do të dalë në treg në shkurt  për  £1,130. Roboti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kuptuar emocionet e personave duke bashkëvepruar me ta në një mënyrë shumë natyrale falë një teknologjie të njohjes së zërit dhe analizës së gjuhës së trupit. Aktualisht roboti njeh 4500 fjalë  gjithashtu ai mund tu kthejë humorin bashkëbiseduesve duke bërë shaka,  kënduar këngën e tyre të preferuar ose duke vallëzuar. Ai është projektuar për të bashkëjetuar me njerëzit,. Pepper 120cm i gjatë, është prezantuar në një skenë të tokios, duke kënduar e duke i përshëndetur spektatorët.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/