Pasqyra prej druri!

 

1 2 3 4

Një artist ka marrë objekte të jetës së përditshme-duke përfshirë blloqe druri ,çelik letër etj.. dhe i ka transformuar ato në pasqyra .Skulpturat e lëvizshme u krijuan nga artisti Daniel Rozin dhe secila prej tyre është e pajisur me një aparat, i cili filmon njerëzit kur ato i afrohen. Ky apart dërgon një imazh , të çdokujt apo të çfarëdolloj gjëje  që qëndron përballë dhe në të njëjtën kohë pjesët e pasqyrës lëvizin më një kënd të caktuar dhe në pozicione të ndryshme.

Për të bërë këtë, kompjuteri vlerëson  çdo imazh  në shkallën gri  duke theksuar ngjyrën e zezë dhe të bardhë. Çdo ngjyrë e zezë dhe e bardhë korrespondon më një kënd  të caktuar. Sipas Rozin një sinjal i videos  përmban 500000 pixels, ndërsa sistemi i tij përdor vetëm 835. Ky konvertim kryhet përmes programeve kompjuterike. Softëare e ndryshon këtë imazh  15 deri në 20 herë në sekond  për të siguruar një animacion të qetë në sipërfaqen e pasqyrës.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/