Pse truri e koncepton matematikën si të bukur?

 2 3

Skanimi i trurit tregoi që disa ushtrime matematikore mund të shkaktojnë të njëjtën ndjenjë bukurie apo kënaqësie si kryeveprat artistike apo muzika e kompozitorëve të mëdhenj.  Matematicienëve iu dhanë për të zgjidhur ekuacione të bukura dhe mjaft zbavitëse dhe ekuacione të lodhshme dhe shumë të vështira  dhe në të njëjtën kohë truri po u skanohej.Në përfundim, të njëjtat qëndra të trurit që aktivizohen përballë një pikture apo muzike të bukur, aktivizoheshin edhe përballë “ekuacioneve të vështira por të bukura” matematikore. 

Studimi u krye nga Universiteti Collage i Londrës dhe studiuesit thanë se  rezultati sugjeron se mund të ketë një lidhje neurobiologjike bazë për bukurinë.  15 matematicienëve iu dhanë 60 formula matematikore për t’i klasifikuar ato.  Një nga studiuesit  Prof Semir Zeki tha për BBC News:” Kur shikon një ekuacion, në punë përfshihen shumë zona të trurit, por kur një formulë vlerësohet si e bukur , aktivizohet emocioni i trurit, lobi frontal, njësoj si të shohësh një pikturë të famshme apo të dëgjosh një kryevepër muzikore”.

“Neuroshkenca nuk mund të tregojë se cfarë është e bukur dhe cfarë jo për ju, por mund të tregojë pjesën e trurit që përfshihet në këtë vlerësim dhe në varësi të personave, bukuria gjendet në gjithcka”, tha profesor Zeki. 

Burimi:http://www.bbc.co.uk/