Google dhe EdX do të krijojnë kurse masive online

googleGoogle është duke bashkëpunuar me EdX për të krijuar faqen e përbashkët Mooc.org, e cila është e dedikuar për organizimin dhe hostimin e mijëra kurseve online, apo siç njihen ndryshe MOOC’ve – shkurtesa për kurset masive të hapura online – të ofruara nga shkolla dhe universitete në mbarë botën.

Google dhe EDX, një organizatë jo-fitimprurëse me platformën Mooc e cila është themeluar vitin e kaluar nga MIT dhe Harvard, thanë të martën se do të punojnë së bashku për të krijuar faqen e re Mooc.org, ku organizata të ndryshme, duke përfshirë bizneset, shkollat, universitetet, dhe qeveritë – mund të krijojnë dhe ruajnë kurset e veta.

Google dhe EdX gjithashtu janë duke e zhvilluar së bashku një platformë me burim të hapur të mësimit të quajtur Open EdX dhe ndërkohë janë duke e bërë edhe zgjerimin e mjeteve që janë në dispozicion për mësimdhënësit të cilët mund të krijojnë kurse. Faqja pritet që të jetë plotësisht operacionale në mes të vitit 2014.

Mooc-ët janë një mënyrë fleksibile për të studiuar në kohën e lirë dhe në zona të ndryshme kohore, përmes ligjëratave me video, detyrave, forumeve të diskutimit, dhe e-mailave. Përveç EdX, platforma tjera të rëndësishme online janë edhe Coursera dhe Udacity.