Brazil 2014. Hidhet shorti.

Shorti Brazil 2014Shorti i hedhur të premten pasdite ka dhuruar grupe mjaft të vështira për Italinë dhe  Gjermaninë. Brazili, si vend organizator përfundoi në Grupin A, dhe këtu nuk kishte asnjë surprizë. Kampionia e Botës së Spanjës, në Grupin B dhe nuk mund të jetë aspak e gëzuar pasi do të përballet me Holandën, Kilin dhe Japoninë. 

Grupi D mund të konsiderohet si grup ferri, me plot shtatë kupa të botës në fushë, katër të Italisë, dy të uruguajit dhe një të Anglisë. Në Grupin G, do të kemi një përballje gjigandësh mes Gjermanisë dhe Portugalisë. Me fat Argjentina, që ka në grup Bosnje Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë.