Hëna mahnitëse!

I pari eklips nga të 4 e “hënës së përgjakur” u shfaq sa i mrekullueshëm po aq dhe i frikshëm.

Ky eklips hënor shënon fillimin e 4 të tillëve që do të zhvillohen në pak muaj dhe fenomeni quhet tetrad. Eklips i plote i 15 prillit 2014, do të pasohet nga një tjetër më 8 tetor 2014 , një tjetër më 4 prill 2015, dhe i fundit do të ndodhë më 28 shtator të po këtij viti. Eklipsi i plotë është i njohur jo shkencërisht si “Hëna e përgjakur” sepse gjatë eklipsit ajo merr ngjyrë të tillë nga unaza e Tokës, e cila bllokon dritën e diellit duke përthyer rrezet mbi Hënë. 

Fred Espenak nga NASA ka deklaruar se tetrada nuk është një fenomen shumë i rrallë dhe tha se gjëja më e bukur është se të gjitha eklipset do të duken në SHBA.

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/