Zbulohet ‘’Planeti Blu’’ jashtë sistemit tonë diellor

Për herë të pare astronomët kanë arritur të përcaktojnë një planet blu jashtë sistemit tonë diellor , një gjigant me gaz blu 63 vite-dritë larg.

Duke përdorur teleskopin  Hubble Space , një ekip ndërkombëtar tha se  planeti i  njohur si  HD 189733B duket si një pikë e thellë blu nëse shihet nga afër.

Astronomët besojnë se ngjyra blu e tij i faturohet pranisë së qelqit në atmosferën e këtij planeti. Për shkak të distancës së afërt me yllin e tij, temperatura e HD 189733 shkon deri në mijëra gradë celcius, ndërsa erërat në sipërfaqen e planetit kapin shpejtësinë ekstreme prej 7 mijë kilometrash në orë. Astronomët zgjodhën planetin për vëshgim  për shkak të afërsisë së tij me Tokën .

E kemi të vështirë të përcaktojmë faktorët që i japin ngjyrë planeteve të sistemit tonë diellor, imagjinoni të përcaktojmë saktë faktorët e një planeti jashtë këtij sistemi”, thotë Frederic Pont, nga Universiteti i Eksterit në Angli. 

Megjithatë identifikimi i planetit të ri shihet si një hap përpara në studimin e planeteve të reja jashtë sistemit tonë diellor. 

Burimi:http://news.yahoo.com/