Njerëzit janë mërzitur në Tokë, duan të jetojnë në Mars

Rreth 100 mijë persona kanë shprehur deri më tani dëshirën për të jetuar në planetin Mars. Për këtë udhëtim do të përzgjidhen vetëm 40 persona.
Ata kanë aplikuar për një udhëtim vetëm vajtje për në Mars, duke shpresuar se do të kalojnë aty pjesën e mbetur të jetës.

Këtë e ka bërë të ditur një organizatë amerikane, e cila po planifikon misionin. Projekti i quajtur “The Mars One” synon të kolonizojë planetin e kuq, duke nisur nga viti 2022.
30 mijë amerikanë kanë plotësuar formularët për këtë.  Sipas organizatorëve, çdo njeri që është mbi 18 vjeç mund të aplikojë dhe çmimi vetëm për plotësimin e formularit është i ndryshëm në varësi të kombësisë. Për amerikanët, ky çmim është 38 Dollarë, ndërsa për vende të tjera varet nga shkalla e mirëqenies.