Nuk mund të jenë vetëm burra ata që janë nga Marsi , pohon një studim , i cili gjithashtu thotë se njerëzit fillimisht lindën në planetin e kuq e më pas u transferuan në Tokë!
Është ngritur kjo hipotezë për arsye se një element mjaft i rëndësishëm për jetën e njerëzve gjendet vetëm në sipërfaqen e Marsit. Gjeo-kimisti Profesor Steven Benner argumenton se “fara” e jetës ndoshta mbërriti në tokë nga një meteor që e goditi atë ose nga ndonjë shpërthim vullkanik. Si dëshmi ai tregon formën e mineralit të oksiduar të elementiti molibiden , i menduar si një katalizator , që ndihmoi në zhvillimin e molekulave organike në strukturat e para të gjalla. Kërkuesi profesor Benner do të paraqesë në konferencë trajtimin e dy paradokseve të cilë e bëjnë të vështirë për shkencëtarët kuptimin se si jeta mund të ketë filluar në Tokë
Paradoksi i parë është quajtur nga profesori Benner “tar paradox”. Të gjitha gjallesat janë të formuara nga organizmi , por nëse ju shtoni energji p.sh nxehtësi ose dritë në molekulat organike dhe më pas i lini ata vetëm , ato nuk mund ta krijojnë jetën. Ato shndërrohen në bitum ose në asphalt (serë). Profesor Benner shtoi: “ Disa elementë janë në gjendje të kontrollojnë prirjen e materialeve oragnike për tu kthyer në bitum, veçanërisht elementët bor dhe morbden , kështu që ne besojmë se mineralet që i përmbajnë këto të dyja ishin themelore për jetën e gjallesave”. Disa analistë të Marsit thone se elementi bor gjendej në sipërfaqen e Marsit , dhe tani ne besojmë se edhe forma e oksiduar e morbidenit ishte atje gjithashtu .”
Paradoksi i dytë është që jeta ka luftuar për të lindur në Tokë , pikërisht sepse aty kishte shumë ujë që në fillim. Dhe jo vetëm kjo mund të kishte penguar në formimin e borit . Edhe Marsi ishtei mbuluar me ujë por jo aq shumë sa toka dhe kjo mudn të ketë ndikuar që në mars te formohen elemntë dhe në tokë jo!
Burimi: http://www.dailymail.co.uk/
Leave a Reply